
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka qenë paraditen e sotme në Kashar, ku ka kryer testime në lidhje me votimin elektronik, i cili në zgjedhjet e “14 Majit” do të aplikohet në 3 bashki, Elbasan, Vorë dhe Kamëz.
Ai rikonfirmoi se ky votim është i sigurtë dhe garanton fshehtësinë e votës. Në lidhje me disa ankesa të bërë nga qytetarë të Elbasanit, në lidhje me presionet që i bëhen për identifikimin e votës, Celibashi theksoi se vota e secilit është 100 % e sigurtë.
“Kemi pasur jo në mënyrë zyrtare, por kemi pasur disa shqetësime të tilla të përcjella në KQZ në lidhje me shqetësimin për votën. Jam këtu për t’ju garantuar, se është e sigurtë 100%, që nuk mund të ndërhyhet në pajisjen e votimit elektronik. Nuk mund të identifikohet vota” u shpreh ai.
Celibashi tha se për rezultatet paraprake në këto bashki do të dalin për 30 minuta, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Ne synojmë që brenda 30 minutave, te kemi shpalljen e rezultateve paraprake për 3 bashki. Ky është një projekt pilot nga ana e jonë, por nga ajo që vlerësojmë të gjithë procedurat përfundojnë për 30 minuta.
Në disa zona dalja e rezultateve mund të vonohet pak, sepse në lidhje të internetit” tha Celibashi.
Manipulimi i votes 100%, do qe te thote ky. Kush kontrollon softwarin dhe serverin, e ben te zezen te bardhe per 30 minuta. Algorithmi i softwarit, tjeterson votat ne kohe reale.Sistemi elektronik i votimit, nuk mund te verifikohet. Tallin menderen me ju. Mos shkoni te votoni. Bojkot total, e morret vesh?
Jane te krijuara nga nje kompani angleze dhe menaxhohet nga nje kompani angleze
sakte. Manipulimi i votes me votim elektronik i sigurte.manipulimi behet ne sekond, qe ne momentin e votimit. algoritmi sillet si te jete programuar. nje shembull i rendomte: algoritmit mund ti thuhet qe per cdo 5 vota, 3 vota te kalkulohen majtas.privacia e votes eshte 0. mjafton te shikohen logs te softwarit dhe gjendet cdo vote ku ka shkuar. shume e thjeshte,.. MOS SHKONI TE VOTONI. BOJKOTONI PLOTESISHT