Lulzim Basha ka hequr nga selia e tij logot dhe nënshkrimet e tjera që e lidhin me PD-në, pas padisë së Sali Berishës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në selinë e përdorur nga Basha sot është parë e vendosur logoja e Koalicionit Euroatlantik, nën të cilën ai garon në zgjedhjet e 11 majit. Kjo do të jetë hera e parë që Basha do të kandidojë në zgjedhje pa logon e PD-së.
Kujtojmë se gjatë seancës së 21 marsit në KQZ, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar Lulzim Bashën të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet private që ai përdor.
Lini një Përgjigje