Mediat serbe: Perëndimi, plan që shqiptarët të dominojnë Ballkanin

11 Qershor 2015, 19:15Rajoni TEMA

Perëndimi do që përfundimisht të zgjidhë çështjen e Ballkanit. Për qetësimin e këtij rajoni, me sa duket po merret personalisht kancelarja gjermane Angela Merkel, me mbështetjen e fuqishme të Amerikës dhe Britanisë. Këto tri vende duan që t’i dobësojnë serbët, përfshirë edhe ata në Republikën Srpska, në mënyrë që të mos shfaqin më asnjë kërcënim për tjerët. Fitues nga plani i madh i Perëndimit janë shqiptarët, që sipas një analize të “Blic”, mund të fitojnë edhe një shtet të tretë – Republikën në shtetin federal të Maqedonisë.

Telashet e shumta me të cilat është përballur rajoni i Ballkanit që shumë vite, do të largohen së shpejti.

Kjo do të ndodhë falë një ofensive të fuqishme të Perëndimit, e posaçërisht Gjermanisë, Britanisë dhe Amerikës.

Rezultati që do të shihet në fund, do të jetë kështu: të gjitha vendet do të jenë pjesë e NATO-s e BE-së, serbët do të shndërrohen në një komb paqësor, Republika Srpska do të zhbëhet, ndërsa shqiptarët do të përfitojnë më së shumti, duke shijuar kënaqësitë e jetesës në të gjitha shtetet ku jetojnë.

Ky është konkludimi që ka nxjerr një analizë e gazetës “Blic” nga Beogradi, shkruan “Klan Kosova”.

Ivan Vejvoda, nga “Marshal Fund” ka thënë se kjo ofensivë bëhet për ta qetësuar njëherë e përgjithmonë Ballkanin Perëndimor.

Zhvillimet më të rëndësishme të kësaj nisme janë pranë, pasi së pari është vizita e kancerales Angela Merkel në Beograd, Tiranë e Sarajevë, më 8 e 9 korrik, ndërsa e dyta përvjetori i 20-të i masakrës së Srebrenicës.

Sipas Blic, gjermanja do të kërkojë nga Serbia që në fund të bisedimeve me Prishtinës të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, të distancohet nga presidenti i Republika Srpskës, Milorad Dodik dhe të mos e pengojë forcimin e institucioneve qendrore të Bosnjë e Hercegovinës – me fjalë tjera, dobësimin total të Republika Srpskës.

Në Tiranë, Merkel do të kërkojë nga Edi Rama të qetësojë radikalizmin nacional dhe islamik të shqiptarëve në Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Sarajevë do të tërheq vërejtjen për tensionet ndëretnike dhe do të thërrasë që korrupsioni i cili nuk po zhbëhet kurrë, të zëvendësohet me punë serioze drejt integrimit në BE. Blic shkruan se gjermanët do të sponsorizojnë dhe përkrahin ndryshime kushtetuese që kanë për qëllim dobësimin e Srpskas.

Nisma e Merkel, vendi i së cilës mori përsipër çështjen e Ballkanit, që më 2012, bëhet me mbështetje të fuqishme të SHBA-së. Britania i bashkohet valles, duke sponsorizuar një rezolutë për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit, që pritet të miratohet në 20 vjetorin e masakrës më të madhe në Evropë, pas Luftës II Botërore.

Jelena Guskova nga Akademia Ruse e Shkencave ka thënë se me këto veprime do të pësojnë Dodik dhe Republika Srpska, që kanë mbetur foletë e fundit të nacionalizmit serb në Ballkan

19 komente në “Mediat serbe: Perëndimi, plan që shqiptarët të dominojnë Ballkanin”

  1. albani says:

    Shqipetaret e kane dominuar te gjithe hapersiren ballkanike nder shekuj,mijera vite perpara se ju bastarde te stepave te kalonit danubin dhe te mesynit ne trojet Ilire.
    Shqipetaret i kane aftesite mendore,fizike dhe biologjike qe ta dominojne Ballkanin,pavaresisht se neve na tradhetojne po udheheqesit tane.
    Faktikisht duke populluar ne shume shtete,ne trojet e tyre Shqipetaret jane faktori kryesor dhe dominues ne ballkan.
    Na mbetet vetem fuqizimi ekonomik dhe vazhdimi i rruges evropiane me partneret tane qe ta fuqizojme dhe me shume rolin tone.
    SHQIPETARET JANE ILIRO-PELLAZGET E DIKURSHEM,NE ATY KU TE TJERET MENDOJNE QE MBARUAN PUNE ME NE,NGRIHEMI DHE ME TE FUQISHEM DHE ME TE SHUMTE NE NUMER.
    SHQIPETARET PER 30 VJET DO TE JENE SHUMICE NE MAQEDONI,PER 60 VJET KU DO TE NDIHMOJE DHE DIASPORA NE AMERIKE SIGURISH,DO TE PERBEJNE 35% TE POPULLSISE SE MALIT TE ZI,DHE PER 100 VJET DO TE JENE 3 MILIONE BANORE NE SERBI KUNDREJT 4 MILIONE SERBEVE.
    GREQIA PAS 100 VJETESH DO TE LIKUIDOJE ME NE FUND BORXHIN E SAJ,POR PAS SHUME HUMBJESH DHE SAKRIFICASH,AJO NUK DO TE QUHET ME GREQI,POR KONFEDERATE SHQIPTARO-GREKE.

    1. .... says:

      ej o shoku ti thua te bij shi vetem ne bacen time,te tjeret do zhduken kurse ne do shumohemi,mbas 150 vjetesh italia do ndahet jugu vec dhe veriu vec,ne jug do dominojne arbereshet shqiptare te ikur vite me pare,kurse ne veri albanezet refugjate qe do jene mbi 15 milion,ne amerike angli kanada e ne tere boten moderne shqiptaret do dominojne,vendalinjte e ketyre shteteve qe do dominojne shqiptaret do flejne gjume,ose do pakesohen,shqiptaret do shumohen me shpejtesi te madhe,vetem per dominim nuk jemi ne si popull,ne jemi vetem per tradheti dhe per hapje bythesh edhe ne toke te huaj,pavaresisht se jemi popull zgjebarak e njejta gje vazhdon legendhuku kudo ne bote dhe jo fuqi rajonale se eshte turp kur e degjojne te tjeret.

      1. fatix says:

        pergjigje me se e sakte..

  2. shqiptar says:

    kunati i zoro ne greqi shikojeni do qeshni grek i vertete

    https://s3.amazonaws.com/2013backup/tnh/ImagesUp/Sofo1.jpg

  3. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Po kush ta zoterojne. Korofillaket e azise se vogel apo keta te ardhurit nga siberia

  4. Sem Luma says:

    Ketij shkrimi me shume i vjen era fall se sa lajm.

  5. tfgs says:

    Merkel do ti kerkoi Rames; tju shtypesh koken gjithe islamikeve dhe extremisteve myslimane shqipfoles……………
    pra,Ballkani nuk eshte vend i korrakeve sunite

  6. ...... says:

    Merkel e ka kuptuar se ka ardhe koha e shqiptareve mjaft me jevgjitet lindore te rracave Anadoll- Libaneze dhe kopilet e Uraleve zagaret dhe b… lepiresit e Putinit shqelminne

  7. gora says:

    Jemi rraca me fisnike ne ballkan jemi autoktone dhe as njehere sju kemi hyre ne hak rracave te tjera perkundrazi jane te tjeret qe na kane dashur te na shfarosin si komb, tani eshte koha jone koha e se vertetes faktet jane aty dhe te palevizshme jemi kombi me i vjeter ne ballkan dhe na takon ne qe te hudheheqim rofte SHBA qe mbeshtet nje nisme te tille per ti dhen qetsine absolute ballkanit. ne duhet te shkojme perpara dhe te mos bejme ate qe na kane bere feqinjet tane mos bjeme viktime e feve qe mundohen per te na percare edhe pse flasim te njejten gjuhe.

    1. anticensurë 45756 says:

      o lali ne spo udhëheqim dot veten e jo më të tjerët!!
      mos mendo si të gjithë debilat që kërkojnë të jenë në tribunë!!kështu si ti flet tregon vetëm një fakt të thjeshtë:ndjehesh i nënshtruar,ndjenjë inferioriteti!!jo për faj të të tjerëve,por për fajin tënd!!dhe mendon se duke të “dhënë udhheqësinë”ti do të jesh më i ditur më i lumtur!!do të udhëheqësh bëhu më i zoti se të tjerët,dhe vetë ata do të të vënë në krye!!
      shiko greqinë,shumica e politikanëve që kanë drejtuar atë kanë qënë shqiptarë!!përse i kanë vënë në krye??sepse kanë qënë më të zotë se të tjerët!!më të zotë se grekët!!
      kur të tjerët hapin shkolla e zhvillojnë ekonominë ne vritemi me njëritjetrin dhe hapim xhamija e kisha!!kur të tjerët ndërtojnë shkolla e universitete ne vjedhim fondet për to dhe prodhojmë analfabetë!!dhe ata që i kemi të studiuar i fusim shkelmin dhe i çojmë si pjatalarës nëpër botë!!të mënçurit nuk na duhen në shqipëri!!nuk na lënë të vjedhim!!
      ne me të vërtetë jemi në këto troje që kur janë krijuar trojet,kemi përrhapur civilizimin e parë,POR VETË NUK JEMI CIVILIZUAR AKOMA!!

  8. lili says:

    Believe in your dreams,they will become true!

  9. anticensurë 45756 says:

    pak si shumë fantazi!
    deri në një farë mase do të ishte gjë e mënçur,jo se do të na bënte ne më të fortë,në realitet nuk duhet të “mbështetet askush që të jetë më i forti”,”xhandari”i rajonit,por se do të zhdukte një konflikt që po nuk u zgjidh do ta mbajë ballkanin gjithnjë në gjëndje të nderë!
    kjo ide,nëse do ta quajmë të tillë këtë shkrim,e bashkimit të shqiptarëve në një “shtet”por pa cënuar të tjerët është e gati pas ’90ës!!bashkimi në një konfedertë të shqipërisë,kosovës,malit të zi e maqedonisë do të bënte që problemi shqiptar të “shuhej”!!shqiptari në thelb nuk është shovinist dhe kështu që pjesa jo shqiptare e kësaj konfederate nuk do të kishte përse të trëmbej!!do të kishte një bashkjetesë normale!!i vetmi problem është ai fetar,i dalë në shesh dhjet vitet e fundit!!ky do të ishte një problem për bashkjetesën ndërjet popujve në këtë konfederatë dhe jo vetëm ndërmjet tyre!!njëzet vitet e fundit me vërshimin e islamit arab fillojë të ndryshojë dhe islami ballkanik!nga një islami i hapur dhe besim që kishte në bazë paqen ndërmjet njerzve po kërkon të këthehet në një besim radikal,jo paqsor dhe dominant!!sidomos 10 vitet e fundit kemi parë një radikalizim,pavarsisht se është një një pjesë shumë të vogël të popullsisë,ekstremist!!pas fillimit të revoltës siriane njerëz radikalë kanë ngritur shumë pazarin dhe në ballkanin perëndimor!politika dhe shoqëia në trojet shqiptare kanë bërë shumë pak për bllokimin e kësaj vale radikalizmi!!në shumicën e rasteve nga injoranca,në pjesën tjetër nga mungesa e interesit!
    thënja e kësaj gazete:”Në Tiranë, Merkel do të kërkojë nga Edi Rama të qetësojë radikalizmin nacional dhe islamik të shqiptarëve në Maqedoni e Kosovë,”është pak si e trashë!!rama nuk ka bole për të mbledhur atë pak radikalizëm që ka në shqipëri e jo më të dalë jasht saj!!
    sidoqoftë koha është shkurtër,të shohim a do tëjenë të sakta këto parashikime të “blic”!!
    shpresoj të jetë kështu!!këta trapat tanë duan shkelma bythësh për të lëvizur,por dhe në krahun tjetër duan një pikë për tu shfajsuar për veprimet e tyre!!sepse vetë nuk kanë bole për të mbajtur përgjegjësitë!!

  10. perivolo says:

    gora,qe te udheheqe dikush Ballkanin duhet te kete aftesite e duhura,te perpiqet vazhdimisht per tu bere me i gatshem,me i pergatitur,me i ditur dhe jo te bej 17 gabime ne 8 rreshta.Nuk e them me kuptimin e keq por si mesazh per te gjithe qe ta mesojne dhe ta respektojne gjuhen,une nuk e kam shqipen gjuhen e memes por megjithate rendesia e saj eshte madhore ne shume aspekte.

  11. Shen Thomai says:

    Me keto plane letre qe ben perendimi nuk eshte cudi qe shume
    shpejt Ballkani te kete flamurin e ISIS.

    1. ...... says:

      Mire e ke oShen Thomai me keto plane te perendimit me mire tja kishin len kete plan Greqise ha ha ha ha

  12. Akili says:

    Me duken me shume fantazi gazetaresh idiote serbe qe jane dyshues te euro-atlantikeve kundrejt vendit te tyre sesa gjera reale. Republika Serbska eshte pjese konstituive e B&H.Maqedonia nuk mund te mbijetoje vecse si njesi unitare por me dy popuj shtetformues sic eshte sot ne baze te marrveshjes se Ohrit. Shqiptaret kane vetem nje alternative ti shtrohen punes dhe te drejtojne me perkushtim 2 shtete e gjysem qe kane sot ne Ballkan.Te tjerat jane qiqra ne hell.

    1. kd says:

      Ashtu sic ishte falimentimi i Greqise qiqra ne hell

  13. V.k says:

    Mos ardhte ajo dite, se Shqiptaret do te canin barkun me njeri tjetrin dhe nuk do te kishte burre ta ndalonte kete, mbasi Shqiptaret ne gjithe historine e tyre nuk kane bere lufte te regullt, por kane vrare njeri tjetrin kacakshe, nga mbrapa ferres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje