Topi: Ushtria është nën komandën e Berishës

5 Qershor 2013, 21:48Politika TEMA

Pasditen e të mërkurës, kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka bashkëbiseduar me banorët e komunës Vaqar të Tiranës.

Pasi u prezantua kandidati për këtë zonë zgjedhore, profesor Haxhi Allmuça, biseda u përqendrua në problematikat e zonës.

“FRD vlerëson në programin e saj se investimi në bujqësi do të thotë investim për të përmirësuar jetën e mbi gjysmës së shqiptarëve dhe për të çrrënjosur varfërinë,” tha Topi.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës, ai u ndal edhe në mundësitë e shtrirjes së tregut bujqësor drejt Kosovës dhe anasjelltas, duke shfrytëzuar Rrugën e Kombit për qarkullimin e mallrave dhe bizneseve për të mirat reciproke të fermerëve te Shqipërisë dhe Kosovës.

“Projektet e qeverisë kanë shkuar tek klientela e pushtetit në juglindje të Tiranës dhe taksat tuaja nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë, por atje ku janë interesat e qeverisë”. “Programi politik i FRD është për të gjithë shtresat e qytetarëve dhe nuk do ti diferencojë ata kudo që banojnë,” vijoi Topi.

Duke iu referuar shkarkimeve të gjeneralëve në ushtri, Topi theksoi se “drejtuesit e ushtrisë sot po vihen nën komandën e pushtetit politik të kryeministrit”.

Ai u bëri thirrje banorëve të komunës Vaqar: “Mposhteni indiferencën, vlerësoni 23 qershorin për të mos ia lënë në dorë votën, mjeshtrave të vjedhjes”./ep

13 komente në “Topi: Ushtria është nën komandën e Berishës”

  1. kel ukaj says:

    Vetem burre i mire eshte Z. Topi. Po Ai Cakalli nuk e don me kulture e edukate e don me Spate or Bamir?

      1. Aqifi says:

        Dueli i Heshtur. A e di kuh e ka emeruar Gjunkshin Shef te Shtabit te Pergjitheshem? Bamir Topi. A e di kush e ka bere gjeneral Xhemal Gjunkshin? Bamir Topi. A e di kush ja dha yllin e dyte Gjunkshit? Bamir Topi. Pyet Topin sa lek ka marre.

        1. juli says:

          e vertet.ky ka marr lek per te fut pastruse ne pun ne presidenc se gjunkshi per 2 vjet mori 2 yje….normalisht me lek

  2. Ushtaraku says:

    Per cilen ushtri e ke fjalen more ish zoti Komandant i Pergjithshem?? Per ate ushtri qe vleresove per tre vite kur ishe ti ne krye, qe te nderoj figuren si brenda dhe jashte vendit?! Mos perdorni paturpesisht ne fushatat tuaja Forcen me te madhe te Kombit qe eshte krenaria e ketij vendi, se nuk ju ka hije! Lereni FA-ne te bej punen e saj kushtetuese!

    1. Splinter says:

      Shqip era s’ka ushtri. Cfare flet ky ore nonsense.

    2. ben says:

      Per cfare ushtrie e ke fjalen o ushtaraku?Ushtria eshte cope cope,dallavere e gjalle,ushtaret pagojne pare per me shku ne rrezik,ti thu krenaria e kombit.apo jemi ne NATO.Ne Nato jemi se na futi gjeopolitika,por sa per ushtri jemi te marum.

      1. juli says:

        o ben ka ushtri dhe ushtarak.pak me respekt per ata qe te perfaqesojn ty denjesisht ne europ.jo per gje po i vetmi institucion evropian ku ne kemi te drejta 100% esht NATO.DHE JEMI PO NE QE PA MJETE FINANCIARE.PA UNIFORMA PA ARMATIM TE LLAFIT TE FUNDIT PERFAQESOJMJ DENJESISHT SHQIPERIN NE MISIONET JASHT VENDIT DUKE LEN DHE SHOKET DESHMOR.jan bij nenash qe me 250 mij lek(sdalin per asgje)sakrifikojn qe ju si pOpull te mos vuani kur ka permbytje ose fatkeqesi natyrore.pastaj per drejtusit e ushtris jam dakort me ty jan kokrrat e legenave.ushtaraku esht personi i vetem qe ka te drejta te kufizuara ndryshe nga ju civilet ose policia..pak me respekt per ushtrin shqiptare SEPSE ESHT USHTRIA E POPULLIT TEND

    3. Sonila says:

      Opaaaa! Foli prap Bamiriii! Se ky kudo qe ka qene e ka ndritur ndaj ben llap llap llap. Po ik o Bamir se nuk genjen dot. Ik gezo pronat dhe biznesete tua. Lere ket popull rehat. Shemtire

  3. Kenan says:

    kur foli dhe Bamir Topi per shkarkimin e gjeneraleve kur ai vet i shkarkoi Gjeneral Qirjazin dhe sot ai ka fituar te drejten per tu rikthyer ne pune.ky ska te drejt fare te flasi per ushtrine kur vet shkeli loigjin dhe tani po i mbron per vota.

  4. viktor Hoti says:

    Zoti Bamir ju nuk e njihni Kushetuten e cila ne nenin 169 pika 1 sakteson se ne kohe paqeje efektivisht forcat e armatosura komandohen nga Kryeministri i cili po me Kushtetute eshte person politik ., ndersa me nenin 169 pika 3 ai propozon shkarkimin e drejtueseve te ushtrise . Ne kete kuptim ushtrimi i kompencave te tilla nga kryeministri kritikohen gabim nga Zoti Bamir .

    Eshte tjeter gje se ne ushtrim te tyre mund te kete gabime por kjo duhet argumentuar mne vehte e konkretiosht. viktor hoti

  5. juli says:

    or ti viktor i vetmi udheheqes politik i ushtris ne paqe esht presidenti qe esht zar i sales.komandat esht shefi i shtabit te pergjithshem.dhe ushtria esht e depolitizuar lexoji mir nenet e kushtetutes.nuk ka te drejt asnjo ropq^m nga politika te fusi hunet.po ne kemi gjeneral legena qe flasin vec kur i heqin nga puna dhe i rrotullojn si zara sa jan ne pun

  6. gentian says:

    Zoti Topi, llafe pak e pun shume,me llafe e Politik perçarse, vetem keq eshte per Atdheun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje