
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se socialistët kanë investuar shumë në bashkitë e mëdha. Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se ditët e fundit të fushatës kreu i qeverisë do të bëjë premtime të mëdha për Shkodrën e për Durrësin, si qyteti i dytë në Shqipëri.
Ndër të tjera Ngjela nënvizoi se partia që do të marrë Durrësin do të ketë avantazh të madh.
“Socialistët kanë investuar shumë te bashkitë e mëdha. U habita kur shkova në Tepelenë, kishte marrë shumë ndriçim nga investimi që është bërë. Durrësi ka qenë gjithmonë qyteti i dytë në Shqipëri. Problemi qëndron se Rama e di mirë këtë.
Marrja e Durrësit nga njëra nga partitë i jep avantazh të madh. Ditën e fundit te fushatës, Rama do të bëjë premtime për Durrësin e Shkodrën. Shkodra ka tifozë pasionant, nuk e lë kollaj skuadre”- tha Ngjela.
Sipas tij nëse Rama merr Durrësin e Shkodrën do të ketë përparësi të madhe në zgjedhjet e vitit 2025.
“Nëse Rama i merr Durrësin e Shkodrën do të ketë përparësi të madhe në politikë sepse do të fillojë investimet për zgjedhjet politike. Nëse humbja e PD-së është drastike, krijohen risi të reja për të djathtën”- tha ai.
“Socialistët kanë investuar shumë te bashkitë e mëdha. U habita kur shkova në Tepelenë, kishte marrë shumë ndriçim nga investimi që është bërë. Durrësi ka qenë gjithmonë qyteti i dytë në Shqipëri. Problemi qëndron se Rama e di mirë këtë.
Marrja e Durrësit nga njëra nga partitë i jep avantazh të madh. Ditën e fundit te fushatës, Rama do të bëjë premtime për Durrësin e Shkodrën. Shkodra ka tifozë pasionant, nuk e lë kollaj skuadre”- vijoi Ngjela.
"Zgjedhjet jane vjedhur! Kjo skeme vjedhje ka ekzistuar edhe kunder Besnik Mustafait ne 2000..." jane fjale te ketij Av. Take-Spurdhjakut para 20 vitesh kur garonte per Kryetar Bashkie ne Tirane. Dhe i ka ato fjale pikerisht per kete te cilit tani po i "zbulon 2 bashkite kyce" /
Çish thue moj RETRO...MMM Ia kane vjedhje koke Gomarit zgjedhjet !? Fatkeqesi TRAPASH .
Sakte! Ashtu u befte per te miren e te gjitheve.
Akoma dyshon qe Durresi do te jete me Non-Graden qe thua po fitoi PS-ja Durresin, jo qe Durresin e fiton PS por do fitoj edhe Shkodren qe ka qene gjithmone me SHBA dhe fitorja e PS do te jete ne 61 Bashkit dhe me nje rezultat shume te thelle mbi 90% se kaq eshte perqindja qe Shqiptaret jane pro SHBA-se
Ja dha nje gode qumesht dhe dy veze te ziera ketij plakut dhe sot Rilindja!
o popull ne shqiperi ka zgjedhje por jo rivalitet ,pra nuk ka gare sepse opozita eshte e gjymtuar dhe fitorja e socialisteve eshte gjeja me normale dhe qe ska njeri qe nuk e di kete,per vendin eshte mire te kete nje opozite te forte qe te jete vertet konkuruese sepse konkurenca eshte zhvillim, ,eshte progres,fitorja e socialisteve eshte kaq e lehte........