Fatmir Xhafaj në listë të hapur: E nisa politikën në PS dhe do ta mbyll me PS-në!

6 Maj 2025, 11:48Politika TEMA
Fatmir Xhafaj në listë të hapur: E nisa politikën në PS

Kandidati për deputet në listat e hapura të PS-së, njëkohësisht edhe ish-ministër i Brendshëm i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për fushatën politike të PS-së, zgjedhjet e 11 majit, futjen e tij në listat e hapura edhe përfshirën në këtë parti të gjeneratës së re. Xhafaj u shpreh se është momenti i duhur për të bërë ndryshimin e gjeneratave, të ndryshojë skena politike e 30 viteve të fundit.

Listat e hapura

"Çdo lloj gare e hapur është më mirë. Kjo është një zgjidhje e ndërmjetme. Por gjithsesi është pak më e mirë se të ishte fare e mbyllur dhe si ishte në 2021-shin sepse ka një rreth shumë të madh njerëzish që garojnë. Në thelb çdolloj gare e hapur që ballafaqon me elektoratin dhe që është interesuar për më shumë komunikim dhe angazhim, është një gjë pozitive. Është garë e hapur që lufton për çdo votë".

Familja e madhe e PS-së

"Unë kam jetuar mes dy familjeve, familjes biologjike dhe familjes politike, PS-së. Kjo e dyta më ka marrë më shumë kohë se e para, por ia ka vlejtur dhe jam shumë krenar për faktin që kam qenë pjesë e familjes politike socialiste. Unë e fillova dhe do ta mbyll si një socialist i vërtetë, si socialist me zemër.

Familja politike është edhe si familje biologjike. Aty duhet të jetojnë dhe bashkëveprojnë të gjitha gjeneratat. Duhet të ketë hapësirë për të gjitha brezat. Besoj fort që nëse ka një gjë që e mban gjallë PS-në, duke qenë një forcë aktive, është fakti se janë të katërt breza të përfshirë. PS-ja i ka të katra gjeneratat dhe ky është jo vetëm fat, por një pikë e fortë.

Sa kohë të jetë kjo ndërthurje, PS-ja do t’i mbijetojë çdolloj furtune të brendshme, apo përplasjeje të ashpër me kundërshtarin. Një forcë politike që do të qëndrojë në pushtet dhe do të jetë e pëlqyeshme nga njerëzit, e ka të nevojshme edhe përvojën, edhe pjekurinë që të krijojë stabilitet, por ka nevojë edhe për të rinjtë bashkë me energjinë dhe mendësinë që ata sjellin.

Mendoj që është momenti më i përshtatshëm për të bërë edhe ndryshimin e gjeneratave. Ka një mospërputhje midis faktit që ne kemi një pjesë të lidershipit në politikë që është shumë i vjetër, gati prej 30 vitesh në skenën politike dhe një gjenerate të re që i përket bashkimit evropian dhe ka nevojë që të rritet dhe të fuqizohet.

Ky ishte hapi i parë dhe kjo lloj formule e mundësonte përfshirjen e të rinjve në politikë. Cilësia është shumë e rëndësishme dhe kjo patjetër do diskutuar. Se sa të zotë janë ata që vijnë nga gjenerata e re. Unë mendoj që do të ishte pozitive që ta kenë bërë dhe ushtarin para se të bëjnë gjeneralin. Ndryshe janë meteorë që bien shpejt”, tha Xhafaj.

6 Komente

  1. e
    e po nuk je i pari i tille

    Xhafa kujton se ka lindur sot ky popull. dhe nuk kujton qe xhafa e ka nisur politiken, me partine e punes dhe ish hetues ne ate regjim.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tellalli

      Të jesh hetues , nuk je politikan . Xhafaj e ka filluar politikën në Partinë Socialiste , ndërsa Saliu në Partinë e Punës . Sikur të ishin jo shumë , po çereku i politikanëve si Xhafa , politika në Shqipëri do të ishte ndryshe .

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vetem ne Shqiperi ndodh

      Ene Sala kish pas qene komunist 24 karatsh ama eshte kryetare i demokratikes e e ka cu vendin ne ferr sa here ka marre pushtetin

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lala

        Xhafa ky Fatziu eshte figura me kondraverse e ketij tranzicioni 35 vjecare....!!@@ Fatziu Xhafa eshte Dekani i korrupsionit , krmineleve , hajduteve , trfikanteve te droges dhe prostitucionit ne Shqiperine e pas 1990. Fatziu Xhafa eshte monster e paperseriteshme.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lala

          Xhafa ky Fatziu eshte figura me kondraverse e ketij tranzicioni 35 vjecare....!!@@ Fatziu Xhafa eshte Dekani i korrupsionit , krmineleve , hajduteve , trfikanteve te droges dhe prostitucionit ne Shqiperine e pas 1990. Fatziu Xhafa eshte monster e paperseriteshme.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            ZJARRI I 6

            TANI ESHTE ORA PER TA MBYLLUR ME DATE 12 KALO PENSJONIN REHATE ME FAMILJEN

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje