Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier viziton nesër disa qendra votimi

10 Maj 2025, 17:07Politika TEMA
Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier viziton nesër disa qendra

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, do të vizitojë disa qendra votimi gjatë ditës së nesërme më 11 maj.

Vizita është planifikuar për orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”.

Kjo vizitë vjen në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek teknologjia e përdorur në procesin zgjedhor.

Pritet që vizita të shoqërohet me deklarata mbi vlerësimin paraprak të standardeve të procesit.

 

Lini një Përgjigje