Erion Veliaj: Pasaporta e punës sime? Ndërtuam 40 shkolla të reja, ja ku do bëhen dhe 7 të tjerat

30 Prill 2023, 21:00Politika TEMA

Erion Veliaj: Pasaporta e punës sime? Ndërtuam 40 shkolla të

Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania se është krenar që gjatë mandatit të tij ka ndërtuar 40 shkolla. Ai theksoi se në mandatin e tretë do të mbyllë edhe lotin e fundit të shkollave.

“Ne do te ndertojme edhe 5 shkolla në trekëndëshin Astir – Kashar – Yzberisht. Po ashtu janë 2 shkolla te Liqeni i Thatë. Njëra te Kopshti Botanik dhe “Dritëro Agolli” te Parku Olimpik dhe janë dhe 2 shkolla të tjera në 2 vende që njerëzit i njohin nga ana e toponimisë, si Spitali i Arabit në Sauk, mbas karburantit tek rrethrrotullimi, midis Varrezave të Dëshmorëve dhe Akademisë së Policisë. Dhe një tek ish-parkingu, nga ana tjetër e rrugës, tek ish-parkingu i Policisë Ushtarake, sot Akademisë së Policisë”, deklaroi Veliaj.
Ai nënvizoi se në kohën që Bashkia drejtohej nga PD, u tentua që mbi territoret e shkollave të bëheshin pallate.

3 Komente

  1. s
    shqip

    Palaco i shemtuar dhe superhajdut.Mbasi ka rrjepur shqiptaret per tete vjet me taksat e shumellojshme dhe te pesefishuara ,duke ndertuar shkolla me pesefishin e kostos ,duke gjobitur shwiptaret me taksa ekstra te shpikura nga jashteqitja e Ramutit,vjen tani te na mbushe mendjen qe i ndertoi ky Bastard 40 shkollat

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkolla në Astir

      Po mashtro po, edhe sa do presin banorët në Astir që t’u bësh shkollat? Ke 8 vjet që ua ke premtuar. U bënë fëmijët për universitet dhe akoma dëgjojnë pallavra të tilla. Trapin ke për të marrë në Astir këtë herë se boll na ke genjyer.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ten Siao Ping

        Pema me kokrra gjuhet me gure

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje