Një histori e jashtëzakonshme dashurie për vlerën e jetës

5 Janar 2015, 20:33Lifestyle TEMA
Një histori e jashtëzakonshme dashurie për vlerën e

Fëmija që shihni në foto,  ka festuar ditëlindjen e tij të parë.

Ai është një djalë i shëndetshëm dhe në foto ka dalë duke buzëqeshur.

Më poshtë ka fotografi nga çastet e para kur Jett erdhi në jetë dhe pas një viti.

Ky fëmijë sot jeton falë vendimit të prindërve për të mos dëgjuar këshillat e mjekëve.

Fëmija, i cili është pagëzuar me emrin Jett ka lindur para kohe, vetëm 25 javësh. Nënës së tij 34-vjeçare i shpërthyen ujërat kur ishte 20 javëshe dhe mjekët i lanë 5 minuta kohë për të vendosur për abortin, pasi fëmija sipas tyre ishte thjesht një “fetus pa jetë”.

Çifti vendosi të mos i dëgjonte pavarësisht presioneve dhe Jett lindi pas 5 javësh. Ai ishte më i vogël se dora e babait të tij.

Pas një viti nëna e tij ka thënë se mjekët në spital nuk e panë atë si një fëmijë, por thjesht si fetus pa jetë.

Pasi Jett lindi shumë nën peshë ai qëndroi në inkubator, por pësoi një sëmundje kronike mushkërish dhe verdhëzën. Por ai e mori veten shpejt deh mushkëritë dhe organet e tjera nisën të zhvillohen.  Ai më në fund u lejua të shkojë me prindërit në shtëpi më 5 mars, gati tre javë para datës së tij nëse çdo gjë do kishte shkuar mirë me shtatzëninë e nënës së tij. 

Pas kësaj Jett pati dy vrima të vogla në zemër dhe jetoi me një makinë oksigjeni  deri në maj.

Pas kësaj ai është rritur plotësisht i shëndetshëm. Nëna e tij Mhairi Morris,  tha se fillimisht kishte shqetësimin se do i ndodhte diçka. “ Jetoja me mendimin se ai nuk do të ishte i shëndetshëm deh po prisja që diçka e keqe të ndodhte, por nuk ndodhi kurrë”, tregon ajo për Dailymail.

Gjithashtu edhe mjekët kanë pohuar se si nëna edhe djali janë shumë mirë me shëndet, pas një viti. Shefi i spitalit “Surrey and Sussex Healthcare NHS Trust”,  Michael Wilson tha :” Ne po përpiqemi të mësojmë nga Feedback-u që marrin nga pacientët tanë, për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet tona ndaj pacientëve. 

Kjo nënë është një shembulli jashtëzkonshmëm force, guximi dhe dashurie. Falë këtyre fëmija i saj sot jeton, por ky shembull nuk është për të injoruar mjekësinë, por për të çmuar jetën, sado e zbehtë të duket drita e saj ndonjëherë. Përgatiti: J.H

 

13 komente në “Një histori e jashtëzakonshme dashurie për vlerën e jetës”

  1. enter says:

    Ja vlen te publikohen te tilla lajme, e jo ato lajmet e tjeter idiote qe ju si gazete skeni piken e cipes e i publikoni (e kam per artikujt e gjokseve dhe shaleve qe sju vjen turp fare).

    1. Blue Jasmine says:

      @enter
      Hera e pare qe lexova tek lifestyle nje artikull prekes , mbreselenes qe ia vlente te kaloje minutat me te.
      Shume prekese, inkurajuese dhe prove qe Zoti ben mrekulli ne jeten e secilit.

  2. TANI says:

    KY LAJM ESHTE ME TE VERTET NJE LAJM I MREKULLUSHEM.

  3. era says:

    E ka merituar vendimin e nenes, Shihni se cfare veshtrimi plot zgjuaresi dhe dashuri.

  4. beni says:

    Prekese, nje mrekulli!

  5. illyrian says:

    Zoti I ka bekuar ata prinder me kete femije te mrekullueshem!

  6. LORA says:

    Mrekullite e dashurise jane te pamata.
    Jett do te jete perhere I mbrojtur nga shenjteria e
    kesaj dashurie dhe do te jete jetegjate.Lufta e tij
    per te ndenjur ne jete ka qene nje sinkron I perkryer me ate te prinderve te tij stoike.
    Me lotoi kjo histori e rralle.

  7. mib says:

    boll me keto komente se te kishte ndodhur ketu sdo kishit lene fjale pa thene per mjeket

  8. Koli says:

    Shume lajm prekes. Ky femija i vockel fare ngjan si gjishtoja i perrallave te motmotit.

  9. Xhevi says:

    Nuk ka ndjesi me te madhe se sa ndjesia e te qenit Prind,,,zoti ndriqofte jetet e kesaj familje,,nje shembull i mrekullueshem per gjithe prinderit dhe ata qe aderojne per tu bere prinder…Nje mrekulli

  10. Besa says:

    Sipas fese sone te nderuar muslimane njeriu kur eshte 42 ditesh pra 6 javesh nje engjell zbret dhe i fut ne trup shpirtin.

    Nese Zoti e ka vendosur qe te jetoje, ky njeri do te jetoje.

  11. bobi says:

    Simpatiku i vogel

  12. Pelasgian says:

    po qenka si shpirt , bravo ” prindreshes ” luanesh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje