Për Diasporën dhe presidentët tanë

19 Nëntor 2016, 21:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Samiti i Diasporës në Tiranë është një histori e re e raporteve të shtetit shqiptar me diasporën. Për herë të parë në historinë e tij, shteti shqiptar faktorizon diasporën shqiptare si pjesë e historisë së kombit shqiptar dhe përpiqet të vendosë disa piketa, se si mund të funksionojë raporti mes shtetit dhe diasporës.

Lajmi më i rëndësishëm ishte pjesëmarrja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Prezenca e tij në këtë Samit, është një dëshmi se diaspora shqiptare është homogjene dhe është shtylla më e fortë e identitetit kombëtar shqiptar, që mban të bashkuar Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në çdo shtet të botës dhe rajonit, si Maqedoni, Serbi, Mal të Zi etj.

Prezenca e tij dhe zotimi për ta shtrirë këtë Samit në Kosovë, është fundi i spekulimeve për “kombin kosovar” dhe një shenjë serioze se shteti i Kosovës mund të forcohet dhe të fuqizohet, vetëm si pjesë e identitetit kombëtar shqiptar.

Lajmi i dytë ishte mos pjesëmarrja e presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Ky njeri që nuk shkon dot as në ‘wc’ pa lejen e Sali Berishës, refuzon të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, thjesht se atë nuk e ka organizuar Sali Berisha sa ka qenë në pushtet këto 25 vjet.

Por për t’u treguar se sa banal është ky President, do ta ilustroj me një fakt nga diaspora.

Ndërkohë që në Tiranë mbahet Samiti i Diasporës, ku normalisht janë ftuar njerëzit më të suksesshëm të saj, Bujar Nishani si President ka dekoruar Aki Nuredinin, pronarin e restorant “Il Sole” në Vjenë. Akiu, ose Hakiu siç duhet ta ketë emrin shqip, është një shqiptar i mirë i Maqedonisë, që ka një piceri në Vjenë, diku afër “Operas” dhe që përshkruhet si një vend i mirë ku hahen pica dhe dëgjohet muzikë.

Bujari shkon shpesh në Vjenë, se ka dhe djalin në shkollë dhe ndoshta i ka rënë të hajë pica tek Akiu. Për këtë e ka dekoruar Akiun në kuadrin e Samitit të Diasporës me “Urdhërin e Skënderbeut”.

Tani dhe unë kam ngrënë pica tek Akiu, por nuk mendoj se Akiu meriton të ketë “Urdhërin e Skënderbeut”, se di të bëjë mirë pica. Bile Akiu nuk është as guzhinier, është pronari i restorantit. “Urdhërin e Skënderbeut” e kanë marrë deri më sot personalitete të larta të kombit shqipar, që nga rilindas, politikanë, shkrimtarë dhe personalitete të huaja që kanë kontribuuar për Shqipërinë. Akiu është një burrë shumë i mirë, por kjo nuk mjafton të marrë “Urdhërin e Skënderbeut”. Nëse Presidenti ynë do të dekorojë dikë që vlen nga diaspora, duhet të njohë diasporën në rrugë institucionale, të marrë pjesë në Samit, ose të kërkojë informacione zyrtare për personalitetet e diasporës, qoftë dhe për picaxhinjtë, ose qoftexhinjtë, dhe pastaj le të dekorojë më të mirin. Nëse do të duhet të dekorojmë dhe dikë nga ata që kanë restoranate picash në diasporë, mund ta bëjmë dhe këtë dekoratë më vete, por jo “Skënderbeun”, se atëhere nuk qe shpikur as pica.

Ka shqiptarë që kanë piceri të famshme në Manhatan, në Brunklin, në Nju Xhersi, në Florida e Teksas. Ndoshta dhe më të mira se të Akiut. Disa prej tyre Nishani i ka provuar, kur rri gjatë në SHBA kur shkon për qoka. Do ketë probleme me ta tani kur ta marrin vesh.

Nëse ka një mënyrë se si mund të prishet një Samit dhe si mund të tentosh të tallesh me diasporën, është pikërisht kjo që bën Presidenti ynë. Bojkoton Samitin e Diasporës se nuk e do Berisha dhe përzgjedh në emër të shtetit shqiptar nga diaspora, dikë për të dekoruar me “Urdhërin e Skënderbeut”, dikë që i ka dhënë pica në Vjenë. Kjo është diferenca mes tij dhe Hashim Thaçit, por dhe dëshmia banale përse i duhet diaspora Shqipërisë dhe Kosovës, dhe përse i duhet Bujar Nishanit. Këtij i duhet vetëm për pica.

26 komente në “Për Diasporën dhe presidentët tanë”

  1. Renato says:

    Nuk me skandalizon fare veprimi i nje njeriu qe mendon vetem per pronat e gruas. Presidenti duhet te zgjidhet me voten e popullit perndryshe do te kemi dhe presidente te tjere gomere vegla te partive qe i zgjedhin. fuck

    1. AUTOPSIA E NJE KRYE NDYRESIRE says:

      Përsa i përket diaspores shqiptare mund te them se
      është faktori Nr -1 qe ai vend nuk falimetoi.
      Mjafton te kujtojme
      qe ne vitet 2000-2015 , te ardhurat nga emigracjoni kalonin shifren
      1 miljard dollare…(vitet e fundit eshte nen 1 miljard ne vit)
      ..
      Shprehja e improvizuar qe :
      Politikanet tane lozin kuvendojne
      Pika qe su bie
      Se nga emigrantet rrojne
      eshte e kohes sot
      ……………………………
      Eshte diaspora e vetme ne perendim qe eshte “masakruar ” nga e drejta e votimit qe nuk eshte tema e ketij problemi sot.

      ………………………………
      Persa i takon me nder me thene presidentit Bujar Karaosmani eshte totalisht faji i Edi Rames qe jo vetem ndenji si ..ut kur e zgjodhen ilegalisht ne 2012 por u tregua dhe impotent pasi mori vota powerfull ne 2013 dhe ne votimet lokale pas dy vitesh..plus votimet e dibres


      Edi Rama deshtoi me turp bashke me Lu donaldin per reformen e drejtesise dhe ne vend te luftoje murtajen berishiste tani ne prag te 28-29 nendorit inaguron bunkaret e enverit..

      ….
      eshte bere per barcalete qe edi rama ne kohen e enverit ka pire dhe “qumesht dallendyshe” kurse ne kohen e sali salepit ky i fundit e bastarduar deri ne vdekje me shufra hekuri dhe ne vend te rivindose dinjitetin e tij..merret si kanibal me enverin qe si duket e ka te “telekomanduar ” me detyrim percaktim nga ato qe ja shterngojne koqet me pince
      ..
      Por le te kalojme te nje skaner i bere para 3 vjetesh per lartndyresine e tij Bujar Karaosmani:

      Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm në dhjetor të vitit 2008. Dy ditë rresht para natës së Vitit të Ri, një oficer i Gardës, shofer i Familjes Sali Berisha, po rrinte në mënyrë të çuditshme para pallatit ku unë banoja. I shqetësuar njoftova një eksponent të rëndësishëm të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili pranoi më pas se e mbajti shënim emrin. Ditën e dytë në mesnatë, aty afër orës tre të natës, im bir dëgjoi sirenat e makinës sime dhe doli në ballkon. Makina kishte filluar po digjej në flakë.
      Më zgjoi i lebetitur, si një fëmijë që shikon se dikush po i rrezikon familjen.
      Këtu jemi afërsisht në termat e terrorit.
      Pashë makinën që digjej dhe lajmërova policinë dhe zjarrëfikëset.
      Zëvendësminsitri i Bujar Nishanit më pyeti nëse kisha ndonjë dyshim dhe unë i dërgova me sms emrin e atij që dyshoja.
      Pasoi një heshtje dhe pastaj një përgjigje që ky person nuk ekziston. Erdhën zjarrëfikëset me gjysëm ore vonesë. E para erdhi pa ujë. Pastaj njoftoi të dytën. E dyta erdhi, por e para u fik dhe nuk dilte dot nga rrugica, kështu që nuk e fiknin dot. Derisa u dogj e tëra, në sytë e fëmijëve të mi vërtet të tmerruar. Shteti nuk u ndje.
      Bujar Nishani ishte njeriu që duhet të më mbronte si ministër. Jo vetëm që nuk e bëri, por u bë palë me atentatorët dhe i shpërbleu ata.

      Nuk mjaftoi kjo, por dhjetë ditë më vonë, ndërsa shkoja në punë në redaksi, e gjeta atë të rrethuar me policë. Dy komisariate policie ishin shkulur të rrethonin redaksinë dhe shtypshkronjën, duke mos na lejuar të hyjmë brenda. Arsyeja nuk jepej. Kërkova Bujar Nishanin të më sqaronte se çdonin aty policët, dhe me një përgjigje prej “shvejgu” më shpjegoi se nuk duhet ta kërkoja përgjegjësinë tek ai, por tek fakti që unë isha në luftë me ATË lart.

      E mbajti pesë vjet rrethuar me policë vendin dhe sot e kësaj dite ato zyra janë bosh dhe shtypshkronja ime me siguri është ndryshkur. Pra, ky njeri brenda dhjetë ditësh ka toleruar banditët që më kanë terrorizuar fëmijët duke djegur makinën, më ka rrethuar biznesin me policë dhe e mban akoma pesë vite ashtu të rrethuar, vetëm për shkak të ATIJ, dhe guxon të thotë që ky nuk është terror, por terror qenka të kritikosh Bujar Nishanin si president i paaftë, partiak dhe përkrahës i forcave regresive në Shqipëri, që kanë vrarë për të qëndruar në pushtet.

      Nëse duhet të biem dakord për termat se kush ka terrorizuar kë, duhet që ky njeri të provojë njëherë vërtet kush është terror dhe pastaj të lëshojë broçkulla të tilla.

      Së dyti, kam një shpjegim për përpjekjen e tij dhe gruas së tij për të përgënjeshtruar lidhjen e pronësisë me selinë e Partisë Demokratike. Në këtë pikë dua të sqaroj se njoh plot histori të mënyrës si trashëgimtarët, ku përfshihet dhe gruaja e tij, kanë marrë pronat. Ata kanë mobiluar gjithë shtetin sa ishte ministër zoti Nishani në mënyrë aq anektodike, sa po të shikoni, ky njeri mban pas vetes gjithnjë nja tre njerëz që ja ka emëruar gruaja në punë, vetëm si ‘përmbarues” të pronave të saj. Por, do të kemi kohë të merremi me ta. Ajo që dua të theksoj, është se vet Bujar Nishani, në intervistën e tij të parë në Tv Klan, ka thënë se familja e tij është e pasur, pasi ka marrë prona nga gruaja e tij, e cila është trashëgimtare e pronave të Qemal Karaosman Bej Elbasanit, mes të tjerash dhe firmëtar i pavarësisë. E ka me zë dhe figurë në intervistën e tij në Opinion. Dua t’i bëj me dije se në vitin 1997, kur Sali Berisha u rikthye nga Presidenca në selinë e PD-së dhe hyri në zyrën e tij, në katin e dytë, mbi kafe “Jurnal”, Tritan Shehu e njoftoi se ajo zyrë nuk ishte më pronë e PD-së, pasi iu ishte kthyer pronarëve, që janë trashëgimtarë të Qemal Bej Elbasanit. Ata me të drejtë kanë marrë pronën nga kafe “Sarajet”, deri tek oborri i PD, nga krahu i poshtëm i “Hotel Drinit”. Pra, nuk ka thënë njeri që kanë gjithë PD-në, por kanë tokën që është ngjitur dhe një pjesë në ndërtesën e PD-së. Nëse Bujar Nishani ka gënjyer kur tha se gruaja e tij është trashëgimtaree e pronave të Karaosmanëve, është çështje tjetër. Nëse nuk na ka gënjyer, atëherë është mirë të mos spekulojë më me deklarata, së bashku me gruan. Nuk na hyn në punë si i ka ndarë gruaja me kushërinjtë pronat dhe as sa ka marrë aty, e sa ka lënë atje, por po i përmbahemi deklaratës, që vet Nishani ka bërë për trashëgiminë nga rrjedhin pronat e saj.

      Në këtë pikë më tërhoqi vëmendjen dhe një detaj banal që vërehej në deklaratën e gruas së tij, që thoshte se Partia Socialiste do vijë në pushtet pas dy javësh dhe ka mundësi t’i verifikojë. Ky është një koncept tipik i një klani partiakësh në krye të shtetit, që mendojnë se të drejtën për t’u informuar e kanë vetëm ata që janë në pushtet. Përse kjo zonjë nuk del në konferencë për shtyp dhe ta bëjë publike, meqë qenka në pushtet, kush është pronar i kafe “Sarajet”, pas PD dhe ngjitur me të, dhe ç’lidhje ka ajo me ata. Dhe, meqë jemi tek sinqeriteti i saj, është mirë të na tregojë ç’bëri ajo me Universitetin Europian të Turizmit dhe një mafioz italian, që gënjyen për katër vjet studentë dhe pedagogë shqiptarë, nën mbështetjen e Ministrisë së Turizmit ku ajo punonte, duke qenë dhe partnerja e tyre? Ajo hesht për partneritetin me një klan mafioz të Italisë së Jugut që ka lënë rrugëve studentë dhe pedagogë që janë kërcënuar në emër të pushtetit të saj, por dikush mund të nxjerrë të vërtet një ditë. Të vërteta që shkojnë deri tek vrasja dhe “vetëvrasja” e Kosta Trebickës. Dhe, meqë Liria e ka lejuar të quajë veten “Zonjë e Parë”, është mirë të mos eci në gjurmët e saj, që pastronte paratë e atyre që ua vidhnin shqiptarëve.

      Së fundmi, duhet t’i kujtoj presidentit të Saleh Berishës, se nuk ka kurrfarë revanshi dhe sulmi nga shumica e re kundër tij. Fatkeqësisht, nuk ka. Fatkeqësisht, Edi Rama e shikon Bujar Nishanin si një qenie inferiore, që në mos sot, nesër do ta ketë ushtar, siç di të jetë Bujar Nishani. E kundërta është e vërtetë. Bujar Nishani është i pari që ka nisur sulmin antikushtetues ndaj shumicës së re të zgjedhur. Në mes të korrikut, në pikën e vapës, sapo u bë e qartë se zgjedhjet i fitoi opozita me rezultat të thellë, ky kapter inferior i Sali Berishës, mblodhi krerët e institucioneve kushtetuese në vend dhe u bëri thirrje t’i rezistonin pushtetit të ri. Ajo mbledhje e Bujar Nishanit ka qenë një gjest i pashembullt i kundërvënies ndaj vullnetit të popullit, në shkelje të plotë të detyrimit të tij kushtetues për të qenë simbol i unitetit të popullit dhe përfaqësues i shtetit shqiptar.
      Me një militantizëm prej batakçiu,
      me një urrejtje ndaj votës së popullit
      dhe një përkushtim ndaj një regjimi vrasës,
      ai bëri praktikisht thirrje për luftë ndaj pushtetit të ri, në emër të shtetit që ai drejton.
      Mjafton ajo mbledhje, që Bujar Nishani të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës d
      he nxitje të përçarjes politike në vend.
      Mjafton ajo mbledhje për të kuptuar se ai është një ushtar i një regjimi të mundur,
      që shpreson se do të mbrojë lavdinë e Sali Bythishës nga bunkeri i Vilës 4,
      që po u harxhon shqiptarëve mbi 1 milion dollarë në kohë krize.

      ky ishte nje skaner per nje kufome me emrin bujar nishani qe realisht eshte maska e sali bishes ne presidence bashke me gjergj leshat e tij…

      1. D says:

        O idiot, shkruaj koment, jo artikull. Apliko te Tema për artikull, meqë paske shkronja për të ndarë.

    2. adi says:

      U zgjate mero me picat e hakiut e me dekoratat e mavriut.
      Dhe ke te drejte!
      Por me e rendesishme se kjo, eshte vertet faktorizimi I diaspores sic e thua dhe zotrote.
      Po faktorizimi I diaspores nuk behet as me picat e hakiut dhe as me fotot e edi rames.
      Diaspora ka vetem nje menyre dhe mundesi faktorizimi dhe eshte pjesmarja e tyre ne zgjedhje.
      Mundesi qe jua premtoi ne 2013 edi rama dhe jua mohoi ne 2017 po edi rama. Fakt qe cuditerisht nuk e permendi askush nga diasporistet a thua se ishin te lumtur qe nuk kane te drejte te votojne dhe cuditerisht e haron edhe ti mero.
      Shkurt secili gjen rastin dhe mundesine qe te talli trapin me shqiptaret dhe secili sipas menyres se vet.
      Dikush me pica e dikush me foto.

    3. Skypion says:

      Duhej te ishte nje feste.Nje feste e madhe…
      Gjithcka ishte pergatitur me shume kujdes.Deri ne detaje.Shkelqimi pritej te ishte i madh.Shume i madh.Lebyres.
      Spektali dukej i garantuar.Ylli i tij,superylli…Edi Rama!
      Por,ajo qe duhej te ishte nje feste e madhe,u kthye ne vaki.Superylli i shfaqjes,qe ishte pergatitur te jepte shfaqjen e jetes se tij,pesoi nje fatkeqesi…
      Nje fatkeqesi nga ato,qe te platitin ne nje menyre te tille,qe e ke te pamundur te ringrihesh me.
      Nje fatkeqesi,qe erdhi pikerisht andej,nga do te duhej te kishte ardhur gjithe hareja.Vete lumturia.
      Ajo qe duhej te ishte nje feste,u kthye ne nje,pothuaj,mort.As nje pjese e te pranishmeve,me te vertete shqiptare te mire,te suksesshem atje ku jane,nuk mund ta mbanin gjalle me harene e tyre,gezimin e planifikuar.Sepse,sfumohej nga pjesa tjeter.Nga ajo pjesa turperuese,ish-komuniste,ish-sigurimsa e spinune te sigurimit famekeq,qe pasi e kishin zgerlaqur kete vend,moren arratine per te filluar nje jete te re,pikerisht ne ato vende,qe sa ishin ne Shqiperi,nuk u kishin lene gje pa share.
      I rene pertoke moralisht,i derrmuar psikologjikisht,i shperfytyruar dhe percudnuar,superylli i shfaqjes,Rama,u duk sikur po mbante fjalimin e fundit te tij.
      Po te mos e njihnim djallezine e tij,po te mos ishim deshmitare te beme-gjemave te tij,qe per 3 vite e shkaterruan kete vend,si askush tjeter me pare,edhe mund te te na vinte keq per te,pse jo.Eshte njerezore.Gjithe ajo krekosje,gjithe ajo kapardisje,te te kthehet ne te kunderten e te te beje qesharak ne syte e mbare opinionit publik.
      Mjerimin e ketij spektakli te llogaritur madheshtor,por te kthyer ne vaki,e veren mesemiri tek mediat e superyllit te tij.Ky mjerim duket ,sidomos,tek perpjekja e sforcuar per t’i bere jehone shfaqjes se deshtuar.Edhe aty duket sikur ka mort,e jo feste.
      Po nga erdhi ajo gjeme qe u ngriu buzeqeshjen ne buze,rilindjoteve tane?!
      Ajo erdhi nga larg.Erdhi nga Amerika.Erdhi andej nga pritej te vinte arsyeja e vertete e gezimit te madh.Erdhi andej nga erdhe edhe shumica e gezimsjellesve…!!!
      Cfare ironie!
      Po a ka emer kjo gjeme?!
      Po,e ka nje emer.Nje emer te frikshem….Donald Trump!
      Eshte ky shkaktari i te gjithave.Eshte ky buzengriresi i ngazellimit te rilindjoteve tane.Sidomos atij,kryerilindjotit,Rames.
      Ne fakt,dasma u kthye ne mort,qe me shume se nje jave me pare.Qe me 8 nentor.Qe ate dite e deri me sot,imagjinoni se cvuatjte kane pasur autoret e spektaklit te madh nacionalist!Imagjinoni se cvuajtje ka pasur superylli i ketij spektakli,Rama!
      Eshte ajo vuajtja,qe vjen prej zorit kur ben ate qe ste ben me zemra qe ta besh,sepse e kishte menduar ta beje krejt ndryshe.
      Nuk ka vuajtje me brerese!
      Ky qe ishte llogaritur si superspektali i jetes se RAmes,u kthye ne shfaqjen e fundit te tij.
      Nuk ka fund me te keq,sesa ky.
      Eshte meritor.Per Ramen.Per Ramen dhe gjithe aradhen e tij,qe deri para pak ditesh,mendonin te inauguronin nje pushtet te gjate,te gjate,ne disa mandate,me nje shfaqje te madhe diasporike,mbareshqiptare.
      Por,mos mendoni se ky eshte fundi,per te;shfaqja ishte e tille.Ky eshte vetem fillimi.Fillimi i fundit.I fundit te tmerrshem.Vuajtjet per kryeqelbesiren,sapo kane filluar.
      Fundi i tij do te jete ne lartesine e spektakleve qe shpik mendja e tij e coroditur.Ai do te jete i tille,qe se ka pare asnje lider politik shqiptar,ne histori.
      Enver Hoxha iku nga kjo jete,pa e perjetuar fundin e tmerrshem qe e priste.Edi Rama do ta perjetoje ate i gjalle.
      Prisni,prisni se s’keni pare gje akoma!

  2. nord.al says:

    Pse, ka President Shqiperija?

  3. Xhevat Xh. says:

    Shpesh kam menduar se ti Mero u hynë në hak disa polotikanëve me kritikat e tua por kësaj rradhe ke plotësisht të drejt. Haki Nuredini gjatë kohë nuk është prezentuar se është shqiptarë por Italian, biles në pizerinë e tijë ka qenë e ndaluar të flitet shqip edhe mes personelit shqipëtarë që punojnë aty. Pra, ai assesi nuk e meriton një dekoratë të tillë të dhënë nga Shteti Shqiptarë. Turp

  4. Dyrrahu says:

    Jo vetem Bujar Nishani, jane shume Bujara me nishana, e fusin picen ne nishan dhe pastaj e hane PA TURP. Per te qene mirenjohes per picat japin dekorata, madje urdher Skenderbeu. E dini ju cfare nencmimi i behet Skenderbeut me e pare ne muret e picerise ate dekorate.
    Politikanet shqiptare diasporen e konsiderojne si bankomat ku vetem merr leke dhe nuk i leshojne syrte me nga ata.
    Kesaj radhe besoj te jete i sinqert dhe tradicional ky Samit.
    TE SHPRESOJME.

  5. liqeni says:

    Lere Mero se 5-6 muaj i kane ngele e do permendet per keto bema gjithe kohen . . .

  6. Muza says:

    O Mero.
    A ka nje liste se kush ka qene i ftuar nga kryeministri?
    Me cfare kriteresh apo kontributesh?
    Programi? Etj. etj.

  7. Timi says:

    Më mirë Princi Leka të shpallet mbret se Nishani president.

    1. Alban says:

      O Timi , njeri mut e tjetri kak more burre.
      Ka burra Shqiperia qe meritojne.
      Leqa I zogut ka qene keshilltar I jarit .

  8. Rr. B. Gramshi says:

    Po djali i Bujarit ha pica tek restoranti I Akiut? Dhe ne qofte se ha sa here ne jave, muaj apo ne vit?

  9. rako ferra says:

    Kaluan plot 26 vjet nga renia e sistemit komunist qe te organizohesh nje Samit i Diaspores!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Takime te tilla me shtetasit e tyre qe jetojne jashte kufijeve ne vendet e tjera te europes por edhe te botes kane nje tradite nbi 50 vjecare
    Jam ibindur se ne europe ishim i vetemi vend qe nuk kishim iden e nje takimi te Diaspores me Shtetin meme
    Eshte dicka me nje rendesi shume te madhe ne te tera aspektet
    Takimet organizimi puna e perbashket dhe kordinimi dhe bashkepunimi me institucionet e shtetit meme per te ndihmuare per cdo problem te tyre por edhe te ceshtjes shqipare ne pergjithesi
    Jane me qindra mijra te rinj shqiptare te lindur ne vendet e EUROPES dhe SHBA dhe ndoshta disa prej tyre mund te ecin perpara ne jete dhe ne karrieren e tyre
    Ai djali ivogel qe shkroi leter Obames neser pasneser mund te jete nje Senator i senatit amerikan
    Nga keta femij neser mund te dalin Jozef Di Guardi apo si zonja Shkreli etj qe aq shume i ka nevoje Shqiperia
    Nga keta femij mund te kemi deputet ne parllamentin gjerman apo anglez
    Nga keta femij mund te dalin shkenctare doktore qe duke mbajtur te gjalle orgjinen dhe lidhjen me vendin meme te prindereve te tyre do te bejne krenare te tere shqiptaret
    Me ane te Diaspores formohen edhe lobet dhe e dime shume mire se c rol luajne lobet e fuqisheme ne ushtrimin e politikes se jashteme te fuqive te mmedhaja
    Pra nje samit shume shume shume i vonuare por te pakten eshte pozitive perceptimi i idese per ne Shqiptaret(por dicka shume tradicionale dhe vjeter per vendet e tjera))dhe fillimi i ketij procesi

    Mos marrja pjese e Presidentit te Republikes ne nje Veprimtari kaq te rendesisheme eshte FYERJE NDAJ TERE SHQIPTARET
    Diaspora dhe ata qe morren pjese ne kete Samit nnuk jane antare te partise se Rames
    Nuk kane tabela partiake
    Ata i bashkon vetemm nje gje
    Jane Shqiptare
    Ne nje shtete serioz dhe demokratik nje veprim i tille i presidentit do te conte ne kritika te ashpra ne te tera mediat
    Te tera mediat televizive duhet ti kerkojne llogari zyres se presidentit te japi llshpjegime per refuzimin e marrjes pjese ne kete Samit
    E njejta gje eshte edhe per Opoziten
    Nuk kemi te bejme me nje Samit te socialisteve shqiptare ne te tere boten
    Por me nje Samit te diaspores shqipare kudo ku jane
    Vetem nese opozita nuk i njeh per shqiptare tere shqiptaret qe jetojne jashte kufijeve te sotem!!Ne qofte se eshte kkeshtu atehere partia Demokratike eshte nje parti antishqipetare!
    Ne nje vend serioz dhe ligjor sonte duhet te dilte nje juriste specialiste i kushtetutes dhe tu shpjegonte se ja si veprimet e presidentit te republikes jane shperdorim detyre dhe antikushtetuese
    Te shpjegonte se eshte PRESIDENTE I SHQIPERISE DHE I SHQIPTAREVE DE JURE DHE JO NENPUNES I PARTISE DEMOKRATIKE SIC ESHTE KATANDISUR DE FAKTO

  10. Devolliu says:

    Ky është një MUT president, ose thuajeni, president MUTI.

  11. Aleko says:

    Ky president eshte nje nga presidentet shqipetare me banal qe ka njohur shqiperia… turp!… ske cte thuash tjeter…

  12. Arber Iliri says:

    Po Jari si .ar ka me e mbyll, pse keni ndonje dyshim.Uroj nje president me tamom ne 2017.

  13. Ilir says:

    Lutem qe te presidenti “yne” i “nderuar” te me dekoroj ehe mua si picapelqyes.

  14. dash says:

    I sakte si gjithmone Mero….Po ca te bejme tjeter ne popull i pafat.

  15. eli-tiv says:

    …nuk ka dyshim per nivelin mizerabel te nishanit..si ne rafshin intelektual…njerezor…qofte edhe politik ..ska force politike qe do te perqafesohet ne ne kete menyre..Por pd eshte nje klan familjar i drejtuar nga saliu qe duan ta poshterojne vendin….edhe kur jane ne pushtet e poshterojne vendin….kujto fjaimet ordinere te saliut…..qe na “theksonte”….keta jeni ju…shikoni cfare k/m keni…..Duhet pune te heqim llumin nga kembet….nuk eshte e lehte….nishaner , muli..aldo e jozefina ka sa te duash….mjafton te mos kete me salinj ..Kujtohen me vonese ne pd…si tani qe vajtojne olldashin….do varrosen te gjithe me saliun…

  16. .... says:

    Duket qe ne surrat cfare mut burri eshte, mire ti behet zt. Rama se numrat i kishte per ta hequr kete hale, dhe do shikoje si do te rrinin te tjeret ( institucionet e pavarura) qe sot varen totalisht nga spiuni dhe tradhetari salu byth qiri serbi i ndyre. Prandaj maces i keputet koka qe naten e pare. Tani nuk e vuan vetem ti por te gjithe se bashku.

  17. ETHEN says:

    DAKORT SHUME ME MERON.POR DO TE SHTOJA SE DUHET TE HIQEN NGA SHKRIMET KUDO FJALA PRESIDENT.DUHET THENE DREJTUESI PRESIDENCES OSE N/KRYETARI PD NE PRESIDENCE.SE KY NUK KRYEN DETYREN E PRESIDENTIT POR TE PD,TE SALIMILLOSHEVIÇIT.KY ESHTE BERE SHUME I BEZDISUR PER POPULLIN E MAJT MBI 70%.ESHTE KTHYER NE FATKEQSINKOMBETARE.MOS SHKUARJA NE SAMIT TREGON NIVERIN E ULT TENJE RRUGAÇI TE PD QE MERRET ME POLITIKE TE RENDOMT MEBURDHER TE KRIMINELIT SB.

  18. england says:

    O Mero mundohu ta heqesh nga “menuja” jote e shkrimeve kete palo-president,ta them kete pasi ai vete e di se kush eshte,dhe befasohet qe ju si gazete e nderuar merreni me nje te c’nderuar,dhe ne kete rast thjesht sa e promovoni kete monster te dale nga shkolla e bashkuar e ushtarakeve.Ti Mero me mire se kushdo tjeter e di qe kapterret jane besnike deri ne vdekje te eproreve te tyre,ndaj dhe Jari nuk mund te bente perjashtim duke e cuar deri ne fund besnikerine ndaj plakushit te rrjedhur qe e vuri ne ate post!

  19. Leone-53 says:

    Shkurt, sepse sdua “te anohem” majtas apo djadhtas Edi Rama duhet te vendos ne Kodin e Ri Zgjedhor (qe duhet te miratohet deri ne fund te dhjetorit) qe ne shqiptaret qe jetojme jashte duhet te votojme ne qershorin e ardhshem ketu ku jetojme dhe voten tone ta japim per perfaqsuesit tane ketej e jo si “shumatore” e listes se Rames e Lulit aty ne Tirane.
    Perfaqsimi yn duhet te jete dinjitos ne ate lloj parlamenti aty.
    E njohim ne mire se kush eshte DEMOKRACIA e skemi nevoje per “leksione” nga askush qofte nga Shqiperia apo nga Brukseli burokrat.
    Kuzhdo tjeter zgjidhe nga Tirana eshte e papranushme per ne.

  20. Visari says:

    E cfare mund te presesh tjeter nga nje president i verber partiak. tani ne fund te mandatit ai ka marre yryshin te prishe edhe ata pak gjera qe mund te kene mbetur te sakta ne presidence e ne sistemin e drejtesise. Sa pune ka per te rregulluar e sjelle ne vendin e duhur presidenti i ardhshem. Por nuk eshte e lehte te rindreqesh ata qe ka shkatrruar ky president sakat,partiak, i paafte e antikombetar.

  21. Mat says:

    Ndoshta nuk jam e sakte ne ato qe dua te them..me vjen keq per Popull in tim per atdheun tim qe eshte I udhehequr e vazhdon te udhehiqet nga njerez te pameshirshem ,kriminele e hajdute. Nuk e di se kush mund te dekorohet me urdhrin e Skenderbeut…po nese u dekoruan zoti merr 67 balliste pse jo dhe zoti Aki Nuredini qe mban me buke 20 familje shqiptare qe punojne per te …organizon festa madheshtore me kengetaret me te mire te botes per qellime humane…qe beri mundesimin e ardhjes se shpates se Skenderbeut nga museumet e Vienes ne ate te Shqiperise. ..I dekoruan nga ambasada italiane me Titullin Kavalier .Per gjithe mundesimet qe ben per ambasadat tona ne Viene. ..Shqiperise ..Kosoves. .e Maqedonise dhe Zoti Mero qe per ju kam nje respekt te vecante Zoti Aki nuk eshte thjesht Nje picaxhi sic e vlereson ti eshte nje njeri human qe vleresohet nga njerez te medhenj qe nga Kryeministri e presidenti I Austrise qe vizitojne shpesh “picerine “sic thua ti deri te kengetare te operes qe jane jo thjesht kliente po miq te tij. ..Placido Domingo. ..Zuhbin Mehta..Sajmir Pirgu..Inva mula.Ermonela Jaho e shume e shume te tjere …si ti qe gjithashtu e viziton zoti Mero …E di Rama. ..Sali Berisha. ..Fatos Nano. ..HASHIM Thaci sa here ndodhet ne Viene e shume e shume te tjere pra e ofendon duke e quajtur thjesht picaxhi. ..sa per dekorimin nuk jam e qarte se dekorimet ne shqiperi jane bere si diplomat 600 euro-she te universiteteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje