Partia Demokratike i kërkon mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë që të anulojë vendimin e datës 20 Shkurt për shkarkimin e Zana Xhuka nga pozicioni i Kryetares së ILDKP-së dhe të rikthejë kushtetueshmërinë në sallën e parlamentit.
Deputeti Eduard Halimi duke marrë fjalën në seancën plenare tha se prej dy muajsh opozita ka kërkuar anullimin e vendimit që zaptoi institucionin që kontrollon pasuritë e zyrtarëve.
“Marrja e të gjitha pushteteve që po ndodh në këtë vend, po çon në udhëkryq demokracinë. Ajo çka Kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi Kryeministrit Edi Rama në takimin e zhvilluar para pak ditësh në Berlin ishte siguria juridike për bizneset. Por çfarë ka ndodhur në këtë vend me sigurinë juridike në këto 7 muaj? Siguria ka marrë fund, kur bizneseve dhe banesave të qytetarëve i vuri tritolin. Siguria juridike ka marrë fund kur ndërhyri në serverin e tatimeve. Reformat bëhen me strategji, strategjitë bëhen me plane veprimi, të cilat bëhen me ligje. Merkel e ka kuptuar shumë mirë se çfarë reformash do të bëjë Kryeministri për dy muaj deri në qershor kur pritet vendimi për statusin e vendit kandidat, kur Kryeministri Rama nuk ka asnjë strategji. Ai ka prodhuar vetëm propogandë dhe është bërë shumë më agresiv se më parë. i është turrur Presidentit të Republikës, gjyqësorit dhe administratës. Qeveria po bën të kundërtën e asaj që i kërkon BE-ja në prag të statusit. Ato i thonë mos i prek kompetencat e institucioneve të pavarura, dhe ai miraton ligje për ti marrë kompetencat, sikundër është rasti më i fundit ndaj Presidentit të Republikës”, theksoi Halimi.
Ndërkohë deputeti Genc Pollo akuzoi Qeverinë Rama-Meta po tregon jo vetëm një makutëri, por edhe një babëzi për të kapur institucionet e pavarura, me të vetmen arsye për të rritur pushtetin.
“Erdhët në pushtet me premtime të forta anti-korrupsion. Por në vende si Shqipëria, lufta ndaj korrupsionit ka nevojë për vullnet politik, duke pasur parasysh problemet me sistemin e drejtësisë. Korrupsioni është kthyer në një garë mes qeveritarëve tanë dhe kjo po ndodh sepse Qeveria në të njëjtën mënyrë anti-Kushtetuese siç shkarkoi Kreun e ILDKP-së po tenton të bëjë edhe me institucionet e tjera që garantojnë balancën dhe kontrollin e institucioneve”, theksoi Pollo.
Në këtë kuadër, ai cilësoi edhe përpjekjet e mazhorancës për të vënë nën kontroll AMA përmes Memo-ve të fallsifikuara.
“Kemi një situatë anormale në Kuvend që prej datës 20 shkurt. Me memo të fallsifikuara po tentohet shkarkimi i anëtarëve të AMA-s me synimin e vetëm për të kapur një institucion dhe për të vendosur një monopol mediatik në vend, ndoshta të lidhur edhe me Kryeministrin”, theksoi Pollo.
Berisha propozon aministinë për kamatvonesat e energjisë
Kryeministri Sali Berisha i propozoi Kuvendit të Shqipërisë miratimin e një amnistie të plotë për të gjitha kamat vonesat apo vonesat në pagesat për energjinë elektrike për disa kategori. Në këtë kuadër, Berisha propozoi zerimin e të gjitha kamatvonesave për pensionistët, familjet e përfshira në skemën e ndihmës ekonomike apo ato që janë të sëmurë.
“Do të mbështes çdo përpjekje të qeverisë për të kryer dhe rritur pagesat e energjisë elektrike, por të nisim nga zero për këto kategori”, tha Berisha.
Gjithashtu ai propozoi amnistinë nga viti 2011 për bizneset dhe jo sikundër ka thënë Qeveria nga marsi i 2013. “Nëse ju do të bëni amnisti duke filluar nga marsi 2013, atëherë ju po bëni një amnisti klasore”, u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij, ish-Kryeministri akuzoi Qeverinë se me politikat që ka ndjekur po e çon drejt falimentit sistemin energjitik për shkak të një keqmenaxhimi total.
“Po dekurajohen prodhuesit vendas, po prishen kontratat me ndërtuesit e HEC-eve, po importohet energji. Ata kanë interes importin dhe jo prodhimin. Keni nisur një revansh duke përzënë ata që do të ndërtonin HEC, po shkelmoni kontratat, jeni një shtet zuzar pasi po shkatërroni sigurinë juridike”, theksoi Berisha. Në vijim ai u shpreh se investimet e Qeverisë në këto 3 muaj janë 73 % më të ulëta se tremujori i parë i vitit që shkoi.
“Ju rrini në diskoteka, nuk e keni mendjen të qeverisni. Prandaj ju nuk mund të hapni një vend të lirë pune. Vetëm amnistia mund tua lehtësojë situatën ku jeni. Keni folur për një borxh të paregjistruar, atëherë kjo do të thotë se ti po paguan në mënyrë të paregjistruar, por si e paguan, kujt do ia paguani. Gjithçka keni ndërtuar e keni ndërtuar mbi bazën e mashtrimit, po ecni drejt skemës së Papandreut, drejt falimentimit”, iu drejtua Berisha deputetëve të mazhorancës.
Braçe: Ngadalësuat rritjen ekonomike
Deputeti i PS-së Erjon Braçe akuzoi qeverinë Berisha për ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit, duke u ndalur edhe tek borxhi i paregjistruar.
“Keni përgjegjësi për ngadalësimin e rritjes ekonomike të këtij vendi dhe dilni këtu dhe kërkoni llogari për dëmin që i keni shkaktuar ekonomisë së këtij vendi. Është e vërtetë që raporti FMN vëren ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike për 2013, por për këtë kanë folur edhe në vitet e kaluara. Është fare e qartë se çfarë ka ndodhur në të katër tremujorët e 2013. Si mund të flasësh për borxh të paregjistruar, kur ti je përgjegjësi, i zhyte kompanitë në vështirësi dhe nuk u paguan. E ke lënë Shqipërinë kantier ndërtimi nga viti 2008”, tha Braçe.
Në vijim ai u shpreh se shqiptarët paguajnë 45 milionë dollarë në vit për shërbime që nuk i marrin fare dhe këto janë për shkak të vendimeve të marra nga ish-Qeveria.
Replikë Berisha-Braçe
“Në qoftë se ka shqiptar që beson se numri turistëve dhe vizitorëve në muajt korrik-shtator ka qenë se 6.6 % më i ulët sesa në muajt prill-qershor, statistikat tuaja janë më të saktat në Botë. Por përveç jush që cdo gjë e bazoni në Shqipërinë e zezë që nuk ekziston, njeri tjetër me minimumin e intelektit nuk e beson një dokërr të tillë. Unë ju them gënjeni sa më shumë, pasi çdo shifër e gënjyer dhe e mashtruar do ju kthehet kundër. Shkoni merrni statistikën e Bujqësisë, si e kanë përfshirë në rritjen ekonomike. E tëra është një falsitet. Keni mashtruar në mënyrë mosntruozë për borxhin 720 milionë, e konsideruat sit ë përligjur nga FMN. Deklaroni se keni 150 milionë dollar më shumë, por keni vetëm 40 milionë dollarë më shumë. Dhe po t u zbresësh kompensimet, dilni me këpucë të kuqe”, tha Berisha.
Ahmetaj: Rritja ekonomike shkoi drejt zeros
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj theksoi se investimet totale në 8 vitet e qeverisë Berisha zbritën nga 34 % e PBB në 21 e saj dhe ky është një fakt që nuk mund të mohohet.
“Kjo tregon se më shumë se në 4-5 vite rënia ekonomike ka qenë e pashmangshme. Ritmet e rritjes ekonomike kanë përfunduar afër zeros për shkak të keqmenaxhimit filozofik dhe për shkak të piramidës së ngritur për borxhet e papaguara. Shifra e borxhit është 726 milionë dollarë dhe ky është një fakt dhe ne kemi paguar mbrapsht 200 milionë dollarë. Kjo është logjika e shifrave, pavarësisht debateve që bëhen në sallën e Kuvendit”, theksoi Ahmetaj.
Në vijim ai theksoi se vetëm në Janar të ardhurat nga sigurimet shoqërore janë rritur me 8 %, pasi janë 19700 të regjistruar të rinj në sistem, që do të thotë se janë punonjës të rinj ose që deri dje ishin në të zezë dhe sot nuk janë më. Ndërkohë në lidhje me rënien ekonomike përgjatë 8 viteve, ministri i Zhvillimit ekonomik tha se rritja e kredive të këqia me 24 % ishte një tjetër shkak që ndaloi rritjen ekonomike në vend.
Gjiknuri: Berisha krijoi kufomën energjitike
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri akuzoi ish-Kryeministrin Sali Berisha se me politikat e ngritura për sektorin energjitik nuk krijoi një superfuqi energjitike, por një kufomë energjitike.
“Në 8 vitet e qeverisjes nuk bëre asnjë investim në sektorin e shpërndarjes dhe kjo është pika më e dobët e sistemit, sikundër bëre një privatizim duke favorizuar CEZ, por duke lënë një gropë të madhe në fushën energjitike. Për shkak të veprimeve të tua, KESH është minus 520 milionë dollarë. i Hoqe shqiptarëve 4 HEC, i privatizove në mënyrën më korruptive dhe i shkaktove një tjetër humbje 30 milionë dollarëshe. Për modelin e tregut që ndërtove, i ktheve investitorët e HEC në viktima të mashtrimit tënd. Krijove një kufomë energjitike për shkak të politikave të tua. Çfarë bëre ti, i the ndërtoni në çdo përrua një HEC dhe sille faturën në shtet. Dhe çfarë bërë, e fute sistemin në një skemë që nuk garanton asnjë gjë”, u shpreh Gjiknuri.
Berisha replika me ministrat
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka rritur 21 taksa, duke rritur nivelin e varfërisë në vend.
”Rritët 21 taksa dhe tarifa të cilat po i shtyjnë të varfrit çdo ditë e më tepër në mjerim. Energjinë drejton një njeri qe thotë se në 8 vite nuk është investuar një qindarkë në shpërndarje. Por gabohet. Kjo do të thotë se ai nuk di se është shpërndarja, prodhimi, transmetimi, por di vetëm të vjedhë”, u shpreh Berisha.
Kodheli: E keqpërdorët institucionin e Presidentit
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me atë që PD e konsideron si marrjen e kompetencave të Presidentit. Kodheli akuzoi opozitën për shkelje të Kushtetues, dhe keqpërdorim të institucionit të Presidencës, duke u shprehur se qeveria Rama-Meta nuk e ka bërë këtë. Kodheli sqaroi se institucioni që ajo drejton po harton një strategji të re të mbrojtjes.
“Kur erdha në detyrë si ministre, Shqipëria kishte 4 vjet në NATO, për në dokumentin strategjik lexova “Synimi ynë është të bëhemi anëtarë të NATO-s. Mendoj se ka ardhur koha të nderuar politikanë të reflektoni. Ne po hartojmë një strategji të re të mbrojtjes që duhet të ishte hartuar nga ju sapo vendi i anëtarësua në NATO. Ju në jo pak raste keni shkelur Kushtetutën, dhe keni keqpërdorur institucionin e presidencës. Ju keni prekur përgjegjësitë e presidentit dhe sot na thoni ne. Nuk preket e drejta kushtetuese e presidentit”, tha ministrja Kodheli.
Topalli: Qeveria ka dështuar
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzoi Qeverinë “Rama” se ka dështuar në të gjithë fushat dhe i bëri thirrje të mos merret me shifra pasi “bëhet qesharake”. Ndërsa Kryeministrit Edi Rama i sugjeroi më mirë të bëjë ndonjë pikturë se do të jetë i suksesshëm. Kalendari i qeverisë, vijoi Topalli nuk ka asnjë projekt për reforma, për punësim,për sigurisë e bizneseve por vetëm për rritjen e taksave”.
“Shqiptarët janë më të varfër dhe dalin në mediat e huaja vetëm për drogë”. “Arrogancë jo vetëm me ligjet por edhe me partnerët dhe të huajt”, tha ajo.
Kaq e domosdoshme eshte kjo xhuka per kombin ?!!!
jo, por eshte per saliun dhe te vetet…
Zana xhuka ishte vendosur aty ne menyre te paligjshme nga saliu.
zana xhuka ishte e paafte dhe e pakualifikuar.
Ajo mbulonte zana xhuka ishte pislleku i Berishes.
Ta heqin nga mendja PD-ja Zana nuk rikthehet me vetem sepse duan ata.
Me kete parlament dhe me keta politikane “te eger” nuk kemi per tu bere kurre.
Si perdor opozita Zana Xhuken per tu konfliktuar me mazhorancen.
O Edi Rama, o dele e butë, të ka vënë përpara lukunia e ujqërve, e shpejt do të bëjnë copash.Na dole kungull i papjek shoku, që s’dite të përfitosh nga njëmilion votat e shqiptarëve.Qeverisja nuk bëhet me bojra e muzikë, por me mend e me shkencë, or tunxh.Me aq vota ti duhet t’i kishe treguar vendin me kohë këtyre banditëve.
Kur flet Pollua i duket vehtja ne APOLLO. Me keq e ka Halimi i cili si 6 mujorsh nuk di c”jane Apollot. Pollua sikur nuk eshte i biri profesorit nga trute. Kujton se eshte alla franga thjeshte pse di frengjisht. Kuqot kane qene gjithnje thike me 2 presa. Viktor HOTI
ne krye te ildkp eshte vendsour nje idiot, qe here thote jane zhdukur dosjet e pastaj thote nuk jane zhdukur. ka hallin te zhduke dosjen e metes dhe drejtorit te IT te tatimet Spartak brahos.ka thirrur Ilir meten per shpenzimet e dhuaratave dhe datelindjes deri tani? ia kerkon ligji qe ta beje kete gje. Duhej ta kishte bere. ka zhdukur nga institucioni i pavarur te gjithe ata qe nuk i kishte miq. ka paditur vetem tre veta per te bere shantazh mbi 3 mije te tjere. ka dhe disa probleme te tjera qe do i dalin pergjate procesit
teater i turpit .
ju duheni zhdukur nga ai parlament te gjithe .
ju skeni asnji lidhje me realitetin ,ju jeni kanceri ktij vendi
Nderkohe qe Shteti Shqiptar fal milionat e Eurove qe institucionet i kane borxh atij ne faturen e CEZ, kerkon qe te behet i forte me konsumatoret familjare duke futur gjoba dhe duke vendosur kamatvonesa marramendese! Ky eshte nje standard i dyfishte dhe jo i sinqerte. Une nuk e simpatizoj Sali Berishen, bile jam nje nga ata qe kam kontribuar jashte mase, ne humbjen e tij te 23-Qershorit. Por Sali Berisha ka nje nuhatje te holle per gjendjen ne Shqiperi, kjo ndoshta edhe nga eksperienca e tij ne politike ose nga informimi qe ai ka per zullumet qe jane bere ketu, qofte majtas apo djathtas. Asnje qeveri ne bote, nuk mund qe te quhet e sukseshme, kur ajo e con vendin ne nje kolaps ekonomik i cili rendon mbi xhepat e shumices. Qeveria aktuale Shqiptare, para se te hap librin e gjobave dhe te kamatvonesave, te rregulloj dhe kontrolloj infrastukturen e shperndarjes se energjise, dhe te bej leshime per abuzimet te cilat nuk ndodhen sot, por kane 20-vite qe jane akumuluar nga papergjeshmeria dhe korrupsioni i vete atyre qe e kane pas ne dore energjine dhe sot shesin moral politik ne Parlament. Po e mbyll duke thene se Doktori ka te drejte ketu ne kete teme, pavaresisht se ai e perdor vendosjen e gishtit mbi plage per interesat e tij politike.
O halim Gjashtemujorshi . Merkeli flet nga gjermania e nga Bathorja o katundar. Ajo revoltohet kur cenohen bizneset e ligjeshme e jo bizneset e hanit alla berishe apo halim . Viktor Hoti
mbas fjales se ministrave e mori fjalen “ANA VARCHI”per ata qe nuk edine fallxhorja italiane qe sheronte te gjitha llojet e semundjeve u arrestua
nga polizia italiane dhe udenua nga drejtesia. ndersa JOSI”ana varchi”
beri me shume se nje fallxhore, mashtroi, shqiptaret, i vodhi ata, dhe akoma vazhdon te jete para reflektoreve. basta me keta fallsitete….
Kam nje pyetje, pse qan e u mallengjyen shume sot ne parlament per varferin qe ka zabtuar njerzit por me shume ata deputete ish qeveritar !!!!
Mjere popullin shqiptar kush e ka drejtuar dhe kush po e drejtojne!
A ka njeri normal qe ti ndigjoje keto politikane se si bejne politike?
Partia demokratike kerkon nga qeveria te luftohet korrupsioni pa prekur kupolen e korrupsionit. A luftohet korrupsioni duke kthyer Zana Xhuken ne detyre? A luftohet korrupsioni kur presidenti i vendit mbron hapur te korruptuarit e drejtesise? A luftohet korrupsioni me ate keshille te larte te drejtesise qe kerkojne qe ti ngrihet akoma rroga? Keshilli i larte i drejtesise eshte bere nje grusht i hekurt kunder qeverise, per tu mos u prekur interesat e tyre, plus perkrahja e madhe e partise Demokratike. Populli vertete e hoqi qafe qeverine mafjoze dhe zgjodhi nje qeveri qe ti ndryshoje jeten.Kjo qeveri nuk ka per t’ja ndryshuar jeten.
Pse?
1- Eshte qeveri e infektuar me semundjen e kanserit.
2- Nuk ka force te beje ate qe mendon, se institucionet nuk i mbulon te gjitha. Nuk jam dakort qe ti kontrolloje plotesisht, por te beje reforma ne ket institucione te pamvarura.
Qe te pershpejtohen ndryshimet ne favor te popullit, qeveria ka nevoje akoma per ndihmen e tije. Ka nevoje per protesta kunder Presidentit qe merr vendime qesharake. Ka nevoje per protesta kunder keshillit te larte te drejtesise, kunder gjykatave qe denojne te pafaqshmin dhe lene te lire kriminelet.
Ndaj te njejtin mendim me ty, vetem qe do te shtoja se me sa duket qeveria aktuale i shfrytezoi protestat popullore vetem sa per te ardhur ne pushtet, dhe jo per te mbrojtur interesat e protestuesve.
Pas gjithe ketyre muajve spikat ende nje indiference e theksuar nga ana e qeverise aktuale per permbushjen e te pakten disa prej premtimeve me kryesore parazgjedhore.
Kjo mosperfillje e votuesve te tyre te 23 qershorit dhe shume fakte te tjera kompromentuese (pshm. katapultimi ne poste te rendesishme drejtuese i disa militanteve me precedenca te shkuara penale, rritja e cmimeve, taksave, gjobave etj. etj.) perbejne nje problem shume serioz per demokracine e brishte, se keto dobiclleqe te bejne te mendosh, se vendi vazhdon te mbahet ende peng e strukturave te dikurshme komuniste.
Ajo force politike qe duhet t’a mobilizoje popullin per t’u hedhur ne protesta masive duhet te jete opozita. Dhe qe te kuptohemi me qarte, me opozite nuk nenkuptohet grupi i maluketerve dygishtore, por nje grupim apo levizje popullore e dale nga gjiri i popullit, pa perfshirjen e politikaneve te deshtuar, te cilet deri me sot kane rezultuar si te paafte ne berjen e nje shteti ku sundon e drejta ligjore.
Qytetaret duhet te kerkojne alternativa te tjera dhe te bashkohen rreth forcave te tjera politike, te cilat nuk kane asnje lidhje me ato qe gjithe keto vite te shkerdhatokracise kane rezultuar si te padobishme per te zhvilluar vendin.