Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka komentuar sot problematikat e hasura në shpërndarjen e fletëve të votimit.
Gjatë një konference për mediat, Celibashi pranoi se 21 mijë zarfe ende nuk kanë shkuar në adresën e zgjedhësve nga kompania postare, ku nga këto 11 mijë adresa nuk janë gjetur nga kompania postare, sepse kjo adresë nuk ka qenë e saktë, kurse në 10 mijë raste të tjera janë njoftuar emigrantët nga kompania, por votuesi ende nuk ka shkuar.
“21 mijë zarfe kompania nuk i ka shpërndarë akoma. 11 mijë janë për shkak të problematikave për saktësi adrese, e-mail-i kontakti apo numër telefoni, pra nuk janë mundur të gjenden zgjedhësit dhe janë në zyrat e tyre. E kemi këtë informacion, ndaj i kemi bërë thirrje para disa ditësh këtyre votuesve që të shkonin te shërbimi DHL i vendit përkatës dhe të interesoheshin. Pjesa tjetër janë që DHL i ka telefonuar apo njoftuar dhe nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe deri në datën 8 maj kanë kohë për të shkuar. Kompania pret që vetë zgjedhësit të shkojnë vetë”.
“Kemi një marrëdhënie kontraktuale me DHL, ashtu sic do marrëdhënie do të vlerësojmë në përfundim dhe do të ulemi me palën tjetër dhe do të shohim se sa e si e ka përmbushur atë shërbim. Është ekzaktësisht njësoj si cdo marrëdhënie tjetër kontraktuale.
Është herët për të dhënë gjykime se si DHL ka kryer shërbimin kemi shënuar cdo gjë sipas problemit tonë dhe do diskutojmë kur të vijë momenti me kontraktorin. Kemi ndjekur me vëmendje të gjitha shqetësimet. Kemi marrë informacion edhe përmes rrjeteve sociale, ua kemi bërë me dije”, shtoi Celibashi.
Ndërkohë, duke folur me shifra, Cilibashi deklaroi se janë 156 raportime në KQZ deri më tani, 90 qe lidhen më zarfet të mbetura në kutitë postare, 21 të cilat DHL nuk pranon të marrë mbrapsht zarfet, 9 zgjedhës kanë raportuar se dokumentacioni ka shkuar pa fletë votimi. Por, kreu i KQZ, thekson se kanë adresuar çdo pretendim duke komunikuar me DHL.
"Ne kemi një marrëdhënië me operatorët, si çdo kontratë që ka dy palë, do të vlerësohet në përfundim të afatit të kësaj kontrate, dhe kur procesi të përfudojë do të ulemi përballe më palën tjetër dhe do shikojëm sa e ka përmbushur shërbimin. Në varësi të ëkësaj do vendosim edhe për të paguar shërbimin.
Palët vlerësojnë secili pjesën tjetër se si pala tjetër ka përmbushur shërbimin, mejgithatë është hsumë herët për ta bërë këtë.
Kemi ndjekur dhe marrë në konsideratë të gjitha pretendimet për problematikat, veçanërisht në Greqi, por gjej rastin të ritheksoj edhe një herë, problematikat janë individuale. Në njohim atë çka vetë individi i paraqit kqz, duke qenë se janë regjistruar në PER mund të futen dhe të japin kritikën e tyre. Deri më tani, 156 raportime në kqz, nga këto 90 raportime të cilat lidhen me zarfat që janë lënë në kutitë postare, 21 ankesa sipas të cilave, DHL nuk pranon të vijë dhe të marrë zarfin mbrapsht.
Janë 9 zgjedhës të cilët kanë raportuar se në dokuentacuon nuk ka mbërritur fleta e votimit, 4 votues nga jashtë që nuk marrë njoftim për fletën e votimit as nëpërmjet e-mail as nëpërmjet sms-ve, dhe 29 të tjerë që kanë raportuar problematika të ndryshme. Ne kemi adresuar cdo shqetësim, kemi komunikuar me DHL për të adresuar shqetësimet", tha Celibashi.
arrestohini kte pis antishqiptare
Celibashi mjeker cjapi ne sherbim te Greqise, armikut te jashtem!....LOL = DONTE TE THOSHTE JA NJASHTU DO TI VJEDHIM VOTAT....LOL = RROFTE Aleanca Berisha - Rama, 2025!