TemA TV/ Berisha në Skrapar: Rama u ka fyer kolektivisht. Do e bëj rakinë e Skraparit të njohur në mbarë botën (VIDEO)

7 Qershor 2013, 11:30Sociale TEMA

Kryeministrit Sali Berisha duket se i ka mbetur vetëm alternativa e përçarjes për këtë fushatë elektorale.

Duke folur në një miting elektoral në Çorovodë, Berisha tha se kryetari i LSI, Ilir Meta, duhet të sjellë në Skrapar Edi Ramën dhe ai të kërkojë falje që i ka fyer kolektivisht.

“Nuk jam rritur rreth Tomorit, jam rritur rreth Shkëlzenit. Ndaj ta sjellë këtu Edi Ramën dhe ai të kërkojë falje për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit dhe skraparllinjve. Askush në botë nuk ka të drejtë që t’ju fyejë ju kolektivisht. Të kërkojë falje për etiketimin skraparlli të aleatit të tij të sotëm,” tha Berisha.

Ironia arriti kulmin kur Berisha akuzoi Ramën se “ai manipulon realitetin me kamera për të ndryshuar sheshet”.

Në të vërtetë të dy po manipulojnë me kamerat, pasi nisin pamjet që vetë duan.

Por Berisha e tha këtë në një miting, ku kamera nuk dilte ndonjëherë sipër për të kapur sheshin e mbushur vetëm me disa fëmijë shkollash, që ishin sjellë aty me përdhunë nga mësuesit dhe që ishin porositur që të bërtisnin kur fliste Berisha.

“Skrapari është një rreth me potenciale të mëdha, është një territor në të cilin banorët e tij mund të kenë mirëqenien më të mirë që meritojnë. Territori juaj, rrethi juaj është rrethi i grave dhe burrave punëtore, njerëzve të mençur, njerëzve me ambicie pozitive për të ndërtuar një jetë më të mirë. Skrapari është një vend me pasuri të pafundme, rrethi në të cilin prodhimet e frutikulturave mund të marrin zhvillim dhjetë herë më shumë se sa është sot”, u shpreh Berisha.

Ai u zotua se do të financohet çdo projekt i qytetarëve të Skraparit, banorëve të Skraparit për ullishte, vreshta, qershi e dru frutorë kudo që do të mblidhen.

“Skrapari ka ndër potencialet e turizmit malor më të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Jam këtu për tu zotuar para jush se të katër anët e këtij rrethi tani po ecin drejt Përmetit dhe shumë shpejt do të ecim drejt Tomorit dhe Tomorin do ta bëjmë të njohur në Evropë dhe botë për potencialet e tija të jashtëzakonshme turistike”, insistoi Berisha.

“Në malet e tij, Skrapari fsheh gurë dekorativë, me të cilët po ndërtohen sot pallatet më të mira në Europë e në botë. Skrapari ka ujërat, në të cilat po ndërtohen e do të ndërtohen dhjetëra hidrocentrale, ku do të punësohen qindra e mijëra qytetarë të tij. Skrapari ka traditën e shkëlqyer të prodhimit të rakisë më të mirë në Shqipëri. Do të bëjmë gjithçka, ta bëjmë të njohur në Europë e në botë brand-in e rakisë së Skraparit”./ep

 

32 komente në “TemA TV/ Berisha në Skrapar: Rama u ka fyer kolektivisht. Do e bëj rakinë e Skraparit të njohur në mbarë botën (VIDEO)”

  1. Alma says:

    O zoooot, akoma ky injoranti me kto te tijat, sa i deshperuar aman!!!

    1. ELTI says:

      ore si nuk i rane ketij skraparit 20 km rruge nga ato 10 000 qe ke bere ti?!!!!

      1. Arjeta says:

        berisha eshte nje mashtrues ordiner, asgje me teper! si mund te dali ne skene dhe te flasi per arritje ne berat e ne skrapar? smundet se ska, prandaj del dhe flet per perralla te tilla ordinere!

    2. demi says:

      po cfare te beje, kupton ti se e ha populli qe rama i shan e keshtu…po mire mo injorant, ramen ne skrapar qe eshte bastion i se majtes dhe i FIDEL YLLIT gjete te ofendosh o budalla? po do ndeshkohesh me vote plebishitare

    3. karragjoz says:

      kush eshte ai njeri qe e voton kete te semure. paska ik nga trute fare ju qeka djeg motori ne koke reeeeeeee pse akoma ne politike do rri ky vetem qe sala te iki nga politika do te votoj partine socialiste.

    4. KY NGELI DUKE SHAJT DHE DUKE KRIJUAR PERCARJE MIDIS FEVE KRAHINAVE . NE DUAM PROGRAMIN DUAM PUNE DHE PUNE. SME INTERESON FARE SE CFAR THA EDI APO LILI DUAM PUNE

    5. chica loka says:

      po te gjitha fajet e Berishes jane, perse nuk akuzon Meten ti qe e ka lene Skraparin ne ate gjendje te mjerueshme, ka bere me dhjetera gurore ne Skrapar dhe nuk ka bere asnje lloj investimi tjeter per kete qytet, ka investuar vetem per xhepat e tij, por normalisht ju si gjithmone nuk e mbani fajin per vete por ja hidhni te tjereve.

    6. aleksander says:

      po Ram skizofren eshte,nuk e di sesi e durojne njerezit, per mu eshte bere si shtriga e borebardhes, te gjithe e shikojne por ne fund e fundosin dhe thone qe mira ja bene, ky eshte Rama dhe keshtu do jete edhe fundi i tij.

    7. brenarda says:

      po se mos e ka per here te para Rama kete, ai i ka share te gjithe Shqipetaret, duke fillu nga jugu ne veri, ka perbuz besimet fetare, shkurt muhabeti Rama nuk eshte ne binare, ka lajthitur dhe vapa po ja ben mendjen akoma dhe me te turbullt.

    8. fabiana says:

      realiteti nuk eshte percarje, ky eshte Rama dhe Berisha thjesht po ndergjegjeson popullin, nuk eshte faji i Berishes per deklaratat qe thote piktori Rama, ai kujton se abstraksioni vlen edhe per njerezit, por gabohet rende.

    9. Pilo Lala says:

      Ky po kerkoka ta varrosin ne Tomorr.
      Jo, ti ke per te perfunduar si Bin Ladeni, ne Det…..
      Aty jane te gjithe te sigurte qe po shurrosen, do te te lagin ty patjeter.

    10. Devolliu says:

      Salih Krimineli i Viçidolit premton se në mandatin e tretë, (po e hëngrën shqiptarët), do ta rritë malin e Tomorit edhe 1000 metra më të lartë.

    11. A. M. B. says:

      BRAVO DOKTOR, NA KE NDERUE EDHE NE SKRAPAR
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html

    12. the islamic republic of sali lulzime berisha says:

      O SALI GOMARI VETEM TURQIT E NJOHIN RAKINE OR ANALFABET NE BOTE PINE VERE E BIRRE O FSHATAR I HUMBUR I VICIDOLIT AHAHAHAHAHAHAHAAAAAAAAAA KY KA IK PER LESH KARI E ZURI VAPA PLKUN MATUF DHE NUK DI SE C FLET ME TANI

  2. turi says:

    plakush i rrjedhur e percares, e kupton ku po shkon me kete?!!!! o idiot po ndan popullin per ca vota! mos i besoni plakut te cmendur me antiplumb!!!

  3. andi says:

    ta injorojm masivisht kte person pervers

  4. psy says:

    Ti plako dil e shko riparo shtepine ne vucidol,dhe fillo promovo turizmin andej nga tropoja,promovo shkelzenin mal she shkelzenin djale.Gjeji nje nuse tjeter tropojane,pasi kjo qe kish i ka ikur me gjithe dy femijet.Aq mend i kishte qe te mos i bente mish per top femijet e saje.Hajd plako,na liro krahun,mos na detyro te te shtyme me force.

  5. JAM I BINDUR,SE NE SKRAPAR JE PRITUR SI DIKUR TRITAN SHEHU,KU NE SHESH ISHIN VETEM 3 GRA E DY BURRA.MUND TU THEM EDHE EMRAT E ATYRE QE EPRITEN,PO ME VJEN KEQ SE NDIHEN ENDE TE TURPERUAR,KUR NJEREZIT NE DIATANCE U GAJAZEN SE QESHURI,PER MOMENTIN KUR TRIANI PERSHENDESTE KETA 5 VETA. JAM KRIOZ TE SHOHE NJE FOTO NGA KY MITING I SALIUT. NJE BATUT NGA FILMI ” YJET E NETEVE TE GJATA”
    – PO C’TU DESH MORE DERMAN !

  6. Ina says:

    O Katragjysh i pafytyre, vetem shpifjet te kane ngelur o derezi se s’ke gje tjeter me c’te thuassh. Edi eshte i vetmi politikan qe nuk sjell ndasi, perkundrazi ka futur frymen e bashkimit dhe rrezaton shprese ngado qe shkon. Vetem ndasi, genjeshtra e injorance ke ne fjalimet qe thua ore i semure mendor…

  7. Arjan says:

    Skrapari dhe kanionet e osumit jane nje mrekulli e natyres qe zoti ja ka falur shqiperise. Berisha po nderton rrugen qe lidh skraparin me corovoden mbas me pak se 1 viti qe eshte hapur federata e rafting. kurse meta ka 8 vjet qe perfaqson skraparin dhe ska bere asnje gje per kete vend. i genjen njerezit me 10 mije leksha por nuk ben asgje per krijimin e vendeve te punes per ta, as rrugen sja ka ndertuar, 20 km rruge qe do hapnin dyert nje turizmi shume te ri dhe te bukur dhe do punesonte mijra njerez ne keto zona.

  8. Skrapari says:

    Skrapalinjve u ka ikur pak tradita e mikpritjes sepse para 15 viteve e priten duke e gjuajtur me domate Saliun ndersa sot e priten me prezencen e femijeve te detyruar

  9. Fllad says:

    Ne saje te ketij perversi kriminel eshte bere i njohur ne te gjithe boten jo Tomori por gjithe Shqiperia

  10. PSIKOANALISTI says:

    QE TE BESOSH ‘BABA TOMORRIN’DUHET TE BESH PARA ZGJEDHJEVE-hEQJEN URGJENT TE BUSTIT TE ANTISHQIPETARIT ZOGOLLI,MISHERIM I KRIMIT,HAJDUTERISE E ANTI SHQIPETARIZMIT e:Te vendosesh bustin e rilindasit ÇAJUPI QE NE VEPREN ‘BABA tOMORRI’ SHPREH NDJENJEN E BASHKIMIT E JO TE PERçARJES O I PA MEND.

  11. GJILANASI says:

    Nuk ke se qka ofron ma or QELBËSIRA e shpellave prandaj mirresh vetëm me z.RAMA por s’ka gjë më 23.qershor do marresh ”GODITËJEN VDEKJEPRURËSE” o TALEBANI I SHPELLAVE…

  12. GJILANASI says:

    Nuk ke se qka ofron ma or QELBËSIRA e shpellave prandaj mirresh vetëm me z.RAMA por s’ka gjë më 23.qershor do marresh ”GODITËJEN VDEKJEPRURËSE” o TALEBANI I SHPELLAVE…

  13. bbb says:

    Berisha në Skrapar: Rama u ka fyer kolektivisht. Do e bëj malin e Tomorit …. 500m me te larte se malin e Korabit

  14. Desaret says:

    Ku eshtë fyerja e Rames?Paska quajtur Meten skraparlli!Kjo është?Edhe mua me quajne skraparlli!E kam per nder!Problemi eshtë se Berisha nuk ka alternativa!Se pari nje politikan i vertet raporton per ato qe ka bere! Meqe kudo flet per rrugët(te bera me borxhe dhe disa here) perse nuk u tha skraparllinjve qe u kam bere rruge,autostrada, teleferikë….Asgje s’tha vetem budallalleqe, Rama ka share Ilirin e ka quajtur skraparlli…duhet ta sjell ketu tu kerkoje juve të falur!”Koqe kandari, ky Berisha!Me sakte Beluli i Kucoves ka folur ne Corrovode!…Kam lexuar diku L.Shmillin qe nje gjerman nga ata qe drejtuan punimet e kthimit te lumit Osum ne Berat, i ka thene ne helikopter kur shkuan pane zonen gjer ne Tomorr!”Ky Mal eshtë nje magji! Do nje hotel ne majë,nje teleferik nga Berati, nje rruge te mirë nga Corrovoda dhe nga Policani!…Rezervat kafshesh te egra,sezon gjuetie dhe planifikim turistesh nga Berati,Tirana!…Berisha pa u bashkuar me Meten e ka premtuar nje here rrugen nga Corrovoda, por nuk ka mbajtur fjalen!Eshte ne gazetat shqiptare ky premtim i pambajtur!Te largojme Berishën!Boll me shpellarë!….

  15. O ZOT says:

    I nderuar zoti BERISHA!
    Nuk eshte faji yt qe per bllokun e shtangistit, budallai i gjate nxorri 4 fshataret e mjere per te ngordhur bashke me milloshet paramilitare te dosheve me co dhe pastaj si pa te keq i futi nje ngjale te trashe “nga ato qe hante ne metrone e Parisit me thonj te paprere zgjyrashi”… me pak fjale pune mavi ngjalash…

    1. roland says:

      kujdes mos biesh ne toke kur thua: “i nderuari zoti berisha”….meqenese qeke teper budalla po te shpjegoj se opozita ne cdo vend te evropes udheheq protestat. por, vetem ne vendin e te nderuarit tend opozitaret qellohen pa meshire dhe vriten ne mes te pazarit…. neqoftese nuk e kupton komentin tim, esht faji im qe te dhashe pergjigje.

      1. fshatari says:

        Udheheqesi largpames edhe nje pule nuk e humbet e jo me jete njeriu!Ai qe esht i zoti e di se ku i dergon njerezit e tij kurse ky i coj mish per top por si doli llogaria!Ketij udheheqsi as nje fshat nuk ja jap ta drejtoje se e shkaterron sic ka shkaterruar familjet e veta deri tani!

  16. Dardan says:

    Kur më zë në gojë rakinë e Skraparit kjo proboshida e ndyrë e mamuthëve serbe, më vjen që tja marr ato pampersat mbrojtës, tja ngjyej me raki Skrapari dhe tja fus mu ne atë vrimën e shëmtuar që ai thotë se e ka gojë. Po ku di ki mut muti cështe rakia e rrushit, ky që edhe rakisë se kumbullës i hedh ujë se mos e zërë. Ptu, qelbanik që ke 23 vite që e pengon pronën private, i ke përzënë shqiptarët nga Shqipëria edhe më keq se ç përzuri serbi kosovarët nga Kosova!

  17. -Rakia e Skraparit,konjaku i Korces ..etj njihen me dekada ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje