Kumbaro: Tepelenen do ta kthejme ne destinacionin kryesor te turizmit

5 Maj 2023, 17:11Politika TEMA

 

Kumbaro: Tepelenen do ta kthejme ne destinacionin kryesor te turizmit

 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, njëherësh drejtuese politike e PS-së për qarkun Gjirokastër, Mirela Kumbaro theksoi sot se “Tepelenën do ta kthejmë në destinacionin numër një të turizmit”.

Në fjalën e saj në takimin me banorë të Tepelenës, ku ishtë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Kumbaro tha se “në një qytet të historisë siç është Tepelena vetëm 7-8 vite më vonë historia flet vetë, sepse këtë punë që ka bërë Tepelena, qeveria e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe vizioni i socialistëve nuk është më fjalë, nuk është më vetëm propaganda, nuk është 3 D është realitet. Kjo është Tepelena e sotme. Ato që kemi thënë i kemi bërë dhe këto që po themi po bëhen”.

“Isha në një takim fantastik me 500-600 gra të Tepelenës e Memaliajt që janë shembulli më i mirë se çfarë po ndodh në ekonominë e kësaj bashke dhe gjithë qarkut tonë”, tha Kumbaro.

Duke folur për agroturizmin, Kumbaro u shpreh se “sot jemi vendi i bujtinave, kemi folur për turistë, takuam turistë që kanë ardhur për të vizituar Tepelenën, kalanë që po rikualifikojmë, rrugët që janë bërë, por edhe të gjitha lidhjet që Tepelena ka si zemra e jugut me lidhjen mes lindjes, Korçës, Përmetit, Vlorës, Himarës e Gjirokastrës”.

Më tej, Kumbaro tha se “duhet të vazhdojmë përpara se në 14 maj nuk votojmë thjesht për një kandidat, as për një forcë politike, e vetmja që i jep progres Tepelenës”.

“Ne votojmë për vizionin, për progresin, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk mund të ketë alternativë tjetër, individ tjetër, nuk ka asnjë program a vizion tjetër, por është vetëm programi i PS-së, vizioni i qeverisë së Ramës që ka një skuadër të kandidatëve për kryetarë bashkie të cilët çfarë thonë e bëjnë realitet”.

5 Komente

  1. i
    i drejti

    me qe je ne tepelen hidhe nje sy edhe nga skrapari beje edhe skraparin sic keni bere edhe gramshin ok

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      cfare zhabe

      Përgjigjjuni
      1. $
        $antiago-@-Chil€

        ???? hahaha

        Përgjigjjuni
      2. B
        Benet Beci tërë pordhë mbi motor BMW HP4

        Shoqja Ku(rv)mbaro! Pllakën e Sulltanit mos harro ! Në cdo kala të Shqipërisë. Atë dyqanin e sallamit e mbarove në Butrint? Shtoji një kat bulmeti Kjo sikur bën make-up radioaktiv..tamam zhabë .

        Përgjigjjuni
        1. s
          spata

          Kjo deklarate ,per Tepelenen ,i bene freski G.Rucit .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje