Publicisti dhe studiuesi i njohur po e ndjek me shumë kujdes fushatën elektorale në vijim. Ai kritikon sindromën e identifikimit të partisë me shtetin dhe absurdin e dekorit të shfrenuar partiak në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Misha polemizon me ata që predikojnë abstenimin, sepse, thotë ai, politikanët duhet ta dinë që çdo katër vjet populli ka mundësi t’i largojë me votë
Nga Skender Minxhozi, JAVA
Zoti Misha, në këto kohë të ethshme fushate, si ndjehet sipas jush ajo pjesë e shoqërisë që politikën nuk e ka në epiqendër të vëmendjes? Për shembull, kultura dhe libri, si i përshtaten kësaj klime, ku rëndom bërtitet, më parë se të flitet?
Në kohë zgjedhjesh politika pushton me arrogancë jo vetëm gjithë hapësirën publike, por në një masë të madhe dhe atë private, duke e bërë të pamundur çdo lloj jete normale. Mjafton të hapësh televizionin, apo të dalësh të dritare që të shohësh atë valëvitje absurde flamujsh partiakë që kanë pushtuar gjithçka! Në fakt, flamujt partiakë, një dukuri kjo unikale shqiptare, përfaqësojnë simbolikisht një prej deformimeve më të rënda që kanë ndodhur në demokracinë shqiptare: faktin që tek ne partitë, natyrisht para së gjithash ajo që është në pushtet, janë të plotfuqishme; të gjithë e dinë se një flamur partiak i partisë në pushtet të mbron, si ajo hajmalia, nga ligji, nga vetë shteti.
Dje më rastisi të shihja katër a pesë makina plot me flamuj e militantë, që për orë të tëra u vërtitën me shpejtësi të madhe rrugëve të qendrës së Tiranës, duke i rënë fort burive e duke shkelur çdo rregull të qarkullimit rrugor, para syve të policëve që bënin sikur s’i shihnin! Në ç’vend tjetër mund të ndodhë kjo! Në ç’vend tjetër të Europës demokratike mund të ndodhë ajo që pashë para dy tre ditësh në autostradën e re të Tiranës, ku ngado qe shkruar: Këtë rrugë e ka ndërtuar Partia Demokratike! Pyetja normale që duhet të bënte çdokush është: ç’punë ka një parti me ndërtimin e rrugëve! Por tek ne prej kohe anormalja është kthyer në normalitet, ndaj dhe fatkeqësisht, gjëra të tilla s’i bëjnë më ndonjë përshtypje askujt.
E gjithë kjo bëhet pjesë e çdo individi. Askush s’mund t’i shpëtojë. Siç nuk mund t’i shpëtojë dot frikës së turbullt që ndjen përbrenda gjithkush, për atë që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve. Për fat të keq, në shoqërinë tonë tejet të polarizuar, prej vitesh tashmë zgjedhjet janë kthyer në një ndeshje dramatike, që e ka bazën pikërisht te logjika, sipas së cilës, partia që fiton mandatin për të qeverisur për katër vjet, e identifikon veten me vetë shtetin, madje duke e zëvendësuar atë, që ta shndërrojë gjithnjë e më shumë në një instrument për të kontrolluar gjithçka, në emër të një grupi që sa vjen e ngushtohet. Kësisoj, mbarë shoqëria ndahet në ata që e ndjejnë veten përfitues të pushtetit, dhe pjesës tjetër, të humburve, që ndjehen të margjinalizuar, të përjashtuar, të shpërfillur. Pra, në kushte të tilla kuptohet përse zgjedhjet, më shumë se një garë demokratike, marrin tiparet e një përplasjeje dramatike, që priret të përfshijë në vorbullën e saj çdo qelizë të shoqërisë.
Ndërkohë, sigurisht çdo individ përpiqet që në mënyre të ndryshme të ngrejë mekanizmat e tij mbrojtës. Kështu dhe unë jam munduar t’i krijoj vetes një strehë sado të vogël, qoftë duke u përpjekur të vazhdoj punët e mia të zakonshme, që më largojnë sado pak nga emocionet e zgjedhjeve. Qoftë duke zgjedhur të lexoj një libër magjepsës, me titull ‘Armiku te porta’, me autor Andrew Wheatcroft, që ka në qendër një temë që, së paku në sipërfaqe, është tepër larg aktualitetit e halleve tona: rrethimin osman të Vjenës të vitit 1683, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kohëve moderne, duke qenë se shënon fillim e rënies së Perandorisë Otomane.
Si po e përjetoni fushatën zgjedhore? Cila është qasja juaj ndaj zulmës së madhe elektorale? Fikni televizorin, nuk lexoni shtypin, apo e kundërta?
Përkundrazi, unë jam gjithnjë ndjekës mjaft i vëmendshëm i jetës politike. Aq më tepër që, pavarësisht bezdisë së natyrshme që më sjellin shumë aspekte të një fushate partiake, kam bindjen se këto zgjedhje dhe vendimi që do japë populli shqiptar më 23 qershor, në një farë mënyre do kenë një ndikim të madh për vetë të ardhmen e afërt të vendit tonë. Shpresoj sinqerisht (ndonëse e di se ndoshta jam tepër optimist) që këto zgjedhje të shënojnë fundin e një epoke. Ndaj dhe besoj që të gjithë, kush më pak e kush më shumë, në mënyrë të vetëdijshme apo jo, e ndjejnë se kësaj here ajo që është në lojë shkon përtej thjeshtë një ndërrimi pushteti. Së paku, shpresoj.
Është hapur një debat rreth votës së dobishme, pra votimit të njëri prej dy koalicioneve, votës së pavlefshme, pra mosvotimit të asnjërës prej ofertave, apo votës së diçkaje të re, e cila realisht nuk është e lehtë të gjendet. Pa ju kërkuar një deklarim vote, parimisht cila ide është më racionale, sipas mendimit tuaj?
E kam ndjekur këtë debat dhe sinqerisht më duket se në një kontekst si ky yni, qasje të tilla abstrakte, moralizuese, që bëjnë thirrje për të mos votuar, me pretendimin se në fund të fundit, të gjitha palët janë njëlloj, në fakt shërbejnë vetëm për të ruajtur status-kuonë. Sigurisht, ka shumë arsye për të kritikuar mbarë klasën tonë politike. Por, për mendimin tim, në një demokraci kaq të brishtë si kjo jona, ku për më tepër s’është e vështirë të dallohet tundimi ndaj prirjes autoritare, vetë rotacioni përbën një domosdoshmëri. Sepse ka shumë rëndësi që çdo politikan e zyrtar (por dhe klientelat që i rrethojnë), ta dinë se çdo katër vjet vjen dita kur populli ka mundësi t’i largojë dhe atëherë ata ka të ngjarë të japin llogari për sa kanë bërë.
Le të përpiqemi të abstragojmë një moment, duke tejkaluar pyetjen klishe rreth fituesit dhe humbësit të 23 qershorit. Si e parashikoni Shqipërinë e paszgjedhjeve?
Ç’është e vërteta, e kam disi të vështirë ta çoj vështrimin përtej ditës së zgjedhjeve, duke e ditur se përvoja na ka mësuar se shumëçka do varet nga mënyra sesi do shkojnë gjërat ato dy tre ditë. Urimi im i parë ka të bëjë pikërisht me zgjedhjet, duke shpresuar që në fund të këtij muaji do kemi mundësi ti japim fund kapitullit dramatik të zgjedhjeve të dyshimta, duke hapur kësisoj një faqe të re në historinë tonë. Në fakt, jam i bindur se fakti që deri më sot pothuajse asnjë herë s’kemi arritur të organizojmë zgjedhje plotësisht të rregullta, përbën atë mëkat origjinal, prej nga rrjedhin shumë prej deformimeve të tjera të jetës shqiptare. Ndaj dhe besoj se nëse më 23 qershor do arrijmë të kemi zgjedhje të besueshme e të ndershme, kjo padyshim do verë në lëvizje një zinxhir ndryshimesh që do përfshinë mbarë shoqërinë. E them këtë sepse mendoj se zgjedhje të drejta e të ndershme, e rrjedhimisht të besueshme, do mund te kemi vetëm atë ditë kur tek ne do funksionojë shteti ligjor, që është A-ja e çdo shoqërie funksionuese demokratike, ku çdo militant a zyrtar do ta dijë se është i barabartë para ligjit si çdo qytetar tjetër e se as partia e askush tjetër, s’do jenë në gjendje ta mbrojnë nëse shkel ligjin gjatë procesit zgjedhor. Fatkeqësisht, deri më sot sistemi ynë është bazuar pikërisht në pandëshkueshmërinë e militantëve! Kjo shpjegon përse gjatë këtyre 20 vjetëve, ndonëse zgjedhjet janë kthyer në një gangrenë, askush s’është ndëshkuar e s’ka përfunduar në burg për krime elektorale. Përkundrazi, janë jo të pakta rastet kur shkelësit e ligjit në emër të partisë, janë shpërblyer. Kjo shpjegon përse dhe në një rast kur një prokuror ‘naiv’ arriti të kapë me presh në duar katër shkelës të ligjit në Ruzhdie, duke falsifikuar votat, u këmbëngul që asnjë prej tyre të mos përfundonte në burg! Jam i bindur se ditën kur militanti i parë që abuzon me ligjin zgjedhor do të ndëshkohet, do marrë fund dhe vetë kapitulli ynë i zgjedhjeve problematike. Dhe vetëm atëherë do mund të themi se kemi hyrë realisht në rrugën e demokracisë, duke vendosur themelet e një shteti ligjor. A mund të ndodhë kjo? Duket e vështirë, kur sheh pafuqinë e dhimbshme të prokurorisë, që pikërisht në çaste të tilla kur duhet të jetë më e pranishme për vetë rëndësinë historike që kanë këto zgjedhje, bëhet e padukshme. Por le të shpresojmë. Për të mirën e të gjithëve.
Javët e fundit situata në Turqi paraqitet komplekse. Si një njohës i mirë i politikës dhe peshës së Turqisë në rajon, si i komentoni ato që po ndodhin këto orë në këtë vend të madh ballkanik?
Sigurisht, ajo që po ndodh në Turqi është e pamundur të shpjegohet me dy tre fjali. Është një situatë komplekse, që i ka rrënjët sa në historinë e këtij vendi, aq dhe atë që ka ndodhur gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, pra që pas ardhjes në pushtet në vitin 2002 të AKP, partisë së kryeministrit Erdogan. Sidoqoftë, ajo që mund të thuhet me pak fjalë është se prej gati dy javësh kemi shpërthimin e zemërimit të asaj pjese të popullsisë turke që tashmë prej vitesh ka një shqetësim në rritje për stilin autoritar e polarizues të qeverisjes së Erdoganit, si dhe përpjekjeve të tij për të shtrirë kontrollin mbi gjithë shoqërinë e shtetin turk.
Ata që protestojnë janë përgjithësisht të rinjtë, shumë prej të cilëve përfaqësojnë shtresën e mesme qytetare e laike, trashëguese të vlerave kemaliste, të cilët janë të shqetësuar prej autoritarizmit në rritje të Erdoganit, por dhe prej asaj që ata e perceptojnë si përpjekje për të islamizuar stilin e jetesës së shoqërisë turke. Vetë Erdogani, i cili ka fituar zgjedhjet tre herë rresht, duke kryer një sërë reformash të suksesshme sidomos në ekonomi, sigurisht gëzon mbështetjen e një pjese jo të vogël të turqve, kryesisht të pjesës konservatore të Anadollit, si dhe një pjese të madhe të banorëve të periferisë së qyteteve të mëdha. Sidoqoftë, një pjesë e madhe e analistëve e shohin shkakun e krizës te fakti se Erdogani, i cili erdhi në pushtet vetëm me 50% të votave, gjatë qeverisjes së tij u soll si një zot i plotfuqishëm i Turqisë, duke treguar një shpërfillje arrogante ndaj shqetësimeve e frikërave të asaj gjysme të popullit turk që s’e ka votuar. Këtu më duket se ka një lloj ngjashmërie dhe me situatën e viteve të fundit në Shqipëri, ku sërish, patëm një qeveri që erdhi në pushtet (në rastin më të mirë) me votën e gjysmës së shqiptarëve, por u soll sikur shumica në parlament i jepte të drejtën të bënte ç’të donte. Sjellje të tilla politike detyrimisht sjellin polarizim, që gjithnjë ka efekte destabilizuese.
Sa vend zë, sipas jush, kultura, arti dhe trashëgimia dhe problematikat e tyre në programet partiake? Nëse do të vijonim idenë fillestare, a ju duket një fushatë e kulturuar deri tani?
S’di ç’të them, duke qenë se s’i kam lexuar programet e partive. Por sigurisht që në fushatë ato kanë zenë fare pak vend. Shoh si pozitiv faktin që në këtë fushatë ka zënë një vend të dukshëm debati për arsimin.
Ajo që më shqetëson është fakti që deri tani është lenë tërësisht mënjanë diskutimi i një prej problemeve më serioze e më dramatike prej të cilave vuan shoqëria shqiptare, me pasoja serioze për të ardhmen. E kam fjalën te fakti që vitet e fundit Tirana (por dhe mbarë vendi) është shndërruar në qytetin me dendësinë më të madhe për frymë në botë të kazinove, lojërave të fatit, bingove apo loto-sportit, këtyre simboleve të limontisë, të pasurimit të shpejtë e pa punë, të kthyera tashmë thuajse në simbole të kapitalizmit alla shqiptarçe. Di që P.S. ka diçka për këtë problem në programin e saj, por në fushatën e saj ky problem sidoqoftë, ka zënë fare pak vend. Pa bërë komente të tjera, do mjaftohem duke cituar atë që shkruhet në një nga mesazhet analitikë të ambasadës amerikane të bëra publike nga Wikileaks, që mendoj se shpjegon më së miri dramacitetin e papërgjegjshmërinë e situatës së krijuar: “Mania e kumarit, shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane të para pak vitesh, është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për t’u pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë… Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për t’u pasuruar brenda natës. Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike. Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë. Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion, i cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta.”
Që kur u shkrua kjo analizë, fenomeni veçse është rënduar. A mban njeri përgjegjësi për këtë përçudnim të mbarsur me pasoja? A mendon kush vallë për pasojat?
23 QERSHORI ESHTE FUNDI I EPISODIT SALI BERISHA!!
DO KTHEJME NJE FAQE NE HISTORI PAS 5 DITESH!
TA HEDHIM SE BASHKU KOMUNISTIN E FUNDIT!!
FITORJA ESHTE E JONA
TA NDEROJME MEMEN SHQIPERI KETO 4 VITE NE VAZHDIM!!!
Do jete fundi i epokes se saliut, fundi i epokes se komunizmit “de facto”. Ne 23 qeshor dilni dhe votoni qe te largojme kete epoken e erret qe ka mbuluar Shqiperine.
23 qershori do te mbahet mend gjate ne historine e Shqiperise si dita qe eshte larguar nje e keqe per vendin tone, do te mbahet mend si largimi i diktatorit te fundit Sali Ram Berisha!
FUNDI I SALIUT PO AFROHET, BOLL E KA DURUAR POPULLI SHQIPTAR ATE DIKTATOR I CILI E DERGOJ VENDIN DREJT HUMNERES, MJAFT E DUARUAM KETE TE KEQE QE PO NA QEVERIS POR ME 23 QERSHOR NE DO TI JAPIM FUND!
KE SHUME TE DREJTE ME 23 QERSHOR NUK DO TE JENE THJESHTE ZGJEDHJE POR DO TE JETE FUNDI I RREGJIMIN BERISHIAN QE KA 8 VITE RRESHT QE PO NA SHKATERRON DHE AKOMA NUK NGOPET POR NE ME 23 QERSHOR DUHET TE VOTOJME MASIVISHT KUNDER TIJ.
ME 23 QERSHOR VOTO NUMRIN 29, NUMRIN E SHPRESES, NUMRIN QE PREMTON QE TI JAPIM FUND KESAJ EPOKE TE TRISHTE DHE TE HAPIM NJE EPOKE TE RE ME MA SHUME SHPRESA PER TE PASUR NJE TE ARDHME ME TE MIRE.
ME 23 QERSHOR DUHET TE VOTOJME ROTACION SEPSE NUK MUND TE VAZHDOJME ME ME KETE KEQQEVERISJE QE PO SHKATERRON VENDIN, NUK MUND TE VAZHDOJME ME ME KETE GJENDJE POR DUHET NDRYSHIM DHE NDRYSHIMIN MUND TA KEMI VETEM DUKE VOTUAR KUNDER SALIUT DHE DUKE E LARGUAR ATE.
Nuk ka rruge tjeter me 23 qershor kjo qeveri duhet larguar, kjo qeveri e ka shkaterruar vendin deri tani dhe nese e votojme prape do te vazhdoje qe ta shkaterroje edhe me shume per kete duhet ta ndalim dhe ti votojme kunder ketij njeriut qe shkaterroj vendin!
Me duket ky piro misha eshte nje neo-bizantin i deklaruar. Llojin e ketij i urrej me se shumti, keta jane ne gjendje edhe Shqiperine te shkatrrojne vetem per objektiva e veta.
Cfar derdellit o pjell e ndyre antishqiptare ,
gjuha jote e gjarprit flet me helm percares o kurve islamike antishqiptare .
Po ka nji objektive vertet shqiptari vertet sot ; Te zhduke faren e ndyre qe po grryen ket komb e Shqiperine ,qe e injoron me prezencen e saj ne bote e sherben prej shekujsh si nji arme antishqiptare ne duart e serbit e grekut ,,si sali kurv berisha rraca jote o Mut Doni antishqiptari yyyyyyyyyyyyyy t.q robt rrace e peshtir ,,gangrena e atdheut tim ptuuuuuuu
23 qershori nuk eshte thjeshte fundi i nje qeverisje 8 vjecare.23 qershori eshte marrja fund e nje diktatori te quajtur Sali,23 qershori eshte marrja fund e nje regjimi mbytes per popullin,23 qershori eshte marrja fund e kesaj qeverie te super korruptuar.
DO TE JETE FUNDI I EPOKES TE DIKTATORIT TE FUNDIT I CILI E SHKATERROJ KETE VEND NE GJITHE KETO VITE QE ISHTE NE PUSHTET!
23 QERSHORI MARKON FUNDIN E KOMUNISTIT SALI DHE KTHIMIN E NJE FAQJE NE HISTORINE E SHQIPERISE!!
MBAS KESAJ DATE SHQIPERISE DO I RITHEHET KRENARIA!
FITORE PS! RILINDJE!!
kukudh-me siguri do te rilindesh gomare se rama nga dashuria qe ka per shokun beri edhe fotografi.
Me 23 qershor mbyllet nje kapitull i erret 23 vjecar per historine e vendit tone dhe fillon nje kapitull i ri.Le te shpresojme qe Partia Socialiste me ne krye z.Rama se bashku me skuadren e Rilindjes te nxjerrin vendin nga ky batak ku e ka futur Saliu.
Keto zgjedhje jane tejet te rendesishme per shqiptaret.Me ane te votes se lire ato do heqin qafe nje regjim mbytes qe mban mberthyer vendin qe prej vitit 2005.Ndaj 23 qershori eshte nje dite e shenjuar per Shqiptaret.
Do marre fund njehere e mire kjo qeveri e cila e dergoi vendin drejt kolapsit total.Vetem nje i marre mund te besoje serish tek monstra Sali.Nuk ka lene gje te lige pa i bere ketij poplli SALIU e ka vrare kete popull,e ka vjedhur.Nuk mund te progresojme kurrsesi me Saliun te mbytur nga krimi e korrupsioni.
Foli edhe ky RUMUNI AAAAAA??????????
Dihet boterisht qe ky ka qene mik i ngushte i familjes Hoxha. Me keto intervista sikur talleni. Ky do rotacionin e Berishes, por refuzonte rotacionin apo heqjen e bustit te Enver Hoxhes. Ja pse do fitoje Saliu prape sepse e sulmoni me njerez te diskretituar.
Misha ka marre ne qafe shume shkrimtare dhe artista. Ky Misha te na tregoje lidhjet qe ka me familjen Hoxha pastaj te na flasi per rotacion. Misha ne vend qe te merret me Saliun te beje publike dosjen e tija te sigurimit te shtetit dhe te na tregoje sesa shkrimtare ka marre me qafe.
Po profesor Misha, fundi i nje epoke diktature!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html
23 qershori do te shkepuse njehere e mire Shqiperine nga tranzicioni dhe do te hape nje faqe te re ne historine tone kombetare. Ky vend do te ndjehet me i lehtesuar pa Sali Berishen, diktatorin e fundit ne Europe. RILINDJE ME EDI RAMEN KRYEMINISTER
Komente te zbehta, me shume fjale e pak mendim, krejt si ne seminaret e merzitshme te OJQ-ve. Ky Misha ka sindromin e Don Kishtotit: sa here i shfaqet para ndonje lab me qylaf me antene bertet i lemerisur: ja nje xhami levizese!
Me 23 Qershore me voten tone masive ne do te sjellim fundin e nje epoke te shemtuar, te korruptuar te deshtuar, per ti hapur rrugen nje shqiperie tjeter,, shqiperis se Rilindur, ja pse eshte e rendesishme vota e gjtihsecitit, ndaj mos e humb mundesin e votes tende jepi force Rilindjes voto numrin 29.
Edhe ak dit na ndajne nga dita e madhe dhe e rendeshme per te gjithe shqiptaret, ka nje redesi te vecante kjo dite sepse me vote te lire ne do te mund te ndrshojme historine e ketij vndi, ne do te rrezojme nje pushtet klitentelist per te ngritur pushtetin e shqiptareve. Rilindje
KONKLUZION I SAKTE.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ne prizmin historik, Z. Misha me percaktimin: 23 qershori eshte fundi i nje epoke ka vene piken mbi i.
Po verjani emrin ketij qe jep intervisten se nuk eshte babai jone qe ta njohim!Pse nuk i bete nje pyetje per domethenien e vizites se Ramsfeld ne kulmin e fushates zgjedhore?
Z.Minxhozi.Ti nuk e njeh Miro Pishen sepse je i ri. Mirua eshte 65 vjec. Une e njoh mire dhe prandaj mora guximin te bej nja dy-tre vrejtje per nje interviste qe nuk me gudulis fare, dhe asgjekundi. Skender ti nuk ke faj, ti ben punen tende ose nderin Miros. Gjithesesi kam dy pyetje.
– Ku ishte Miro Pisha deri me sot. Por pasi u sigurua se do te fitoje e majta na del dhe ben profetin.
– Ku doli Mirua njohes i Turqise dhe politikes? Mirua ka qene ne Tirane tere jeten dhe ne shtepi botuese, censor i Partise. Ne formimin tim nuk ka ndonje gje te kesh qene redaktor, apo sigurims, apo komunist, apo shiks, sepse “shteti kur eshte shtet po qe i cale nuk ka lezet”. Por kur Mirua mer poza 23 vjecare prej demokrati te veluar, une nuk e gelltit dot. Nje njeri frikaman i lindur, nje sperdredhje e gjalle.
E treta dhe e verteta me e madhe. Ku jane Mirua me shoke e shoqe te OJQ te famshme te Demokracise.Ne cfare halesh jane futur grate dhe burrat trima demokrate te OJQ. Si u shkri zeri i tyre “VIGAN”? Apo nuk ka me pare. Dhe kur nuk ka pare nuk ka me ideale – dhe kur nuk ka ideale nuk ka me Demokraci? Te fala nga Cim Rujalisti, nga Shkullaku i paditur dhe me mjeker, si dhe nga Henri UET, te gjithe me Fevzon ne krye.
Zoti Misha, ju falemindrit per analizen shkencore qe i beni fushates politike. Kam gati dy dekada qe jetoj ne Amerik dhe nuk kam pare kaq shpenzime, kaq sharje fyerje, kaq mashtrime e premtime sa cbehen ne vendin ton te vogel e te varfer. Ndrysha nga cthot Saliu organizmat nderkombetare e radhitin SHqiperin nder vendet me korupsjon galopant, me demokraci te brisht, me monopolizim pushtetesh ne duart e kryeministrit Sali Berisha, ndersa ai Ben shpenzime maramendese, me dekore, parulla e baderolla qe si kam pare ne asnje vend te botes, se ketu ne Amerik jo e jo. Me qindra njerez meren me sigurimin e jetes te tij, jasht mundesive reale per te paguar kete kontigjent te panevojshem. jasht cdo ligji, mbyllen shkollat dhe detyrohen nxenes e mesues dhe gjith administrata neper mitinjgjet e sales per te krijuar imazhin e nje pjesmarje masive ne keto mitinjgje, blien vota me para dhe ushqime nga qeveria Berisha, Drejtesia esht ven teresisht nen urdhrat e sali berishes, Prokuroria hesht sikur nuk shkelet asnje ligj ne keto raste, mjer ai popull me qeverin e sali berishes. Kane mbetur vetem 5dit qe populli te vendos se kujt duhet ti jap voten qe te shpetoj nga kjo neodiktatur dhe te jetoj i lire ne nje shtet demokratik, funksjonal dhe ne sherbim te qytetareve, jo te pushtetareve.
A e di studiuesi Misha se ti je pinjoll i nje vrasesi?A e di Misha qe yt ate ka vra Qemal Stafen komunistin idealist ,dhe jo si kontrabandisti Saimir Tahiri?Si nuk ju vjen turp ju Minxhozeve,qe vazhdoni te flisni si burra te mire.
Do ishte mire qe pas 23 Qershorit, te zhdukeshin edhe disa analiste te “pavarur” te tipit Misha, qe kemi po 23 vjet qe I degjojme.
Pirro Misha ish ambasador komunist i Enver Hoxhes grekofil i sakte
e vertete. jane shtuar shanset qe te filloje epoka e bythqireve!
E kam dwgjuar nw njw opinion Pirro Mishen e Lubonjwn pwrballw shqiptarwve tw PDK tw Maqedonisw prof Ali liu, dhe kryetarit tw PDSH se sa poshtwrisht u sollwn Misha e Lubonja me njw qwndrim shovenist sllav e grek nda shqiptareve tw Maqedonisw. Tw kasha qenw pranw derws sw Televizioni ku u intervistua, do tiu shkwrdhenja me soj e sorollop kwta fillo bizantinw sllavo-grekw. C’ti bwj pleqwris sw thellw qw mw ka pllakosur e s’lwviz dot larg shtwpisw. Por mw vjetw habi se si paska katandisur rinia shqiptare kaq e durueshme qe enderon me dy gishtat te mbijetoje. Merrni more djem shembullin e Myslim Ketes e te Kajo Karafilit e shumw tw tjerwve qw iu numwronin plumbin ballit veglave tw huaja tw cdo lloji.sisak
Po ju akoma keta komunistet safi intervistoni ? Nuk ju ndahet shpirti nga PPSH ? Dhe thoni qe s`keni asgje te perbashket me komunizmin e vjeter.
Po si mund tju votojme ne juve o komuniste te PS=PPSH ?
Juve do tju votojne vetem pinjollet tuaj, familjet e momenklatures se vjeter,sekretareve te parise, oficerave e sigurimsave.
libri armiku te porta a eshte ne shqip ?
a do te botohet nga shtepia botuese ?
kete don lexuesi larg politikes ,ne keto dite te cmendura