
Zijad Bećirović, drejtori i Institutit IFIMES, një boshnjak i lidhur ngushtë me zyrtarë të arrestuar për korrupsion e rryshfet në vendin e tij, i fotografuar shpesh në Tiranë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, ka ndërmarrë një fushatë intensive jo vetëm kundër Shqipërisë, por edhe ndaj aleatëve të saj perëndimorë, BE dhe NATO.
Në një artikull të fundit përpara zgjedhjeve vendore në Shqipëri, në faqen e Institutit të tij, shkruhet se “BE dhe NATO nuk arritën të zgjidhnin krizën politike në Shqipëri dhe kriza ekspozoi rrjetin e korrupsionit të Edi Ramës, ku përfshiheshin disa (ish) zyrtarë të lartë të BE-së, SHBA-së dhe vendeve të tjera.”
Pra të njejtat sulme që Sali Berisha dhe Ilir Meta nga Tirana, bashkë me Dodikun nga Republika Srpska i kanë drejtuar kundër aleatëve perëndimorë, tashmë Zijad Bećirović i ka artikuluar përmes websajtit të Institutit të tij, IFIMES.
Për Berishën, Metën, Dodik dhe Bećirović, BE dhe NATO kanë vetëm zyrtarë të korruptuar që shiten dhe blihen lehtësisht nga qeveria në Tiranë.
Më herët, mediat boshnjake kanë ngritur dyshime të forta për lidhjet e Bećirović me qarqet radikale islamike dhe burimet e financimit të Institut të tij./Lexo.al

Gazetar: Mos bej aludime pa fakte. Nuk eshte profesionale. Shoqeria shqiptare duhet te heqe dore nga akuza pa baza. Nuk mund te shkruash qe Berisha dhe Meta jane te perfshire ne biznese te pista me Becirovic pa fakte. Ato foto mund te jene nga postet qe ata kishin, ti duhet te gjesh fakte per postimin e fotos. Ne te njejten menyre nuk mund te akuzosh Ramen te perfshire me biznese te pista me McGonigal, pa gjetur fakte qe ka implikuar. Gazetari flet me fakte, jo te perhape lajme te rreme, pa baze, per te krijuar konfuzion.
Fatin e Shqiperise dhe te iptareve, eshte ne doren e ShBA. Kjo eshte nje aksiome qe e ka vertetuar jeta. Por, fatkeqesisht, influenca e SHBA-ve ne Shqiperi po zbehet dita dites, per shkak te nje fare vemendje gjithnje ne renie te vemendjes se SHBA ndaj Ballkanit. Kjo nuk ka shume nevoje per ta konstatuar. Mjaftojne thirrjet antiamerikane te dyshes se nongrazave dhe pasuesve te tyre, fare hapur, si dhe veprimtaria e etheshme e disa shqiptaro-amerikaneve kunder DASH, lobimi i tyre per te sjelle ne fuqi ne Shqiperi krahun ekstreemist antiamerikan dhe anti BE, perfaqesuar nga berishiste-metistet, flet shume. Ne kete moment, eshte i dukshem krahu ruso-serb i cili eshte teper aktiv ne Shqiperi, ne Mal te ZI, ne disa skuta te Kosoves dhe Maqedonise se veriut e Bullgarise, te cilat mund te shkatrronin rolin e shqiptareve si faktor stabiliteti ne Ballkan. Beçiroviç dhe tabori i tij ka vite te tera qe eshte i pranishem ne Shqiperi dhe askush nuk reagon, ne nje kohe qe ai eshte teper aktiv per te arritur destabilizimin e Shqiperise. Ka Shteti shqiptar informacione per kete? Ne se ka pse nuk shpallet non grata dhe pse nuk arrestohet per veprimtari antishqiptare?
Ne keto qarqe antishqiptare, qe synojne qe ne Shqiperi te dominojne forecat antiamerikane, eshte shqiptaro amerikani Robert Papa, i cili sponsorizohet ne menyre te vazhdueshme ne favor te ketij qellimi. Eshte trishtuese se si grupime te caktuara si ne Shqiperi dhe ne SHBA (si rasti i Robert Papes nje berishist i vendosur) veprojne kaq hapur kunder SHBA vetem e vetem qe te zbehin reputacionin e Amerikes, me synim fitoren e krahut ruso_serb ne Ballkanin Perendimor.