Tri emrat që përfliten pas ikjes së Artan Didit

5 Prill 2015, 15:16Politika TEMA

Pesë ditë pas dorëheqjes së Artan Didit, pyetja kush do jetë zëvendësuesi i tij vijon të bëhet duke marrë përgjigje nga më të ndryshmet.

Brenda mjediseve policore, emri që lakohet më shumë është ai i Haki Çakos, njërit nga dy zv.drejtorët e përgjithshëm të policisë së shtetit, që është komanduar në vend të Didit pas dorëheqjes së tij në fund të marsit.

Megjithatë, vetë ministri Saimir Tahiri i pyetur kush do jetë drejtori i ri i përgjithshëm i policisë së shtetit thotë “nuk kam asnjë emër në tavolinë”.

Nuk është e qartë nëse kjo përgjigje është një moskonfirmim i versionit të Çakos.

Ndërkohë, burime nga grupi parlamentar i PS-së bënë me dije për DITA-n se ka tashmë dy emra të tjerë që lakohen përveç Çakos.

Vetë ministri Tahiri ka shprehur pranë deputetëve të interesuar konsideratën e tij për drejtorin e policisë së Qarkut të Fierit, Ervin Hodaj.

Të njëjtat burime theksojnë se në këtë pikë ka patur disa replika të Tahirit me deputetë të mazhorancës në nivel jozyrtar për emrin e Hodajt.

Ka deputetë të cilët kanë shprehur mosaprovim për shkak të moshës së re të Hodajt dhe për shkak se një emërim i tillë do shtonte kritikat e shfaqura më herët për preferenca krahinore.

Z.Hodaj i datëlindjes 1976 është nga Tepelena.

Nuk ka munguar edhe ndonjë deputet që shtyhet më tej duke shfaqur paragjykime të hapura ndaj drejtorit të Policisë së Fierit me fjalët “ai vjen era naftë”.

Emri tjetër që mund të zërë vendin e Didit, në rast se komandimi i Çakos nuk kthehet në emërim definitiv, është ai i Ardian Çipës.

Ardian Çipa, drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë është i datëlindjes 14.09.1976, me vendlindje Himarë.

Pavarësisht përmendjes së këtyre dy kandidatëve, shumica e burimeve të pyetura afër kupolës së policisë së shtetit thonë që shanset më të lartë për të zënë vendin e Didit i ka zv.drejtori Çako.

Z.Çako e favorizon edhe ligji.

Ligji thekson që drejtori i policisë së shtetit duhet të ketë qenë më parë zv.drejtor i policisë së shtetit ose drejtor qarku me gradën drejtues i parë.

Nga drejtorët aktualë të qarqeve vetëm drejtori i Elbasanit e plotëson këtë kusht dhe disa drejtorë të tjerë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Shumë vëzhgues të procesit nënvizojnë rëndësinë e moshës për atë që do emërohet në këtë pozicion.

Zakonisht një nivel i tillë profesional në polici duhet të kërkojë një moshë të pjekur me eksperiencë të gjatë në fushën e rendit.

Vetë Didi në një komunikim me DITA thotë se nuk preferon të rikthehet në asnjë pozicion në Policinë e Shtetit.

Ai nuk pranon të komentojë zërat për marrëdhëniet e acaruara mes tij dhe ministrit.

Didi nuk përjashtoi largimin e tij drejt SHBA-ve, prej ku 18 muaj më parë erdhi për të marrë detyrën e vështirë me propozim të vetë ministrit Tahiri.

34 komente në “Tri emrat që përfliten pas ikjes së Artan Didit”

  1. Flamur_Vlore says:

    DIDI PROFESIONIST I VERTET DHE NJERI I LART!

    1. Cako hajduti says:

      Haki cako eshte direkt i perfshire ne vjedhjen e parave te firmes Fabiola. Ai eshte dhe mik i ngushte me Hysni Burgajn dhe kriminel qe ka vene dore mbi personat e shoqeruar.

  2. Dielli mbi Korab says:

    Nje emer per tju rekomandu Ministrit Tahiri eshte dhe dibrani Shemsi Prençi.
    Burre trim dhe atdhetar.

    1. Deti nen Korab says:

      Burre trim dhe atdhetar dhe me kurhan ne zyre… Pffffff

  3. shefi says:

    Te gjithe keta emra qe permenden nuk i vijne as te maja e thorit Didit. Thjesht do vene me servilin

  4. Ledio says:

    Kam nje emer per ty. Burr i nderuar edhe me kurajo. Emiliano Zapata:)

  5. po per SOKOL BARAJ cfare do thoshit

  6. ushtaret e partise i vendos mbreti ,sepse e ka shpuren e vete,dhe nuk kerkohet profesionalizmi,por bindshmeria dhe besnikeria karshi kalifatit,vete historia 25 vjecare ka treguar sejmenllek dhe profesionalizem politik te policise ne sherbim te qeverise e jo te shoqerise

  7. gjini says:

    O Mero ,po nuk shkruhet tri per personat e gjinise mashkullore,por tre.E dyta edhe fjala emen asht i gjinise mashkullore prandaj edhe numrori duhet te jete po i gjinise mashkullore.Ne gjuhen shqipe vetem numrori tre ka dy gjini qe:per gjininine mashkullore shkruhet “TRE”ndersa per gjinine femnore shkruhet “TRI”

  8. basilius says:

    Emer ,emri,emer mashkullor.Thuhet tre emra,jo tri emra. Kur nuk dini mire gjuhen, me mire mos shkruani.

  9. goni says:

    mendimi im eshte se kalamaji i shpifur tahir do te emeroje nje njeri nga tepelena se don te mbaje me zor pushtetin me cdo cmim ky eshte sllogani i rilindjes . ju po e shikoni dhe do bindeni ne vazhdim per keto qe them

  10. Gerti says:

    Artan didi eshte personi qe e degjenroi policine e shtetit dhe e coi ne nivelet me te larta te saj.
    Pas emerimit te tij ai futi metastazat e tij neper cdo drejtori dhe nivel duke e shenderruar policine ne nje bande kriminelesh

  11. realisti says:

    nje gje eshte e sigurte ..qe kushdo qe te jete Drejtori…ai do jete kurbani i radhes..

  12. leka says:

    Didi per kohen qe drejtoi, do te mbahet mend per aksione te medha si ne Lazarat dhe Dukagjin dhe per organizim dhe trimeri. Didi mori rendin ne ditet me te zeza, dhe theu shprehjen ,qe krimineli iku ne drejtim te paditur. Rama dhe Tahiri , te vendosin ne krye nje profesinist te larte dhe mbi te gjitha zbatues i rrepte i ligjit, dhe jo nga rradhet e nepotizmit . Per mua figura e Cipes, eshte me goditura duke pasur parasysh qe drejton sot me sukses poplicine e Tiranes si dhe menyra e komunikimit, qe per drejtusin e pare te policise eshte kryesorja.Rama sic zgjodhi Petro Kocin zv.minister te mbrojtjes nje figure e paster dhe njeri korrekt ne detyre, duhet te vendos Paulin Sterkajn si zv.minister te rendit,, duke qene se ka eksperiencve ne drejtim te rendit si dhe do te ishte ndihme per vet Tahirin.

    1. paulini eshte ne nje canak me tomen dhe frrokun cfare paulini thu ti

  13. Roland Deda says:

    Drejtori i Policise se Shtetit eshte figura qendrore e Ministrised se Brendshme. Personi ne kete funksion duhet te jete nje profesionist i vertete dhe me eksperience pune te mjaftueshme ne strukturat e policise. Personi qe do te propozohet duhet te shpalose nje platforme dhe strategji bindese se si do te operoje policia e shtetit nen drejtimin e tij ne luften kunder krimit dhe menaxhimin e tij. Eshte rasti tu paraqesi eproreve dhe opinionit publik mendimet e tij per strategjine qe do te ndjeke. Policimi ne Komunitet eshte propoganduar me te madhe si shume efikas ne parandalimin e krimit dhe sherbimin ndaj komunitetit, por ne praktike as edhe nje drejtues nuk e ka zbatuar ate dhe nuk ka detajuar praktikat e ketij sherbimi bashkekohor qe lidh policine dhe komunitetin ne luften e perbashket kunder krimit .Jo klientelizem apo krahinarizma ne percaktimin e personit qe do te marre postin shume te rendesishem te Drejtorit te Policise se Shtetit , por nje person qe ka njohurite, kapacitetin dhe aftesite drejtuese per kete post. Kuadro te denja me integritet te larte moral dhe profesional nuk i mungojne policise , por e rendesishme eshte te perzgjidhen midis shume kandidaturave me i miri dhe qe gezon respektin e efektiveve te policise.

  14. shpati says:

    kandidatura e z Hodaj eshte e gjetur dhe eshte vertet profesional dhe me te gjitha kriteret.uroj te jete zgjedhja per dr pergjithshem.Gjithashtu dhe z Jaeld cela eshte zgjedhje shume e mire aktualisht dr qarkut vlore.

    1. dinamoviti says:

      Kandidatura e zotit Hodaj eshte kandidatura me e paafte e policise se shtetit. Policia e shtetit ka kandidatura tjera profesioniste te ndershem dhe te afta per te drejtuar.Zoti Hodaj nuk eshte shquar per ndonje profesionalizem , sa qe mund te behet drejtor I pergjithshem I policise. Sokol Baraj do te ishte nje candidature e afte dhe profesionale.

  15. br.a.ho says:

    Problemi eshte ikja e Didit jo zevendesimi i tije. Kishte profesionizmin e ndershmerine qe eshte e veshtire te zevendesohet,edhe se i majte ishte jashte strukturave socialiste partiake.

  16. Idro seferi top channel londer says:

    Bure pederast me dy pasaporta,vete nga te fryje era.kur do vish usa?where is your destination?

  17. cni says:

    Per mua figura me e goditur dhe me e paster eshte ajo e sali hajdutit ,pasi ka shum ekserienc si agjent i u.d.b ka vite pa i hyr asnje gjemb ne kemb.

  18. Hiq lenen vej prenen.une them me mire ai nga tepelena…

  19. katarakti says:

    Gjynah per Didin. ishte njeriu i duhur ne krye te policise. Po çfare tu besh ketyre ministrave buzequmesht te Rames. Te shpresojme qe nuk do te vejne ndonje nga ish çupelinat e bashkise si shefe policie. Edhe nje qe ishte si duhet e hoqen!!!!

  20. Malesori nga Londra says:

    Po per Altin Qaton njeri me eksperience i pjekur,i matur dhe i aksionit policor nje oficer policie i kompletuar.

  21. hihihi says:

    Me mir lereni pa drejtor fare,se do eci me mire rendi.Nje mut jan te gjithe,njeri me hajdut se tjetri,vetem qe nuk i permend njeri

  22. Flamuri says:

    Asnje nga keto kandidatura nuk bene.
    Ku eshte ai Arben Ujka ? I thoni ta gjejne dhe ta vene Drejtor te Pergjithshem te Policise.

    1. 007 says:

      Nuk duan oficere se Ujkaj keta! Nuk duan ta bejne policine dhe as Shqiperine!

  23. Ndoshta ne cdo profesion ka persona qe jane shume te afte profesionalsht por ju mungojne aftesie per te drejtuar dhe e kunderta ka persona qe kane prire per te organizuar e komanduar por calojne nga ana profesionale.(Dikujt mund ti duket si absurdiet).Eshte pak e veshtire te perzgjedhesh njerez qe te zoterojne te dyja keto veti.Une personalisht nepermjet informacioneve qe dalin nga shtypi,kam kuptuar se polica shqiptare sot nuk ka problem legjislacionin,strukturat qe kur degjon emertimet e tyre thua me vete:”Me kete organizim,krimi nuk ka se nga te levize” por sic e ndjejme te gjithe rendi publik eshte problematik.Jam dakord qe pas reformave qe ndermori Tahiri po ulet mesatarja e moshes se punonjesve te policise,po pastrohen rradhet e tyre nga te inkriminuarit,po goditet ashper cdo shkele e normave te punes,por profesionalizmi i vertete ka nevoje per te tjere elemente.Dikur degjonim shprehjet:”Zbulim,parandalim dhe nderprerje e veprimtarise kriminale”.Sot nuk behet fjale fare per parandalim te nje vepre penale.Sot ne shkojme ne vendin e krimit vetem per te konstatuar ndonje prove materiale qe mund te na jape mundesi per te krijuar nje ide per autoret.Ka patur raste qe kur ka shkuar grupi i eksperteve ne vendin e ngjarjes zbulon se nga kater gjurme gishtash,tre jane te punonjesve te policise.Kaq te paditur te jene punonjesit e policise qe me paaftesine e tyre prishin vendin e ngjarjes?Ajo qe konstatoj une sot ne polici e qe eshte vendimtare,eshte mungesa e agjenturisteve.Ndoshta ky eshte nje term i vjeter,por nje punonjes policie qe meret me luften ndaj krimit duhet te jete i afte te ngreje agjenture,rrjetin sekret brenda mjediseve nga mendohet se vjen veprimtara kriminale.Kontrolli i rrepte i ketyre mjediseve sjell me pas parandalimin e veprave penale apo zbulimin ne kohe te shpejte te autoreve te krimit.Mbaj mend nje informacion te koheve te fundit ku thuhej se nga 13 inspektore te krimeve,11 prej tyre nuk kishin asnje bashkpuntor.Kjo eshte skandaloze.Cfare bejne keta inspektore krimesh,mbledhin informacionin neper kafenera,nderkohe qe detyra numur nje e tyre duhet te jete ndertimi i rrjetit sekret.Eshte me e suksesshme te shkurtosh nga organika 100 police me uniforme dhe pagat e tyre ti marin bashkepuntoret sekrete te policise.Ky element i rendesishem i kombinuar me mjetet tekniko shkencore do te jape rezultat me te larte ne luften ndaj cdo lloj krimi.Nje element qe ndikon negativisht ne rezultate te ulta ne luften ndaj krimit eshte edhe fakti se inspektoret e policise te terenit nuk jane te lidhur sa duhet e komunitetin e zones qe mbulojne,nuk njohin dhe nuk kane te evidentuar personat me prirje kriminale.Se fundi rezultate negative sjell edhe transferimi i shpeshte i punonjesve te policise,qysh nga shefat e komisariateve deri tek inspektoret e krimeve.Kjo levizje e shpeshte asnjerit prej tyre nuk i jep mundesi te njohe situaten operative te territorit qe mbulon.

  24. petrit zela says:

    Dorheqia e drejtorit te pergjithshem te policies Z Didi,eshte nje thike e ndryshkur qe ju ngul perseri mbas shpine shqiptareve,jo me pak se 80% te popullsise..Me largimin e Z Didi shqiptaret ne pergjithesi,kane humbur nje pjese te besimit,ndaj Rendit..Ne gjirin e
    Sovranit mund te gjenden plot Djem dhe Vajza,te perkushtuar,ku dy kembet i kane te mbeshtetura mire ne tabanin kombetar..Qe e dine se cdo te tho Atdhe,Popull,apo Identitet..Mendoi,se per momentin duhet nje person qe te kete experience lufte kunder krimit te organizuar,dhe qe eshte perplasur ashper me drejtuesit e kupoles se korrupsionit,te ministries se puneve te brendeshme,te ish Qeverise Berisha,ish drejtori I policies i rrethit te dibres, Shemsi Premci…

  25. bruins says:

    Une dua me lexu gazete d.m.th. lajme dhe jo thashetheme. Publikime thashethemesh jane JO-Profesionale dhe degjeneron me komente kafenesh ku publikut i vihet ne tryeze vetem kjo garniture politike dhe ska tjeter cfare te pertyp. Shpesh TEMA eshte larg trendit profesional.

  26. shqip hesapi says:

    pune policesh,a keni ndonje barcolete ?

  27. arben says:

    edmond tarkaj drejtori i korces eshte me i pershtatshem per kete post

  28. arben says:

    edmond tarkaj drejtori i korces mendoj se eshte i pershtatshem

  29. Agim says:

    ARDIAN CIPA -Oficer karriere qe i ka ngjitur shkallet me zotesi ,fisnik ,i zgjuar ,familje patriote qe nuk njeh dallime rracore ,fetare ,krahinore.Specialist i policise kriminale dhe figure e paster morale…..Gjithsesi sdo ta marre ate post pasi nuk eshte pjese e klaneve mafioze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje