Po lexoj e dëgjoj, se Majlindë Kelmendi “na qenka fajtore” pse e ngriti në Lojërat Olimpike në Brazil, flamurin e Republikës së Kosovës e jo flamurin e kombit, flamurin kuq e zi, që çdo shqiptar e ka për zemër, se paku me fjalë?!
A mos është fajtore Majlinda pse Statuti i Parë i Shqipërisë (1913), shtetit shqiptar të kohës ia ndalonte përpjekjet për çlirimin e tokave shqiptare që Konferenca e Londrës ia kishte lënë jashtë atyre kufijve? Madje, “mbreti” edhe ia fali Shën Naumin e Vermoshin Mbretërisë Jugosllave. Ketë rrugë, rrugën e faljes se territorit po e ndjekin edhe qeveritarët e sotëm të Kosovës.
A është fajtore Majlinda pse Deklarata e Grupit të Kontaktit (2006), ia ndalonte Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër (kuptohet aludimi bëhej kryesisht në shtetin shqiptar)? Dhe që pranuar nga Grupi i Unitetit i cili përfaqësonte gjithë politikën e Kosovës?!
Pse, ne shqiptarët bëhemi hipokritë, sa problemet mos t’i kërkojmë aty ku janë, por aty ku nuk ka asnjë përgjegjësi ose aty ku është më lehtë?! Majlinda është sportiste, që na përfaqësoi me dinjitet në Lojërat Olimpike në Brazil.
Pse nuk themi: Përgjegjësinë për pozitën e kombit shqiptar sot e kanë, partitë më të mëdha politike (në Shqipëri e në Kosovë), partitë që po qeverisin më vendin, sidomos pas qershorit të vitit 1999?
Pse nuk themi që përgjegjësit i kanë qeveritë në Tiranës e në Kosovës, të cilat edhe ashtu po qeverisin keq, madje tepër keq, sidomos qeveria e Kosovës. Kush na ka faj që nuk po e ndërtojmë dot shtetin e së drejtës as në Shqipëri e as në Kosovë? Dhe po i lamë të tjerët të na “ngrehin për hunde”?
Pse nuk themi që Akademitë tona, në Shqipëri e në Kosovë, nuk janë duke u rreshtuar në mbrojtje të kombit e as të tërësisë së atdheut? Akademitë tona për çdo gjë kanë zgjedhur heshtjen?! Kush na ka faj, që trurin e kombit e kemi lënë të plakur?! A nuk e pamë përfaqësimin e mjerë të ASHAK-ut në Debatin për Demarkacionin?! Dhe të gjithë heshtëm!
Pse nuk themi që Institutet e ndryshme shkencore në Shqipëri e në Kosovë, që paguhen për mbrojtjen e kulturës e të traditës sonë kombëtare, janë bërë përçuese të politikave afatshkurtra të ditës? Ato me heshtje po miratojnë gjithçka! Ku na mbeti guximi intelektual? Mos, intelektualëve guximin ua rrëmbej teknologjia e “mençur” e telefonatave?
Pse nuk themi, që opinionistë të ndryshëm e ndonjë analist, kërkojnë ndihmë nga kjo e ajo ambasadë, për t’na i zgjidhur problemet dhe nuk ju drejtohemi përfaqësuesve të kombit, atyre që e kanë marrë përgjegjësinë për t’i bërë të qarta orientimet politike e zhvillimore të vendit.
Majlindën duhet Uruar e falënderuar për përfaqësimin dinjitoz, se paku, të një pjese të kombit shqiptar! Të gjithë duhet ta vlerësojmë suksesin e secilit sportist shqiptar, qoftë ai nga Shqipëria apo Kosova.
Të përfundojmë: Sportistet nuk e kanë për obligim luftën politike, por luftën sportive për përfaqësim dinjitoz, të vendit e të kombit si edhe luftën për medalje, e arta është më e dëshirueshmja për sportistin a sportisten dhe ketë e bëri Majlinda! Këtu vetëm urimi e përgëzimi ka kuptim!
Urime Majlindë!
Urime Majlindes si sportise ,si vajze,si ,…shqiptare e Kosoves .
Ajo ka vetem nje faj,qe ka punuar kaq shume per te fituar nje titull per nje shtet turli artificial.shtetin e romve,turqve,serbve.
Hej bre Majlind te pakten te kishe bo simbolin e shqiponjes,
Shqiponja asht nji trup dhe me dy krena.
Suksese Majlinda,suksese e braktise Shqipnin dhe e nderove Kosoven e vogel.
Nuk e kuptoj pse flitet pa pergjegjesi. Flitet shume per patriotizem, por per fat te keq vetem flitet ne menyre folklorike… Majlinda Kelmendi eshte nje heroine dhe nje atdhetare e madhe mbareshqiptare. Ne Lojrat Olimpike te Rio de Zhanjeros (sezoni i 31 i Lojrave Olimpike), Majlinda Kelmendi mbron sipas akteve nderkombetare dhe rregullave te perfaqesimit ngjyrat olimpike te Republikes se Kosoves. Te lumte Majlinda, Ti je Krenaria e gjithë shqiptareve…Medalja e Arit qe ti e fitove me merite eshte vertet ylli i shtate i flamurit te Republikes se Kosoves, siç e thote edhe gazeta e famshme franceze Le Monde menjehere mbas fitores tende, ku jep edhe vleresimet maksimale rivalja jote franceze.
O Jakup o kopuk,
Nuk ekziston faji, por ekziston mendimi te ndonje kopuk si ti qe mendon se ketu ka faje…ketu ska faje .
Shqiperia dhe Kosova ne 10-15 Mije vitet e fundit kane jetuar ne rrethana te njejta politike perveq ne perioden 1912-1999. Ne kete periode 87 Vjeqare te okupimit Serb-Jugosllav, Shqiptaret e Kosoves u administruan nga kolonostet okupator. Poashtu ne kete periode ka qene edhe perioda 1941-1944 kur pjesa me e madhe e Kosoves ishte Shqiperi.
Pra Ne Kosove jetohet ne menyre Shqiptare njesoj sikur ne Shqiperi, sepse qdo Shqiptar i Kosoves e ndien Kosoven si Shqiperi.
Prandaj ketu nuk ka faje por gjendje si pasoje e rrethanave te mdryshme. Por Pjesa e Kosoves eshte ka qene dhe do te jete Shqiptare,
Urime Majlindes se Kelmendajve. Ne 99 besoja se viti 2005…2007 Kosova do ti bashkengjitej trungut mëmë, fundja ky ishte Betimi dhe Aspirata e UÇK, sot mendoj se keto 2 vende ecin ne kahe te kundert, Shqiperia sheh nga Perendimi, Oksidenti, Kurse Kosova nga Lindja ajo e Largeta fare fare Orienti, per mos thene ISISi fare. Tung
Injoranca te politizuara nga “patriote” qe kur “shkrehet pushka” jane te paret te braktisin vendin e tyre. Majlindes i lumte “pushka” per ate arritje aq te madhe. Ter te tjerat se c’fare flamuri ngriti apo a e beri simbolin e shqiponjes apo jo po ja u leme ketyre “eksperteve” kokeboshe qe i kemi me kujntale ne shqiperi dhe kosove.
Per komentusin me nofken “Epitiiiii”:
Sikur pula mos te kishte pare endra qe eshte duke ngren miser,ateher ajo kishte per te ngordhur…Keshtu edhe ti ,sikur te mos ta endroshe Kosoven ndryshe ,ateher kishe per te vdekur…
O njerz mos u shtyni e mos u fjalosni nese politika esht e meqme mujn ne teardhmen me bo union kosov shqipni maqedoni mal i zi populli shqiptar esht ne rritje edhe bohen shqipni etnike