Fevziu: Kokëdhima ndjehet i tradhtuar nga Rama, po saboton PS dhe reformën në drejtësi

25 Korrik 2016, 11:19Politika TEMA

Blendi Fevziu shkruan në një koment në opinion.al se Koço Kokëdhima po saboton PS dhe reformën në drejtësi. Madje sipas Fevziut Kokëdhima po mbledh deputetë rreth vetes, ndoshta me një plan për ta rrëzuar Ramën. Sipas tij Koço Kokëdhima është ndjerë i tradhtuar nga Rama për heqjen e mandatit dhe nuk mund t’ia falë diçka të tillë.

Ja çfarë shkruan Fevziu:

Nuk i jepte dot shpjegim te sakte askush, por e dinin të gjithë! Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ishin miq. Ishin aq miq, sa forumet informale të Tiranës dhe grupimet politike nuk depërtonin dot deri në thelbin e saj. Nuk dinin të thoshin se ku ishin lidhur dhe çfarë i mbante bashkë. Të patjetërsuar nga vitet, të pa cënuar nga thashethemet dhe xhelozia, të padepërtueshëm nga intrigat e vogla të kryeqytetit. Nuk ishte një aleancë ideologjike. Asnjëri nga të dy nuk ka ndonjë bindje të ngulitur kaq thellë. Nuk ishte aleancë narcizistësh që të dy e kanë me pash dhe e demostrojnë çdo ditë. Vështirë që të thuash se ishte aleancë parash edhe pse ka pasur shumë komente për këtë. Ish kryetari i PS Nano dhe më pas Berisha e shpjegonin me teori frojdiste. Qëndruan bashkë për vite më rradhë, thuajse dy dekada. Por nuk janë më! Me gjasë as nuk do të pleqërojnë bashkë buzë detit në Qeparo, siç kish premtuar Rama gjatë një prej vizitave atje. Madje më kaq se kaq. Kokëdhima ka qenë aktiv ditët e fundit në raportin me Metën dhe vendimet e tij.

Duket pa sens të merresh me një miqësi të prishur sepse politika shqiptare është e mbushur plot me to, por kjo nuk është thjeshtë një miqësi. Eshtë një model se si lidhet pushteti politik me atë ekonomik dhe se si e majta ka ndërtuar strukturën e saj në pushtet.

Po cili ka qenë raporti në vite dhe ç‘ka ndodhur sot me ata? Përse është prishur Edi Rama me Koço Kokëdhimën, ose më mirë të thuash Koço Kokëdhima me Edi Ramën?

Miqësia Rama – Kokëdhima nisi të bjerë në sy të publikut thuajse 18 vjet më parë. Atë vit që Rama u kthye nga Parisi në Tiranë i ftuar nga Nano për të drejtuar Ministrinë e Kulturës dhe Koço Kokëdhima u zhvendos po në Tiranë nga Fieri, ku nisi edhe publikimin e gazetës Shekulli. Shekulli u bë për 15 vjet rresht, në çdo kohë dhe çdo rrethanë, një mbështetëse e fortë e Edi Ramës në politikë, ndërkohë që Rama shihej si një lloj mentori i Kokëdhimës në bizneset e tij. Raporti i tyre ishte shumë miqësor, shumë i afërt dhe si i tillë u shigjetua jo pak si brenda PS ashtu edhe nga PD.

Ky raport mbeti i pandryshuar edhe pse Rama u duk se mori jo pak kosto politike prej tij, ndërsa Kokëdhima pati edhe ai pasojat e tij në biznes. Edhe pse nuk thuhet dot se cili ka pasur më shumë përfitime nga kjo miqësi, një gjë është e qartë, raporti i tyre ishte aq i fortë, sa Kokëdhima e quante Ramën investimi i tij, ndërsa Rama Kokëdhimën një model të biznesmenit trim. Një mik i përbashkët, i konfliktuar me të dy, e shpjegonte varësinë e Ramës ndaj Kokëdhimës i një lloj trimërimi që i jepte ky i fundit dhe që Ramës i mungonte. Për shumë vite Kokëdhima shihej si një lloj eminence gri e Ramës.

Deri në atë pikë, sa ai ishte negociator i rëndësishëm me Ilir Metën në 2012 – 2013 dhe po ashtu negociator me disa forca politike, përfshi aleancën Kuq e Zi. Kur mendohej se Kokëdhima do vijonte të mbetej eminencë, ai vendosi të dalë në skenë. Ose Rama, siç deklaronte vetë, e ftoi të ishte vetë protagonist. Kokëdhima u zgjodh kandidat për deputet në Vlorë dhe mori një rol lidershipi në gjithë zonën e Jugut. Duke hyrë në konflikt me jo pak vetë brenda PS. Ai vijoi të ishte një mbështetës i Ramës dhe ky i fundit e suportonte Kokëdhimën me gjithë kontestimet e brendshme në parti. Vijoi kështu deri pak javë më parë.

Deri atëherë kur thashethemnaja për një prishje mes tyre mori formë në një frekuentim të përditshëm mes Metës e Kokëdhimës dhe në një platformë për të rrëzuar kreun e PS. Kokëdhima thuhet se po luan një rol intensiv në goditjen ndaj Ramës dhe për këtë ka një shkak. Si edhe në rastin e miqësisë së tyre, shkaku nuk është i thjeshtë të gjendet, por informacione ka. Sipas burimeve të opinion.al, Kokëdhima është ndjerë i braktisur në rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hoqi atij mandatin e deputetit. Ai besonte se Rama mund të influenconte, së paku në njërin prej gjyqtarëve, por nuk e ka bërë.

Nuk ka dashur apo nuk ka mundur kjo nuk dihet, por protagonistë të tjerë nga PS kanë influencuar në lënien e Kokëdhimës jashtë Parlamentit. Duke e menduar këtë si një lojë të Ramës për të shpëtuar prej tij, Kokëdhima është ndjerë i lënduar dhe është hedhur në sulm. Ai është sot ndër njerëzit më aktivë në sabotimin e grupit të PS dhe në dështimin e reformës në drejtësi. Një sovranist par ekselencë, personazh që beson se të huajët vetëm e dëmtojnë këtë vend, nostalgjik i modës kur të huajve ju tregohej vendi dhe mbi të gjitha i gatshëm të’i shkojë betejës deri në fund, Kokëdhima po bën gjithnjë e më tepër deputetë rreth tij. Deri tani numërohen së paku 2 të tillë. Nuk është aspak çudi që Kokëdhima të ketë ambicie edhe më të mëdha.

Nuk dihet reagimi i Ramës, edhe pse, në fillim të javës, ata janë takuar sërish bashkë. Vështirë që Rama të jetë përfshirë në lënien e Kokëdhimës jashtë parlamentit, por vetë Kokëdhima e beson këtë. Nuk është çudi që ai të ndihet jashtë listës në zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë sërish bën përgjegjës Ramën. Por ndërsa Kokedhima e shpreh kudo pakënaqësinë e tij, Rama thuajse nuk flet për këtë. I vetmi gjest është pakënaqësia e shprehur ndaj LSI për raportet e saj aktuale me Kokëdhimën.

Nuk dihet se si do shkojë më tej fati i tyre, por prishja e raportit Rama – Kokëdhima është shembulli më tipik i aleancave pa bosht ideologjik dhe pa asnjë konkurencë të brendshme dhe të ndershme në parti. Eshtë shembulli tipik i një çiftëzimi që askush nuk ja gjeti dot sekretin dhe po ashtu, asnjëherë nuk do të dijë t’i japë një përgjigje të saktë se përse u prish.

17 komente në “Fevziu: Kokëdhima ndjehet i tradhtuar nga Rama, po saboton PS dhe reformën në drejtësi”

  1. alban says:

    U shporr nje plere nga PS.

    1. tafili says:

      me njeri legen nga fevzua nuk mundet te ket ne bot,i shpifur dhe i peshtir cfare shpif dhe shkeruan.

  2. Likja says:

    Hajde Fevzi,hajde…….ke shtrydhur mendjen dis dite per te shkruar per Kokedhimen…..ndjese per mungesen e edukates,po kujt i rru… per provincialin Koke…. Shqiperia ka te tjera halle,per ato shkruaj po te jesh i zoti dhe jo per K…… Liri

  3. Koqo koqja says:

    E kam thene dhe vazhdoj ta them. Derisa te vdesin 90 perqind e shqipetareve te cilet kane mbi 55 vjec dhe jane me mentalitet e koqo kokedhimes, nuk behemi dot njerez. Sepse kane djallin brenda ne vend te shpirtit.

  4. Armi says:

    Ahhhh mor Fevzo ngaterron Saliun me Ramen kur vjen puna per ideale..! Rama beson tek njerezit e vertet dhe nqs kta nuk jane ne rregull me drejtesin ky nuk eshte problem I Rames..? Kurse Saliu dhe meta padyshim qe do benin gjithçka qe benjamini i tyre mos te shkonte para drejtesise, kaq e thjesht eshte Fevzo njeri qe nuk vendos individin para shtetit dhe soji jote e I Saliut qe zhdukni shtetin per individin. Tung

  5. naku says:

    Shume i lexueshem Fevziu! Tjeter qellim fshihet mbas shkrimit djallzor,se dhe shpirtin te tilke e ke,qe ke shkruajtur. Te ka dale kallaj Blendi. Duversioni qe bene ti dhe e ke edhe te trashguar efhe paguhesh nga Sala ste beson njeri. Rama nuk eshte kategoria jite e kriminelit qe ti i sherben.

  6. Bushi says:

    Ah moer Fevzi Beu,ngele gjithnje duke shpifur e trilluar.Je i djatht,mbrojtesi fanatik i Saliu,dhe nga kjo patjeter do shkruash kundra Rames.”vazhdo se e ke mire”.

  7. Korabi says:

    Sa per informacion, Koço dhe Rama jane ftohur dhe ne 2011 kur Rama mbeti pa pushtet. Keshtuqe nga ana e Koços kam pershtypjen qe ka qene thjeshte interes ekonomik.

  8. Bardhi Tolabi says:

    Ger veret e Tareve,te tipit te Fevzos e kompani,jane dora e pergjakur dhe e pafuqishme e Sali Berishes,i cili pasi ka humbur betejen me Ramen,per te sabotuar reformen ne drejtesi,kerkon me cdo kusht te ngule pyka e percaje ne PS si kocka e vetme qe po e dermon ate.Askush prej ketyre Fevzove,nuk merret me LSI-ne dhe Ilir Meten,i cili sic duken bathet,e ka bere a;leancen parazgjedhore me Saliun,me sjelljen e tij te turpeshme ne momentet e fundit te reformes ne drejtesi.Kercenimi i tij per “konsensus” e “doreheqje”,ne ate moment,kur reforma ishte qartesisht e miratuar dhe e garantuar edhe prej Amerikes dhe BE-se,ishte sinjali per kete aleance.Nga ana tjeter prej LSI-se dhe anal-isteve te ketij kallepi,jane bere lavederime dhe dhene merrita e ngritur ne piedestal,Ilir Meta e Lulzim Basha si “autoret” dhe “fitimtaret” e kesaj reforme.Pompimi me biseda telefonike,me figura te politikes boterore,perseri kesaj aleance i sherben.Simbas Fevzo-ve e bythelepiresve te kallepit te tij,kjo eshte per t’ju ngritur atyre figuren e perlyer dhe te deskredituar ne popull,i cili do i shkateroje ne zgjedhjet e ardheshme,por kot e kane.POPULLI KETE HERE E PA QARTE SE,KUSH KERKON TE BEJE SHTET DHE KUSH KERKON TE MBAJE NE FUQI NJE SHTET TE KORRUPTUAR, te kriminalizuar me nje drejtesi te shkateruar dhe te vene ne sherbim te krimit dhe korrupsionit.Koha do e vertetoje kete…

  9. petrit says:

    Po mire more Fevzi cte bente Rama ! te nderhynte ne Gjukate ! Keshtu thuaj ti ! Parlamenti coi 3 deputete te PS ne gjukate Kushtetuese ,ajo vendosi se Kocua ishte Deputet ne kundershtim me ligjin dhe ja hoqi Mandatin , tani edhe kur ben ate qe duhet e paska gabim ,po iku Koqua cfar rendesije ka , ai sduhet te ishte fare deputet , perfshirja e tij ne liste ishte gabim i Rames. Fevzo mbro ata qe zbatojne ligjin jo ata qe kerkojne shkeljen e tij .

  10. eri says:

    ftyra te shpifme njerez pa karakter t vjen per t vjedh kur shikoj kta televizor ndroj kanlin me vrap fejzo koco dyshja me e shpifur qe ka nxjerr shqiperia dredhacak te dy . bo bo cfar tmerri me kocon akoma .hajde kryeminister rama hajde i koco i fejzo shoket e ty te ngushte me kocon do pleqeroje ti ??? e the vet do pleqeroj me kocon cfar turpi po me thuaj me ke rri te te them kush je.

  11. i larguari says:

    Lidhja midis tyre eshte shume e qarte: qe te dy jane idioter dhe psikopate !

  12. ali qyteza says:

    Eshte ne stilin dhe traditen e Rames qe t’i hedh posht njerzit me te afert ne momentin qe mendon se nuk i duhen me. Rama te mbaj veten fort se shqiptaret i ka hedhur me kohe, tani eshte radha te hidhet Rama. Sa per Kocon, nuk eshte rastesisht nje nga njerzit me te suksesshem, ndaj nuk do ta ket te lehte Rama me te.

  13. Kocua per te sjelle Ramen deri ketu ku eshte, ka perdorur te gjitha aftesite dhe i ka vene ne funksion te tij gazeten Shekulli, eshte perplasur me te gjithe politikanet e kohes per ti dal ne mbrojtje.

  14. Sokoli says:

    Po ku e Kane degjuar keta qe Kocua ishte kunder reformes? Ai ishte kunder imponimit të reformes nga ai pekinezi dhe qe të behej me konsensus. Nuk eshte kunder Rames, por Rama nuk di me ke eshte dhe cfare do. Po e qeverise kete vend me vizionin e nje bojaxhiu.

  15. albpetroli i shndruar ne albjurist prej Rames says:

    Ndihet i tradhetuar Ko-Ko-a, prej Rames!
    Nuk eshte e vertete. Albpetroli drejtohet nga ufo-ishmanaxheri i K. Kokedhimes dhe stafi qe e rrethon. Pra Albpetrolin e drejtojne sejmenet e Ko-Ko-s, atehere ku eshte reagimi apo tradhetia e Rames?! Qe Albetroli duhet te pastrohet prej sejmeneve te Ko-Ko-s eshte tashme domosdoshmeri, edhe kete Rama e di mire. Por Rama nuk do te largoje dashurine dhe interesat qe e lidhin me Ko-Ko-n dhe ishmanaxherin e tij. Ndaj Fevzo rregullo shenjestren se ja ke fut kot.

  16. Kola says:

    Koqo Kokedhima mund te thote cfare te doje, por te mos harroje se me te nisur zbatimi i reformes, do kete ca pune me te, se ka vjedhur njesoj sa Salehu e Lulka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje