Ka filluar të bjerë çmimi i banesave në kryeqytet, raporton KTV. Besohet se për momentin në Prishtinë janë rreth 8 mijë banesa boshe, që po presin të shiten.
Kjo madje besohet se është njëra ndër arsyet pse çmimi po bie nga 10 deri në 30 përqind.
Ata që merren me shitblerje thonë se tani në kryeqytet ka shumë më pak fuqi blerëse.
Bashkim Ajdini nga agjencia ‘Omega’ thotë se ka krizë financiare dhe tani ka më shumë banesa se sa blerës, pasi nuk ka më interesim nga diaspora.
Mati 1, që njihet si lagje me plan rregullues, së fundmi është ngarkuar me ndërtime.
Nëse këtu banesat janë shitur nga 700 euro metri katror e më shumë, tani mund të bëni pazar me 550 euro për metër katror.
Kjo mbase nëse i sheh videot reklamuese të tyre me hapësira gjelbëruese e rrugë të asfaltuara, mund të zhgënjehesh kur në realitet aty nuk ka asnjë lloj infrastrukture.
Edhe vetë ndërtuesit e pranojnë që janë në krizë.
Durim Prishtina, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve në kryeqytet, thotë se banesat po ndërtohen por jo edhe rrugët, kanalizimi e pjesët tjera të infrastrukturës të cilat po ndikojnë që çmimi të bie.
Këtij lajmi i është gëzuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se e di që shumë banesa kanë ngelur pa u shitur, prandaj po bën politika që çmimi të ulet edhe më shumë.
Por, nëse drejtoria e urbanizmit e udhëhequr nga Liburn Aliu, i bllokon lejet e ndërtimit, sipas ndërtuesve çmimet mund të rriten prapë./KD
Cfare ka te beje kjo tabela me lajmin nuk e kuptoje
Edhe per 250€ prap nuk ja blej,Cfar te duhet nje banes ne Prishtine kur nuk ke as Rrym dhe as Uji era e mbeturinave te mbyt neper qytet,infrastruktura ne gjendje KATASTROFALE, pasha besen e ZOTIT as 1 muaj gratis nuk dot kisha me banue ne prishtin,te gjitha semundjet dalin nga aty.
Rri atje ku je, ne Bronx apo Harlem dhe pastroj mire qenefet e pizzeriave!
Çmimi o banesave në fakt është dashtë të bie para dy tri vitevepor është mbajtur në.mënyre spekulative,…diaspora duhet me bo gajrtet edhe çmimet kanë me ra edhe në 400/m2…dikur kanë me na lut me ble me këste