Krimet zgjedhore - SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë 115 kallëzime, nis hetimi për 35 raste

6 Maj 2025, 12:47Politika TEMA
Krimet zgjedhore - SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë

Ndërsa fushata zgjedhore është drejt përfundimit, SPAK bën me dije ‘bilancin’ e krimeve zgjedhore deri më datë 5 maj.

Sipas të dhënave të ndara për mediat, SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK. Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.

Njoftimi i SPAK:

Më poshtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.

Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

-Kallëzime nga subjekte politike

-Referime nga Policia e Shtetit

-Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

-Denoncime nga Platforma Online

-Denoncime nga qytetarët

-Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.

-Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese

-Janë regjistruar 35 procedime penale.

-Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.

3 Komente

  1. J
    Jimi

    Na more SPAK, se mos fusni ne burg Xhin Xhonin dhe Nallbatin per krim zgjedhor, se ata nuk kane bere nje gje te tille !

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jim

      Merruni me breket e Ishes Ju Arestoni Vetem ata we bejne gallate njerzit ne pergjime Nuk behet drejtesi duke pergjuar nga vrima e celesit si I Arben kraja me ate zv ministren per nje arke peshk !

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sala

        Aman se na kapi diareja, po xhini buk e kos po han, ai ne Bilisht cfare ashte apo prisni Angonin me belon e bregut te lumit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje