Jep dorëheqjen kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka: Është hera e parë që humb, Berisha dhe drejtuesit të mbajnë përgjegjësi

16 Maj 2023, 13:30Politika TEMA

Jep dorëheqjen kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka:

Kreu i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen pas humbjes të koalicionit Berisha-Meta në bashkinë Lezhë. Në një dalje për mediat u shpreh se nuk ka pësuar asnjëherë humbje ndaj do nuk e pranon më këtë post.


Fajtor për rezultatin në Lezhë quan Sali Berishën dhe strukturat drejtuese që thotë se duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll.

Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama.

Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje.

Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.

3 Komente

  1. T
    T

    Per sa kohe do flisni nga xerku posht dhe me posht do shikoni

    Përgjigjjuni
    1. F
      Frani

      Ik mor hajdut i njohur votash. Veç ju berishisto-metistet keni vjedhe gjate gjith historise pluraliste dhe sidomos ne keto zgjedhje. Nuk ju vjen turp. Pa hy ne zgjedhje edhe ti e ke dijte se nuk fitoni sepse keni vjedhe sa keni mujt, keni vra, keni dhunue njerezit e varfer, jeni pasunue me mundin e popullit e çka nuk keni ba. Ju humbet Shkodren, humbet Tropojen, gjithsejt fituet Fredi Belerin e Agimit te Arte dhe nja 5 katunde. Ju e urrejtet kete popull, prap e urreni, por ky popull ju a preu kostumin siç duhet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbërori

        Mendova se ky do kishte një fije mend dhe do pranonte realitetin, pra që zgjedhjet i humbi për shkak të Saleh plehut. Por jo, janë të gjithë një prerje alla Saleh, "i vodhi zgjedhjet Rama", thotë shpellari. Shpellarët nuk bëhen kurrë njerëz..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje