Drejtori i Policisë së Serbisë takohet fshehtas në tualet me bosin e mafies shqiptare

18 Shtator 2013, 18:39Rajoni TEMA

E përditshmja serbe “Kurir” shkruan se drejtori i Policisë së Serbisë, Milorad Veloviç, është takuar fshehtas në banjën e një hoteli me kreun e mafies shqiptare, Qazim Feliks Osmani.

E përditshmja shkruan se takimi ka ndodhur më 15 shtator në hotelin “Zira” në Beograd.

Ata kanë biseduar aty për rreth 13 minuta.

Kryepolici ishte në hotel për një dasmë, kurse Osmani kishte marrë me qira një dhomë.

Pasi shkëmbyen shikime tre herë në tarracën e hotelit, ata zbritën në tualet dhe u takuan fshehtas.

Qasim Osmani, me origjinë nga Gjakova, jeton prej vitesh në Hamburg, ku ka një firmë me shumë fitime.

Mediat gjermane thonë se ai drejton një klan të fuqishëm të trafikut të drogës.

Më herët mediat serbe e kanë lidhur emrin e Qazimit me disa emra të njohur të skenës serbe si Ceca./ep

18 komente në “Drejtori i Policisë së Serbisë takohet fshehtas në tualet me bosin e mafies shqiptare”

  1. O sa mire me qen shqiptar, o le le le says:

    Cfare te keqe ka? Po sikur te jene te dy me prirje homoseksuale? Dihet qe banjot publike sherbejne edhe per takime rastesore seksuale. Pasi u pane nje here, 2, 3, hopa u lindi shkendija e dashurise dhe u perfshine ne nje marredhenie te nxehte aty mes sh..rres. Apo jo? Te jete pune droge valle? Beh, mua me duket me teper si nje marredhenie dashurie. Te beje edhe ndonje film ai Kusturica per kete subjekt. Po kush ishte hamshori dhe kush dylberi? Hajde bejme nje ankete. Ha ha ha.

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Pak me respekt per vellezrit Osmani.
      Fillimet e tyre jan disi te pashpjegueshme por tani ne Gjermani ato kan Bizneset e tyre te rregullta.
      Mos bini preh e lajmeve qe perhapin mediat serbe.
      Jane vellezer te zgjuar qe kane ditun te bejne fitime te medha.
      Kane shume restorante,Hotele dhe imobile ne Hamburg,Ceki,Kroaci.
      Duhet te jemi krenar per Familje shqiptare Osmani

  2. enea says:

    Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti qe ne Gjermani e lene kete tipin te lulezoje.

    1. sync says:

      Kam frike enea se lulezimi i ketyre tipave, varet shume nga skenari i frikshem qe fshihet mbas ketij takimi

  3. georges says:

    Keto jane perralla me mbret! Ka shtet kriminal, dhe nepunes shteti apo qeveritare te korruptuar qe krijojne veprime te jashteligjeshme qe mbulohen me emrin mafie!

  4. sync says:

    Faqja e dyfishte e nje konflikti gjakatar ,kush qan akoma per ata qe nuk jane ,dhe pjesa tjeter qe nuk ka humbur kohe keto 13 vite ti kthehet miqesise se dikurshme per hir te fitimit

    1. andi says:

      Jo more zoterij, UDB a ka rrenje te thella tek shqiptaret, mune edhe te jene thjesht miq por si zor nje krye polic me nje mafjoz te lene takim ne banje pa nje shkak me rendesi per seicilin. Po te ishin thjesjt miq do takoheshin ne ambjente te hapura te hotelit. Po kur takohesh ne banje te shkon mendja se njifen prej shume kohesh dhe i kane te percaktume takimet me program. Sigurisht polici i sherben vendit te tij.

  5. berati-KOSOVE-germony says:

    Une nuk ju besoj mediave ne serbi qofshin atu te shkruar apo dhe elkronike pasi qe dihet mire se ne serbi nuk ka media te pavarura dhe qeveria serbe ka ndikim ne to per mos me than qe ivica daqiq ne ni far forme esht edhe kryeredaktor i tyre…

  6. demokrat says:

    Cdo shqiptar i pasur o eshte mafioz o eshte kriminel? Shqiptaret nuk e kane te drejten per te qene te pasur pasi duhet te jene vetem argate. Nuk kam info per per personin ne fjale por marr shkas nga fushata per denigrimin e Pacollit nga shtypi serb.Drejtesise dhe policise gjermane nuk i shpeton miza jo me nje vellazeri qe sipas sebreve bekan namin ne mes te Hamburgut.

    1. Balzac says:

      @demokrat,
      Feliksi si e quajne eshte nje personazh shume i fuqishem madje mund te them nje institucion.Nuk ka me
      me te pushtetshem por eshte modest dhe qendron ne hije.

  7. Nik/Vlore says:

    Mund te kene folur dhe per droge.Denimi me I madh duhet te jete per pushtetarin serb,jo per shqiptarin.Se ai ne fund te fundit nuk ka bere betim dhe po merret me droge si gjithe kriminelet e tjere.Nuk paguhet nga taksapaguesit…

  8. KASAPI says:

    tema e ka perpunuar kete lajm po te lexoni gazetat serbe blic, danas, novosti askush nuk e komenton si mafioz por biznesmen nuk kuptoj pse ky mllef nga tema serbet nuk habiten pse e ka takur por nga menyra e takimit (fshehurazi)

    1. Pelasgian says:

      ne fakt tema e ka marr fiks ashtu sic eshte tek gazeta Kurir dhe ktu siper e ke te shkrujtme ….nuk po flet per gazetat qe permende ti dhe po te shkosh tek Kurir gjen pikerisht te njejtin imazh ….plus ke dhe nje tjeter ku paraqitet Veljovic me nje flamur te madh shqiptar dhe nje rrumbullak aty siper me koken e Osmanit .

  9. John says:

    Felix-i, ose Qazim Osmani eshte nje legjende ne Gjermani!!! Vellezerit Osmani cmohet te kene ne Gjermani nje pasuri rreth 500 milion Euro, burimi eshte BKA gjermane (tip FBI e Gjermanise). Eshte i njohur me emrin “DER PATE” ose kumbari, kane shkruar gazetat dhe jane bere dokumentare per familjen Osmani ne Gjermani. Nga te paktet qe policia gjermane nuk i ka futur dot ne ktheter! Merret me veprimtari kriminale por eshte nje individ i jashtezakonshem! Me ate lloj pasurie dhe me lidhjet qe ka, nuk ka takuar vetem drejtorin e policise serbe, po edhe njerez shume me te fuqishem! Tip njeriu qe nuk e di a duhet ta urresh apo admirosh!

  10. besi says:

    John. Shum e vertet osmanet duhet te admirohen jan Shqiptare qe kan qare te gjitha koridoret e Evropes 20,vite te gjitha mediat e gjermanis e kan pase te ndalur te shkruajn per osmanet ate qe nuk e ka arrite askushe ne evrope, Osmanet pa pik dyshimi jan shqiptaret me te pasur ne bote pasuria e tyre vetem ne gjermani llogaritet mbi 500 milion euro ndersa vetem ne kroaci kan kater nga hotelet me te bukura ne ket vende, osmanet kan lidhje me gjithe presidentet dhe kryeministrat e vendeve te ballkanit.

  11. besi says:

    Takimi i Qazes me krye policin e serbis tregon ate se si krye polici i serbis ju sherben shqiptarve e jo e kunderta se qaza esht miliarder dhe e kunderta nuk ka llogjike. Qazes dhe osmanve ju kan sherbyer dhe ju sherbejn shum burshtetas te vendeve te ballkanit pra nuk kemi te bejm ketu me nje shpiun te shkaut por me nje shka qe punon dhe i sherben nje Shqiptari te fuqishem si Qaza.

    Prandaj shum komentus ketu ja fusin kote pa e dite se kush jan osmanet.

  12. Albin O says:

    per qka oshte takuar me shefin e policis serbe,vetem me dhane informata kunder Kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje