Çuçi: Në këto zgjedhje, shkojmë me pasaportën e transformimit, PS e vetmja që mund ta çojë vendin në BE

10 Prill 2025, 19:01Politika TEMA
Çuçi: Në këto zgjedhje, shkojmë me pasaportën

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me socialistë dhe simpatizantë të PS-së në Rajonin 1 të Vlorës, ku prezantoi kandidatët për deputetë Bruna Mersini dhe Pirro Vengu. Çuçi tha para të pranishmëve se në këtë fushatë ne shkojmë përpara shqiptarëve me pasaportën e transformimit dhe Vlora është një nga shembujt e krenarisë së punës që është bërë në këto tre mandate qeverisës.

“Vështirësia që do të kemi në këtë fushatë, që në fakt mund të duket në pamje të parë si një avantazh, por që mund të na kthehet në disavantazh është që nuk kemi opozitë. Dhe kur nuk ke opozitë është si ajo loja me kundërshtarë të dobët që nuk të jep kënaqësi gjatë gjithë lojës dhe mundet që për këtë shkak ti të performosh më dobët sesa në fakt ke energji. Është në dorën tonë që kësaj fushate t’i japim energjinë e duhur, në mënyrë që të mos humbim asnjë votë për Partinë Socialiste”, tha Çuçi.

Ai përsëriti edhe njëherë objektivin e PS-së në këtë qark për të fituar 9 mandate deputetësh.

“Energjia jonë, adrenalina jonë do të jetë mandati i nëntë në qarkun e Vlorës, një rezultat historik që ne do ta marrim patjetër në këto zgjedhje. Duhet ta marrim patjetër në këto zgjedhje sepse kjo është mundësia e fundit sepse nuk do ta kemi më këtë situatë të opozitës. Do të jetë merita jonë që ta shfrytëzojmë në favorin tonë për t’i dhënë Vlorës një rezultat historik, mandatin e nëntë”, deklaroi Çuçi.

Në vijim ai tha se në këtë mandat të ri qeverisës të Partisë Socialiste do të nënshkruhet anëtarësimi i Shqipërisë në BE duke përmbushur kështu një ëndërr shekullore që nga krijimi i shtetit tonë.

“Në këtë fushatë ne i shohim njerëzit në sy, sigurisht të përulur për shumë gjëra që nuk kemi bërë edhe për gjëra që mund t’i kemi bërë edhe keq përgjatë këtij rrugëtimi. Por gjithmonë në sy dhe krenarë sepse unë jam i bindur që nuk ka asnjë njeri, qoftë ky socialist apo demokrat, që Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund ta çojë përpara këtë vend. Dhe duhet të dalim përtej kësaj, të shkojmë përtej oborrit tonë në këto zgjedhje sepse kemi një sfidë shumë të madhe. Të realizojmë një ëndërr historike të Shqipërisë. Në këtë mandat Shqipëria do të nënshkruajë kontratën me Bashkimin Europian për t’u bërë një anëtar me të drejta të plota. Një ëndërr shekullore që nga krijimi i shtetit shqiptar. Këtu në Vlorë ne me mandatin e nëntë do ta bëjmë realitet me këte qeverisje, me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën në krye. Ju uroj një fushatë sa më energjike sepse ka nevojë Vlora për këtë gjë, ka nevojë që të marrim rezultatin historik. Vetëm numrin pesë dhe vetëm Partia Socialiste”, tha Çuçi.

3 Komente

  1. a
    asllani..

    skeni cfar i thoni popullit ne keto zgjedhje...nuk ngjit pasaporta e europes

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunistet dhe komandanti

      Or po si nuk keni turp, specie, pa nje fije dinjitet, qe te gjithe ju si bishtat e rames, perserisni, percartjet e tij: europa, europa..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sateliti

        PS e vetmjaorganizat kriminale QE te gjith bashkpuntoret i Ka ne burg.popullin e Ka braktisur e varferuar.sa nje kokerr veze Ka vajtur 250 Leke.Shqiperin e Ka nxjerre ne shitje Gjadrin italjanve Sazanin Amerikaneve.Portin e Durrsit Arabeve vijen bregdetare oligarkeve.shqiptarve noc_rrokun.skeni turpe QE dilni e kerkoni mandate te katert.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje