Eliza Dushku është tërhequr nga projekti televiziv i planifikuar së fundmi, për shkak të dallimeve në kreativitet.
Ylli i filmit “Dollhouse” është pritur që të rikthehet në ekranët e vegjël në një serial të ri të quajtur “Bird Dog”. Por, aktorja ka bërë të ditur se ajo është tërhequr nga ky projekt, vetëm një muaj pasi nënshkroi kontratën, njofton “Hollywood Reporter”.
“Hey djema! Kam lajme të reja për ju. Të dyja palët kemi vendosur që të mos bashkëpunojmë në “Bird Dog”, për shkak të dallimeve në kreativitet. Mos u brengosni/qani/lotoni”, shkroi Dushku në Facebook.