
Partia Socialiste ka depozituar në KQZ ankimin ndaj kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" në zgjedhjet vendore Belind Këlliçi se ka thyer Kodin Zgjedhor.
Përmes një kërkese zyrtare të firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore Eridian Salianji, thuhet se: Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjatë ditës së sotme, datë 14 maj 2023, rreth orës 15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në zgjedhjet vendore z. Belind Këlliçi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjatë fushatës.
Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi të merrni masat në zbatim të nenit 174 të Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim”. E njëjta kërkesë është dhe për kandidatin e Elbasanit Luçiano Boçi.

Lini një Përgjigje