Analisti Kreshnik Spahiu ka thënë se liderët e partive të reja do të bëjnë një diferencë të dukshme, sipas tij, në parlamentin e ardhshëm me 50 deputetët e PD-së. Spahiu ka thënë për Report Tv se artikulimi dhe elaborimi i tyre do të ndikojë në elektorat.
Analisti tha se Rama është i interesuar të mbajë me injeksione, siç e quajti ai në mënyrë të figurshme, bufin, por nga ana tjetër partitë e reja do të ndryshojnë shumë nga deputetët ‘fosile të vjetra’, siç ai i quajti.
"Në qoftë se rritet pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme, nga 250 mijë të shkojë në 500 mijë, në gjysmë milioni i thonë 8 % dhe është jashtëzakonisht i lartë në vota. Nëse kemi edhe sistem të ri.
Pra, do të thoja që mund të ndodhë që në zgjedhjet e ardhshme mund të kemi një panoramë të re, në qoftë se do të kemi një opozitë të re dhe të bashkuar dhe nëse do të kemi një opozitë të re dhe të bashkuar dhe nëse do të rivalizojnë Partinë Demokratike.
Se kush do të lindë problem, problem do të jetë se përsëri do të kemi duelin PD-PS. Se sa do keq ka dalë PD, prapë keq, keq i ka 50 deputetë dhe është opozita kryesore parlamentare, dhe Rama është shumë i interesuar ta mbajë me injeksione bufin përsëri në lojë.
Problemi kryesor do të jetë sesi do të vijë rotacioni politik. Duhen 71 vota, a i sjell dot një parti e re 71 mandate, apo do t’i duhet të bëjë koalicion me bufin. Pra, po mundohem të kem një optikë, të shoh shumë larg.
Edhe njëherë që të kthehem te rezultati. Ne vijmë nga zgjedhjet lokale. E gjithë e veçanta e Kuvendit do të jetë artikulimi dhe elaborimi që i bëjnë tezave politike liderët e rinj politikë. Edhe diferenca që i bëjnë ata fosileve të vjetra.
Pra, po t’i shikosh këta liderë të rinj politikë,Lapaj, Qori, Shehaj dhe Kapri nëse mund ta them. Këta do të bëjnë një diferencë më shumë se 50 deputetët e PD-së, të cilët kanë mbetur akoma te Tritani",-tha Spahiu.
Ata jane mbi te gjitha te dekompozuar si dhe ata te ps, ,nga figurat e jashte perdorimit qe kane mbi krye, por ti mor spahiu, ke nje gje te vecante nga ata, qe funksionon si nje qenef ambulant turk, ne mes te Europes.Zv.presidenti i Amerikes i tha Europes, qe ju se pari luften e keni brenda vetes, me ate lloj mileti qe keni futur ne vendet tuaja dhe qe te mos ushtrojne trysni kundrejt partive opozitare.
Byrazer, tamam sic e bere ti ndryshimin!!!! Ate te gjatin degjoje mire kur flet, vetem pordhet mos i degjo atij, fjaleve verjau veshin mire, se prap nje m.... me te madh do te keni ju, medemek, te rinjte. E di pse, se qe kur jeni lindur keni dale me mendje, gjuhe dhe sjellje "te ndyshkur". Mos harro,, shqiptaret jane me te mencur dhe shohin shume me larg se sa na thua zotrpte......