Kryeministri Rama ka publikuar si çdo javë një komunikim video në faqen e tij të FB.
Por këtë radhë ai ka sulmuar edhe ish-mikun e tij Kokedhima, megjithese indirekt.
Rama i eshte pergjigjur ish-deputetit te Partisë Socialiste, mbi një shkrim të publikuar në gazetën “Shekulli”, ku flitej për kultivimin e gjerë të kanabisit në vend.
Rama tha se ka një luftë mes realitetit dhe fabrikimit të gënjeshtrave përmes të cilave ngrihen akuza, ku ai përmendi termi “raport sekret”, e përdorur nga gazeta e Kokëdhimes.
“Raporte sekrete të fabrikuara, fakte të shpikura dhe të falsifikuara, fotomontazhe të publikuara, SMS të sajuara dhe të lexuara në emër të qytetarëve. Me një qëllim të vetëm; të krijohet sa më shumë pasiguri, konfuzion, dyshim mbi çdo gjë që bëhet dhe të mos mund të mbetet asgjë e bërë pa u bërë pis me baltën e kësaj industrie”, u shpreh Rama.
Prej muajsh flitet për prishje të marrëdhënieve mes Ramës dhe Kokëdhimës, por kjo është hera e parë që kryeministri e sulmon publikisht ish-deputetin e tij, edhe pse indirekt.
Merr ato perqindjet e koncesineve ti dhe mos e rruj car thuhet. Degjo mos harro ti prishesh te gjitha veprat kulturore dhe zevendesoi me kulla shalgjata.
Leri te flas armiku
Raportin “sekret” e nxorri Zheji jo Kokedhima.
Nuk po sulmon Kocon ky, por i ka dal ne mbrojtje Sajmir Tahirit me kerkese te Meros, se mos rezikohet dhe baca e tij, tani ne periudhen e korrjeve. Mund te besh dhe nje postim ne snapchat se behesh me i besueshem.
Po! Eshte shume e vertet. Tani jane asgjesur ne masen 99,99%! Jane rruges duke u shitur ne Itali. Bravo policia. U ka dhene nje ndihme ne periudh korrjeje se kaq shume sa u mboll kete vit, nuk i dilej ndryshe. Rroft policia!
Ke qef ta degjosh
Cfar ti thuash?
Suksese me tej ne berjen e shtetit.