
Kryeministri Edi Rama u shpreh se është një ofendim për të por edhe për socialistët, që të krahasohet me Sali Berishën që është i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një deklarate për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama u shpreh se Berisha është një “zorrë qorre” në trupin e Shqipërisë, që duhet të operohet përfundimisht.
Sipas Ramës, ai nuk krahasohet me të shkuarën, që është dyshja Sali Berisha-Ilir Meta.
"Unë kam thjesht një këshillë për të gjithë ata që mbështesin këta, ku do dilni? Ku do dilni, ku do shkoni? Do merrni fletën e votimit dhe do të aprovoni Liken?
Unë nuk bëj asnjë krahasim sepse është ofendim për socialistët krahasimi mes meje dhe “non gratës” apo një zorre qorre. Unë flas për sot. Ne nuk e zgjedhim kush janë kundërshtarët tanë, atë e zgjedh vota.
Ata duhet të merreshin me kohë me problemet që kanë me drejtësinë, e cila vonon por nuk harron. Ajo çka mua më shqetëson është se këta persona që kanë të bëjnë me pikëpyetjen, po arrijnë të mbledhin njërëz me vete, megjithëse e dinë se nuk ka derë që mund të hapet për ta", deklaroi Rama.
Shkurt dhe sakte : Te lumnte dhe Suksese. Keta qerata Kryekriminele le te japin dhogari perpara Drejtesises. Qytetaret kudo qe jane mezi presin qe Drejtesia te japi fjalen e fundit.. Demet nga keta Kryekriminele eshte shume i madhe : Vrasjet e ndodhura ,humbja e shume Qytetareve te thjeshte ,Djegia e gjithe Shqiperise,dhe zhveshja duke jua vjedhur dhe Qindarkat e fundit te te gjjthve Qytetareve..
Ky legen eshte me interesuar se askush tjeter per mbijetesen e Floririt dhe Berishes....lol
Ler drejtesise, se pse para drejtesise duhet që të dilin që të 3, se pse jeni hajdute dhe Saliu ështe edhe vrase...
Shkurt dhe sakte : Te lumnte dhe Suksese. Keta qerata Kryekriminele le te japin dhogari perpara Drejtesises. Qytetaret kudo qe jane mezi presin qe Drejtesia te japi fjalen e fundit.. Demet nga keta Kryekriminele eshte shume i madhe : Vrasjet e ndodhura ,humbja e shume Qytetareve te thjeshte ,Djegia e gjithe Shqiperise,dhe zhveshja duke jua vjedhur dhe Qindarkat e fundit te te gjjthve Qytetareve..
Edver, ti je shume i mire per lojna fjalesh dhe per bllofe. Por vetem per kaq. Nuk ke patur c'ti japesh ketij populli as ne 2013 dhe aq me pak tani. Ik ne paqe shijo pleqerine se 10 vite nuk harrohen kollaj. Jane 10 vite qe more nga jeta e cdo shqiptari me premtimin se do beje cudira por ne fakt bere nje ver ne uje.
Kete muhabet ke cdo prag zgjedhjesh.
Drejtësia vonon, por s’harron wow cfare ka thene lartgjatesia e tij; 21Janarin,Gerdecin,Bllokun e Likes me 700mije euro korrupsion perse i ka harruar drejtesia.