Financime të errëta dhe pastrim parash, kush është drejtori i Institutit që nxin Shqipërinë dhe miqësia me Metën e Berishën

9 Maj 2023, 10:56Politika TEMA

Financime të errëta dhe pastrim parash, kush është drejtori

Përgjatë ditës së djeshme, mediat pranë opozitës nxituan të publikonin një artikull të IFIMES, Institutit të Studimeve Ballkanike, që Shqipërinë e konsideronte një kartel droge.

Por çfarë është ky Institut që vazhdimisht nxin Shqipërinë në gjuhë të huaj përmes shkrimeve që nuk kanë asnjë lidhje me analizën dhe evidencat faktike?

Zijad Bećirović, drejtori i IFIMES me qendër në Lubjanë, është një ish-banor i Brckos, qytet në Bosnje, partner i ngushtë biznesi i Dragan Pajiç, ish-kryebashkiaku i Brckos, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe rryshfet.

Pajiç është arrestuar në aksionin “Bingo”, i cili kishte për qëllim luftën ndaj korrupsionit, por IFIMES më parë e kishte nderuar Pajiçin me çmimin për kryetarin më të mirë në Bosnje Hercegovinë.

“Eksperti” Bećirović nuk ka hequr kurrë dorë nga punët e pista të biznesit, pasi bashkëpunoi ngushtë me doktor Edvin Dervisheviqin, i cili merret me biznese të çuditshme. Sipas mediave boshnjake, ata u përpoqën të ndërtonin Universitetin Slloven në Brcko, por ai Universitet ishte më shumë objekt ndërtimor se sa objekt arsimor. 

Sipas projektit, duhej të rinovoheshin vetëm sallat e ish-industrisë “Interplet” dhe për këtë, dy miqtë kërkuan 20 milionë euro, teksa vlera reale e projektit, thonë ekspertët, është pesë milionë. Kuvendi i ndërpreu këto marrëzi. Ky ishte pastrimi i fundit i parave dhe mundimi i madh i vetë Pajiqit dhe Bećirović.

Me IFIMES-in e tij, ai u përpoq të sulmonte edhe politikanët në Mal të Zi, si rasti i Milo Gjukanoviç, por mediat në Mal të Zi e ekspozuan si një “mashtrues ordiner”.

Flitet se sot në Slloveni, Bećirović është nën vëzhgimin e policisë vendase, pasi siç pretendohet ka lidhje të ngushta me qarqet radikale islamike.

Ka dyshime se si dhe me çfarë parash financohet instituti i tij i supozuar, i cili nuk ka asnjë referencë shkencore, por është sipas meidave boshnjake, një levë e zakonshme në duart e Zijad Bećirović.

Në anë tjetër, Bećirović është shfaqur shpesh në Tiranë për takime kokë më kokë me Ilir Metën dhe Sali Berishën. Madje ky i fundit është marrë publikisht në mbrojtje në faqen e institutit të Bećirović, ku shkruhet se ai u shpall nongrata nga SHBA pa prova e fakte.

10 Komente

  1. e
    e po kur u ben edhe Rropsite e Bosnjes

    Njerzit me Karaktere me te Ndyre ne Bote jane Boshnjaket . Pa mare fare parasysh perkatesine Fetare .mysliman,serb kroate . Ne Bosnje eshte vendi i Njerzve me te ndyre ne Bote par kjo nga cdo kenveshtrim .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putin Gelboqja

      Jane Serbe te Bosnjes, "republika srpska"!

      Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Zija Beqiri, se keshtu e ka ne te vertete, eshte jo vetem mashtrues ordiner, por edhe gjobaxhi... Sa i lumtur duket Bequa ne foto se ka takuar homologun e tij shqiptar...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tropoja

        Para ca diteve media prane qeverise akuzonte opoziten se genjen kur thote se ramiç ka blere shume media te huaja te pavarura.Tani u mbush kupa me zullumet e edvinit dhe mbare Bota demokratike dhe institucione te pa varura denoncojne shtetin kartel te edvinit te zi ju thoni tani keta i ka bere opizita.Nuk mbulohet dielli me shosh as makiteria e hajduteria e edvin ziut sado t'ja fshije merua me leter higjenike gazeten tema.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Askushi

          O tropordha ske vdekur hala mor byth qir i myftar lumneshit dhe sali kurves te ardht mandati vdekjes ishalla nje or e me pare mos pafsh dit te bardh e te vraft zoti lartë

          Përgjigjjuni
          1. S
            Skrapari

            Ky byqiri duket çfarë i pavaruri është mjafton që ka mik like florinë(sipas saluqit) dhe mos harro se si ky beqiri janë plot inst.evropiane etj.... sa për atë që rama dhe rilindja po vjedhin është e vërtetë...po çfarë të bësh ... si duket përball një vrasësi, mashtrusi dhe hajduti si sali berisha njerzit zgjedhin dhe votojnë hajdutin e rilindjes edi rama!. Kështu do ndodh edhe këto zgjedhje...por edhe më tutje përsa kohë të frymojë kufoma politike e s.berishës!.

            Përgjigjjuni
          2. t
            turp

            Shum interesante sa kane degraduar keta njerez, aq sa kan mik nje person qe drejton nje rrjet nderkombetar terroristesh (vrases me pagese) te cilin e kamuflojne me njohje te njerezve qe kane ose kan poste te rendesishme ne Ballkan.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              Be - qir (ovic) qenka , si Sala me Liken.

              Përgjigjjuni
              1. A
                AS

                Gazetar: Mos bej aludime pa fakte. Nuk eshte profesionale. Shoqeria shqiptare duhet te heqe dore nga akuza pa baza. Nuk mund te shkruash qe Berisha dhe Meta jane te perfshire ne biznese te pista me Becirovic pa fakte. Ato foto mund te jene nga postet qe ata kishin, ti duhet te gjesh fakte per postimin e fotos. Ne te njejten menyre nuk mund te akuzosh Ramen te perfshire me biznese te pista me McGonigal, pa gjetur fakte qe ka implikuar. Gazetari flet me fakte, jo te perhape lajme te rreme, pa baze, per te krijuar konfuzion.

                Përgjigjjuni
                1. g
                  gjurma ilire

                  Ky pis, është ndotësi më i madh i opinionit me analiza falso, me anketa të kota dhe parashikime të sponsorizuara nga serbët, rusët dhe arabët. Ky pis, futi duart në krijimin e klimës së alpin kurrtit nga viti 2013, sikur është e ardhmja e kombit shqiptar, kurrtin e promovon në çdo nivel, nëpërmjet të majtës ekstreme evropianae e lobit rus e serb. ky pis, ka dorë në serbi, në bosnje, mal të zi dhe në kosovë...pas fitores së gollobit, ish shefit të gen-i, që e financoi martin berishajn, ka dorë edhe në slloveni...i financuar nga mafia energjetike...do ndaluar hyrjen në shqipëri!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje