Në vend të këtij lokali të ngritur te Ura e Dajlanit, pronari i tij kishte marrë leje shfrytëzimi nga bashkia e Durrësit për ngritjen e një mjedisi për tregtimin e bimëve dekorative.
Por vit pas viti, destinacioni ka ndryshuar vazhdimisht dhe deri në mëngjes kishim një kompleks të madh hotelerie dhe turizmi, që tashmë është shkatërruar, raporton Vizion Plus.
Punonjësit e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Durrës ndërmorën këtë aksion në vijim të disa të tillave të ditëve të fundit në këtë zonë. Aksioni i ndërtimorëve nuk ka hasur kundërshtimin e pronarëve të këtij kompleksi tashmë të rrafshuar.
Por një tjetër pronar i një ndërtimi pa leje, e ka pranuar vendimin për prishje edhe pse ndërtesa ishte në proces legalizimi.
Ndërtimet e prishura kishin zaptuar gjithë hapësirën publike në zonën e njohur si Ura e Dajlanit, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të merret vendimi edhe për shembjen e ndërtimeve pa leje që janë bërë në lulishtet pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe hyrjes së Durrësit.
Ndërkohë njësitë vendore kanë kundërshtuar fuqinë që vendimi i Këshillit të Ministrave i ka dhënë Inspektoratit Qendror Urbanistik Kombëtar.
Në një tryezë me përfaqësues të bashkive dhe komunave, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Territorit, Eglantina Gjermeni është detyruar t’i premtojë pushtetit lokal se ndërhyrjet nga ana e inspektoratit qendror për prishjen e ndërtimeve me ose pa leje në rastet kur INUK konstaton shkelje, do të bëhen në bashkëpunim me drejtuesit vendorë.
Ndërkaq ribërja e ligjit për planifikimin e territorit për disa përfaqësues të pushtetit lokal mund të sjellë një vonesa të tjera në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.
Mbledhja është shoqëruar me debate sa i përket edhe pjesës se a do të anulohen planet urbanistike vendore që tashmë janë miratuar në KKT me nisjen e hartimit të planit të përgjithshëm kombëtar.
Ju prishet pazaret vendoreve more, c’beni keshtu mor te cmendur te Rilindjes ?
Te gjitha ndertimet pa leje dhe ato me leje duhet te rishikohen aty ku jane cenuar hapesirat publike,sepse ka shume kryetar bashkish qe ju duket vetja sikur jane Agallare e Bejlere dhe bejne cte duan,thua valle se jua ka lene baba si prone te tyre
Nuk e di gjendjen e nderteses apo lejes, por mund te them qe ajo prishje aty behet ne sherbim te pallateve te Dulakut qe ka ngritur aty ngjitur ne nje zone te kufizuar. Aksioni nuk mbetet vetem tek kjo ndertese. Jo rastesisht e dha Vizioni lajmin ?
Aaa sa i trash je mer popull e ha sallamin direkt sa ta ofrojne ?
Dulaku i ka pallatet te plepat dhe jo te ura e Dajlanit.
TE SHKOJNE EDHE NE LEZHE KU DREJTON BASHKINE Z.V.TUSHA TEK RRUGA E KALLMETIT SEPSE EDHE ATY JANE BLLOKUAR RRUGET DHE ESHTE BERE PALESTINE E DYTE LEZHA.
Kur do te prishen ndertimet ne mes te pallateve qe shemtojne qytetet tona dhe pengojne levizjen e njerzve dhe mjeteve?
Po prishet e vetmja kinema moderne Mileniumi” ne Qytetin e Elbasanit per te ndertuar nji pallat shumekatesh..Sa turp qe Bashkia e kyetari I saj Qazim Sejdini nuk dijten ta mbrojne kete institucion te rendesishem kulturor, kete pasuri te popullit te Elbasanit e cila tani I jepet njerzve te Velacit,krykuislingut te Shqiperise.Kjo kinema u nderua nga shteti ,pse nuk I dhane kompesim ish pronarit .Ne ate kinema meshirohet djersa e mundi I gjithe qytetareve elbasanas.Qeveria duhet te ndehyje per kete veprim shkatarrues e rrenues ne dem te kultures se popullit.I gjithe qyteti shfryn e mallkon me urrejtje kete marrezi qe e pregatiten hileqaret dhe e realizuan sic deshen..As media nuk po shkruan ,ne po cuditemi!!!! Kinema
o zoti kinema,ajo qe flet ishte e verlacve,d.m.th. prone private qe shteti ia konfiskoj pa drejte dhe mbi ate ndertoj objekt tjeter ,se ç’ben privati me pronen e vet brenda ligjeve te shtetit ai nuk duhet ti japi llogari kujt,shteti ka detyrimin ti kthej pronen,vetem ne rastin kur shteti shteti e konsideron te shenjte pronen private mund te behemi shtet perndryshe shtet prher jemi dhe keshtu do mbetemi perderisa ka njerez si ty qe e konsideron verlacin pse ishte kuislin dhe duhet mos t’ja japim pronen,ka ikur koha e gjyqeve partizane or palle
Perpara ligjit te gjithe pergjegjesit e parandalimit te ndertimeve pa leje.
Sekuestrim i pasurive.
Prishje,atje ku eshte teper e domosdoshme.
po ky kryeministri i gjate sikur premtovi legalizime falas mir tja u beje tja u leroje se vet e votuan
Vazhdoni punen pa asnje hezitim….
PER MENDIMIN TIM DUHET TU HIQET E DREJTA VENDORVE TE JAPIN LEJE NDERTIMI ,SE E KAN KTHYER VENDIN NE XHUNGEL ,++ TAKSA TE KRIPURA PER TE GJITH ATA NDERTUES QE KANE APARTAMENTE BOSH PER TE SHITUR (shikoni Saranden 70% e apartamenteve bosh )e te shohim pastaj sa leje ndertimi do ju duhen per te pastruar parat e tyre te pista , tung
Objekti qe u prish ishte i Ver Shales nje tip qe me ate vend aty ka bere ca i ka dashur trapi njehere lolal njehere muzik live tani hotel,eshte po i njejti qe ka bere ate shtesen 8 kate siper pallatit me leje per 9 kate ne mes te Durresit qe mos e dhente zoti te bjere ndonje termet. Ky eshte edhe personi qe ka ndertuar nje 23
katesh 15 m nga deti tek shkembi I kavajes.Vendoret e Durresit nuk kane pse ankohen se ne Durres kushdo ka bere ca I ka dash qefi po kane hall se I kane shoke gjithe keta qe kane zaptuar lulishtet dhe bregun e detit.Durresi edhe pak do te behet nje qytet me Lungomare qe nuk sheh nga deti.
Prishja e objekteve pa leje duhet te behet pa ndonje buje te madhe mediatike.Qeveria e re te interesohet me shume per reformat ekonomike qe ka premtuar.