BNE: Zakonet e vjetra s’ikin lehtë, shanset për zgjedhje të lira në Shqipëri janë të pakta

6 Qershor 2013, 09:59Politika TEMA

Platforma Business New Europe, në një shkrim të sajin për zgjedhjet në Shqipëri, thotë se zakonet e vjetra të prekjes së votës nuk ikin kollaj.

“Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri më 23 qershor do të shqyrtohen me kujdes për të përcaktuar nëse ishin të lira dhe të ndershme. Deri më tani, shenjat nuk janë të mira,” thuhet që në fillim të shkrimit.

Dhe një nga këto shenja është çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gerald Knaus i Iniciativës për Stabilitet Europian me qendër në Berlin, sqaron se: “Anëtarët e KQZ-së emërohen nga politika dhe votohen në parlament, por më pas bëhen diçka tjetër, njësoj si gjykatësit e Gjykatës Supreme në SHBA, të cilët zgjidhen nga presidenti dhe Senati dhe më pas bëhen gardianë të ligjit”.

Megjithatë një anëtar i KQZ-së u shkarkua nga parlamenti.

“Por anëtarët e KQZ-së nuk mund të hiqen për arsye që nuk janë të specifikuara në Kodin Zgjedhor,” shkruan BNE.

Kurse Knaus sqaron më tej: “Kjo është arsyeja pse anëtarët e KQZ-së caktohen për gjashtë vite dhe nuk shkarkohen vetëm në rast se kryejnë një krim. Ata duhet të veprojnë në bazë të Kodit Zgjedhor dhe ta mbrojnë atë, jo të angazhohen në politika partiake. A duan ata që partia e tyre të fitojë? Ndoshta, por kjo nuk ka lidhje me mënyrën se si e bëjnë punën ata. Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, druhem se më vonë njerëzit do shohin pas dhe do e shohin kolapsin e KQZ-së dhe reagimin e dobët ndërkombëtar si një pikë të rëndësishme kthese për keq”.

“SHBA ka bërë zhurmë në lidhje me këtë maskaradë, por nuk e ka detyruar Berishën që të tërhiqet,” thekson BNE.

Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, sqaron: “Edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë zhurmë, mbetet për t’u parë nëse ata do e detyrojnë Berishën të dorëzohet. E gjitha kjo bëhet për të shmangur ndonjë konflikt për shkak se qëllimi kryesor i Perëndimit është që të ruajë stabilitetin dhe jo të forcojë demokracinë”.

Kurse Knaus insiston se BE duhet të jetë e qartë dhe e prerë në qëndrimet e saj. “Duhet të dërgojnë një sinjal të qartë se disa institucione nuk duhen prekur, disa rregulla nuk duhen ndryshuar. Nuk ka rëndësi se kush fiton, rëndësi ka që votuesit shqiptarë të kenë shansin për të marrë pjesë në garë në mënyrë të lirë dhe të ndershme”.

Por sa janë shanset që kjo të ndodhë?

“Duken të pakta,” e mbyll shkrimin BNE./ep

31 komente në “BNE: Zakonet e vjetra s’ikin lehtë, shanset për zgjedhje të lira në Shqipëri janë të pakta”

  1. sala vetem di te shaje dhe te ofendoje programin e kesaj partie duam jo sharjet per edin. pd ka program apo jo

    1. Qamili says:

      Nese sala vazhdon te qendroje ne politike nuk ka per te pasur zgjedhje te lira, vetem largimi i sales mund te na krijoje mundesi qe te zhvillojme zgjedhje te lira.

      1. Erisa says:

        Me Berishen ne krye te ketij shteti nuk ka asgje te lire.

        Keto jane zgjedhjet decisive per Shqiperine.

        1. Thana says:

          Gjyshit i shkon per shtat thenia:
          U PLAKE E DORE S’HOQE
          ME TU…

      2. rezistenc says:

        DO kemi fitoren se Nuk duhet te kemi me Nje plak qe din vetem te vjedh dhe te krecenoj e ka cu vendi. Ne katastrofe.. dhE nJERZIT kAN FRIK TE DALIN JASHTA SE I VRETE SALIU Nese Nuk i japin voten Esht Koha e rilinjde esht Koha e partise socialiste forca rilinjde Esht Momenti i pushimit nga puna per plakushinnn

    2. Flogerti says:

      Saliu sigurisht qe do tentoje dhe ndoshta do vjedhi serisht vota, por nqs populli votron masivisht kunder tij e srri ne sghtepi sic ka bere, atehere jam i bindur qe ska cben

      1. RAkipi says:

        Saliu aq i ndyre sa eshte e aq pa mbeshtetje sa eshte do tentoje sigurisht te beje nga pislleqet e tija, por sbesoj se ka shance me gjith ate paknaqesi qe ka populli qe ai te arrije gje. eshet i lodhur, eshte shume plak

        1. Berti says:

          Amerika e ka treguar shume qarte se nuk mendon qe Berisha eshte personi i duhur per te qene kryeminister. Ka shkelur hapur ligjin megjithate ata duhet te ruajne pavaresine e nje shteti te pavarur.

          Shenjta mbeten dhe mesazhi i eshte dhene Shqipetarev: mos mbani Berishen edhe nje kater vjecar tjeter sepse do te rrenoj demokracin e institucioneve.

        2. Ledio says:

          Zakonet vertet nuk ikin, po ne si popull kemi forcen te heqim
          Berishen, ndaj pavareissht perpjekjeve te tij per te vjedhur vota, ne fund te fundit nje mbeshtetje masive per Ramen nuk ka si te vidhet nga Berisha. Eshte shansi yne i fundit per te pasur nje Shqiperi demokratike.

      2. resmie says:

        Po gjyshi eshte i vetmi qe e di mire qe eshte i humbur, dhe pse tjeret i genjen. Eshet plak shume, eshte lodhur e i mbaruar e mosbindja e popullit ndaj kesaj qeverie eshte e larte

        1. Majlinda says:

          E dime tashme qe Berisha po perpiqet me cdo force te mbaje pushtetin. Por nje gje ka ndryshuar, perceptimi i shumices kundrejt Berishes dhe ndergjegjesimi se ai eshte ne fakt nje kryeminister qe duhet ta lere politiken sepse vetem esht pasuruar dhe ka rrenuar arken e shtetit.

    3. Tina says:

      Eshte turp por dhe fakt,. Saliu u bene 22 vjet qe vetem prish zgjedhjet. Kujtojme 2009, 2011 qe doli hapur fare e KQZ si vegel e tij u perdor. Kete here se di por populli do kaloje ne mosbindje civile nese teton serish ai qene te beje lojra

      1. Dani says:

        Eshte nje sali ky qe sja keni idene ju o miq. Ky ska fituar kurre, sepse populli e njeh mire e se voton. por cti besh se i ka vjedhe. Kete here jo qe sdo e tentoje por aq e madhe do jete vota kunder tij saqe ska cben fare. MOS U TREMB – VOTO ME 23 QERSHOR

      2. Reini says:

        Ajo qe Berisha beri me KQZ ishte nje shkelje e hapur e ligjit dhe ky eshte nje fakt i pamohueshem.
        Tani forca e vetme ngelet ne dore te popullit. Sado Berisha te perpiqet te manipuloj vota, nese ne te gjithe votojm kunder tij, nuk ka asnje mundesi veprimi.

        Duhet te votojme qe te heqim Berishen njeher e mire nga politika te cilen ka perdhosur deri ne maksimum.

        1. Donce says:

          nuk k ca ben me me KQZ. Do kesh shume vezhgues por dhe vota popullore do jete e tille qe sdo ket mediferenc te ngushte e kesisoj mundesi per manipulim. Sales i ka ardhur fundi dhe fuqi nuk ka, por dhe popullin e ka kunder ne cdo hap te tij.

      3. Erion says:

        Kemi sa vjet qe degjojme vetem Berishen.

        E dim te gjithe qe ai eshte nje pushtetar qe kerkon te kete gjithe kontrollin dhe pushtetet nen te. Nje person i tille nuk e ka vendin ne krye te shtetit.

        Nderrmer veprime ne flagranc te hapur me ligjin dhe gjykata e komanduar prej tij nuk ben asgje. Ky eshte problemi me i madh qe kane Shqipetaret, nje pushtet legjislativ i varur nga pushteti.

        1. Jora says:

          Berisha eshte si ujjku, qimen e nderron por zakonin se harron.
          As Shqipetaret nuk do ti harrojne kollaj vitet ne regjimin e Berishes ndaj besoj fort se 23 QErshor do te jete kryengritja me e madhe qe eshte bere qysh prej rrezimit te Enverit. Por kete here do te ndodh me vot, sepse jemi te lodhur nga realiteti qe na ka dhuruar Berisha.

    4. koli says:

      po nuk do zgjedhje te lira saliu ore se e di qe duke lexuar vullnetin e popullit ai do te kete nje humbje historike por do te shikoni se shume shpejt do te marre fund, kjo gje en nuk do te lejojme qe vota jone te cenohet

    5. ASHTU SIC RRIN QENI PA HENGER MUT ASHTU DHE SALA PA VJEDH VOTAT

    6. jonida says:

      zoteri i dashur normal qe sdo te kete zgjedhje te lira per sa kohe saliut nuk i vihet fre, i pate inskenimet e turpshme dhe bllokimin qe beri ne kqz, po aferat korruptive me nbjerzit duke i dhene para e bilita falas emigrantve, pushetet e pune dikujt tjetre, ky eshte nje presion qe u behet njerzve pasi i la pa pune 8 vite sot i jep nje shpres kjo nuk eshte e drejte, njerz verini gishtin kokes dhe zgjidhni vec nje mundesi ps , sepse pd tregoi cmund te bente ne 8 vite

    7. agron denysha says:

      nuk e di me sa ftyre del para popullit ky saliu qe vetem mashtron dhe kerceno.
      .Duke then se ne 8 vitet e ti te qeverisjes ai ka ber per Per popullin Ku ne te vertet Nuk ka ber asnje gje vetem e ka vjedhur dhe e ka shkaterrua duke e cuar Ne katastrofe..

    8. guarinn says:

      kur te ike ky njeri qe din vetem te vjedhe dhe te krecenoj nga shqiperi ateher ne do te Lulezojm…

      DHe kjo dite e bekuar sie e shenuar esht data23 qeshore qe te gjith shqipetaret do te votojn per rilinjdeeeeeee

      Forca rilinjdeeeee

      Ik gjyshi ik se te iken ditet

    9. dona says:

      berisha duhet te dorezohet perndryshe do te perballet me popullin nqs ai jep shembullin e pare qe eshte kundra ligjit si kryeminister ne ikje pse mos ta bej nje qytetar qe po i thyhet e vetmja e drejt qe ka vota e lire ?

    10. KOMPETENTI says:

      Ja kush eshte programi i Sales per keto vjet!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html

  2. jeta says:

    A e kuptoni se duke share Saliun per vjedhje votash,po tregoni dobesi dhe paaftesi per te ruajtur votat.Keni 20 vjet qe thoni na i vodhen zgjedhjet per te justifikuar humbjen , por zor se e beson njeri.

  3. Olsi says:

    Bashkimi ben fuqin. Po te behemi bashke e te votojme Ps nuk ka shance Saliu te ndryshoj gje. As ristan e as Llesh e Presh nuk ben dot gje.Rilindje

  4. Kole JuncajT says:

    Allahile a dine dikush nga lexuesit me me sqarue,pse nuk ka debat parazgjellor ne mes Berishes dhe Rames ne ekran,ashtu si behet ne Amerik?cili nga ata e rrefuzon debatin,apo te dy?

  5. Vlora says:

    Epo, Shqiperia duhet djegur prape, qe njerezit te mesojne qe nuk jetohet me hile dhe me dallavere!

    Neqoftese kete gje, do ta arrijne ta bejne bejne zgjedhjet e Qershorit te 2013-es, atehere ato do te jene zgjedhje historike qe ndryshuan perfundimisht historine dhe te ardhmen e ketij kombi. Kjo histori do te shkruhet me nder dhe dinjitet, ne librat e ardhshem te historise sone. Neqoftese diktatori Sali Berisha dhe plehrat e tij do te guxojne qe te perserisin prekjen e votes se Shqiptareve, drejtesia popullore do ti marri gjerat ne dore!

    Mos mendoni se do tu fale njeri vjedhjen votes kesaj here, une per veten time do ta mbroj me gjak!!

  6. alban4eva says:

    Kole JuncajT , debatin balle per balle refuzon S-halè serbi. Edi Rama e ka ftuar disa here S-halè shurren qe te perballen me njeri tjetrin, por shpellari nuk ka pranuar.

    e si mund te pranoje?? ky serb i ndyre nuk njeh perballim mediatik, ashti sic bejne ne cdo vend te botes.

    cfare komentesh do parashtroje ne nje debat S-halè dhia? si e ka shkaterruar kete vend, si e ka shitur tek serbi dhe greku, si ka vrare njerez ne mes te bulevardit???

    S-halè kafsha, pasi te qerohet nga politika duhet te futet urgjentisht ne burg me jete per krim, vrasje, vjedhje dhe tradheti te larte kombetare kunder popullit shqiptar.!!

  7. A says:

    Turp i madh nuk jemi ne gjendje te bejme zgjedhje te lira, te ndershme, te barabarta per te gjithe sipas ligjit. U bene 22 vjet qe POLITIKA SHQIPTARE nuk zhvillon zgjedhjet e duhura, por vetem kemi vjedhje te votave dhe grabitje te kutive. Kur bejme numerimin e votave duhet mbi 1(NJE) muaj. Po leme name ne gjithe Evropen dhe jemi bere per t’na tallur.
    Pastaj thuhet pse beme reforma EVROPA na hoqi VIZAT. Reforma E PARE eshte te bejme zgjedhje me marametra evropian, qe kete se bejme. Per kete te falenderojme evrodeputeten sllovene TANJA FAJON dhe grupin e saj lobues qe arriti me na hequr vizat. Ne nuk jemi ne gjendje te bejme votime te sakta dhe te drejta qe e kemi komplet ne doren dhe jo me te bejme reforma.
    Shtetin shqiptar, politiken shqiptare, qeverine shqiptare e kane zene prej fytit nje bande horrash, nje bande hajdutesh, nje bande te korruptuarish me ne krye KRYE HORRIN E SHTETIT shqiptar shpellarin nga Vicidoli i Tropojes SALI BERISHA. I cili nuk eshte tjeter vetem nje komunist i qelbur autokrat.

  8. klara says:

    Rama te plotesoje KQZ,mos ta perdori ate si alibi per humbjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje