
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka një intervistë ndryshe në emisionin “Opinion”. Ai është pyetur se çfarë e ka bërë atë të majtë. Veliaj ka treguar se ka ndikuar që nga prindërit e tij ushtarakë, tek shkollimi në Amerikë dhe ndikimi nga Tony Blair.
Blendi Fevziu: Zoti Veliaj, ju jeni i majtë vetë apo e keni pasur për lehtësi angazhimin në PS?
Erion Veliaj: Jo, të dy prindërit kanë qenë të majtë. Vijnë nga familje e majtë.
Blendi Fevziu: Ç’domethënë për ju personalisht të jeni i majtë? E konsideroj trashëgiminë familjare, por ju vetë çfarë ju bën të majtë?
Erion Veliaj: Të dy prindërit e mi kanë qenë ushtarakë. Pra ndjesia ndaj shtetit, ndaj patriotizmit, ndaj vendit ka qenë diçka që më ka mbrujtur që fëmijë. Sigurisht që kur isha në Amerikë kuptova më shumë filozofinë dhe doktrinën e të majtës. Ndoshta njeriu më frymëzues në atë kohë ishte Tony Blair. Tony Blair në atë kohë ishte frymëzuesi i një të majte, e cila ishte adoptuar me realitetin dhe jo e majta marksiste leniniste.
Di të të them që Tony Blair arriti të gjente një balancë midis dorës së fshehtë të tregut që zgjidh shumë problematika sepse tregtia e lirë, sipërmarrja i jep drejtim shumë gjërave, ndërkohë rruga e tij e tretë thoshte që dora e fshehtë e tregut nuk zgjidh gjithçka, por dora e dukshme e shtetit, fjala vjen… Nëse do ishte për dorën e fshehtë të tregut tërmeti nuk do ishte zgjidhur, nëse do ishte për dorën e fshehtë të tregut, Tirana do i kishte akoma parkimet me ato arkat që zinin vendet. Nëse dora e fshehtë e tregut, do kishim vetëm tregun agro-ushqimor privat. Në opinionin tim, e majta që propozoi Blair, kjo rruga e mesme, rruga e tretë, e cila patjetër aty ku tregu ofron…
Blendi Fevziu: Ju si i majtë jeni mbështetës i bizneseve të mëdha dhe bizneseve të mëdha në këtë vend?
Erion Veliaj: Unë si i majtë besoj tek rishpërndarja.
Blendi Fevziu: A jeni ju si i parë si shumë afër biznesmenëve të mëdhenj, ndërtuesve të mëdhenj, njerëzve që kanë miliona në këtë vend?
Erion Veliaj: A e inkurajoj unë biznesin? Patjetër, sepse unë besoj që punëdhënësi më i madh, shih statistikat sot në Tiranë, vetëm 1 në 5 veta punon në shtet. Pra unë nuk besoj që shteti duhet të ketë monopolin e punëdhënies. E dyta besoj që biznesi duhet të lulëzojë, por ama ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë. Dhe që unë të bëj këtë rrugën në Zall Bastar, apo këtë tregun agro-ushqimor apo shkollën në fshatin Dritas, duhet patjetër që ata që ndërtojnë kullat të paguajnë një taksë 10 herë më të lartë?
Blendi Fevziu: A jeni ju në shërbim vetëm të tyre?
Erion Veliaj: Jo, përkundrazi, me ta jam në gjykatë.
Shikoni pyetjet e " gazetarit " cinik dhe medioker! pa u dhene pergjigjia e pyetjes qe ka drejtuar, ky bene pyetjen e radhes; qe ka te njejten pergjigje! Duket sikur Fe - Fanto - Idioti, eshte kunder biznesit, por vete eshte njeri prej tyre dhe qe eshte pasuruar, pa afruar asnje vend pune, apo te punesuar! Fevzo eshte nje Parazit ekzemplar i rrumpalles " demokraci " shqiptare, qe vetem leh, perfiton dhe nuk ofron asnje gje, as informacion, as histori dhe as nj gje tjeter! Te fyen inteligjencen ky cope idioti! t
Të gjithë këta qenkan fëmijë oficerësh. Lali Eri, Like Meta, Pandi Majko, Hysenbelliu Grup, Kastrati Grup....
Na mytn shfatart e do tbahet Shqiperia frymezuar nga America e Tony Blair…. Shih si mburren komunistet me demokracine , i boni me dhjete diploma…. Lol
Te jesh i majte nuk do te thote te jesh komunist.Komunizmi per mua nuk eshte e majte por utopi ekstremiste e deshtuara .E majta eshte social demokracia ,laburiste dhe Partitë demokrate ( jo e jona) Emajta shqiptare ishte trashegimi e PPSH por Rama beri nje pastrim te bute nga komunistet pa i demtuar dhe fyer dhe sot komunistet kane ngelur ne PD ku jane bere edhe antiamerikane.
Ke bere shkollen e trajnimit si Bregu,Basha, Spiropali etc dhe kur Shefit tend Rames do ti thojne te liroje krahun ti do jesh pasuesi.Aktualisht ti ke rolin e filit ne lojen e Shahut kurse Rama eshte Mbreti deri sa ta bejne mat.
Sidomos takimi me Mao Ce Dunin I ndryshoi jeten. Ai I dha edhe letrekomandimin per Blerin, Leninin, Jecinin, Suden e piramidave, dhe familjen Xoxa. Shkollimi në Zimbabve ja rriti shume kuotat ne burden politike te Lindjes. Si edhe prejardhja irano-vajgurore.
Veliaj "i Majte" ose "prane shtresave ne nevoje", d.m.th prane atyre qe ndertojne Kulla e qe marrin koncesione te tipit atij nipces 26-vjecar te Bac Ulajt 40 milion Euro te Unaza e Re. Eshte ky Velia pra qe rren sa hap goje e ka me shume rrena se fjale, qe pa ju skuqur e zverdhur surrati pretendon mbi 1 milion Peme te mbjellura ne Tirane, aq sa jane ne Pyjet e Amazones...
Ti ske as din as iman..Per Krishtin ti do te merrje me pak se Juda!!
E pyeti gjykatesi nje hajdut banke. Pse shkove ne banke? Sepse aty jane parate u pergjigj ai. Pse Euroioni shkoi tek PS?
Siperfaqesor dhe me mendjeshkurter qe te dy, ashtu si i don populli.
E majta u be çader per kta ndyresirat. Fare e keqe.
Po te kishte ndergjegje ky Veliaj do jepte doreheqje qysh kur vdiq tragjikisht ai djali mes plehnave. Te hetohej rasti dhe nese dilte i pafaj te behej edhe mbret po tja dilte. Por nuk jane kesisoj burrash.
Velija na ka dy borgje ne qytetarve te Tiranes.Sali Berisha deklaron se ojq Mjaft e ka sponsorizuar.2.Para 4 viteve na deklaroi se do ta ndertoje teatrin kombetare.Sot as themelet nuk i ka hape.Pse e prishi kur nuk ka bytthe sebashku me shefin e tij mbi 20 vite na e kane premtuar.
Keta jane kelyshet e tyre qe betoheshin per Lenin dhe Stalinin. Ky betohet per ameriken, angline etj... Pjella e 99% te tanishmve do betohen perseri per Rus e kinez. Ptu pjella bastarde...