Nga Bledi Mane
Sa herë tu referohesh arkivave të historisë së vendit, ndalesa e parë që duhet të bësh mbetet komunikimi dhe këshillimi me euriditin e gjallë profesorin Kristo Frashëri. Fatkeqësisht akademikët klasikë Çabej, Xhuvani, Buda, Kuteli, Poradeci nuk jetojnë më por i fundit mes këtyre dishepujve jeton dhe punon aq shumë sa produktiviteti i tij le pa gjumë jo vetëm institucionet vegjetuese vendase por edhe klanet antishqiptare të mirëorganizuara. Pavarësisht çështjeve që mund të diskutosh me Kristo Frashërin, nuk has në të as ndjeshmëri dhe anësi tipike intime ballkanase. Nuk idhnohet pse një ortodoksit si ai i kërkohet pikërisht një opinion për ortodoksinë shqiptare dhe pa emocionet dalëboje të argumenton me fakte e prova edhe të kundërtën e lajmit që kërkon t’ia imponosh.
-Premti, Premeti, Përmeti-nga vjen origjina e emrit të qytetit tim të urtë dhe mistrec?-e pyes.
-Emrin e ka marrë nga Shën Premtja. Atë që romakët e thërrisnin Venera e shenjtë ose grekët e sotëm e quajnë Aghia Paraskebe (Parashqevia e shenjtë). Nuk ka asgjë latine apo helene në emërtimin e qytetit. Emri Përmet mbetet po aq i shenjtë dhe shqiptar sa vetë shenjtori simbol i ditës së premte-flet pa ekuivok profesori.
Ndërsa e ngacmoj për ortodoksin përmetar, stërgjyshin e violinistit Tedi Papavrami profesori shprehet:
-Lluka Papavrami në letërkëmbimin me Naim Frashërin gjatë vitit 1892 morri porosi nga rilindasi bektashi që i shkruante prej Stambollit të çelte në Përmet shkollën e parë shqipe dhe si fillim ta financonte vetë familja ortodokse Papavrami.
Vazhdoj bisedën për Kongresin e Manastirit ku mes dhjetra shqiptarëve fisnikë Përmeti u përfaqësua edhe me muslimanë edhe me ortodoksë. Mit’hat Frashëri, Thoma Avrami dhe Fehim Zavalani nuk shkuan atje me gërmat greke, arabe apo cirilike të vizatuara në kokë. Shkuan të mëvetësonin mentalisht dhe kulturalisht Shqipërinë e djegur-mban frymën profesori.
Dhe biseda shkon aty ku të dy në heshtje mezi presim “të shpërthejë”. Rrethi dhe qyteti i Përmetit ka një numër të madh kishash ortodokse. Me përjashtim të kishave ortodokse moderne të Këlcyrës, të Çarshovës dhe Manastirit të Grykës së Këlcyrës rreth 12 të tjera kanë një arkitekturë unike që fillojnë me atë bizantine të shekullit të XII-të deri në fillim të shekullit XVIII-të.
-Janë kanonike-ngre zërin profesori. Kanë pasur bekimin dhe aprovimin që nga Jeruzalemi, jo nga Athina!
-Në Përmet, qytetarë të ndryshëm do kërkojnë së shpejti një referendum ku do u kërkohet autoriteteve lokale dhe qëndrore që molla e sherrit të kafshohet përgjysmë. Një kishë me arkitekturën dhe përmasat e dikurshme të ngrihet në të njëjtin vend e krah saj të hedhë shtat edhe muzeu i munguar etnografik bashkë me një qendër kulturore-i tregoj profesorit.
-Harroje!-psherëtin Kristo Frashëri. Kompesoni kishën diku tjetër dhe atë pallat kulture rindërtojeni nga e para. Naim Frashëri na bëri të ndjehemi shqiptarë krenarë, katolikë krenarë, ortodoksë krenar, muslimanë krenarë, evropianë krenarë.
-Natën e mirë profesor!- e përshëndes unë. S’kam çfarë të them më tepër…
FIGURA E GJALLE E HISTORIOGRAFISE SHQIPTARE. AKADEMIK QE KA VULEN E VET NE TE VERTETAT HISTORIKE TE SHQIPERISE. NDER PER PROFESORIN.
Profesori qe na beri historine komuniste mos te harroje qe komuniteti ortodoks shqiptar eshte nje miks shqiptaresh,vllehesh dhe grekesh. I tille eshte komuniteti…
Kristo Frasheri kjo ikone e gjalle e dijes eshte rilindasi i parafundit me shpresen qe Edi Rama te jete ai i fundit…..
Prifterinjte ortodokse te kishave shqiptare me lene nje shije midis
zgjyres,injorances dhe pak harbutlleku. Sidoqofte jane goxha me “simpatike” nga homologet e tyre myslymane. Imagjinoni sikur dikush te guxoje te kapi per veshi nje taleban shqiptar.Me i “shkolluari” prej tyre e beri incident diplomatik ndersa me “normali” nga inati do te shkonte te luftonte ne Siri.
Jane nje fare e keqe qe per fat te mire nuk e shikoj te instaluar ne mentalitetin e partise socialiste, atje ku eshte dhe shpresa e vetme per nje Rilindje te vertete shqiptare. Yrysh-Yxhym -PERPARA(do te thoshte ne kete rast muxhahedini i fundit)
Po pse cfar i di Vllehet ti? Vllehet ne shqiperi jan shqiptar dhe ne Zvicer jan Zviceran!
Mungesen e dijes mos e thuaj ne publik te pakten.
po o idiot, para se te t shkepe turku stergjyshen ty, ca feje kishe ti??? mos vall ishe nen bizantin dhe bizanti ishte ortodoks??? kjo ca te ben vlleh apo gerk?
Mane,mos u fundos dhe baltos, ne territore qe nuk i njeh,por qe ke qejf ti interpretosh sipas deshires,te genit te shprishur.
Nqse kjo qenie me emrin Kristo frasheri, deri ne qelize komuniste-enveriste,do te perfaqesonte te parafundmin e rilindsave,sipas teje,ahere i bije tamam,qe dhe osmanllinjte aziatike ne keto ane kane qene clirimtare tane.
Hajt me fund o Mane,na bej nje kafe tani!
Pjesa Derrmuse e Ortodoksve Shqiptar jane Mix Vlle me Shqiptar, edhe vllehet ne fund te fundit jane me Shqiptar se vet Shqiptaret perderisa kan marr pjes me Pushke e Pene per Memedhene qe nga Rilindja edhe me pare e deri sot.
Respekte profesor Kristo!
Shpesh here duke pare qe nuk ka mbetur qen e zagar ne Shqiperi pa mare titullin profesor ,nuk i marr seriozisht opinionet dhe mendimet e tyre,por ne rastin konkret me profesor Kriston eshte krejt ndryshe.Eshte me plot gojen profesor.Perkulem me respekt para ketij njeriu te nderuar.Nuk do te ishim ne kete katrahure ku jemi sot,nqs Shqiperia do te kishte dha ca burra te tjere si profesor Frasheri.Nderime profesor,pleqeri te mbare dhe te uroj gjithe te mirat e kesaj bote ty dhe familjes tende.Na nderon te gjitheve.
Ja kush eshte Janullatosi i vertete:
http://www.youtube.com/watch?v=eI9IC0jZnGA
Pse cfare pergjigjeje tjeter mund te maresh nga nje shqiptar pavaresisht fese, dhe per me teper nje studiuesi si kristo f.
HAKA DUHET TE VEJE TEK I ZOTI.MJERE NE PO DEGJUAM NJE PROSTAT ME EMRIN KRISTO.
KRISTO XHEZU,c’far…VASILI!!
Ka prodhuar mllef islamik eshte humbje kohe ta lexosh.
PER TY O BYTH…IR PO QE TA ERRESON SHIKIM E HORIZONTIT TAT GREK .
NE SHQIPTAREVE NA NDRIT RRUGEN ISHALLA TE KISHTE NJA DHJET SI PUNA E ZOTIT KRISTO.
SHQIPTARET JAN SHQIPTAR I LIDH GJUHA KULTURA NJE NEN NJE HISTORI FEJA ESHT PER NDYRESIRA GREKE SI PUNA JOTE O BERISH LEGENI.
te dogji o minoritar…,te ellada me vrap…
Paska fillu me e permen Mit’hatin ky historiani komunist i funit se perpara e zete ne goje vetem per keq,por kur te afrohet vdekja interesi material cvleftesohet perpara botes se mekateve ku do te shkoje.
RRem ju nuk e paski degjuar profesorin.Ai ka vleresuar figuren e Mitatit si patriot dhe Medi Frasherin si negativ.Respekt te vecante per kete rilindas
Ska familje Demneri pa i budall ne shpi.Te familja jote te paska ra hisja TY.
hahahahahah
Rilindasi i fundit, pas Kristos eshte Rama.
..I fundmi I Mohikaneve ….
Rilindasi I fundit eshte emocionues ne shpjegimin e tij.
Shtypi duhet ta mari me shpesh ne interviste , Profesor Kristo Frasherin,
se meson gjithmone dicka , me te vertete te Re, nga fjala e tij.
Te gjithe te tjeret kur flasin , thone gjera qe dihen, ose fshehin gjera qe dihen ,
ndersa profesori thote gjithmone dicka te Re … qe nuk I dijme ..
_Sa here flet me te, gjithmone do zbulosh nga nje univers te ri per Shqiptarine …….
Qeveria e re socialsite duhet ta mbaje afer profesorin ne lidhje me fushen qe ai mbulon,…
Jeni i nderuar krahas frasherllinjve e gjithe memedhetareve tane te ndritur,Kristo Frasheri!Bravo,o memedhetar,o burre i larte!
Kristo Frasheri lindur ne 1920 ne Stamboll,u pagezua ne kishen Shën Triadhës së Fanarit te po ketij qyteti, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain Fan Nolit,prandaj grekofileve dhe minoritareve u djeg sa here qe flet…,jete te gjate profesorit dhe rrofte Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare…
Ah profesor qe nuk jane te pakten sa gishtat e dores si ty. vetem 10 te tille te kishte memedheu yne. Do ishim aq te pasur ne shpirt, dije, kulture.
Por ty te shtofte Perendia ymrin e ta befte jeten e gjate, qe te lesh te pakten nje dishepull prapa qe te ece ne gjurmet e tua, qe dhe ne te kemi nje drite qe te ndricoje mbi historine, diturine dhe kulturen e memedheut tone.
Zoti te bekofte profesor.
C`eshte ky aprovim nga Jeruzalemi?!
Si duket profesori paska ngaterruar Konstandinopojen me Jeruzalemin.
Han e Sh`an, han e Bagdat, i thone ketij muhabeti.
“Harrohet” qe krishterimi u nda me shperberjen e Perandorise Romake duke patur dy qendra Romen dhe Konstandinopojen ose Stambollin e sotem nga ku lindi Kisha Lindore duke perfshire ketu dhe Kishen Ortodokse nga ku varet ne nje fare mase dhe Athina sepse jane autoqefale (te pavarura).
Keta duan te manipulojne ne ate fare mase sa qe nuk te behet me lexohen.
claus, kisha e krishtere u nda ne 2 pjese,,,katolike dhe ne ortodokse ,ne vitin 1050,,,,dhe jo ne shperberjen e perandorise romake.
andrea, shikoje mire kete punen e ndarjes se kishes, se nuk eshte ashtu. Kishat jane ndare rreth shekullit te IV, kur u nda dhe perandoria romake, ne perandorine romake te lindjes dhe ne ate te perendimit. Me duket se perandor ka qene Teodosi. Kjo vije ndarje kalon dhe ne shqiperi. Atehere u nda dhe kisha ne ate te lindjes dhe perendimit. Te dyja keto kisha ishin ortodokse. Njera me seli ne Stamboll dhe tjetra ne Rome. Perandoria romake e lidjes, ka mare emrin perandoria Bizantine shume vone, dhe kjo per nje shkak te thjeshte, se emri i vjeter i Stambollit ka qene Bizant. Uroj te jem e sakte dhe tju kem ndihmuar sado pak
‘claus’ perse kisha ruse nuk eshte e varur prej stambollit? po keshtu edhe ajo maqedonase bullgare apo serbe?…kisha autoqefale shqiptare nuk mund te jete satelit i kishes greke…aty me lart te kam quajtur medioker te kohes se enverit por tani shikoj qe je nje skuth i ndyre grek….
Emigranti,
Une kam mesuar se Ne kishen ortodokse ka pese qendra, nje prej cilave eshte Stambolli i sotem, apo Konstadinopoja. Te tjerat ne mos gaboj jane , Antioku, Jeruzalemi, Moska dhe nje tjeter qe nuk e kujtoj. Secila prej tyre ka ne varesi vende te ndryshme dhe secila prej ketyre vendeve ka kishen e vet autoqefale. Ne kete kuptim, ka nje dallim midis fese katolike qe ka nje qender, qe eshte Vatikani dhe nje udheheqes qe eshte papa na njera ane dhe kishes ortodokse qe ka pese te tilla, nga ana tjeter.
Kjo gje ben qe Moska te mos kete lidhje direkte me kishen serbe, bullgare, shqiptare et., ndonese te gjitha jane te krishtere ortodokse.
Dhe meso te mos shash nese nuk di. Te mos dish s ‘eshte mekat, por te besh sikur di eshte. Hap nje liber, lexo, dhe shih para se te prononcohesh ne forumet . Nuk behen gjerat ashtu sic i do. Meso sic jane, se pari. Hajde naten e mire.
or Qlaus po mir e ka ortaj,.. ki Profesori,ajo kisha e Shen-Permetit ortaj qonka shum e vjeter ene e paskan aprovu para se te ndaheshin ata katolikt nga ortodokst ortaj,pra para se te cofte Perandorija bizantine,ose romake ..ortaj.
Mos u merzit se jua rregulloj un qefin ktine janulltasve.
fli gjum or Qlaus ene mos e prish terezin hiq.
Tung
o shoku, kreu i kishes ka qene jeruzalemi, me renien e jeruzalemit ne duart e titusit hebrenjte te konvertuar ne te krishtere u shperndane dhe u grupuan sa ne rome sa ne korint, galati etj. qe e thene ndryshe ajo kishe eshte e lashte more bir. kostandinopoja nuk kishte pushtetin dhe fuqine qe kishte jeruzalemi. zanafilla e kishes ze vend ne jeruzalem, dhe gjate kryqezatave, roli i kostandinopojes u zbeh per aq kohe sa te krishteret zoteronin jeruzalemin. ishte epiqendra e krishterimit. ja pse prof frasheri e komenton ne kete menyre.
Tironci, eshte shume e vertete. Claus i kam mdjekur gjithmone komentet e tua ketu, dhe kane qene gjithmone shume te llogjikshme e te arsyeshme, por qenka e vertete, feja qenka opium per popullin, pasi dhe ti Claus duket se e paske humbur pak zerin e arsyes kur u beka fjale per kete ceshtje. Rikthjello njohurite ne histori, kujto kryqezatat etej. Pershendetje
per te ghithe ju mesiper,
me (kisha)”kanonike”,prof.u referohet Kishave Katolike Romane, te ndertuara pothuaj neper gjithe hapsiren ku shtrihej Perandoria Bizantine e cila dominohej nga Kisha Ortodokse!
dhe si Kishe Katolike,kishte varesite e saj nga Jeruzalimi!
“LIGJI/et KANONIK/e”JANE SISTEMI I BRENDSHEM LIGJOR I KISHES KATOLIKE
LIGJET KANONIKE,jane nje grupligjesh te bazuara ne legjislacionin e Keshillave(te kishes)dhe te Papeve,ne Kishen Katolike
Ligjet Kanonike,jane ligjet e gjykates se vete kishes dhe keto ligje kane pasur shume influence ne vendet KATOLIKE,ku kisha ishte vete shteti!
KATOLIKET e Lindjes(ne P.Bizantine) kane pasur ligjet e tyre Kanonike,te aprovuara VETEM nga Kisha Katolike Romane!
Por ka kishe kanonike qe jane Ortodokse . Dhe ne Jeruzalem eshte edhe Kisha Kanonike Ortodkse greke qe eshte e pavaraur nga Patrikana….
Por profesori e ka fjalen ndoshta per kishat kanonike katolike ne Jeruzalem qe mbahet si Kisha Meme , e katolicizmit
Ne fakt Kanonike quhen ato ksiha qe perdorin vetem testamentin e ri
si ligj te tyre , dhe nuk e njohin biblen e hebreje
ate doja te thoja..pak a shume(por ne nxitim e siper)
kur prof.thote qe:”ato jane kanonike…dhe varen nga jeruzalemi”,besoj se e ka fjalen per ato Katolike!
Nje emer i madh nga Frashellinjt! Te rroni sa malet Profesor. Ata qe flasin sot kundra teje jane shqipfoles grek per nje rroge?? Sa turp…
me falni,
…nuk te behet me te lexohen.
na plasi se nuk lexove me ti.
Faleminderit Prof.Kristo,te fillojne nga te sharat Keto aziatiket e gerqise,se mos e quani islamik.Ai eshte ortodoks shqipetare,ndersa ju qe shani profesorin jeni armiqte e ketij vendi
keta jane shqiptar te vertete. RESPEKT…
Me thenien tuaj,citoj:”keta jane shqiptar te vertete”,ju shpreheni pikerisht si serbet per kosovaret qe bashkepunonin me ta.
Ndersa ve bast se deklarata e Xristos,se nuk ka per t’u bere perseri kishe ne ate vend,do te dale nje deshire ne thelb antishqiptare dhe prandaj i uroj profesorit edhe pak ymer kohe ta shohe kishen me madheshtore se me pare,pikerisht mbi vendin e shenjte…
ANALIZE : Ju lumte. Nje artikull qe ka per te hy ne historine e popullit tone.
Nje njeri me erudicion, kulture e atdhedashuri te pafund. Respekt i thelle per Profesorin !
Eshte me te vertete fatkeqesi e madhe qe nga pak, nga pak po zhduken rilindasit e fundit shqiptare.
I urojme jete te gjate Profesor Kristo Frasheri ketij shqiptari te madh.
Profesor të uroj shumë shëndet.
Vendi ynë mos mbettë kurrë pa Shqiptarë të kulluar si Ju.
Une personalisht nuk jam kunder referendumit, pasi ne parim eshte zgjidhja demokratike me mira e mundshme. Ashtu sic nuk jam dhe kunder referendumit prej popullsise ortodokse shqiptare per perzgjedhjen e kreut te kishes se saj Ortodokse. Fakti se egziston frika per manipulim me ane te agjenteve Janullatos &Co. ky eshte problem tjeter. Eshte e verete se me referendum egziston mundesia se problemi mund te kete tenjejten zgjidhje njelloj ashtu sic pati kur u zgjodh Janullatosi si kryepeshkop duke degjuar turma qe brohorisnin emrin e Nolit dhe te Negovanit. Keto maskarelliqe nuk ja ulin vlerat referendumit ne esence si proces.
Profesor Puto eshte realist ne trajtimin e problemit dhe gjykon me gjakfothtesi ashtu sic i ka hije cdo burri shteti ne poziten e tij. Rracionaliteti i ideve te tij eshte i bazuar ne fakte historike dhe konkrete.
GREQIA NUK JA KA FRIKEN ISLAMIZMIT TURK AQ SAC JA KA FRIKEN ORTODOKSISE SE MIREFILLTE SHQIPTARE
http://jemizota.wordpress.com
Te lumte mendja o profesor i nderuar.Shendet e jete te gjate.
Une e lexoj me kenaqesi Prof Kriston por te thuash qe kishat ortodokse kanonike e marrin bekimin nga Jeruzalemi dhe jo Athina eshte lajthitje.
Bekimin e marrin nga Konstandinopoja.
Duhet me google ndonjehere…
Jam permetar dhe ky fakt perben nje arsye me shume per prononcim.Aq me teper qe sapo jam kthyer nga qyteti i Permetit nga nje dasem,ku,pikerisht ne nje bisede te lire ngacmova baxhanakun tim me nje pyetje te shkurter.Ti i them me ke je ??? me nje fjale nga anon ? I sqaroj profilin tim se jam absolutisht me ligin dhe zbatimin e tij dhe nuk jam besimtar.Duke sjelle ne skene baxhanakun them se ne keto parametra ekzistojne shumica e njerezve.U ndryshon vetem kahu.Pra populli nuk di se per cfare behet fjale.Ajo qe duhet te nxjerre ne dukje eshte se teatri qe nisi ne Permet me ceshtjen e pronesise duke futur ne skene disa pale eshte i inskenuar ne menyre te pershpejtuar,shumeplaneshe dhe ne menyren me te paskrupullt te mundshme,ose realiteti se si rrodhen ngjarjet keshtu e precipitoi ne syte e publikut ku skenat me aktore pak me pak se ne fillim nuk ja heqin rendesine ceshtjes se zgjidhjes ne menyre perfundimtare te pronesise.Baxhanaku me thote se…une jam ortodoks se prifti me tha nese je ortodoks hajde ndiz nje qiri tek kisha etj etj dhe nuk dilte dot nga bataku i mediokritetit te vet gjate arsyetimit per te treguar anen e tij dhe me pas duke thene se atje ka qene denbabaden kishe etj etj.Degjo i them se edhe une e di se ka qene kishe por jo dhe aq sa e pretendon kisha,pasi pjesa qe ajo ka patur si ndertese ne kohen e saj nuk perben as 10% te nderteses se sotme e jo vetem kaq por kisha me kulturen perballe njera tjetres sikur nuk shkojne dhe me duket se fiton gjithmone kultura.Tradita e krijuar me ate shtepi kulture qe ka nxjerre kollose te kultures permetare e kombetare, artiste te njohur boterisht etj etj perben nje fakt qe kisha te largohet nga pretendimet e saj te pabaza dhe per faktin e pronesise te kompensohet diku tjeter e gjerat te zgjidhen qetesisht.Filmi qe bota pa me syte e vet eshte sa grotesk aq dhe i papranueshem.Tak baxhanaku u hodh ne nje dege tjeter per hir te partizanllekut te tij ndaj krishterimit dhe ortodoksise duke u shprehur me nje gjuhe tejet te lexueshme qe vinte nga labirintete e besimit ortodoks.Permetin e kane mbytur myslimanet e prandaj duan te na e marrin kishen dhe e lidhte me qendrimin e pushtetit vendor ndaj kishes,per mendimin tim nje qendrim teper gjakftohte.Perfundimisht u perhap muhabeti edhe tek kockat e ushtareve greke te gjetur e te pagjetur neper kishat e Permetit.E ne keto rrethana i bindur se nuk do te me kuptonte i qorrollepsur nga prifterinjte dhe pasuesit e tyre larte e poshte i them mbaj gojen se po shan veten tende pasi ne nje gje duhet te kemi parasysh qe te gjithe si shqiptare nuk duhet te ngaterrohemi me kurthet e besimeve fetare pasi po qe se Permeti eshte mbytur nga myslimasnet je ti ai qe e ke bere kete.Pse me thote ai.Sepse i them ke dy cupa te martuara me myslimane.Ngeli keq s’dinte cte thoshte e kuptoi se kishte rene ne grope me mendimet e me fjalet e veta.Kaq ishte sa per sot.Ai nuk e kuptoi ironine per besimin qorr te tij ndaj klerikeve te shitur
O Xhunga,
Po nuk flitet si ti. Dhe thua se ka qene kisha edhe nuk ka qene aq. Sa ka qene 25 metra katrore?
Po shih foton dhe dil ne perfundim.
I shkreti baxhanak se c’ka hequr nga ti. Duhet ti japim shtese rroge per veshtiresi pune se te ka baxhanak!,
Mblidhe ore mendjen se te qorrolleftur tu Enveri dhe nuk e ke marre vesh ende.
Qetesia dhe dituria,vertetesia dhe llogjika,faktet historike dhe argumetat e kesaj mendje fisnike jane thesari i vetem qe i nevoitet çdo shqiptari per te jetuar i qete larg lufterave e hakmarrjes,perçmimit e urrejtjes dhe nder shqiptareve.Duhet qe çdo shqiptar duhet te mesoje dhe ndriçoje rrugen e ardhmerise me lutjet e dashurine per atdheun vetem te bashkuar ashtu si kerkon prof K frasheri te krishtere e ortodokse,myslimane e tjeter fe sepse te tere kane lindur e do te heshtin pergjithmone ne token shqiptare.Bledi kesaj rruge i eshte nisur duke biseduar me rilindasin fatkeqesisht te fundit qe te degjojne tere shqiptaret dhe sidomos ata permetare qe i kane ngulur si hunjte e gardhit te keqinjte qe nuk jane pjese e atdheut tone.Nuk ka rendesi koha kur eshte ngritur ajo kishe sepse malet per rreth jane me goje dhe flasin e kendojne,vallezojne te veshur me te bardhe si nuse te bukura permetare.Ata dhe gjemojne dhe mallkojne keq sa leshojne ujin dhe e permbysin dhe kishen e çfaredo qe i del perpara.Permetaret kane dhe nje mallkim qe e thone vetem kur u plas buza nga hidherimi e butesisht thone:-u te hengert mortja!Jam rritur ne Permet e njoh çdo ane dhe dua dheun dhe guret si çdo shqiptar por kurren e kurres nuk do ta tjetersoj as me emer as me fe as ta shes as ta shaj e as ta ndyj me tradheti e para.Sot ashtu si une kudo ne bote fati dhe tragjedite qe kane shkaktuar drejtuesit e atedheut (shumica te urryer) jetojme ne nje toke te huaj qe nuk eshte e embel si jona dhe malli na djeg,enderrat na qetesojne vetem ne atdheun tone.Luftetari i kombit K Frasheri ka te drejte dhe azgje tjeter nuk eshte e vertete sepse ai qe ne moshe shume te re rrembeu armen dhe shkoi ne lufte per ta mbrojtur atdheun nga murtaja fashiste e naziste sepse dhe babai ivet e mbrojti vendin e vet nga murtaja fashiste e andarteve greke.Ai tere pjesen tjeter ja kushtoi dijes dhe njelloj si ka qelluar me pushke apo aksionet debatike po qellon dhe ne pleqeri tradhetite e dinastive shqiptare te shitur tek te huajt per pasuri te ndyra qe as njehere nuk do ti gezojne.Bledi i dashur respekt per shkrimet dhe mendimet e tua ,vazhdo ne kete rruge sado qe hajvaret te zene pusine e te kercenojne frika eshte pasuria e tyre.Permetaret e kane zanat kengen dhe embelsiren ndersa pabesite dhe tradhetite i hedhin neper shpella te thella me erresire ku ne anet tona ka shume.Dishepullit te dijes dhe trashegimtarit te rilindjes dijetarit dhe luftetarit K Frasheri i uroj jete te gjate me konsideraten me te larte.
Okoma si ka dale frika e lindur ketij profesore pacavures .ky popull ka mendjen tende per pronen prandaj eshte katandisur me ca mbetje perandorish , turke, serbe , komuniste , e bashibuzuke,Prona eshte prone or tutkuni i Enveri dhe fol per pronen se per “FE” ti ke vetem emrin te shenjte se nga feja me sa shohe nuk te paska lene Enver akoma te studjosh
Po mire mo Yplala, po sikur te jete ashtu si thote Frasheri, qe kisha ka ne pronesi vetem nje pjese te vogel te truallit ku eshte ndertuar pallati I kultures? Me duket se e ka trajtuar edhe ceshtjen e pronesise komunisti Frasheri, lexo ne balkaneb
Prona esht prone? Si shqup qe sala jot spyt per pronar? Kush esht komunist sala yt apo prof. Frasheri? Ha m.t ha, lidhni enverin me cdo gje. Tipik e saliste hoxhiste, kur ske alternative permend te vdekurit.
Mendim te qarte, mendim te pjekur dhe atdhetar, mendim i guximshem per kohen qe kalojme dhe mendim real historik, kete perfaqeson historiani i shquar Kristo Frasheri.
Ju falenderoj Bledi per sa bukur kini shkruar dhe i uroj jete te gjate Rilindasit te Parafundit. (Mbase shkruan dicka edhe per Rilindasin e Fundit.)
Brravo Bledi Mane per shkrimin konçiz me sqarimet historike te profesorit te nderuar.
Vetem Haxhi Qamilet dhe jashtqitjet e kombit jan aleatet e zagareve grek.
Respekt shume te madh Rilindas i kohes sone!
Profesor i Shquar i Historise Shqiptare Kristo Frasheri.
Rrofte profesor Kristo Frasheri! Rrofte populli shqiptar! Lavdi!
si ka mundesi qe gjithe RILINDASIT jane ortodokse?
Edi rrota, ku e ke degjuar kete, nga prifterinjte e Janulles?
Si shembull, qe vec parioteve te fese ortodokse, ishin edhe patriotet katolike e muslimane, figura te rilindjes, po te jap vetem tre emra. Pashko Vasa, Naim Frasheri, Mihal Grameno.
Mihali eshte musliman apo katolik?!
Ik pi caj robo
Ne Shqiperi Njerzit e Fese Ortodokse kane qene shume te sjellshem me shume kulture , TE shkolluar, me bibloteka dhe shume te kontrolluar ne veprimet e tyre historikisht e patriote dhe pas tyre vine njerzit e Fese Shehut dhe Dervishit, qe jane te bute , te degjuar e jo te marrosur mbas feve dhe asnjehere te liq , brutale e cmirezinj dhe kjo fe ka qene ME patriotja per Shqiperine ( BABE DUDE KARBUNARA ;BABE MARTANESHI) historikisht dhe nuk i ka vrare e prere e tradhetuar shqipetaret tek armiku dhe nuk ka folur marrina
A thua ja kalon “historiani” i ndritur Sali Berisha ketij Profesorit?
I madhi dhe i pazvendesueshmi Prof.Kristo Frasheri! Mendje lire dhe mendje ndritur.
Profesor rrespektet e mia me te sinqerta.
Dr.Taulant Kellezi
Te uroj jete gjate nga zemra dhe familja ime Profesor Kristo Frasheri !
Uuurime profesor e jete te gjate per te miren e mememedheut!
Gabim nese kisha zhvendoset.
Kisha duhet rindertu aty ku ishte dhe rikthy ne gjendjen e parakomunizmit me pronesi.
Le te fitoj e drejta historike.
Kjo do te ishte edhe nje lloj etaloni kundershtor kunder grabitjeve saliberishte te pronave.
Nderkaq, tamam si ne evrop,Permeti do te ishte qyteti i vetem ne shqipni ku do te kishte ne qender nji kish e jo xhami, qe jan mbir si kepurdhat mbi pleh.
Prandaj kthejani krishtnimit qendren e qytetit te qytetnuar te Permetit
Ktheni europen ne nji cop shqipnije
Kthejeni kishen aty ku ka qen,ku ka pas edhe varret
Le te kemboj muzika e kembanave te bekimit ne zemer te qytetit jugor.
Djajt do largoheshin te lemeritur pasketaj
PERULJE DHE RESPEKT ME BREZA PER KETE PATRIOT TE MOTSHEM DHE FUQI TE PASHTERURA PER DASHURINE NDAJ ATDHEUN TE TIJ SHQIPERINE !
KETA BURRA VIJNE RRALEE NE JETE DHE SOT JANE SHUME TE PAKET SE TE SHUMTET KANE MARRE DAMKEN E TRADHETRIT E NUK DO JU HIQET KURRE SI HAMZA KASTRIOTIT , ESAT TOPTANIT E AHMET ZOGOLLIT
PROF. KRISTO TE LUMTE. o SHQIPTARE A KRAHASOHET AI INJORANTI DHE ANTISHQIPTARI THOMALLARI, KOCKANXJERRES, ME PERMETARIN PATRIOT.
JU O PLEHERA TE SALI BERISHES QE JENI SERIOZISHT JASHTEQITJA E KOMBIT SHQIPTARE NUK DUHET TE KOMENTONI PROFESOR FRASHERIN,KULTURES SHQIPTARE I MUNGOJNE DISA KOKA SI FRASHERLLINJTE PO JO SE DO ZHDUKEN SEPSE JETA VAZHDON EDHE PA INJORANTE SI JU, E KAM PER TE GJITHE ATA QE SHAJNE E VJELLIN VRERE PER KOKA SI PROFESOR FRASHERI,LEXONI DHE STUDIONI DHE MOS E HUMBNI KOHEN ME THASHETHEME PA VLERE.
Puna me e pare , me e lehte. me e paguar e fundrinave dhe idioteve ,ka qene e mbetet ,sulmi e denigrimi ndaj njerezve te ditur e te ndritur….dhe kane patur dhe” rezultate ” …duhet thekesuar nje gje..
-Keta rrace muter nuk kane marr kurre pergjigje nga te sulmuarit e tyre..
Nuk eshte nevoja qe ti thurim ditirambe PR.FRASHERIT .
Ai eshte akoma gjalle mes nesh ,eshte nje per mua ,RILINDASI i fundit i gjalle ,DHE ata qe permendin MOHIKANET ,duhet qe te lajne gojen .
Po socialistet ,progresistet ,kurre nuk i kane hedhur poshte figura te tilla kolosale ,por i kane degjuar dhe respektuar .
Sa per ate se kur u shkermoq ,PERANDORIA ROMAKE dhe se ku ndodhet SHEN -SOFIA ,dhe se kush eshte STAMBOLLI apo KONSTANDINOPOJA ,ne ketu nuk jemi ne oren e historise se MESJETES .
E verteta eshte se PR,FRASHERI flet me nje qartesi mendimi te jashtezakoneshme ,sikur te ishte 35-40 vjec !
Te admiroj PROFESOR me germa te medha te arta ta jep i gjithe populli shqiptar ‘!!!
Te uroj jete te gjate profesor! Misioni i agjentit grek,uzurpatorit te KOASH,A.Janullatosit,ka qene dhe eshte,te hudhe shigjeten mu ne zemer te shqiptarit per ta ndare ate,d.m.th. te perçaje shqiptaret ne baza fetare,ne baza kombetare dhe ato qytetare.Misioni i tij ne Shqiperi nuk eshte ai fetar por,nepermjet kishes qe e ka uzurpuar,te perhape helenizimin,paternalizmin e tij dhe shtetit grek mbi to dhe siperfaqen e tokes qe e ka uzurpuar me kisha dhe varre,per ta shpallur nje dite si,serbet ne Kosove,djep te helenizmit.Ky,djalle,per ato situata qe nuk mund te kete sukses me ane te kishes qe drejton,me mjeshtri i perdore te hollat e shtetit te vete Greqise edhe pse,kjo mbijeton me parat e taksapagueseve evropiane!Shteti shqiptar dhe qytetaret e saj,duhet urgjentisht ta largojne,Janullen nga Shqipëria dhe mercenaret e tij! Ky veprim paqton qytetaret e Shqiperise.
Profesor Kristo qofte i nderuar dhe i respektuar, por une te them te drejten nuk e kuptova, perse artikullshkruesi e ka titulluar:”Kristo Frasheri, rilindasi i parafundit”. Te thuash i parafundit, do te thote qe egziston dhe nje rilindas tjeter i fundit. Kush mund te jete ky?
Nqs artikullshkruesi, me rilindas te fundit nenkupton Edvinin, atehere prof.Kristos nuk i mbetet gje tjeter, veçse ti japi fund jetes se tij.
Falenderojme Pr. Dr Kristo frasherin qe e ka vene piken mbi ije per emrin e Permetit.
I ashtuquajturi si historian Kastriot Bezati e basardoi emrin e Permetit (sikur kishin kaluar ca Kajcallinj pine uje ne Permet dhe u prene,i thane Kastriotit qe u preme ne ate qytet e ja vume emrin Permet) Kastrioti qe ka bere gjithe kete gjullurdi me gjyqet e genjeshtra e deshmitare te reme,te joshur me vlerat e vjedhura te muzeut etnografik ,ish ky dretor kulture qe do te ndoti Permetin.
\Persa I perket Kishes lereni te qendroje ne ate vend qe eshte se eshte vend I shenjte.Vendet e shenjta nuk nderohen ndersa shtepite e cultures ndertohen kudo.
Ortodokset e Permetit kane qene dhe mbeten te kulturuar,se po te behej fjale per ndonje xhami , do qe kthyer ne revolte me gure e drure dhe faktikisht disa xhami jane ndertuar ne pronen e tyre psh pallati I sportit.
Persa I perket te mbedhenjve Frashallinj ,ata po te ishin gjalle nuk do ta lejonin te prishej kasha dhe emir I tyre te ishte ne vendi I shenjte.Po ti lexojme veprat e tyre sa shume kane shkruar per besimin te perendia.
Jam dakort me ty qe ky profesori eshte erudit, mua shkrimet e tua me pelqejne i dashur Bledi por nje kureshtje me shuaj here tjeter kur te bisedosh me profesorin Data 29 nentor eshte apo jo dita e clrimit te vendit Me ka lene nje shije te hidhur ne filimet e para te qenies se Sales president dhe u mor shume kohe me kete date. Midis te tjereve qe argumentonin kete fakt sic deshte i madhi ka qene edhe ky profesori Eshte megjithmend nje date e tille apo i shtyre per inetresa te kohes falsifikoi edhe ky kete date. Do me vinte keq po te ishte kjo e dyta Pastaj te gjitha dijet etij bien poshte Do me duket si Fatos Lubonja qe meret dhe ben eksperin per cdo gje. Faleminderit
Komentusi Adriatik:
Kudo mundohesh te ngulesh pyka,sa shtrenjte te kane paguare,sa harrin ti besh vreitje profesorit…? Sa imadhe qenke,! sigurishte simitja e grekut te jep kalori, vazhdo se keshtu ijep frymezim sales…
Bledi! Ne shkrimin e pare na fole ne emer te ligjit me urdhra, kercenime dhe akuza te renda ndaj besimtareve ortodoks qe mbeshtesnin kishen e tyre. Ne shkrimin e dyte u perpoqe te na mbushesh mendjen me trendafila dhe dashuri. Ne kete shkrim na paske marre perforcime edhe nga nje ortodoks qe me urdher te tij(!!!) te na mbushesh mendjen se referendumi nuk mund te behet dhe bashkia do ti japi kishes disa kacidhe ne forme kompesimi per te ngritur nje kishe te re diku tjeter. E rendesishme per “rilindasin e parafundit” eshte qe ajo godine e amortizuar, e ndertuar ne stilin sovjetiko-kinez, te qendroje per te na kujtuar epoken e lavdishme te Partise se Punes!!! Sa per pronen e kishes dhe ate monument te trashegimise kulturore dhe historike te Permetit per profesorin qenka pa vlere!!!!
Pra Bledi, mbasi kryhet fallcifikime dokumentash per mos egzistencen e kesaj kishe ne objektin e ndertuar, mbasi mashtruat per metrat e saj, mbasi fituat nje gjyq me metoda te renda korrupsioni, mbasi futet ne acarime jo vetem banoret e Permetit, por edhe te Shqiperise dhe jashte saj, mbasi kjo ngjarje shkoj deri ne perplasje diplomacish, na del sot si i bukuri shejtan te na sqarosh se nga e ka prejardhjen Permeti dhe se nga i ka marre bekimet dhe aprovimet per ndertimin e kishave ky qytet!!! Po clidhje ka Jerusalemi me kishat e Permetit o njeri??!! Kisha ortodokse e Permetit varej nga mitropoli i Janines (ashtu si dhe qytetaret e saj qe kishin mardheniet me te rendesishme me kete qytet) dhe kjo e fundit nga Konstandinupoli. Cfare jane keto idiotizma qe na shkruani more Bledi??!! Ti vazhdon te mashtrosh akoma me shkrimet e tua ne emer te patriotizmit duke futur nje fryme te rrezikshme nacionaliste qe eshte shume larg ndjenjave dhe traditave permetare.
Kompesoni kishen aty afer dhe rindertoni pallatin e kultures.Une bekimin e kam marr nga Jeruzalemi dhe jo nga Athina.Kjo eshte e gjitha.Ajo qe mbetet eshte furtune ne gote.
Vec Allahu i madh i zgjidh punet ne Shqiperi, hiqni more perbythe gjithe te krishteret rrafshoni kishat e ne ven te atij Gjergjit kafirit te veme Sulltan Muratin se keto pune me nuk shkojne. Vetem Allahu i zgjidh punet.me Allahun e baba Fetahun do tja fusin Evropes sa krahu….
kas rrotani
KRISTO FRASHERI KALEMXHIU ENVERIST I PARAFUNDIT PARA BLEDI MANES.
I cili bashke me Arben Putanin dhe Pellumb Xhufken i sherbyen me zell te madh kauzes se Partise se Punes dhe diktatorit sadist Enver Hoxha dhe po i sherbejne akoma me zell me te madh edhe pas vdekjes se tij. Pse keshtu me kete LUKUNI historianesh te pafe, qe shtremberojne historine e vendit tone sipas orkesit te tyre komunist? Pse keshtu shqyptaret jane kaq te indoktrinuar dhe te egerr me fene dhe Kishen ortodokse, ne nje kohe qe shteti ne qender te Tiranes fal truaj dhe paguan LEKA nga buxheti per fete dhe kulte fetare te tjera? Pse sa here qe permendet feja ortosokse te kercejne zgupthi lumpene debile enveriste, qe duan te hiqen si nacionaliste dhe patriote kur ne fakt jane mjerane dhe viktima te demagogjise qe Kristo Frasheri me kalemxhinjte pas tij ka helmuar historine per vite me radhe. Kujt i sherben ne fundi te fundit kjo gje? Kur vendi yne ndodhet ne buze te katastrofes te radhes ekonomike dhe nacionalizmi enverist kunder fqinjeve i kamufluar me demagogjine per prishjen e Kishave te vitit jo vetem nuk kontribuon per antaresimin e vendit ne BE, por e largon ate? Kete kerkojne keta enveriste pa breke ne bythe? Ata mund ta duan degjenerimin moral te Vatanit, njesoj sic e berei Enveri ne vitin 1990, por kete nuk e duan shqyptaret e ndershem qe duan te behen si pjese e barabarte me dinjitet kombetar si te gjithe popujt e BE-se.
DUHET ZBATUAR LIGJI,KJO ESHTE ME E MIR per te gjithe, EDHE PER KOMUNITETE FETARE. nuk mund te hidhen poshte vendimet e gjykates kushtetuese. Doktori per te mbajtur postin, nje here greket e hodhen kokeposhte me 1997, e uli koken perpara fqinjit. Te shohim tani piktorin.
Duhet vendosur ne piedestal ky monument i gjalle i historise se shqiptareve.
Faleminderit profesor!
Profesor Frashëri, është një historian komunist, në kuptimin e plotë të fjalës edhe sot e kësaj dite. Ai e bën historinë siç shkruajnë shkrimtarët e realizmit socialist, d.m.th. sipas oreksit dhe siç e do Partia dhe pushteti…Tung!
Po lexoj ca injorante,ose historiane te kohes se Saliut,(qe nuk beri dot histori,qe shkateroi ate qe kishim,qe na beri te ardhur nga Afganistani,Çinxiskani,nga Azerbazhani,e na la pa race,)e keta sot ofendojne,shajne ate qe nuk mund ta shash,nuk mund ta injorosh,e kush,injorantet qe nuk dine as te shruajne shqip,qe nuk dine edhe te kujt jane,e nga jane,…Mjere shqiperia qe ka te lille kavje qe meren me Njerezit me te ndritur te kombit… si Kristo Frasheri.
NJe njeri i madhe, sikur ti kishim me shume si puna e Profesor Frashrit, do kishim ikur shume perpara! Bravo Bledi per kete interviste!
shkrim i shkurter dhe i sakte.Bravo Bledi!
Kristo Frasheri nuk mund te jete historiani i fundit komunist sepse ai ka qene perjashtuar me kohe mga partia e punes. Marrja me biografine e profesiorit ne vend te miratimit apo kritikes se pikpamjeve te tij eshte nje pohim i paaftesise e pamundesise per te hyre ne debat me te. Erudicioni, apolitizmi dhe patriotizmi i profesorit ti cakelldis injo rantet
Viktor Hoti
Edhe nese e kane perjashtuar, praper bisht qeni ngelet, qe perserit te njejtat gjera.
@Moderatorin.
Pershendetje.
Shpresoj ta lesh te kaloj doganen tende nje shkrim timin, i cili eshte ne perputhje me rregullat doganore te Temes, me etiken dhe moralin, si dhe standartin e te shkruarit ne pergjithesi.
Kam shkruar dhe shkruaj tek Tema, jo me pakujdesin per te shperdoruar lirine e saj per fjalen e lire, si dhe per temat e lira, pikante, qe ajo ofron, por per te shfrytezuar mundesine e perplasjes se mendmit, te opinionit dhe diversitetit te mendimit, duke e konsideruar Temen, nje tempull, nje kuvendim te hapur dhe te çliruar nga reminishencat, kulisat dhe sherbimet ndaj njeri dhe tjetrit faktor.
Une shpresoj dhe besoj se Ju, si moderator, kur lexoj dhe komentet e tjera, do keni miresine dhe dinjitetin e duhur, per te zbatuar si gjithmone dhe kete radhe standartet demokratike, qe Mero Baze ka vendosur aty, duke lejuar opinione te ndryshme, qe ashpersine e debatit e mbajne brenda limiteve te lejuara te etikes.
Si nje pjesmarres thuajse aktiv, kam kontribuar shpesh here me fjalen time, jo vetem te them ate qe mendoj, por edhe ti bej nje sherbim gazetes tuaj te respektuar.
Duke shpresuar ne asnjeanesine tuaj si moderator, si arbiter, pavaresisht se kujt krahu i perket, besoj te shikoj dhe lexoj komentin tim, i cili mund te jap nje kontribut sado te vogel ne nxitjen e debatit.
Me respekt.
Jete te gjate Profesorit dhe fjalet e tij te arta ne vesh te qeverrise.
Respekte Profesor! Dhe uroj te punosh akoma per ceshtjen shqiptare.
Prof.Frasheri Rilindasi i Parafundit!
Nuk dua te hyj ne diskutime per kete profesor, por do te ishte mire te tregojme ne radhe te pare respekt per epitetet qe vendosim, si dhe per ata lexues te rinj a te moshuar qe jane manipuluar me vite dhe vite te tera ne formimin e tyre dhe me ato dije diskutojne ne kete forum ku ngazellimet dhe alogjika zene vend me aq shumice.
Nuk dua te ofendoj njeri, te denigroj kurrsesi. Respektin per Frasherin e kam me te mirat dhe te keqijat e tij.
Me kete shkrim dua t`u jap dhe nje pergjigje gjitha atyre qe me denigrojne me epitete „grek“, „enverist“ dhe budallalleqe te tjera.
Tani pak mbi Rilindjen se ketu ndodh deformimi me i madh i muhabetit.
Rilindja (Renaissance) lindi si nje epoke arti ne shekujt 15-16 e cila pas mesjetes u orientua perseri ne drejtim te kultures antike greke dhe romake.
Rilindja vuri ne qender te saj Individin si Krijese te Zotit. Ne Europen Qendrore dhe Veriore ajo u perhap me me vonese, kur ne Itali ajo shkelqente vrullshem.
„Darka e fundit“ dhe „Mona Lisa“ e da Vancit, afresket dhe veprat murale aq monumentale ne Vatikan duke mos harruar kapelen „Sistina“ te Mikelanxhelos, skulpturen e „Davidit“ po te Mikelanxhelos, te gjitha keto i gjeni ne Rome.
Po ne vendet e tjera?
Ne Europen Qendrore kjo „perzihet“ pak a shume me „Reformacionin“, pra me perkthimin e Bibles nga Martin Luther ne Wittenberg dhe daljen e nje dege te re, Kisha Protestane.
Me Reformacion filloi zhvillimi ne art, kulture, u shpik shtypshkronja e pare nga Guttenberg nga ku doli Bibla e pare ne gjermanisht, mori forme te shkelqyer arti gotik, arktitektura por dhe maredheniet shoqerore paten zhvillim.
Filozofia, studimet dhe kerkimet shkencore paten nje hov te papare. Te gjitha keto nen nje reformim edhe te vete Kishes.
Pra nuk mund te flitet te dilje jashte suazave te Kishes. Kisha ishte shteti dhe ligji, pa te nuk mund te ecej perpara.
Aty derdhej arti dhe kultura. Ku tjeter?
Te thuash qe Kisha ka penguar ka vrare dhe ka djegur eshte pak arsyetin siperfaqsor. Ashtu ishin kohet. Nuk mund te flasesh me logjiken e sotme per vitet 1500 dhe 1600!
Mos duhej te zbriste Amstrong ne Hene me 1500, apo Enriko Ferni te mbante reaksionin zinxhit te kontrolluar me 1600???
Ke „David-in“ dhe „Darken e Fundit“ qe kane qene per ate kohe si zbritja ne Hene dhe Bomba Atomike.
Vini arsyen dhe logjiken mbi dogmat e nje shkolle te cunguar.
Mos ndoshta per jetesen e ardhshme ne Mars qe mund te kene (ose jo) njerezit pas disa shekujsh te na akuzojne ne sot se perse kemi qene aq „injorante“ dhe te „paditur“ qe paskemi penguar ecjen perpara, sepse shtetet nuk kane investuar aq sa duhet ne kete fushe?
Pra o njerez cdo gje ka kohen dhe vendin e vet.
Tani per Rilindjen tone Kombetare:
Ngre pyetjen: Ku u arsimuan rilindasit tane, Naim, Sami, Andon etj, etj?
Ne gjimnazet greke dhe turke. Pra kane marre nga kulturat e popujve me te miren, me te vlefshmen duke mos harruar dhe formimin teologjik.
Lexoni „Bageti dhe Bujqesi“ te Naimit, por gjeni vellimin e tij te pacensuruar nga politika e asaj kohe, lexoni Cajupin dhe te tjere.
Po kush e krijoi ate Shqiperi me „bregore bukuroshe“ dhe „ujera te kulluar“ dhe me „kishezen ne fshat“ ? E pra ka strofa, qe kete bukuri te rralle te vendit i ka krijuar Zoti.
Atehere me kete logjike Rilindasit tane te medhenj na dilkan obskure dhe te prapambetur!
Eshte fatkeqesi e rende kur te kane dhene ate histori te cunguar duke te shpelare dhe trurin duke te thene, „ja keta mire kane shkruar, por nuk kane dhene rrugedaljet nga ky sistem!“
Donin qe ne 1700 Revolucion Tetori sipas romanit „Nena“ te Grokit!
Ja pra qe te quash prof. Frasherin rilindas eshte absurde dhe qesharake. Kur ai mohon kulturen tone, qofte edhe te nje pjese ortodokse nuk ka te beje aspak me Rilindje.
Duhet te dime nga vijme dhe ku shkojme. Keshtu ruhet identitei yne kombetar dhe kulturor.
Dhe sa per Jeruzalemin, dihet qe aty ka qendren dhe Kristianizmi, ne Bethlehem lindi Jezu Krishti (ose jo per disa, eshte e drejta e tyre), dhe per ate cope Jerulazem po behet ajo lufte ne Lindjet e Mesme, se te gjitha besimet duhet ta kene si Qendren e tyre nga Krishterimi, Islami dhe Hebraizmi.
Organizimi kanonik nenkupton, kishat autoqefale, autonome, qe qendrojne ne ne bashkesi te plote me Patriarkanen Ökumenike te Konstandinopojes ku perfshihet dhe Kisha Autoqefale shqiptare.
Pra me shume arsye dhe me pak nacionalizem kur flitet per historine.
Pershendetje
Kristo Frasheri vetem historian nuk mund te quhet.
Emocionet e tij te koheve kur greket krijuan probleme ne fshatin e tij, jane dominuese mbi profesionalizmin. Nje njeri qe nuk u referohet dokumentave si ne rastin e kishes ortodokse ne Permet, por emocioneve te jetes se tij te hershme pa perfillur dokumenta. Ky vetem historian nuk mund te quhet.
Ne Shqiperi ka pasur ortodokse te cilet kane punuar per ceshtjen shqiptare dhe kane kontribuar edhe me pasurite e tyre, por kurre nuk kane mohuar ortodoksine dhe perkatesine e tyre fetare. Perkundrazi kane lartesuar besimin fetar dhe kane deshmuar se perkatesia fetare i ben njerezit te jene fisnike.
Sikur historiani i kohes se Enver Kriminelit dhe diktatures t’i jepte kohe vetes se vet te studjonte besim, teologji me objektivitet atehere mbase do te ishte nje historian objektiv, do e jetonte jeten e tij me qete dhe do kishte pastertine qe i karakterizon njerezit qe besojne.
Eshte turp qe i ben fresk ateizmit njesoj si diktatori kriminel Enver Hoxha i cili shembi kisha e xhami.
Nuk eshte kurre vone te ndryshosh e besosh ne Zot dhe urojme qe te te ndihmoje koha qe jeton per te kthyer syte nga Zoti.
Kristo Frasheri ky hero I gjall i kombit Shqipetar duhet te jete pika jone e referimit.A ka ze me te sinqert e atdhetar se sa zeri I nje Ortodoksi tipik Shqipetar,e jo si disa qelbesira sahan lepires deri ne shitje e perbuzje te identitetit tyre qe vet zoti e krishti u ka falur!
Andrea,
Mbaje sistem referimi per vete. Per mua, eshte nje njeri qe i ka ngelur ora para 80 vjeteve!
Ta mbash me shendet. Une bej edhe pa te.
Kristo Frasheri e pranon vete padrejtesisne e bere ndaj Kishes se besimtareve ortodokse kur thote:
“Kompesoni kishën diku tjetër dhe atë pallat kulture rindërtojeni nga e para.”
Prandaj do ishte mire qe Bledi te vendoste kete fjali si titull te artikullit te tij.
Kristo Frasheri thuaj te paren fjaline qe hedh drite mbi te verteten dhe mos e thuaj me zorr e vetem pas insistimit te perseritur te gazetarit Bledi. Te lumte Bledi, je gazetar i vertete.
Akademikët shqiptarë të stilit komunist merren veç me njëri-tjetrin. Nuk ka kanë sjellë asgjë të re gjithë këto vite. Kur u vjen edhe mosha nuk dinë as seç thonë. Pika rilindasit!!!
A do kemi njè historian (shkencètar) nè brezat qè do tè vijnè ?!!!
…si patrioti,njeriu i menqur e i paepur si Kristo Frashèri….?!!!
Une them se problemi i ngritur, eshte shume me i thjeshte se sa diskutohet ketu. Disa e thone hapur, drejteperdrejte. Disa nuk kane argumenta dhe therrasin ne ndihme terma te tilla si komunist, islamist, profesor i Enverit, etj.
Per mendimin tim, me siper, kemi 3 lloj komentuesish:
a. Me te shumtit jane ata qe ju dhimbset dhe e duan Atdheun, pra Shqiperine. Ketu hyn edhe i nderuari Prof. Kristo Frasheri. Mendimet e profesorit, te thena hapur dhe pa ekuivoke, jane ato qe i djegin me shume politikes greke. Une per vete, i shikoj greket si kombi me i rrezikshem nga te gjitha kombet e tjera qe na rrethojne.
b. Ne grupin e dyte renditen disa debila shqiptare, qe mbajne ison e Janulles ngaqe perfitojne te mira materiale prej tyre, si pensione ose pune ne Greqi (sigurisht te rendomta). Kur bisedon me ta, ata betohen se mbajne anen e te vertetes dhe nisen nga morali i tyre per drejtesi. Me kujtohet nje grua e gjore nga Permeti, ne nje interviste tek emisioni i Bashkimit (News 24). E zeza, kishte udhetuar gjithe naten per te ardhur nga Greqia e per te mbrojtur kishen ne Permet. Keta jane grupi me i pa vlere. Pikerisht keta, do te jene neser, viktimat e para te shovinizmit grek.
c. Ne grupin e trete, hyjne personat me te rrezikshem per kombin tone. Ata kane lidhje dhe udhehiqen direkt nga Janulla. Per fat te mire ata nuk jane shume. P.sh. vini re nga stili i tyre. I jejti person komenton me siper me disa pseudonime. Paguhen per kete pune. Puna e tyre lavderohet dhe shperblehet nga Janulla dhe lobet greke.
Ketyre njerezve nuk duhet ti leshojme terren. Kisha greke ka bere krime nga me mostruozet ndaj popullsise shqiptare. Paraardhesit e Janulles mallkuan dhe vrane Papa Kristo Negovanin, vetem pse predikoi shqip.
Profesor Kristo Frasheri ka edhe nje djale te mrekullueshem. Quhet Gjergj Frasheri dhe po ashtu si babai i tij, eshte historian i shquar.
Eeehhhhhhhh…..
ende vazhdojne epitetet, “komunist”, “islamik”, “enverist”, etj etj pislliqe te grekeve dhe “fetareve te flakte ortodokse” ketu ne forum..
nga e gjithe kjo mesele, askush nuk mori guximin te pranonte futjen jo te hundes, por te krejt turirit te qelbur te shtetit dhe kishes greke ne punet dhe ceshtjet shqiptare, askush nuk e pranon qe ketu nuk behet fjale per nje kishe, por per gjera dhe ceshtje me te medhaja.
ketu nuk behet fjale per nje kishe, e ka pronen aty apo nuk e ka, ka te drejte apo ka gabim, ketu behet fjale hapur dhe qarte per ndikimin e politikes dhe kishes shqiptare nga ana e Athines.
keta komentuesit qe etiketojne si islamik dhe komunist deri edhe te madhin Kristo Frasheri, ose jane te verber ose luajne rolin. ka mundesi te dyja bashke.
askush nuk guxon dhe nuk e merr mundimin te kapet me thelbin e ceshtjes, pra nenshtrimin me cdo kusht te kishes dhe politikes shqiptare nga ana e Athines, por mallengjehen dhe qurraviten me foto te vjetra kishash.
askush nuk flet gjys fjale per prifterinjte alla Bruce Lee te Janulles, qe bejne karate me policat, por e kane mendjen si te gjejne islamike nga te gjitha krahet.
keshtu qe eshte e kote te merresh me keta komentues qe kane marre persiper detyren e “shenjtorit” ne emer te Janulles, te ortodoksise, te.. ku di tjeter se cfare..!!
varu bolet, njerez te ngushte ne te gjitha kuptimet..!!
mos u pezmato,
ndjenja e komunikimit duhet te egzistoje derisa te marrim fryme.
E kemi per detyre te sqarojme me ato mundesi qe kemi se Janullatosi bashke me koleget e tij Musliman i kane vene vetes detyre te percrajne e Shqiperine.
Kristo Frasheri eshte figure e ndritur e historise ,Shqiptare.
Veglat greke te Anastasios Janullatos si dinak, si dredharak, si te djallezuar orvaten per te sulmuar te verteten pa asnje princip:
-duke ja hedhur fajin regjimit te enver hoxhes,
-duke ja hedhur fajin regjimit te sali berishes,
-duke ja hedhur fajin komunizmit,
-duke ja hedhur fajin demokracise,
-duke ja hedhur fajin shqiptareve ateist,
-duke ja hedhur fajin shqiptareve mysliman,
-duke ja hedhur fajin shqiptareve joortodoks,etj
Si te paskrupullt po perdorin çdo forme, çdo mjet, çdo presion, çdo akuze.
-Duke ja hedhur fajin Ortodoksve Shqiptar (nuk pelqejne te kene askend kundrra)
Greku i trembet me shume nje Ortodoksie te mirefillte Shqiptare sesa c’mund ti trembet Islamit Turk
Po Mesuesit dhe Rilindasit tane Shqiptar Ortodoks te Krishter qe u perpoqen,
per gjuhen shqipe, per mesimin shqip, per shkollat shqipe :
U Ndriçoftë Shpirti Përjetësisht!
PETRO NINI LUARASI,
PAPA LLAMBRO BALLAMACI,
PAPA KRISTO NEGOVANI,
AT STATH MELANI,
PANDELI SOTIRI,
NUÇI NAÇI,
DHASKAL TODHRI,
ANASTAS KULLURIOT ARVANITI,
ARISTIDH KOLA ARVANITI, etj
-KUSH I VRAU ?
-KUSH I HELMOI ?
-KUSH I MASAKROI ?
Nuk i azgjesoi ata as Komunizmi shqiptar, as Demokracia shqiptare !!
KUSH O GREK TE DJALLEZUAR ???
KUSH ???
Lerini emocionet dhe pyesni:
-Ne c’moshe e ka shkruar librin e pare Kristo?
-Sa e ka lene ndjenja antikombetare komuniste te shkruaje pa urrejtje?
Mos u merr me supozime ndjenjash te tua personale komuniste apo antikomuniste.
Lexoni gjthashtu qe te mesoni me teper librin e Profesor Muzafer Korkuti ZvKryetar i Akademise se Shencave aktualisht dhe Drejtor i Qendres se Studimeve albanologjike per vitet 1998-2005, mbi jeten dhe vepren e Profesorit te historise Kristo Frasheri.
Profesor K.Frasheri eshte legjenda e gjalle e historise sone.Figura te tilla rralle perseriten Ata e meritojne te jene te pavdekshem.
Zoti na ruajte hapni dosjet pastaj me thuaj se edhe ca mendje te ndritura deshte SHqiperia dhe rregullohej kishte plot Enveri dhe bukur e rregulloi Kisha e zbukuron Permeti e luleve