FOTO LAJM: Kandidati i PS në Librazhd dhe kryetari i PD harrojnë sulmet politike dhe ia marrin valles

9 Maj 2023, 11:15Politika TEMA

FOTO LAJM: Kandidati i PS në Librazhd dhe kryetari i PD harrojnë

Festa e Shën Gjergjit ka bashkuar në valle kundërshtarët e partive politike në Librazhd.

Kandidati i PS për bashkinë Librazhd, Mariglen Disha dhe kryetar i PD në bashki, Bujar Vreto janë fotografuar duke kërcyer dorë për dore, duke harruar për pak çaste akuzat që hedhin ndaj njëri - tjetrit. 

Fotoja është publikuar në Facebook nga vetë Mariglen Disha.

Kujtojmë se Vreto ishte në listën e PD si kandidat për bashkinë Librazhd por më pas zgjodhi të tërhiqej nga gara.

Lini një Përgjigje