Opozita: Rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve nëse s’ka transparencë

20 Dhjetor 2010, 21:56Politika TEMA

Opozita ka reaguar menjëherë ndaj vendimit të shumicës për të mos votuar komisionin hetimor për zgjedhjet. Pas debatit në komisionin e Ligjeve, ku deputetë të shumicës votuan një relacion të tyren kundër kërkesës së opozitës për hetim, kreu i PS-së Edi Rama ka thirrur tryezën e opozitës për të diskutuar vendimmarrjen e mëtejshme. Megjithëse në deklaratën zyrtare nuk ka asnjë kërcënim me bojkot të zgjedhjeve të reja lokale mësohet se nga debatet në tryezë është diskutuar se nuk mund të ketë zgjedhje lokale nëse nuk do të garantohet hetimi dhe transparenca. Përfaqësues të opozitës së Bashkuar, ku ka eksponentë të së majtës e të së djathtës kanë thënë se nuk mund të pranohet zhvillimi i zgjedhjeve të reja pa u bërë më parë hetimi dhe zbardhja e zgjedhjeve të shkuara, kauzë për të cilën opozita ka më shumë se një vit që po lufton. Ndërkohë, opozita nuk ka ndërmend të marrë pjesë as në tryezën për reformën e re zgjedhore nëse nuk ndodh ky hetim dhe transparencë e pritshme. Megjithatë, para se të ndërmarrin qëndrime ekstreme opozita ka vendosur të presë të enjten e kësaj jave kur dhe është lënë në rend të ditës së Kuvendit votimi për komisionin hetimor. Pas tryezës së PS-së me aleatët e saj,  kordinatori i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj, u shpreh se situata është e rënduar, pasi siç tha ai Berisha refuzoi të hetojë zgjedhjet. “Jemi të alarmuar pasi Berisha refuzoi gjithçka. Refuzoi PE dhe KE. Berisha refuzoi të hetojë zgjedhjet”, tha Zogaj. Duke u nisur nga një situatë e tillë, ku mungon transparenca e zgjedhjeve, opozita do ta vazhdojë betejën e saj, në sheshe e parlament, siç tha Zogaj. “Do t’i shkojmë deri në fund transparencës. Opozita e Bashkuar do vazhdojë betejën në parlament dhe sheshe. Do bashkohemi në protesta bashkë me popullin”, tha ai duke paralajmëruar për vazhdimësinë e protestave të nisura tashmë pas nj ndërprerje disamujore. Kërkesa e opozitës për transparencë ka kaluar në disa faza dhe presioni ndaj qeverisë ka ardhur duke u rritur deri në grevën e urisë së majit, kur u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të nisur bisedimet mes palëve. Por, as presioni i vazhdueshëm i Brukselit dhe as lëvizja nga llogoret fillestare nga ana e opozitës nuk kanë dhënë deri më tani rezultatin e kërkuar që në nisje, ngritjen e një komisioni hetimor.

2 komente në “Opozita: Rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve nëse s’ka transparencë”

  1. tropojan S.S says:

    Sali agjentit duhet ti ngulesh nje (dru-tropoje dhe duhet ta leshe ne mezin e Tirane derisa mizat ta perfundojne..

  2. Pukjani nga Kurbini says:

    sa te jet Prec Zogaj me njezet fetyra koordinator dhe Pjerin Ndreu kryetar i PS te Tiranes opozita e bashkuar esht e tradhtuar. Si i besohet nje njeriu qe ka spijunu te afermit e ti dhe i ka sherby Sali Berishes ne manipulime te ndryshme politike dhe ekonomike apo Ndreu qe bani fushat per Meten ne zgjedhjet e 2009 dhe nga eksperieca si drejtues ipolicis se shtetit u ban krime te llahtarshme ne Lezh Kurbin dhe ne Dures ku policia arestoi kriminelet qe ishin te afermit e ti u liruan me urdher te z, Ndreut ku prokuroria duhet te baj hetime ndaj keti personi dhe vedhajt ti qe drejton nje polici private qe ban pjes ne krime te organizuara, prandaj kam shum pak shpres ne ket opozit te bashkuar.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje