
Kandiati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha tha se ai ishte në avantazh deri në momentin e fundit ku sipas tij rezultati përfundimta u tjetërsua nga kutia e votimit nga burgu.
Sipas tij në këtë vuti të gjithë të burgosurit kishin votuar për kandidatin socialist Edison Memolla i cili fitoi me 23 vota më shumë.
I ftuar në një lidhje direkte për Eurnews Albania ai tha se numërimi i kutisë së të burgosurve është bërë në mungesë transparence, pasi nuk dihet se kush lejohej të votonte dhe se kush nuk lejohej.
“Procesi zgjedhor në bashki përfundoi dhe populli i Rrogozhinës dha verdiktin e tij dhe votoi për mua. Domethënë si bashki unë jam fitues, ndërsa në fund fare me kutinë burgut, që është është në konflikt të plotë interesi u tjetërsua rezultati i zgjedhjeve.
Një kuti burgu ku të gjithë burgosurit votojnë pro kandidatit që është kryetari i bashkisë aktual e për çudi të gjithë të burgosurit votojnë pro atij.
Por më e keqja është se nuk ka asnjë lloj transparence, se kujt i lejohet dhe kujt nuk i lejohet të votojë nga burgu”,-tha ai për Euronews.
S'ka gje Hoxha, ngushellohu me fitoren Salianjit ne minuten e fundit ne Kavaje; shko e pyete se si i manipuloi zgjedhjet.
Po pse nuk pyt Oertin o Çimo qe te ta shpjegoj ai gjith kto pytje qe paske ose ata kollovaret jurista të Metës qe i keni akaparu si jurista te Foltores kir e nise kte pun nuk msove i çik apo kap ça t kapësh e tashi nuk kupto se kush ka votu e kush jo