INTERVISTA/ Edi Rama: Si lexoja libra të ndaluar për Tiranën e viteve ’80

6 Shtator 2013, 10:44Politika TEMA

Kryeministri i ardshëm, Edi Rama, dha një intervistë pak ditë më parë për radion “France Inter”. Panorama sjell të zbardhur tekstin e kësaj interviste.

Shqipëria është vendi që ne na ka dhënë Nënë Terezën, Ismail Kadarenë, Inva Mulën etj., një ansambël të konsiderueshëm personalitetesh. Është një vend që ka vuajtur shumë gjatë shekullit XIX, por është një vend tmerrësisht i bukur, për t’u parë dhe vizituar, një vend i mrekullueshëm mesdhetar dhe ballkanik. Një vend që po hapet drejt lirisë, demokracisë dhe ku zgjedhjet e fundit ishin një lajm i mirë i përshëndetur nga Europa. Po asiston Shqipëria në një klimë hapjeje dhe lirie?

Është e vërtetë, zgjedhjet e fundit ishin shumë të rëndësishme jo vetëm për rezultatin, por për përmbajtjen demokratike të tyre. E gjithë Europa ka dashur që Shqipëria ta kalonte këtë provim dhe Shqipëria e kaloi me shumë dinjitet, gjë që krijoi një situatë shumë të favorshme në arenën ndërkombëtare për vendin. Por, sigurisht nga ana tjetër këto zgjedhje na kanë bërë shumë përgjegjës, pasi kemi marrë një fitore shumë të gjerë me 83 deputetë që na lejon të bëjmë dhe reforma që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Por, mbi të gjitha, me një mesazh të fortë të zgjedhësve që nuk donin vetëm ndryshimin e pushtetit nga e djathta në të majtë, por një ndryshim të thellë të vendit.

Vendi ka qenë qeverisur nga Sali Berisha, nga një parti e cilësuar e djathtë. Zgjedhjet e shkuara kanë pasur kritika të ashpra, për shkak të tyre ka pasur dhe disa të vrarë. Fitorja që ju keni arritur do ta vendosë vendin në një qetësi politike. Ju keni thënë se nuk do t’i njihni shumë merita sepse është kundërshtari juaj, por keni thënë se do të jetë historia që do ta vlerësojë…në këtë mënyrë po e ndriçoni?

Në fakt është e para herë në politikën shqiptare dhe unë jam shumë i kënaqur që pata rastin ta bëj këtë, duke e falënderuar për çdo gjë të mirë, që ndoshta do të jetë historia që do t’ia njohë me objektivitetin që unë flas. Sepse jetojmë në një periudhë shumë të vështirë të konfliktit politik. Ne duhet të rindërtojmë dialogun mbi këtë klimë dhe nga ana tjetër, ne duhet të njohim humbjen dhe të urojmë fituesit. Në fund, dua të them se është një fitore që ne na bën shumë përgjegjës, duke pasur në anën tjetër një pritshmëri shumë të madhe nga ana e votuesve ndaj nesh. Duhet të jemi në lartësinë e duhur, nuk është e lehtë.

Pas 45 vitesh regjim komunist paranojak dhe pas daljes nga komunizmi, në këto 20 vite demokraci ka një progres ekonomik, jeta në Shqipëri është më e lehtë, por institucionet demokratike janë shumë të brishta…

Diferenca mes së shkuarës dhe të tanishmes, duke e krahasuar edhe me popujt e tjerë, si çekët, polakët, hungarezët, ku komunizmi ishte një aksident që i ndërpreu atyre në mënyrë brutale dritën për një periudhë, komunizmi në Shqipëri gjeti një terren mjaft pjellor të patriarkalizmit dhe të mungesës së traditës demokratike. Aty mund të gjejmë dhe shpejtësinë me të cilën të tjerët janë larguar nga e shkuara e tyre, ndërsa te ne kjo vonesë vjen për shkak të mungesës së traditës demokratike, të mungesës së një tradite të një shteti të vërtetë dhe na është dashur ta ndërtojmë nga fillimi, dhe kjo s’është e lehtë.

Ju keni pasur edhe korrupsion, edhe fenomene klanore…

Kjo ka ardhur nga mungesa e institucioneve dhe strukturave efikase të një shteti që duhet të jetë në shërbim të qytetarit.

Si mund të bashkëjetonte me regjimin komunist një 18-vjeçar si Edi Rama në Tiranën e para viteve ’90?

Besoj se bota e artit dhe e pikturës ka qenë mënyra më e mirë për të kuptuar mungesën e lirisë. Sepse jetoja në një vend kur e gjithë kultura dhe arti i shekullit XX ishte e ndaluar, dhe kishim një botë paralele të librave të ndaluar…

Ju nuk e dinit se kishte një Pikaso?

Jo, ne e dinim këtë, por na duhej ta gjenim në errësirat e lidhjeve të ndaluara. Kjo na e bënte jetën edhe më tërheqëse, por dhe të rrezikshme, pasi mund të të përjashtonin nga shkolla.

Shokët ishin të infiltruar te ju?

Shoqëria ishte shumë selektive, por unë kisha një rreth miqsh me të cilët përkthenim. P.sh. unë kam mësuar frëngjishten pa një mësues, por vetëm duke lexuar librat e ndaluar, impresionizmin, post-impresionizmin e kështu me radhë.

Ju keni hyrë në politikë pas viteve ’90, jeni një artist që merreni me politikë. Keni qenë ministër i Kulturës e më pas kryetar bashkie. Çfarë ndodhi me Tiranën tuaj?

Hyra në politikë me të njëjtën mënyrë siç kanë hyrë të gjithë intelektualët e Europës Lindore, artistët, shkrimtarët etj. E pashë politikën si hapësirë të lirisë. Doja ta jetoja lirinë dhe liria më çoi dhe në Francë dhe u ktheva në Shqipëri krejt rastësisht pas tre vjetësh. U bëra ministër i Kulturës pas funeralit të babait tim, ditën që e përcillja për në banesën e fundit. Ishte një situatë surreale, si një episod të pastër ballkanik që e gjen në vendin tim. Pas dy vjetësh si ministër Kulture u zgjodha kryetar i Bashkisë së Tiranë, i pavarur, por i mbikëqyrur nga Partia Socialiste. Unë munda të bëj disa gjëra që ndryshuan kryeqytetin.

Nuk kishin një plan urbanistik, trashëguat kudo ndërtime të modelit sovjetik dhe kinez dhe ishte një situatë e mjerueshme e deri si një bordello…

Flasim për një vend të virgjër dhe të pazhvilluar, por dhe të bukur, sepse gjatë kohës së komunizmit e gjithë kjo bukuri ishte një gjë që njerëzit nuk e vlerësonin dot për shkak se njerëzit ishin krejtësisht të privuar nga pasja dhe zhvillimi i pronës private. Liria u perceptua si mundësia e afirmimit të individualitetit njerëzor dhe për t’iu kthyer natyrës si një pasuri të armikut, që ishte shteti komunist. Çdokush përvetësonte pronën publike, pas viteve ‘90 ka pasur një lëvizje demografike të pabesueshme dhe për 10 vjet kryeqyteti ishte kthyer në një bordello të pabesueshme, në një treg të madh oriental ku kishte një kaos total. Na u desh të bënim një aksion total për të liruar hapësirat publike, për të rifituar parqet. Filluam me ngjyrat, duke lyer pallatet.

Jeta nisi të bëhet e bukur në Tiranë?

Në tri vitet e para filluam të rilindim shpresën te qytetarët për të parë një jetë publike në Shqipëri, sepse të gjithë deri atëherë kishin bërë gjithçka për hapësirën e tyre private, por ishin izoluar nga njëri-tjetri. Që do të thotë kishim shtëpi më të gjera, kishim prona private, por s’kishim më jetën publike. Rikrijimi i hapësirave publike ishte ajo që unë doja të bëja në mbështetje dhe respekt të njerëzve.

Pas 15 vjetësh në politikë dhe 10 vjetësh në krye të Bashkisë së Tiranës, ju jeni zgjedhur Kryeministër. Cili është programi juaj?

Ne kemi bërë një program që synon të ndryshojë natyrën e konfliktit politik, pa konflikt personal dhe baltosje të njëri-tjetrit, pasi në komunizëm kishim kulturën e refuzimit të tjetrit dhe të gjetjes së armikut të brendshëm, siç thuhej. Parë në këtë këndvështrim, unë mendoj se opozita gjithmonë ka vuajtur nga mungesa e respektit dhe mungesa që të dëgjohen. Programi ynë i quajtur Rilindja Shqiptare kërkon të kalojë mesazhin e ndryshimit, duke nisur nga nevoja e një shteti që respekton dhe mbështet qytetarin e tij. Ne duam të ndryshojmë modelin e zhvillimit, pasi modeli aktual është i bazuar mbi spekulimin, ndërtimin kudo, remitancat e emigrantëve në Itali dhe Greqi, klientelizmin etj. Duam të ndërtojmë modelin e prodhimit të punësimit, sepse vendi ka një papunësi dramatike, një model zhvillimi të fshatit dhe të turizmit.

Ju tani jeni Kryeministër i Shqipërisë. Kam lexuar se keni thënë se ju merreni me politikë pasi politika bën pjesë tek aksioni dhe aksioni i tejkalon kufijtë e vdekjes. Mendoni në të njëjtën mënyrë edhe tani?

Unë mendoj se ka një lidhje mes vdekjes dhe politikës, dhe mendoj se ka një lidhje mes një njeriu që merret me politikë dhe vdekjes. Sepse në fund, qoftë një frikë permanente, qoftë një vullnet për të tejkaluar vdekjen, kjo e shtyn politikanin drejt totalitarizmit dhe diktaturës.

29 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama: Si lexoja libra të ndaluar për Tiranën e viteve ’80”

  1. Kurbetliu says:

    Te gjithe kane lexuar libra te ndaluar ne ate periudhe, mos na nxirr mallin e atij qe sapo perzume.
    Sa per zgjedhjet duhet te pranosh se ato u fituan nga alaeanca me Meten per te cilen ke merite, po me çfare kosto? Kjo mbetet per tu pare.
    PS nuk i ka votat e duhra per te qeverisur e vetme, te shohim se çdo te mund te besh me “duart e lidhura” nga “kryespecialisti” Meta

    1. jakob says:

      Cja fut pordhes kot fare ky, “Si lexoja libra të ndaluar”
      ku keni pasur ndalim lirie ju z edvin, ju keni qene i
      nje nga te privilegjuarit e rregjimit sic ka qene edhe
      berisha dhe babai yt kristaqi.

      Keto perradha tergojani rinise se freshi-t se ato mund tju
      besojne, ata qe te njohin e dine mire se sa liri veprimi
      ka pasur famlja jote ne kohen e komunismit.

      Keni mesur shume gjate ketyre 8 viteve opozite nga i
      ashtequajturi kundershtari yt politik (berisha), akoma
      pa marre betimin me parlament keni filluar te flisni
      dhe vetem te flisni sic bente berisha me mledhjet e qeverrise.
      te njejta me ngjajne keto sfumatura politike me fotografi
      te porositura nga ju ne te ashtequajtura mbledhje qeverrie.

      Merrni pozicionin qe ju ka besuar populli dhe mbani premtimet
      per te nzjerre vendin nga katastrofa dhe lerini budallalleqet
      me rreklamat qe na shisni, se populli nuk ngopet me fjale, por
      me buke, se buka mungon ne tryezat e familjeve shqiptare.

      Me ket nisje qe ke bere jep pak shprese, por duke mos
      pasur alternative tjeter, do ti pranojme brrockullat e tua
      qe na tregon qe paskash qene edhe i persekutuar tani dhe
      na del edhe si nje anti-komunist hahahahah mjaft me kaq
      se me vjen per te qeshur.

      1. akademiku says:

        @Jakob;
        wooou sa i zgjuar mo burri i dheut!!!
        Fillove te kritikosh dhe te aludosh kur dikush nuk ka marre akoma celesat dhe mbledhjet i ben neper salla hotelesh!

        meqe ra fjala, te pakten Ky i gjati flet shume mire Shqip. Se po kthejme mbrapsh punen e shume gjuhetareve, duke deformuar gjuhen tone.
        keshille falas: shkruhet perralla me “ll” dhe jo me peradha “dh”!

        1. Nje shok i vjeter i Eneas... says:

          E nga e more vesh ti qe ne kete interviste Ed Rama foli shume bukur shqipen, o Akademik?!

          Intervista eshte dhene ne frengjisht, dhe s’ma do mendja qe e ka perkthyer vete Edi!

          Harruat ju sa e donit shokun Enver?!

          Ai linte dritene zyres ndezur, qe ju te besonit se ai ishte duke punuar per ju…

          http://www.gazetatema.net/web/2013/09/06/intervista-edi-rama-si-lexoja-libra-te-ndaluar-per-tiranen-e-viteve-80/

    2. ALpini says:

      Jane me dhjetra librat e “verdhe” qe mund te kem lexuar.
      Nje i tille qe na binte ne dore e lexonim dhe ju a jipnim shoqerise ta lexonte.Ka patur shume raste qe i lexonim ne kohe rekord qe te kishim mundesi tja jipnim edhe te tjerevet.Shumica e librave mbaj mend se ishin shtypyr ne shtypshkronjen -LUARASI-.
      Edi Rama te na tregoj per poezite ne ciklin-Ina Ina hiqi breket-poezi qe frymezoheshin nga bunkeret e Enverit ku ai shkarraviste perversitetin e tij.

  2. plaku says:

    Me vjen keq por pas leximit te kesaj interviste, dhe sidomos pasaxhi ifundit fare me konfirmojne bindjen time se Edi beri gabim qe u morr me politike. Kujtoj ketu Havelin e Cekise. Nje publicist i madh i cili per mua beri gabimin qe pranoi te behet president i cekise. Bota ka me mijra presidenta por kishte vetem nje Havel. Ne se Haveli nuk do ishte bere president, bota do te kishte si pasuri te saj ndonje veper tjeter te ketij publicisti te madh.

    E njejta gje me Edin. Edi zgjodhi, eshte e drejta e tij, qe te futet ne boten e kompromisit Politik, intrigave politike, te diskutoje dhe punoje me njerez medioker, te pa afte, hileqare, sidomos servile. Mos eshte ky nje cmim i larte. Ai do te harxhoje shume kohe, ne vend qe ti linte popullit tone shkrime te forta publicistike. E kuptoj se Edi e ben kete se do popullin e tij. Une mendoj se Mero Baze eshte me shume vet vetja sepse nuk perzihet me intrigat dhe kompromiset qe eshte i detyruar te jetoje nje politikan. Kanzelari gjerman Schmidt thote se nje politikan i mire nuk duhet ti thote gjithmone te verteten qe ai di, popullit te vet. Kur ti flet si kryeminister ti nuk lejohet te flasesh si Edi Rama vete. Keto jane rregullat e lojes. Shume gjera thuhen me nje Qind kuptime dhe nenkuptime.E pse duhet bere e gjitha kjo ?

    Pershendetje

  3. PIKTORI says:

    PO ,po . Trimeri te madhe keni bere. Gjithe bllikmenet kane pas lexu libra te ndaluar pa patur frike,te tjeret duhet te ruheshin mire nga soji juaj.

    1. lom deliu says:

      kete Desha te nenvizoja dhe une. Tya or Edush nuk te arestonte njeri si u arestuan shume te tjere sepse ishe I mbrojtur , shume shume do te keshillonin.
      Shume te tjere lexonin dhe rezikonin, te tjere u arestuan, nje shembull Gjergj Peçi qe u denua me 10 VITE.

  4. gomisti says:

    vazhdoni ti meshoni kompleksit tuaj te vdekjes. mire qe e pranoni qe keni tendenca diktatoriale

    jo detyrimisht eshte negative

    1. adi says:

      Te gjithe e kane ate kompleks. Disa nuk jane aq te vetedijshem dhe e jetojne jete instiktivisht. Keta jane me fatlumet, por edhe me te paditurit. Nga keta ka shume shoqeria dhe rrjedhimisht dhe politika jone. Une mendoj se eshte fat qe Kryeministri i ri i Shqiperise eshte i vetedijshem qe lumturine nuk ta sjell kenaqja e instikteve dhe rendja mbas pasurise, po puna me pasjon dhe ndryshimi estetik qe ajo sjell ne boten e jashtme.

      1. plaku says:

        adi,
        Une personalisht mendoj se, vdekja eshte nje zgjidhje e mrekullueshme qe ka dhene natyra. Vjehra ime eshte mbi 94 vjec, nuk mban mend gje, ka harruar te lexoje, nuk njef njeri, nuk mbahet paster dhe shpesh i lutet zotit qe te vija dhe ta marre.

        Ne kohen e diktatures, kam lexuar nje tregim te Gorkit ( besoj ) ku ai spjegon se, si zoti kishte denuar nje njeri qe, kishte bere shume krime, qe te mos vdiste kurre.Mendo per nje moment ne se nuk do kishte vdekje. Globi nuk do ishte i mjaftueshem te siguronte lendet e para, energjine dhe ushqimin per te gjithe. Dikush ka shkruar se, ne kete rast njerezit do hanin njeri tjetrin.

        Pershendetje

  5. Malo says:

    Tani filloni edhe ju si Saliu me lopen dhe kalin dhe lume ne qe te votuam. Leri pallavrat per te keqen qe te ka sjelle komunizmi qe ne fakt ska qene i deklarua ne Shqiperi asnjehere, por mendo si di veprosh per te rregulluar gjendjen ekoniomike te shqiptareve. Me te rena te gjoksit ky popull eshte lodhur. Lena te mbajme mend vetem Sali Toptanin dhe sduam te kujtojme asnje tjeter. Po na mori malli shohim Parlamentin dhe boll. Analizat e te shkuares mbarojne me marrjen e drejtimit te qeverise. Tani beni realitet ato qe ke premtuar pa mburrjen karakteristike qe kemi ne. Dhe ne fund populli eshte ne gjendje te te çmoje ose jo.

  6. e besoj qe ka lexuar libra te ndaluar me meshkuj lakuriq ne vitet 80
    ky gjak i ndyre i pa karakter,cun i llastuar kriminelesh bllokmen(BQ)

  7. Rudina says:

    Edi, i biri i Kristaq Rames se kupoles komuniste te Enver Hoxhes, ka patur libra te ndaluar?! C’na gajase se qeshuri. Ju benit dhe orgji me keto libra e vepra arti.

  8. Maleshovisti says:

    Ed Rames nuk i intersone parate. Pushtet ka patur sa te duash duke qene kryetar i Ps dhe kryebashkiak i Tiranes. Nuk ka farefis per te rregulluar ne pune, per ti dhene koncesione, nuk ka niper e mbesa qe ta bezdisin dhe te menduar per ta duke shfrytezuar postin. Ed Rama ka per te hyre ne histori si burre shteti, sepse vetem ai ka per ta ndryshuar Shqiperine, sic beri me Tiranen.

    1. Fate Kumari says:

      O Maleshoviste po thuaj te shkreten qe hejbet i ka plote e per plote i mbushi (nga korrupsioni ne Bashki)edhe tani nuk ja ndjene fare tani do te beje rolin e te ndershmit e te fortit.Pika mu ne bythe ty e atije bashke,nuk behet shqiperia me skizofrene e torallake,ai do eksperimentoje mbi korizin tone dhe ne funde nje vere ne uje do te beje,figure ma e dyshimte dhe me te erret se Edvini nuk ka e as ka per te patur.Ishte ndryshe me Sali halene e dinim qe kishte qene dhe ishe komunist,sekretar partije spiun servil i bllokmenve,e te terat,psikopat e te gjitha te ligat hajdut e cfare te te theme,ndersa kete tjetrin nuk ke ku ta kapesh per poshterisite…i zi fare.

  9. bullaromari says:

    Mos e përziej Saliun me Toptanasit ,që janë tiranas autoktonë ,se është diçka krejt tjetër.

  10. Liridon says:

    Interesant,udheheqesit shqiptare te ketyreve 80 vjeteve te fundit,si gjuhe te pare te mesuar kane frengjishten,kane stdudiuar,apo specializuar apo migruar ne France.Dihet kujdesi qe ka Franca ne shume zona te ndryshme te botes se kush do te drejtoje pas ndryshimit te regjimeve.

  11. Roland says:

    Sipas studimeve te mirefillta filozofike qe njeh qytetrimi perendimor qe nga Greqia e lashte,qytetrimi romak e deri ne studimet e vona jane evidentuar se ne jeten e njeriut ka dy momente decizive qe percaktojne edhe vete permbajtjen e kuptimit te jetes,qofte si nocion,qofte si eksperience jetesore.Se pari eshte pasioni i dashurise i njohur si “erosi” dhe e dyta vdekja,kjo fantazem me kose ne dore qe vjen atehere kur nuk e pret dhe pa pike meshire korr jete njerzish dhe kryesisht atyre njerzve qe e kane frike ate,perkunder njerzve te tjere qe nuk i friksohen nuk i ka dhe aq “per zemer”.Kjo do te thote se njeriu kjo krijese sa hyjnore aq edhe cuditshme nese arrin ti njohe ne thellesi keto dy nocione ai ka kuptuar thelbin e jetes qe do te thote se eshte gjalle dhe njekohesisht edhe jo gjalle.Ketu vertitet gjithe historia,gjalle dhe me nder,ose gjalle e per seri.

  12. shqipetaret e vertete says:

    Edi.kushdo mund te merret me politike kush e do vendin dhe popullin e vet.Sali fashisti nuk e do shqiperine dhe popullin e tij.grupi fashist i sali berishes duhet te vihet para drejtesise.Bej reformen e drejtesise te paren.te gjitha hallkat e drejtesise te zgjidhen nga populli ne cdo 4 vjet.Shkruani ligjin per korrupsionin.Cdo lloj korrupsioni te denohet me 60 vjet burg deri me pushkatim dhe te mos kete falje.Kjo duhet bere per te ardhmen e shqipetareve te shumevuajtur.

  13. mirel says:

    Ok Ok, e morem vesh, dhe ti si Jamarber Malltezi qe zinte rradhen per te blere djathe qe ishte me pakice..

  14. krenari says:

    po ky filloi prap me peralla histori si saliu pa u ulur akoma ne karrike do na tregoj si ishte i vogel ne cerdhe cfar hante c far pinte dhe ku e bente plazhin filloi dhe ky me peralla ,njerizt presin pune, reforma arsimim, luften kunder korrupsionit qe eshte futur ne cdo qeliz te ketij vendi ,institucionet e shtetit qe jane totalisht private dhe sillen si te tilla dhe bejne dhe pastrim leku sikur te jen privat me privatizimet edhe koncesionet ,vjedhjet , administrad e tij fryre e ngopur me njerez qe s bejne asgje keto shiko ti jo perrralla nga e kaluara si ka qen komunizmi si ska qern ate e dine vet njerzit qe kane jetuar ne ate kohe . sje ti ketu per te na treguar perralla se tani je kryeminister dhe ne tv mos dil gjith kohes se behesh i besdisur si sala qe diilte 24 ore ne dite dhe thonin njerizt hap dollapin shiko salen hap tv shiko salen bobobob edhe per ty keshtu do thone pastaj hap tv shiko edin hap dolapin shiko edin bobobobobo ta hedhim poshte tv se na u shpif. ki shume kujdes me keto gjera qe njerzit te te vlersojne

  15. muzapopullore says:

    Trim i cartur paske qene Edvin ! Kete se paskemi ditur dhe mire qe e mesuam tani se e kishim te paqarte se kush e rrezoi komunizmin ne Shqiperi. Sikur te mos i kishe e lexuar ato libra ” te ndaluar” (qoftelarg) me siguri do vazhdonim te lengonim nen komunizem. E cuditshme eshte se edhe Per Sali Pinokun keshtu shkruanin ne fillim…lexon shume..mban mend shume….

  16. prof.doc.idiot.ramy says:

    Fillii dhe ky si sala

  17. prof.doc.idiot.ramy says:

    Pyetjet drejtoheshin nga nje nheri tendecioz ose tejet injoeant. Nje nheri qe nuk si se cndidh perreth. Njeri qe I duket e erret cdo gje perreth. Nje njeri me tru te shplare.
    Thjesht injorant

  18. prof.doc.idiot.ramy says:

    Altini plaku cam. Kam vene re nga komentet e tij qe eshte nje felliqesire e perkedhelur e atij sistemi dhe qe tani eshte kthyer ne nje disident.
    Pervers I ndyre

  19. emigrantja says:

    Sa nivel i ulet komentesh dhe komentuesish.Kur s’dini me fol mbylleni fare gojen .Disa i kan vu vehtes qellim vec me fol po se c’thone as vete se kuptojne.Te jesh dyshues per cdo gje e per cdo njeri s’eshte normale po shiko vehten ,kontrollo shendetin sa pa rene akoma ne depresion te thelle se pastaj zor se del dot. Sa per Edin Kryeminister , rri shtrember e fol drejt: ka vizion europjan,guxon per ate qe eshte i bindur, e ben pa pyetur per koston, eshte i besueshem ,eshte trim e nuk i trembet ca gam gameve te njerezve te vegjel e servile. Po t’ja leme kohes ne vazhdim se eshte gjykatesi me i drejte.

  20. zarari says:

    Me Siguri Qe Ka Lexuar Shpesh “PIRATI BEHET PAPE”!!!

  21. georges says:

    Nuk eshte ndonje gje e madhe, paske lexuar libra te ndalur e ce pastaj! Athere te gjithe lexonin libra te ndaluar, mesonin gjuhe te huaja, pasi ishte edhe kondite per titujt shkencore (dhe tekstet ishin franceze apo angleze) dhe per specializim ne perendim. Zoti. Rama mos na trego gjera pa interes publik.per ne ka rendesi c’fare do besh tani! Valle do ti kethesh te drejten e mohuar per mbi 60 vjet pronarit legjitim apo edhe ti hodhe shashka, ky eshte libri i ndaluar qe duam te lexojme ne nga ty Zoti Kryeminister!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje