Zagar-juniorët e drejtësisë

1 Maj 2014, 20:13Editorial TEMA

Nga Bledi ManePublic Enemy

 

Ulur më bythë mbi rërën e Adriatikut, e mbaj mend për herë të parë. Kundronte i zënë në faj shokët dhe shoqet e tjera mbledhur nga të katërta polet e vendit tek laheshin në det. Me propozim të Abdi Baletës, ideja e të cilit ishte bërë realitet, presidenti i kohës ia kishte lënë në derë Kreshnik Spahiut për t’i diplomuar juristë brenda një afati të llahtarshëm kohor, vetëm 6 mujor. Hanin, pinin, studionin, palloheshin dhe rrinin pa larë qyl fare me paratë e taksapaguesve të vobektë të 1993-shit në një prej rezorteve publike pranë plepave të famshëm të Durrësit.

Unë u ndodha rastësisht atë gusht të nxehtë për të takuar një nga shoqet e mia të forumit rinor të PD-së, e cila edhe ajo, ishte duke studiuar ligjësinë në fakultetin më të çuditshëm që kontinenti ynë ka njohur ndonjëherë.

Dhe le të kthehemi te rëra e pastër buzë detit të pastër të asaj kohe. Ai vazhdonte të shikonte horizontin dhe shokët tek klithnin dhe notonin si në ekstazë. Nuk kishte qenë asnjëherë kaq pranë detit. I zhveshur, vetëm me brekët e bardha ngjyrë bezhë që mbante çdo ditë, trupi i tij i bardhë e pa qime skuqej çdo sekondë nga rrezet e atij dielli kapriçoz, i cili nuk e njihte fare këtë lloj lëkure. Unë teksa zhvishesha për vete, e pyeta me bluzën ndër krahë, e cila m’u ngatërrua mes kokës:

-Po Silva në det është?

-Po, ja tek është duke notu- u përgjigj bardhoshi dhe ngriti kokën të më shikonte në sy. Sa i gjatë keke ti!?- u habit kësaj here dhe pyeti sërish:

-Po me notu din ti?

-Pooooo, iu përgjigja gjatasi. E kam mësuar në Vjosë! Ec lahu dhe ti!- e urdhërova sepse m’u dhimbs tek rrinte i vetëm nën diell si dordolec i një are të braktisur plot misër.

-Nuk di me notu!- uli kokën si fajtori para një gjykatësi dhe ndjenja e turpit iu kolovit me një tjetër pyetje:

-Keke dhe me lesh nga këmbët?- dhe sytë i hidhte herë nga këmbët e mia dhe herë nga shalët e tija të bardha dhe pa pigment.

-Paske oreks për muhabet- ia ktheva. Kam ardhur në Durrës të takoj Silvën dhe Adriatikun.

-Nuk kena Adriatik në kurs ne, e ke ngatërru- ia befi sërish ndërsa unë, tek nisa të vrapoj i gëzuar mes dallgëve, i bërtita për të fundit herë:

-Kam ardhur të takoj Adriatikun, detin, detin oooo njeri- dhe u krodha si i çmendur mbi dallgët që shëtisnin si mendjemëdha sa afër aq edhe larg bregut ku rrinte i vetëm një nga “yjet” e ardhshëm të gjyqësorit shqiptar, Gjin Gjoni.

Po nuk thonë kot legjendat. Mali me malin nuk piqet, ndërsa ne humanët, ne me gojë, me celular, me këmbë dhe me makina piqemi një ditë. Hera e dytë me bardhoshin mirditor pa qime proftasi sërish gjatë stinës së verës, por viti mesa mbaj mend ka qenë 2005. Akuzohesha nga prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë se kisha rrahur 5 policë në oborrin e fakultetit dhe shorti për të më gjykuar i pati rënë jo studentit 6- mujorësh që s’dinte as not e s’kishte as qime, por gjykatësit tashmë me emër në Tiranë, Gjin Gjoni.

Para se të fillonte seanca e parë, gjeta zyrën e tij dhe shkova trokita fiks në orarin që më kishin njoftuar. Teksa hapa derën, aroma e parfumit të rëndë Aqua Di Gio më depërtoi me shpejtësi skëterrë nëpër mukozat e hundës. I hutuar, nuhasja se kush ishte lyer me këtë aromë feksëse: gjykatësi, sekretarja, një flokëzezë voluminoze apo prokurori i çështjes?

Por më vonë morra vesh se me të njëjtën shishe parfumi lyhej edhe Gjini edhe sekretarja e tij. Pas goditjes së parë që pësova prej parfumit, knockout-in e dytë e hëngra tek shikoja e tek më shikonte me ironi Mona Liza e famshme, kopja e zmadhuar e portretit të saj mbulonte një prej faqeve të mureve të zyrës së Gjinit.

-Qenkan rob të cekët, i dhashë kurajo vetes dhe kur mendoja se me çfarë arti arredonin veten dhe zyrën- kujtova se do ia dilja lehtë nga ai gjyq.

Seancat e mëpastajme ishin një ferr i vërtetë për vetë faktin se unë mbroja veten dhe mungesa e një avokati e acaronte gjyqtarin. Kur vuaja dënimet në burgun 313 të Tiranës, kujtoja sesi shumë prej kriminelëve monstruozë i përgjëroheshin Perëndisë jo për vrasjet që kishin bërë, por shortin që gjykata e shkallës së parë hidhte për caktimin e gjykatësve.

-Dum babën, dum babën… dum Gjin Gjonin!-luteshin, dhe kur avokatët e tyre sillnin lajmin e bekuar, burgu ndizej në flakë nga gëzimi dhe hareja.

Ndërkohë unë refuzova trupin gjykues pas debatave të shumta me gjyqtarin Gjon pasi arroganca e tij, prepotenca, ironia primitive cinike, kërcënimet, profesionalizmi pa pikë progresi dhe mënyra si e trajtonte të pandehurin që s’paguante më detyruan t’ia përplasja në sy:

-Ti ke mbetur ende një veteriner dhe unë nuk meritoj të gjykohem nga ty!

-E ke gabim, ma ktheu!-diplomën e parë e kam për agronom, por mos ma qaj hallin se kam bërë kurse specializimi pa fund deri në Kanada.

-Të shkosh në Kanada për të mbjellë flokët nuk do të thotë që kthehesh leshator apo profesionist ligjesh,replikoja unë e ndërsa gjykatësi Gjin Gjoni më kërcënonte se do më hidhte prangat në sallën e gjyqit, pa përtesë ia ktheja:

-Zotëri, nuk më tremb dot. Jam një burgaxhi profesionist i regjur nga dënime të dhëna prej kolegëve si puna jote…

 

2./Dont bite the peach you bitch!

Fshehja e pasurisë së llahtarshme të gjyqtarit Gjoni u zbulua një ditë tipike prilli plot gjelbërim dhe shi. Pranvera e dytë e vitit kishte anatemuar edhe një tjetër gjyqtar paksa më romantik se ky i pari. Në qytetin ku liqenit i mungon shoku i vjetër Lasgush Poradeci, një poeti gjyqtar ia hodhën prangat jo se po disidenconte pushtet apo regjim, por teksa merrte ryshfetin modest të radhës, një katërqindepesëdhjetë mijë lekësh të lodhur të cilin përsëri do e përdorte për të botuar vëllimin me poezi që sapo e kishte përfunduar. Ndryshe nga Gjini që s’ka lidhje me artin dhe rimën, Dhimitër Pojanaku rri mbyllur i vetëm në një qeli në burgun e Drenovës ku nga frëngjia e derës së hekurt, kriminelë të dënuar prej tij i recitojnë poezinë “N’ato maja rripa-rripa…”

Menduam se prangat e tjera do vinin prej burgut të Korçës drejt Tiranës për një tjetër arrestim, por rrugës, diku në Elbasan u hallakatën mes errësirës dhe krismave. Një tjetër gjyqtar lokal kundrejt ryshfetit kishte liruar vrasësin Arben Çeta dhe atë që nuk e bëri kodi penal e vetëgjyqësoi individi. Dhe prangat mbetën atje, në Elbasan duke e harruar këtë kodosh gjykatës këtu në Tiranë, i cili kujton se me paratë e krimit apo duke nxjerrë gruan në barrikadë do të mund të shkasë mbi akullin e moskokëçarjes publike që po kaplon edhe vetë heshtjen si proces. Mendova se mos ndoshta njeh njeri Bujar Nishani për t’i sjellë ato pranga këtu me cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe avokatia e tij prej djalli në kohezion me partinë e tij të dytë thjesht vazhdon t’i lëçijë gjingjonërisë së drejtësisë anembanë vendit të rrinë të qetë. Nuk dua të ndjehem aspak i dobët e i ndjeshëm tek mendoj gjykatësin Pojanaku kur shkruan poezi pezmi pas hekurave të burgut, thjesht bëhem kureshtar e dua të di nëse larg qoftë edhe Gjinin e rrasin në ndonjë qeli, me çfarë do të merret gjithë ditën? As poezi, e as pikturë e as libra nuk lexon dot. Mediokriteti i tij i lindur thjesht do t’ua plasë buzën shokëve të tjerë të qelisë e shpresoj të mos hakmerren pse i ka dënuar ngaqë nuk kishin paratë e duhura, por le të argëtohen së bashku. I garantoj se është pa qime në trup dhe ndoshta kjo do e favorizojë kur çunave atje brenda do u ketë ikur truri për një çikë pjeshkë!

fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

62 komente në “Zagar-juniorët e drejtësisë”

  1. Dielli mbi KORAB says:

    Nje Bled Mane per tu patun zili ne stilin e tij prozatik.
    Shum bukur ke shkruar,saqe Gjin-Gjykats-“Bardhoshin” hajdutin, me floke te mbjellme e ke nxjerr lakuriq ne trup dhe ne karakter.

    1. Kosova says:

      A rrezikohet Shqiperia nga esktremizmi??????

      Kërkesa për hetimin e organizatës u bë nga Kryeministri Britanik David Cameroon

      Derald Prifti Organizata “Vëllazëria Muslimane” po kalon ndoshta periudhën e saj më të vështirë që prej krijimit tetë dekada më parë. Pas rrëzimit nga pushteti të Muhamed Mursit nga ushtria në Egjipt dhe nxjerrjes jashtë ligjit, organizata i kaloi zyrat qendrore në Londër. Por, pikërisht këtu duket se po nis edhe një kalvar tjetër: Ai i hetimit tashmë edhe nga shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe MI5 dhe MI6 pasi ka dyshime për shfaqje ekstremizmi dhe lidhje me organizata ekstremiste. Nisja e hetimeve është kërkuar publikisht nga Kryeministrit David Cameroon në një konferencë Live në prani edhe të homologut Italian.

      Kjo ishte një shfaqje e pazakontë për një drejtues britanik. Mësohet se hetimi nuk do të përfshijë vetëm Britaninë e Madhe por edhe transaksionet që janë bërë nga zyrat në këtë shtet. Pas rrëzimit nga pushteti të Muhamed Mursit në Egjipt, Vëllazëria Muslimane i transferoi në Londër zyrat e saj qendrore duke e drejtuar nga andej aktivitetin e organizatës së saj.

      Mediat britanike raportojnë se nga Londra janë kryer të gjitha transfertat dhe aktiviteti i tjetër për vendet ku ushtron aktivitet kjo organizatë, përfshirë edhe Shqipërinë. “Ne duam të sfidojmë shfaqjet ekstremiste, të cilat shfaqen në disa organizata islamike në vendin tonë”, tha Cameroon. Më tej ai shtoi: “Ajo që mendoj unë është e rendësishme që të kuptojmë se çfarë është kjo organizatë, çfarë qëllimesh ka dhe cili është raporti i saj me estremizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, cilat janë lidhjet e saj me grupet e tjera, cila është prezenca e saj këtu në Britani”, – tha ai.

      Por hetimi nuk do të mjaftohet vetëm me verifikimin e transfertave bankare apo lidhjet me organizatat e tjera por do të verifikohen edhe anëtarët apo pjestarët e organizatës duke bashkëpunuar me vendet aleate ku ushtron aktivitet ajo. Mediat raportojnë se pritet të bëhet edhe një filtrim i mirëfilltë i personave që janë angazhuar apo kanë të bëjnë me të.

      Deri më tani, Vëllazëria Muslimane është shpallur jashtë ligjit në Arabinë Saudite dhe Egjipt, ndërsa shihet me dyshim edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe apo Katar, vende këto që kanë mbështetur pa rezerva ushtrinë gjatë vrasjeve makabre të të protestuesve në sheshin Tahrir të Kajros në muajt e verës. Levizja e papritur e Cameroon-it është kundërshtuar nga disa parlamentare të majtë në Britaninë e Madhe duke kërkuar shpjegime për këtë veprim. Pavarësisht kësaj, duket se Londra nuk do të jetë më gjatë shtëpia e organizatës, pasi mediat raportojnë që ata do të transferohen në Graz të Austrisë.

      1. Ilir Hoti says:

        C’pune kemi ne me keto organizata terroriste???/ Mua me duket se ja fut si ‘kau lopes'(lexuesit te me falin per shprehjen ..) U merrke me politike te ‘madhe’! Globale nderkombetare..Ndoshta e kam gabim,po e lexoj edhe nje here ,dhe po qe se do te mendoj ndryshe,do shkruaj..

    2. feniks says:

      Ketyre ZAGAREVE u jane dhene kompetenca aq te medha sa as …….PERENDIA NUK I KA!!!
      PERCAKTOJNE JETEN E NJEREZVE pa patur friken se i kontrollon njeri!!!

      1. Shoku N. Vjosa says:

        Po ka zagar me te madh dhe me injorant se ty????

        1. N.VJOSA says:

          Ti Zagar zgjebarak qe shkruan me emrin tim!
          Pa shuplakes qe more ti dhe soji yt me Kryeplehran, Paranojakun dhe Sharlatanin Sali nga Populli shqiptar ne 23 Qershor, te qenka mbushur mendja se mund te poshterosh te tjeret me fjale te pista!…
          Po ke argumenta, o funderrine, fol e argumento si njeri dhe jo duke share si alabak.
          Sigurisht qe vokabularin e gjuhes shqipe dhe etimologjine e çdo fjale une e di shume me mire se ty o Llum i shoqerise!
          Dhe mund te te kthehem te te shaj e ti leroj te gjitha vrimat e kokes….
          Por nuk ja vlen te merresh me nje Zorre te Trashe si ty, se nuk dua te primitivizoj dhe banalizoj nivelin e ketij blogu te nderuar.
          Megjithate fajin e kane moderatoret e Meros qe te lejojne ty keshtu, se sa per mua eshte fare e thjeshte.Nuk me behet vone aspak as te mos ta hap fare ta lexoj kete gazete qe po banalizohet nga injorant si ty…
          Besoj se mjafton per sot, me kete replike, ndaj po ul Kaseten e WC-se qe te largohesh tok me ate qe nxjerr si Zorre e Trashe qĕ je…

          1. Shoku N. Vjosa says:

            Po nuk u merzite duke lare halete ne pune? Me sa duket te shkon per shtat se e paske edhe hobby. Me 4 klase shkolle c’mund te besh tjeter?

    3. "S says:

      Arti i z.Mane,pranon komunikimin me lexuesin disi ndryshe
      nga penat e tjera te po atij niveli,te atyre qe ruajne
      pastertine e realitetit ne cfardo rethane qe mund te ndodhen.
      Arti i z Mane,te vjen ashtu si Oxigjeni ne reanimacion.
      Shkrimet i fshikullone si dega e Hisllit ne kofshen e bardhe
      pa lesh vec jo te depiluara. Sot,ai na pershkruan “Viktimat”
      qe ne jeten e tyre prodhuan vetem te tille. Thurrja e tyre gjingjoneshe, perfshi ketu edhe durrsaken qe i ngjiti shkallet
      e korpusit te korrupsionit berishjan si me magji, te japin
      pershtypjen e nje tufe Sorrash me Sqep grabitqari,ku te gjithe
      vertiten ca rreth Berishes dhe ca rreth Bashes vecse duket qartazi
      lidhja mes tyre.Ne kete rast,ata shkrihen ne nje korr bretkosash,
      neper Labirinte,ku kundermone era e Kermave,ushqim i preferuar i Sorrave.Nga ketu kuptone pse lidhja e tyre zhurmone plot ankth
      Oshtimen e Frikes! Dhe kjo menyre po depertone ne tere berishistanin
      ku perfshihen te gjithe ata qe kane Gishta me te stervitur!!!!
      Sot Fantazia dhe Frikastenia po nderthurren si ferreza mbi kolonat
      e xhveshura te Drejtesise dhe qe do mbaroj vetem kur Libretet e
      Dosjeve do ti nenshkruaj edhe mjeshtri i heshtur i akademise se
      korupsionit qe sot mban titullin e larte te Xhonglereve te Drejtesise.
      po kure?!

    4. Shoku N. Vjosa says:

      O m. mbi korab, nuk eshte politika per hale-laresit me 4 klase shkolle si ty.
      Mos bej me komente se je injorant 24-karat

      1. Dielli mbi KORAB says:

        Ti qe shan kudo dhe perdor nick-namen e nje burri te nderuar,si zoti N.Vjosa po te them shkurt fare:
        Fare e keqe si puna jote e ka burimin vetem nga nje hale,e cila nuk mund te lahet ne kete forum.As une,qe jam specialist nuk mund ta laj dot.Sepse nuk thon kot Mutin po e trazove te qelb.
        Rri ne boten tende te vogel dhe primitive dhe si mij halesh vegjeto duke pritur kush te te lshoj ndonje cop M.U.T

  2. altini says:

    Inatin e chelsea ja paske nxjerre ketyre o Bledi hahahahaa

  3. psy says:

    te marte e mira more Blendi!

  4. ilo says:

    Je fantastk fare ….po a do te kuptojne te gjithe ato qe e lexojne!!

    1. hoxha says:

      Hah, jam i sigurte se 20-30% e elektoratit te shqiperise nuk orientohet dot fare, keshtu qe pas dy rreshtave te para e kthen faqen. Shpresoj ta kuptoni se per cilen pjese behet fjala?

  5. dane hajduti. says:

    Ah,mos vdeksh kurre o Bledi djali.Germat tu befshin drite ne rrugen e gjate e te veshtire qe ke zgjedhur.Te vafte mbar.Por do te jepja nje keshille: nuk ka qeder haleja nga pordhet qe bien aty.Ajo “hale”,gjyqesori,nuk lahet as me uje dhe as me acid,ajo do gremisur se po qelb dynjane.Pershendetje.

    1. andi says:

      Dynjaja qelbet vertete e ne cdo vend pune ku ka rrace te tille Shpellaresh, si Sali, Bujar, Gjin, Lulzim, ejt te keti kallepi te babzitun e kurre te ngim, por te regjun si kastraveci vazhdojne vjedhjet e mashtrimet, kakarisjet e levdimet si te ndershem. U shofte rraca e tyre, se dhe femijet ashtu si ato kane dale e do dalin.

  6. tirana says:

    Ishalla e caktojne tek burgu jone dojemi me fat>

  7. Sar Kazma says:

    T’a kam shume zili sarkazmen therrese Blendi, kompliment! Nga njera ane me vjen keq qe te lane te biesh ne duart e sorrakeve dhe te gjykohesh nga “juriste” te sajuar qe lyhen me parfume grash, nga ana tjeter me gezon fakti qe te tilla absurditete te bejne te frymezohesh e te ironizosh me profesionalizmin e nje shkrimtari vemjet e paskrupulllta te nje shoqerie fatkeqsisht te sfilitur.

  8. Robert says:

    Mund te ma shpjegoje njeri, kush duhet ta presi urdher-arrestin ne Shqiperi per kete bandit dhe pse nuk e ben?

  9. Albi says:

    Fol njehere per pasurine e Lirit dhe te Kocos o Bled Mane.

    1. HenrikuV says:

      Prit o daje se dhe ato ne rreze veshit e kane po e bene veten, ketij te parit kerkoja sule berishes se ai ja dha pafajsine, per kete te dytin ka filluar te flitet por ka kohe, dhe me ate do merret Mane, i plasi Manes per kelyshet qe sngopen kurre per te vjedhur, por me rradhe fillojme nga ceta qe shpartalloi ne 23 vite e pastaj dhe ke kocua e farefis…

  10. LILOLABJA says:

    Hahahaha ,skemi Adriatik ne kurs,i madh!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Pastaj thone pse shkuat ne emigrim ,mortja ne dore te kujt eshte vendi ,ku je Enver ku je?

  11. Albi says:

    Na e paske dogendisur ca Zhin Cartierin, po me profesoreshen me te paguar ne Republike Argita haneme Malltezin kur do merresh?

  12. JAM-SI-JU says:

    Bledi shkruan kendshem,dhe me plqen,POR SHQIPERIA I KA ME TE MEDHA HALLET SE SA GJIN GJON……..TE GJITHE NE SHQIPERI JANE GJIN,DHE SKA RRUGE DALJE PER AKOMA 200 VJET.E KA MARE RRUGEN E MUTIT…SI NAPOLI.

  13. "BALASHI" says:

    Bravo Bledi!

  14. Plaku nga Kurveleshi says:

    More Bledi!Po ku i gjen ato fjale mor malukat se na kenaqe. Po Xhini a te kupton dot apo jo se mua me shume se sa te te kuptoj me ke gajasur se qeshuri. Hallall te qofte dhe mos shkruaj kaq rralle se kemi nevoje edhe te qesendisesh por edhe tena besh te qeshim me ata qe ve ne loje apo me mire te them qe i kryqezon. Hajde ndonje dite nga malet tona te hame qend te pjekur se e meriton.

  15. Tani Blendi nuk mbetet tjeter ,vecse ti beni nje parodi ketij trimi Gjin Hajni.
    Shume shkrim I bukur ,I kuptueshem dhe teper I sakte.
    Blendi!
    Keta njerez si gjini per dielli jane suprajze,sepse lloji i tyre eshte specje e vecante vetem ne shqiperi.Lekura e tyre nuk e ka pare kurre diellin dhe keshtu ata happen si vaji ne lakra,e per pasoje digjen e pervelohen per ibret.
    Krahas kesaj ata digjen e pervelohen nga parate e marre padrejtesisht nga klientet e tyre dhe e vetmja rruge shpetimi per Gjinin dhe kategorine e tij eshte mbyllja ne qelite e burgut.

  16. agim says:

    Shume te kuptoijne dhe te falenderoij per analizen,me vjen keq por duhet ta theksoij se me lexuar 100 here Nishani i ashte quajturi president ska me kuptuar,bile as keshilltaret e tij duke perfshire dhe Lezhjen.

  17. Mergim tari says:

    E KAM DEGJUAR NE DISA INTERVISTA KETO DITE KETE ZARIN, GJIN GJONIN.
    NUK E DIJA POR QENKA IDIOT I LINDUR.
    CFARE MONSTRE.

    POR EDHE EMRIN E KA SI KANOCE QE PERPLASET NEPER RRUGE…… XHIN …… XHON …… XHIN ….. XHON…….

  18. anna says:

    kopuk, ku te vete mendja… gjingjoni aso gjonash? Jooooo ! Pa pare jo njihere.

  19. Korbi shkodran says:

    hahaha,,oo uné té puthi doren mo Bledi,té ruajte zoti je i madh

  20. poshte kriminelet! says:

    Popull qe di te merret vetem me llafe, intervista emisioneve e shkrime gazetave. Po dilni o te mjere e protestoni perpara Qeverise, Gjykates e Presidences per ti vene prangat ketyre gjykatesve plehera e hajdute ordinere e per t’ju sekuestruar gjithe pasurine e vene me vjedhje e bashkepunim me krimin!

  21. lufter says:

    Fakte,argumenta qe te nxjerrin jashte loje,shkrime te tilla si te Bledi Manes i duhet Shqiperise.Keta gjyqtare te tille injorante e hajdute e prodhues te plepave(sipas Projektit te BAletes) duhet te zhduken nga drejtesia.Per kete gjyqtare e te tjere si ky edhe presidenti(si njohesi me i thelle i drejtesise ne shkalle boterore) nuk duhet ta mbaje ne ate katraure KLD.Gazetar si Blendi jane shume te rralle me Mero Bazen e dy apo tre te tjere,te tjeret jane gjalle te vdekur.Vetem keta do te mbahen mend e do vleresohen ne gazetarine e vertete shqiptare,te tjeret si Cili,Cupi jane harruar me kohe pasi ata i kane sherbyer politikes e indetifikuar me genjeshtren,pra jane genjeshtar.

  22. Lary says:

    Perle ,e persosur, fantastike poetike e nivelit me te larte sarkastik anglo sakson kunder gjingjonerise e malokerise se babezitur shqiptare.Bledi Mane je shume cilesor,pene e arte .Te falenderoj. Lary , USA.

  23. qytetar says:

    je i madh….1

  24. Frasheri says:

    O Bledi! Ke harru Agron Zhulsin!

  25. arberi says:

    o zot sa kam qeshe !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  26. gramozi says:

    Eshte per te ardhur keq jo per autorin e shkrimit,se niveli i tij dihet, por per komentuesit qe i japin krahe fantazise se tij.Sipas ketij mostre, ardhja e demokracise duhet te vazhdonte me juristet dhe drejtesi te bere nga i biri i Hekuran Isait me shoke, se vetem po te ishe femije i anetareve te komitetit qendror ose byrose politike mund te studioje per juridik.Dhe ky falange ben sikur e ka harruar kete fakt.Je per tu meshuruar o mane

  27. Burri says:

    A mor Blendi Po ketij gjyqtari te Elbasanit qe s;ka lene gje pa bere duke liruar jo 1 por me dhjetra vrases e hoqen nga drejtesia me vendim te KLD kur drejtohet nga Moisiu.Por ce do sa erdhi Kreshnik Sorra e mori dhe e vuri perseri aty ku ishte me pare ne gjykaten e Elbasanit per ceshtjet penale.Lodhesh kot mor bir se ne kete vend e ka marre ferra uraten.Mjere ne te shkretet qe jetojme ketu dhe gjykohemi nga Gjinet,Gjonet Taulantet etj etj

  28. shpetim says:

    O BLEND

    Ky vendi yne eshte i mbushur me shume karikatina, qe ne vend te paksohen , shtohen dhe me shume.

    Megjithate shpresoj se shkrimet si keto qe din te besh ti, dhe shume pak te tjere si ti, do mundin nje dite kur kalbesirat do ti rrafshojne.

  29. N.VJOSA says:

    Ti Zagar zgjebarak qe shkruan me emrin tim!
    Pa shuplakes qe more ti dhe soji yt me Kryeplehran, Paranojakun dhe Sharlatanin Sali nga Populli shqiptar ne 23 Qershor, te qenka mbushur mendja se mund te poshterosh te tjeret me fjale te pista!…
    Po ke argumenta, o funderrine, fol e argumento si njeri dhe jo duke share si alabak.
    Sigurisht qe vokabularin e gjuhes shqipe dhe etimologjine e çdo fjale une e di shume me mire se ty o Llum i shoqerise!
    Dhe mund te te kthehem te te shaj e ti leroj te gjitha vrimat e kokes….
    Por nuk ja vlen te merresh me nje Zorre te Trashe si ty, se nuk dua te primitivizoj dhe banalizoj nivelin e ketij blogu te nderuar.
    Megjithate fajin e kane moderatoret e Meros qe te lejojne ty keshtu, se sa per mua eshte fare e thjeshte.Nuk me behet vone aspak as te mos ta hap fare ta lexoj kete gazete qe po banalizohet nga injorant si ty…
    Besoj se mjafton per sot, me kete replike, ndaj po ul Kaseten e WC-se qe te largohesh tok me ate qe nxjerr si Zorre e Trashe qĕ je…

  30. ALBO says:

    Bukur! Shumë, shumë bukur! Bravo Bledi!

  31. Denis says:

    Shkrimi eshte shume i goditur.
    Bravoooo Mane.

  32. frasherlliu says:

    Zoti N Vjosa rri i qete ashtu si jane te qete burimet e ujit te kulluar te Vjoses te aneve te rrezes ku keni pire Bledi dhe ti ,ku jeni freskuar ku keni lozur dhe rritur,edukuar nga familje permetare te rralla si lulet e terndelines.Ne anet tona eshte tradite shkollimi dhe dija,mikpritja dhe qetesia ndersa hasmi dhe i palari,hajduti dhe vrasesi jane ndeshkuar nga te mirat tona ndaj ne mallkojme te vrafte e mira qe te kam bere dhe mallkimi i ka zene.Dikush me siper ju ka kundervene me nje edukate e komunikim te ndyre ty dhe Bledit qe me satiren e vet ka bere me shume shqiptare rreth vehtes se sa shume parti politike te krahut te ndyre te marra se bashku nuk bejne kaq anetare.Ka shume komentues te tjere teper te respektuar ne mendimet e tyre qe ja u kane dhene vleresimin mushkonjave qe u duket vetja si avionet ,sepse e kane nga droga e 21 viteve qe perdorin dhe do tu kerkoja qe te mos merremi me ta por te diskutojme te qete e shprehim mendime per çdo fenomen shqiptar qe na merzit si shoqeri.Bledi trajton nje fenomen te mprehte me satiren e vet te mrekullushme ate fenomen te drejtesise qe po çmend dhe boten perse ne Shqiperi ajo eshte vene ne sherbim te berishizmit fenomenit sllav qe dirigjon Ballkanin e tere.Ka ndodhur njelloj ashtu si shkruan Bledi ne Plepat e Durresit dhe jam deshmitar vete se si u rrekrutuan dhe se si filluan aktivitetin e tyre qe eshte me kriminal se krimet qe ata kane gjykuar.Pa u zgjatur shpreh mendimin qe dhe shume komentues kane se duhet ndermeret nje ligj unik per te pushuar e ndaluar ushtrimin e profesionit tere ata persona qe jane diplomuar per 6 muaj dhe te hetohet çdo gjykim i ture ne podiumin e drejtesise.Nje fakt shume i thjeshte ne Shqiperi ka shume te diplomuar inxhiniere te cilet jetojne ne modesti nder vite ndersa kjo kaste plepistesh te drejtesise jetojne ne lluks te plote.Por çduhet bere ? ata duhet te pare ku jetojne dhe atje tere qytetaret duhet te hedhin pleherat dhe te mbulojne pisllekun duke i krijuar kushte te kalben pergjithmone.Ju uroj komunikim te sinqerte dhe zotit Mane krijime te tjera satirike ndersa veçanerisht zotit N Vjosa i uroj qetesine dhe komente plot patriotizem si heret e tjera ne vazhdimesine e merakosjes per çfare ndodh ne atdheun tone sepse eshte atdheu i tij ,timi dhe shqiptareve te vertete ndersa atedheu i maskarenjve ,ja dhe i atyre qe shajne e nderhyjne me kafsherine e mendimeve te tyre nuk ekziston veç ne marrezine e tyre.

    1. N.VJOSA says:

      I nderuar Frasherlliu,
      Te falenderoj me gjithe zemer per konsideraten.
      Por ty po te pergjigjem dhe per nje arsye tjeter:
      …Ne ate Permetin e vogel buze Vjoses, une kam te regjistruara vitet e para te punes, pas auditoreve te Universitetit…
      Nuk ka qytet te qete, me njerez te mire e te dashur, si Permeti.Edhe syte te mi mbyllesh, edhe qe ketej nga Alpet e Austrise, une e perfytyroj,
      megjithse kam mbi afro 40 vjet qe nuk kam ardhur aty,
      Perfytyroj Shkembin e Qytetit ate gjigant te Natyres,
      qe i rri Qytetit si nje monument i Perjetsise….
      Kujtoj Uren e Hekurt mbi Vjose, trotuaret dhe lulishtet, majin e bukur kur Qytetin e mbushte aroma e Trendafilave!…Eshte kjo nje arsye qe dhe kopshtin e shtepis sime ketu ne Austri e kam mbushur me trendafila!…
      Nuk ka qytet tjeter ne Shqiperi qe te kete aq shume trendafila dhe te ruhen me aq dashuri nga qytetaret , si permetaret!…Kujtoj hotelin e bukur qe u ndertua kur kam qene une dhe qe ne i thoshim Turizmi…Kujtoj natyren madheshtore nga Gryka e Mezhgoranit e deri tek burimet e Kelcyres, pastaj me radhe fshatrat anes Vjoses, e
      deri ne malesine e Frasherit legjendar qe i fali Sbqiperise ajken e Rilindjes Kombetare, Naimin, bilbilin e
      Shqiperise, Samiun, Dijetarin dbe filozofin e madh jo vetem te Shqiperise!….Abdyl Patriotin qe themeloi per
      here te pare Lidhjen Shqiptare….Eh sa e pasur eshte Shqiperia ne tradita dhe virtute!…Kujtoj Nonda Bulken
      dhe shkrimet e tij brilante….
      Ketu tek Nonda po qendroj dhe po flas per Nonden e ri, autorin e kesaj proze , te talentuarin, me shpirt te paepur dhe kryengrites, qe ka talentin e Nondes se pavdekshem….B l e n d i Manen!…
      Blendin nuk e kujtoj dot se atehere ish i vogel, por une jam shok me te jatin e tij Ahmet Manen…, nje burre i
      ndershem dhe shembull i mencuris dhe thjeshtesise permetare!..
      E si ti harroj une permetaret e mi te dashur , qe me rrethonin me shume dashuri dhe me ndihmonin te kryeja
      detyren time te nderuar.Atehere punoja per nje gazete qendrore dhe shpesh fshikulloja keta lloj
      maskarenjeshqe fshikullon Blendi tani…Nuk kam per ti harruar kurre dy funksionare te qeveris lokale per te
      cilet kritikat e mija i zbriten nga kali dhe i derguan te mesonin si te silleshin me popullin…
      Por atehere nje kritike ne gazete te merrte pas koke….ndersa sot vjedhin miliona keta Gjingjonet e Plepave te
      Saliut dhe nuk u hyn nje gjemb ne kembe…
      Nuk e harroj kurre nje nate kur u gdhiva ne nje shtepi te thjeshte ne zonen e Ballabanit….nje mikpritje per temos u harruar kurre…Por kur u largova nga shtepia, plaka e shtepise me percolli deri ne te dale te oborrit
      dhe me perqafoi si djalin e vet, ndersa, hapi perparsen dbe me dha me vehte ca korra arra dhe nje
      Ftua…”Merri ti hash rruges, te keqen nena me tha, se te merr uria…”
      Eh o Frashelli, ja keto mu kujtuan shpejt e shpejt per Permetin dhe permetaret e tu dhe te Blendit, por dheper permetaret e mi, te cilet , fale ndershmerise se tyre, atehere, i linin shtepit hapur, se e donin dhe besonin
      njeritjetrin si njerez te nje familjeje te stermadhe….Une dhe pak muaj dhe dal ne pension.Ketu jetoj i lumtur por me merr malli per Shqiperine, ndaj kam blere nje Makine-banese, me duket se shqip i thone rolo…dhe mezi
      pres te vij dhe ne Permetin e bukur dhe historik, buze Vjoses sime te dashur….te takoj e te çmallem me miqt e
      mi, te ha nje liko arre e te pi nje gote me uje te bekuar, prodhim permetar i mikpritjes dhe dashuris njerzore…

      1. frasherlliu says:

        Neti i Vjoses sime,shetitesi i trojeve te aneve te mia flm per respektin e shprehur dhe ska se si ndryshe per mbresat e vyera dhe kujtimet magjike qe ruan nga Permeti dhe permetaret qe ke gezuar nje pjese te jetes dhe sidomos vitet e para te punes dhe rinine e vyer te jetes tende.Mase mund te njihemi ose jemi pare e takuar si dhe ke pasur fatin qe je njohur e takuar mikun tim te vjeter Ahmet Mane por po te them se dhe çamarroku Bledi si i jati eshte dhe e ndjen e i dhemb krenaria e virtyteve te mira permetare dhe kudo ne Shqiperi ndaj shkruan e do te flase shume.Nga Alpet e Austrise te lulezuara e plot jete ku nuk te mungon asgje ju ruani si debora e bardhe kujtime si ato te romaneve te mrekullushme dhe mendjen e vret dhe pas 40 vjeteve pse te mos jene dhe malet e rralla te Permetit e kudo ne Shqiperi vende ku te ngjitet çdo njeri dhe te perfitoje ajerin e paster per tu shlodhur ,argetuar me femijet,per tu sheruar e qetesuar shpirtin si ne Austri e France.Nje atdhe qe behet i pa durushem ber pjellen e vet nga tragjedite e mynxyrat e te marrosurve politike ai dhe behet i nemur dhe vuan dhe kete e ka treguar historia kur shqiptari pret ne bese shqiptarin ndaj çdo dite atje hapen varre dhe kush ngjitet ne pushtet ulerin si kafshe e egerr dhe ti je mesuar me keto fenomene.Ndoshta si ju dhe une kam merguar me ne perendim te alpeve te Austrise qe pushteti fashist me goditi qe ne moshen me tere 35 vjeçare pse isha djale nga jugu dhe isha rrezik per ta se nuk ju binda askujt perveç traditave te mia te vertetes,dijes,edukates dhe respektit te te mençurve e ne sherbim te çdo virtyti te mire.Ndjek me vemendje situaten shqiptare dhe gjykoj se eshte shume shume e larget ndryshimi apo afrimi,demokratizimi i shoqerise shqiptare.Pabesia dhe urrejtja jane futur ne genet e shqiptareve dhe shpelarja biologjike e kesaj rrace qe e kane mbjelle kete semundje te rende eshte e veshtire dhe une e shikoj gjithmone kur Shqiperise i afrohet nje shans historik pjella e keqe e ketij vendi shkakton tragjedine e radhes.Europa kete fakt e njeh mire ndaj ne momentet qe duhet te na ndihmoje ajo terhiqet dhe fati i shqiptareve endet neper skutat e tradhetive.Ne vendin tone po shkaterrohen natyra ,pyjet jane shkatrruar dhe pasurite turistike e natyrale po shqyhen ne menyre te pa skrupullt ,burimet e ujit po shterojne dhe interesat e dites po godisin te ardhmen e femijeve dhe kjo te godet qe kur shikon menjehere kur i afrohesh kufirit ku jashte gjelberon dhe ka begati ndersa brenda eshte i degraduar.Kete e thune dhe shume te huaj qe vijne ne Shqiperi dhe shikojne çudira,kafenete mbushur plot,shqiptaret bertasin fort kudo,muzika e forte ne çdo ambient,pisllek kudo,buri makinash si çmenduri dhe barkderra shume,femra te çdo moshe veshur gjysem lakuriq dhe jete nate te shfrenuar.Te mos flasim per shtet dhe pushtet apo parti politike sepse kam ndot njelloj si ti.Pra i dashur mik me eshte plagosur rende atdheu dhe atdhedashuria ime vuan,ndaj zgjatem ne mendime sepse dhe ju me dhate nje gote te shijshme dashurie e respekti per njerezit dhe dheun e aneve te mia.Jam ne pritje te nje komunikimi me mbreslenes dhe me njohje me te gjere.

  33. Zani Burimi says:

    Meqë njëri më lart kërkoi një “poezi” për markën e Gjin Gjonave, ja ku po ua sajoj ca bejte:
    Ku len dielli e ku prenon hona
    si Gjin Gjoni nuk ban ma nona,
    Bashkë me zojën kanë bo miliona
    ma kastrakopili ndër anët tona!
    Sa të ketë Nishanin në krye të vendit,
    edhe Metën ne krye të Kuvendit,
    nuk ccajnë kokë për llafe të Bledit
    se knojnë kangën “Haja qenit, pija qenit”
    Tash po i bijmë karadyzenit!

  34. Tradita says:

    Po mendoja ,t’ju permblidhja me nje togfalesh ju komentuesit e ketij bllogu dhe me duket se gjeta “felliqesira enveriste”as me shume dhe as me pak.

  35. lABERIA ME PARTI! says:

    Shoku Mane: ju urojme sukses! Ju jeni shembull per brezin e ri e ngushellim per ne pensionistet qe e shkuam jeten ne mbrojtje te sigurise se vatanit. Bir besnik i Partise e i popullit! Djem si ti e bene atdheun sic e gezojme sot. Aferrim!

  36. Gelev says:

    Talent i vertete. Artin e vertete e lind ose nje dashuri e madhe ose nje urrejtje e madhe. Vetem per kete shkrim, ky djal meriton lirimin nga denimi. Bledi! Vazhdo te shkruash-je shume premtues. Ky shkrim futet nder krijimet me te bukura qe kam lexuar. Po te them nje kuriozitet, qe mbase e di: Servantesi,kryevepren e tij “Don Kishoti i Mançes”, e shkroi kur ishte ne burg…Pershendetje Dio Gelev

  37. gjon says:

    ME VJEN KEQ QE VERIU YNE TE PERFAQESOHET NGA BUKESHKALE TE PA BURRERI SI GJIN GJONI E SALI BERISHA.

  38. daku says:

    I madh…….Dhe cinik je Bledi Mane.

  39. arjana says:

    shkrim brilant!

  40. Luan says:

    As nuk e njoh e as dua ta njoh Gjin Gjonin si person. Dihet qe gjykatat kane shume probleme dhe me keq keta gjykata i kane ngaterruar njerzit qe kane probleme. Gjin Gjoni as me pak e as me shume nuk ka gabime e as merita se klasa e tij e gjyqtareve shqiptare dhe e nje stafi te larte. Pasuria e Gjin Gjonit me duket si selektive. Shikoni gjyqtaret tjere si jetojne, shikoni…shikoni… ? Ky shkrim me teper eshte kunder Gjinit si verior. Mua personalisht nuk me pelqejen ndarjet krahinore qe ne shqiptaret i kemi shume per cejf. Kjo eshte mburrja me e madhe e jona qe te tregoje se kush jam une e cili jeshe ti ! Kemi degjuar njerez te thone qe Ismail Qemali nuk kishte merita se kot ja dhane flamurin dhe e ngriti , kemi degjuar te thone se Zogu ishte budalla dhe i poshter, te thone se Enveri s’kishte shkolle, qe Saliu erdhi nga mali. Tani te mendojme pak me ndryshe. Ismail Qemali ishte personaliteti me i larte dhe me i ditur i kohes se tij nder shqiptare dhe me te drejte quhet Babai i Shtetit Shqiptar ( Jo i Kombit sic ju pelqen ta quajne-se kombi ishte kohe perpara), Ahmet Zogolli prej Mati ishte edhe ky bir Pashaj dhe nje dere e madhe dhe e vjeter, me zgjuaresine dhe trimerine e tij e udhehoqi Shqiperine per rreth 20 vjet (1920-1939). Pra ishte njeriu me i zoti i kohes nder shqiptare se po te mos ishte nuk te linin ! Enver Hoxha ishte diktator por edhe ky e fitoj me lufte dhe e mbajti rreth 50 vjet me grusht te hekurt. Saliu eshte nga malsite e veriut por erdhi shumi i vogel ne Tirane , studioi shume dhe kur u hap karrigia e Presidentit e mori me merite. Pse nuk doli nje tjeter ta merrte, nuk mendoj se ja dhane se ishte prej malsie he burra !
    Te leme llafet dhe te kthehemi tek shkrimi. Ne menyre te holle autori lidh pamjem e ketij gjyqtari qe “nuk dinte not”. Shprehje tipike. Llahtari e madhe qe nuk din not !!!! Nuk din kompjuterin!!! Nuk din me i ra topit !!! Keto pallavra kan marre funde me kohe. Studenti Gjin ne ate kohe kishte nje fakultet dhe vinte per nje te dyte, ishte shqiptar dhe dinte shqip por ndofta me aksent gege, kishte qene nga shtresat jo te perkrahura te kohes komunizmit, ishte serioz ne punen qe e priste, kac jane me shume se nuk dinte not etj..pallavra. Tjetra Gjin Gjoni eshte nga Zadrima e Lezhes nje zone jo vetem me kulture por qe eshte edhe shume piktoreske, ku lumi Gjader kalon permes fshatit . Gjithashtu detin nuk e ka pas larg , shkonte edhe me biciklete. Ky sakat nuk ka qene si ka mundesi qe me lumin dhe detin ne dere te shtepise nuk paska mesuar not ???!!! Nuk eshte Mirditor por Lezhjan me breza. Keta lloj artikujsh qe shkruhen ne kete menyre nuk me pelqejne jo se kritikojne nje person qe shkel ligjin -se po e pat shkelur te denohen ne menyren me te drejte te mundeshme. Por nuk me pelqejne ata hilete ne shkrim :- jo po ishte i bardhe ( thuajse dielli binte vetem ne Vjose), nuk dinte not(se veriu ska dete e as lumej, por male) kurse ky e paska mesuar ne Vjose! I thashe ..Silven dhe Adriatikun… mqs ishte nga veriu nuk kuptonte se deti quhej Adriatik edhe pse kishte shtepine ne Lezhe buze ketij deti etj. Gjithashtu nuk me pelqejne as komentet thua se Gjini ne fjale nuk din, nuk meriton, te largohet se eshte i huaj. Zoteri autor i artikullit dhe disa zoterinje komentues sot jemi ne demokraci. Ka ikur koha kur kishte ligj dhe maliq , qe verioret perbuzeshin. Shikoni dhe degjoni sot ku kan arriur ne saje te demokracise dhe aftesise se tyre! Shikoni ku eshte Kosova dhe Kosovaret se edhe ata gege e veriore jane ( apo jane Kosovare se keshtu ju pelqen!)Nje shembull: -thonin verioret sdine ti bien topit-shikoje Kukesin ku arriti vjet. Pse nuk po arrini ju qe dini “not”. Apo sjane lojtaret e Kukesit, jane te blere- Gjithe bota I blen, blini edhe ju..Sot ka dije, pune, mireqenie e jo llafe e shpifje . Duhet tu jepet fund ndarjeve krahinore, jemi te gjithe shqipatare dhe ta duam e respektojme me shume njeri tjetrin.

    1. Skypi says:

      i nderuar Luan

      nuk bera ndonje koment sot se artikulli ishte shume i dobet.

      eshte i dobet se ky po shkruan sikur Saliu eshte ne pushtet dhe PS eshte ne opozite qe ne te vertete eshte me i fuqishem sot .

      Ky Blendi duhet te jape llogari para nje miljon votuesve pse nuk po denohet sali krimineli nga frikacaket e PS.

      pajtohem me ty se ka nje fryme rracizmi krahinor te papranueshem por nuk eshte ajo kryesorja

      Ideja eshte ne kete shkrim qe shqiperine e ka mbulur mafia,tradhetia,kurvlleku politik etj dhe kjo behet me neveriteshme kur disa qe hanin ullijte me gjithe berthame japin leksione si hahet ulliri si puna jote.

      Artikulli i Blendit eshte i dhjere si Shqiperia e Blendi fejziut por dhe ti Luan LLeshi je akoma me i dhjere Pse ??

      Po ai QIN QONI NUK KISHTE ASNJE FAJ ?

      Mbasi njoh shume mire ate Caushen qe punon ne Duty free ne Rinas dhe menyra si u lidhen me kete zadrimorin mirditor mund te them se nqs hetohet normalisht ky monster gjyqtar,bie KLD dhe pas saj Presidenti dhe Dinastia e Berishajve..

  41. drejtesia says:

    Fara e plepisteve te mjelle nga sali berisha duhet kohe te zhduket eshte fare ojgjeje dhe ka infektuar mbare drejtesine. a e kupton ky popull se cfare demi i ka sjelle monstra me emerin sali berisha. do vuajne nga kjo drejtesi plepashbreza te tere, zoti do ta mallkoje vuqidolsin sa pjelle e keqe paska qene.

  42. art says:

    Guxim I papare…

  43. Jimi says:

    E ke qare Blendi!

  44. xh says:

    Pasqyre fantastike e Shqiperise se ketyre 23 vjeteve. Shihni se si intelektualet,artistet,shkrimtaret e mendjendriturit rrine ne hije e keta njerezit “pa qime” ecin perpara,bejne karjere fale sistemit “o burra beni c’te doni”. Metamorfoza e ketyre njerezve eshte plage e thelle qe do duhen dekada te sherohet. I pres gjithnje me kenaqesi shkrimet e Bledi Manes.

  45. STUDJUESI says:

    Artikulli shume i mire i lumte dora dhe mendja Bledit, me kete rast te gjithe shqiptaret duhet te kuptojne se kjo drejtersi qe eshte e instaluar ne keto 21 vjet te dmokracise dhe te gjithe po i paguajme haracin eshte produkti i prodhuar nga partija demokratike e Saliut te pare e kopjuar shume keq nga ajo e Enver Hoxhes pas vitit 1944 .Si puna e Gjinit , ka shume gjiner edhe gjinesha ne shqiperi, njera prej tyre eshte Dhurata Bilo ish magazinjere ne nje ndermarje sot gjykatese ne Durres studente e plepave e paralajmeruar per tu pushar dhe nuk eshte pushuar megjithse ka marre qindra vendime te parapaguara nga ata qe e kane porositur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje