Rama në Elbasan: Pas 14 majit, ambiciet e non-gratës dhe Like Floririt do zvogëlohen! Drejtësia s'do vonojë për ta

9 Maj 2023, 20:03Politika TEMA

Rama në Elbasan: Pas 14 majit, ambiciet e non-gratës dhe Like Floririt

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Elbasanit.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatin e PS, Gledian Llatja, duke theksuar se kandidatët të cilët përfaqësojnë Ilir Metën dhe Sali Berishën kanë qëllimin vetëm për të mbajtur peng bashkitë.

Ndërsa u shpreh i bindur për fitoren e PS në shumicën e bashkive, Rama tha se do vijojnë investimet dhe projektet e propozuara, dhe nga ana tjetër ambiciet e Metës dhe Berishës për të fituar do zvogëlohen gjithmonë e më shumë.

“Një gjë është e sigurtë pas 14 majit, të nesërmen fitorja e kryetarëvetanë të bashkive do jetë gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë jo vetëm socialistëve. Qytetet do pastrohen, do vazhdojnë punën.

Do vazhdojmë gjithë projektet e mëdha, do shtojmë numrin e turistëve që vijnë në këtë zonë, ku më parë nuk bëhej fjalë për turistë.

Dhe non grata bashkë me florinin do shohin që do u zvogëlohen ambiciet. Dhe drejtësia që ka vonuar aq shumë për ta, çdo ditë e më shumë ka më pak shanse për të harruar”- tha Rama.

1 Komente

  1. Q
    Qerosin gafaxhiun e fjalimit ne fushate

    Mariglen Disha te zhduket ne Librazhd se hipoteken (ASHK Tirana Jug) e Tirones e ka qelbur me firmosjet e tij. Ka bere corap pronat e Tirones me legalizimet . Se fuste leket ne xhepin e tij edhe te atyre lart... qe e sollen katunarin me cizme ne Tirone. Ik qeros atje te katuni jot.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje