Çifti Obama nuk do ftohet në martesën e princit Uilliam

17 Dhjetor 2010, 09:51Lifestyle TEMA

Çifti Obama nuk do marrë ftesë për martesën mes princit Uilliam dhe Kejt Midëllton, bëjnë të ditura mediat britanike. Sipas tyre, shkak për mungesën e ftesës është bërë fakti se ky nuk është një aktivitet shtetëror përsa kohë Uilliam nuk ka trashëguar ende fronin. Mësohet se në listë do ketë më shumë njerëz të zakonshëm, sesa personalitete VIP. Por në listë pritet të jetë presidenti francez dhe e shoqja e tij. Kjo është një thyerje e traditës pasi në martesën e princit Çarls me Dianën, u ftua ish- presidenti amerikan, Ronald Regan dhe e shoqja e tij.

2 komente në “Çifti Obama nuk do ftohet në martesën e princit Uilliam”

  1. MEMEDHETARI says:

    Kur te mesojme aresyen se pse e “aksidentuan” me pasoje vdekje nenen e Uilliamit,atehere besoj se do te kuptojme dicka edhe aresyen e mungeses se kesaj ftese…
    MI6 eshte ne krye te detyres…

  2. Illo says:

    Obama eshte njeri i punes , shume larg karagjoslleqeve mbreterore !

Comments are closed.

Lini një Përgjigje