Ministria e Drejtësisë po “pushkaton” sërish viktimat e krimit komunist

25 Dhjetor 2010, 19:57Politika TEMA

Nga Eugjen Merlika

Duke shfletuar gazetat në internet më datën 17 dhjetor të këtij fund viti në “Metropol” më tërhoqi vëmendjen një intervistë e Kryetarit të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë në lidhje me ligjin e dëmshpërblimeve, propozimet për ndryshime, interpretimet  dhe zbatimin e tij në praktikë. Tema më intereson drejt për drejt, por nuk do të përbënte objektin e një shkrimi po të mos hasja në një pohim që më tronditi, konceptin e të cilit nuk do t’a kisha besuar po të mos mbante autorësinë e një institucioni zyrtar : “…. kemi rastin e revoltës së Qafë Barit, ku u vranë katër veta- Tom Ndoi, Sokol Sokoli, Sandër Sokoli- dhe familjet e tyre nuk përfitojnë nga ligji i dëmshpërblimit, pasi veprimi i tyre është konsideruar “akt terrorist”.

Mendimi më ktheu menjëherë tridhjetë vjet mbrapa, në vjeshtën e vitit 1980, në kampin famëkeq të Spaçit, ku isha dërguar të vuaja dënimin prej tetë vitesh, që gjykata e rrethit Lushnjë më kishte dhënë për “agjitacion e propagandë”, sipas nenit 55 të Kodit Penal t’asaj kohe. Kampi i Spaçit i asaj periudhe ishte kthyer në një vend përqendrimi i të dënuarve me punë të detyruar, ku makina e burgjeve sillte çdo dy – tri ditë “klientë” të rinj. Vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë, për të shtuar e përforcuar armatën “zulmëmadhe” të nxjerrësve të bakrit e piritit, që shërbente për të “thyer bllokadën imperialisto – revizioniste”. Ata luftonin çdo ditë me rrezikun e jetës në galeritë e nëndheshme, ku teknologjia e përdorur besoj se i afrohej parametrave të një prapambetje proverbiale.

Çdo muaj bëhej organizimi i grupeve të punës, që përbëheshin nga një minator e dy punëtorë. Nuk mbaj mënd mirë muajin e saktë, tetor apo nëntor, që më bashkuan me Sokol Sokolin, një djalë tropojas, trupmadh e i bëshëm. Ishte dënuar 15 apo 20 vjet për tentativë arratisje. Ishte një djalë i urtë, shpirtbardhë, që i pëlqente shoqëria, që ishte i gatshëm të sakrifikohej për të. Vrulli i moshës bënte t’i merrte me lehtësi shumë gjëra. Ndonjë fjalë e papeshuar mirë e bënte të shkëmbente ndonjë fjalë të tepërt me rojet e burgut. Ishte i gatshëm të ballafaqohej me ta kur bëhej fjalë për t’i ardhur në ndihmë ndonjë shoku që futej në birucë sepse nuk kishte realizuar normën, ishte një shembull solidariteti me ata që kishin nevojë. Ishte një i ri i thjeshtë, pa ndonjë horizont kulturor të gjerë, pak i ngathët në lëvizje, të kujtonte “malësorin” e Migjenit, atë copë shkëmbi mbi dy këmbë të drejta.

U zgjata pak në përshkrimin e figurës së këtij djali që, më vonë, mbas katër vitesh, u dënua me vdekje si “terrorist” në Qafë Bari. Kam punuar tre muaj me të dhe mund të ve dorën në zjarr se ai djalosh nuk ishte në gjendje t’i bënte keq as edhe një mize. Nuk e di me saktësi se si përfundoi në dënimin me vdekje, por e marr me mënd se me natyrën e tij prej babaxhani ndoshta u ekspozua më shumë në revoltën e të burgosurve të Qafë Barit dhe komanda e kampit e bëri fli duke i a dorëzuar xhelatëve të Sigurimit të Shtetit, për t’i vënë etiketën e “terroristit” e për t’a çuar n’atë jetë si trofe e “vitorjes” mbi “kundërevollucjonin” e skllevërve të diktaturës komuniste.

Deri këtu historia tragjike e djaloshit tropojas është një nga episodet e shumta e mizore të krimit komunist në Shqipëri e do t’ishte arkivuar thjesht si mijra të tjerë që nxinë jetën e shqiptarëve në gjysmë shekullin më të zi të historisë së tyre. Por mbas pothuaj njëzet vitesh të shembjes së diktaturës e të vendosjes së një sistemi që vetëquhet demokratik e që me fjalë synon të imitojë modelet e demokracisë liberale perëndimore, nga institucionet e këtij sistemi, çuditërisht, Sokol Sokoli nxiret nga varri e pushkatohet përsëri si “terrorist”, mbasi në defterët e Ministrisë së Drejtësisë e në mendësinë e zyrtarëve të saj përligjet plotësisht një vendim i marrë nga një gjykatë kukull në duart e krimit të organizuar parti – sigurim. Po t’i shtojmë kësaj konsiderate faktin që Kuvendi i Shqipërisë, me një vendim historik të vitit 1992, i ka shfuqizuar të gjitha proceset politike të periudhës së diktaturës komuniste, absurditeti i qëndrimit t’asaj Ministrie është i dukshëm e pa asnjë bazë logjike, por mund të gjejë shpjegim vetëm në tezën se revoltat, në burgjet e diktaturës, ishin të paligjshme, ishin shprehje e dhunës, e si të tilla të dënueshme. Këtu argumenti juridik, ndoshta i huazuar nga ligjet e Evropës, bie ndesh me argumentin moral e shoqëror, që i trajton ato ngjarje dhe protagonistët e tyre si heroj që nuk kursejnë asgjë për të shprehur kundërshtimin e hapur ndaj një regjimi lirivrasës.

Përgjigja që Ministria e Drejtësisë i jep familjarëve të njerëzve të dënuar me vdekje në burgjet  e diktaturës për revoltë që nuk ka shkaktuar asnjë viktimë, meriton një bateri epitetesh që shkojnë nga absurditeti në vetvete tek bashkëpunimi në krim. Vetvetiu secilit prej nesh, sidomos të mbijetuarve të Spaçit, Burrelit, Qafë Barit e plot “Aushvicëve” të tjerë shqiptarë na lind pyetja: a jemi në ëndërr apo zhgjëndërr? A mos njëzet vite kalese “demokratike” nuk kanë qënë gjë tjetër veçse mbjellje iluzionesh gënjeshtare, mbi ndërtimin e një shoqërie të shkëputur nga diktatura e dogmat e saj dhe sot një vendim i Ministrisë së Drejtësisë na zgjon nga letargjia e na bën të shohim në sy ringjalljen e një të shkuare, të cilën shumëkush e dënon vetëm për formë?

T’i mohohet familjes së Sokol Sokolit, apo të tjerëve në kushtet e tij, të dënuar  me akuzën e rremë të terrorizmit, e drejta e dëmshpërblimit, e atij dëmshpërblimi qesharak e hipotetik që jep Shteti për punën e papaguar të të dënuarve të diktaturës, duke u justifikuar ky veprim me motivin e termit “terrorist”, që ka ekzistuar në vendimet e gjykatave komuniste, nuk është vetëm një përdhunim zyrtar i kujtimit të  heronjve të vërtetë të këtij Vendi, por edhe një poshtërim cinik e djallëzor i të gjitha viktimave të komunizmit. Në Shqipëri terroristët e vërtetë, ata që terrorin e kishin profesion, duke e ushtruar në të gjitha nivelet e duke shkaktuar me bindje e vetëdije të plotë dhjetëra mira tragjedi shqiptarësh të pafajshëm, jo vetëm që nuk janë përgjigjur para asnjë gjyqi për krimet e tyre, por zënë poste edhe të larta në administratën e shtetit, marrin pensione të majme e bëjnë biznese të frytshme, madje jo rrallë edhe shpërblehen e dekorohen.

Duke shfletuar një fjalor të njohur të italishtes gjeta këtë përkufizim të fjalës terrorizëm : “ Metodë e luftës politike e bazuar në dhunën frikësuese ( vrasje, sabotime, atentate me dinamit etj ) të përdorura nga organizata të fshehta revolucionare.” Akt-akuzat e gjyqeve të diktaturës janë plot me shprehje të tilla të trilluara me mjeshtëri nga arkitektët e dhunës e të mashtrimit, por një i burgosur në pranga, i futur në burg vetëm e vetëm se ka dashur të largohet nga mizoria e një shteti tiran, nëse shpreh protestën në forma të ndryshme, deri në revoltë që mbetet në kuadrin e një veprimi simbolik, si pasojë e së cilës torturohet e pushkatohet me ato akuza, edhe në logjikën më të thjeshtë të një demokracie nuk mund të klasifikohet si terrorist. Ai term moralisht e ligjërisht duhet t’i vishet xhelatëve të tij, por nëse Shqipëria zyrtare ende sot, mbas njëzet vjet purgatori demokratik, vazhdon të mos e pranojë këtë vizion, provon pa mëdyshje se, në thelbin e saj, mbetet komuniste, madje enveriste, se nuk ka forca të dalë nga errësira e dogmave të së shkuarës, se pavarësisht nga demagogjia e termave “demokratike” dhe “evropiane” nuk është as njëra dhe as tjetra.

Nëse ligjet e botës demokratike sot dënojnë me forcë terrorizmin që mbjell qindra e mijëra viktima në të katër anët e planetit, pa dënuar me vdekje asnjë ithtar të tij, legjislacioni ynë që mundohet të përshtatë e të huazojë atë të Evropës, në rastin tonë e njëjtëson atë me vendimet e mendësinë e ligjeve të komunizmit shqiptar. Fakti përbën një absurditet në vetvete që mund të shpjegohet ose me paaftësinë për të kuptuar ndryshimet e kuadrove politikë e shoqërorë që prodhojnë  ligjet në fjalë ose, në rastin më të keq, me prirjen për të ruajtur në forma të kamufluara ligjet e mendësinë e diktaturës. Ai komision Kuvendi dhe ajo Asamble, që kanë miratuar një ligj që i mohon familjarëve  të të pushkatuarve të Qafë Barit, si dhe shumë të tjerëve të dënuar për “terrorizëm”, të drejtën e dëmshpërblimit, mund të jenë shprehje e një forme të sofistikuar neokomunizmi, por, sigurisht, nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet e me moralin e një demokracie.

Dua të ushqej iluzionin, se ajo përgjigje kobzezë e ndonjë funksionari apo komisioni të Ministrisë së Drejtësisë të jetë vetëm një “lajthitje” burokratike, ose fryt i ndonjë keqinterpretimi juridik të ligjit apo dispozitave. Nëse nuk është kështu, i bëj thirrje njerëzve të politikës e të institucioneve, që nëse kanë për zemër sado pak imazhin e këtij Vendi dhe idealin e demokracisë, të veprojnë menjëherë, pa asnjë ngurrim për të shfuqizuar një ligj të tillë të llahtarshëm, që është një turp për Shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Nëse nuk do të jetë kështu, nëse kjo thirrje nuk do të gjejë jehonë në tryezat e vendim marrjes, nëse familjet e të pushkatuarve nuk do të marrin atë që u takon, duhet të pranoj me keqardhje se njëzet vite iluzionesh e shpresash u shkrinë si vesa në diell e se ne, fatkeqësisht, qenkemi të dënuar të mos shohim kurrë dritën e demokracisë së vërtetë.

20 komente në “Ministria e Drejtësisë po “pushkaton” sërish viktimat e krimit komunist”

  1. Gunen veshur gati SULME (l.b.. says:

    Po ajo eshte e didur ”PUSHKATON” Shqipetaret e vertet, Sepese ne qeverin e emeruare jane spiunet,agjentet, Me nje fjale (halabaket jane qenet e bllokut tipat e Sali-agjentit…COHUNI SHQIPTAR TE SHPETONI SHQIPTARIZMIN DHE popullin e mjere E FRIKACAK..

  2. ardian osmani says:

    Jemi shume te vonuar. Duhet te ishte vepruar me pare, megjithate duhet rregulluar ligji urgjentisht. Eshte turp te quhen terroriste ata qe kundershtuan komunizmin.

  3. Vasel Malaj says:

    Cfare kerkoni prej komunisteve Drejtesi? Mos harroni se ata qe ishin jane kriminel te pa karakter. Te persekutuarit politik ne te gjithe boten si ne SHqiperi ashtu edhe ne perendim duhet pa tjeter te bashkohemi duhet te Bashkohemi dhe te sakrifikojme ashtu sic sakrifikuam edhe ne kushte me te veshtira per demokratizimin e SHqiperise dhe pastrimin nga pjella e keqe kriminalo-Komuniste. Idealy yne i demokracise ka fituar ne te gjith Europen dhe kemi mbeshtetje nga Europa dhe SHBA, prandaj duhet te bashkohemi se vetem bashkimi i yne eshte fundi i mbeturinave te komunizmit ne SHqiperi.

    1. Pukjani nga Kurbini says:

      brravo kjo asht nje thirrje qe duhet te ket mbeshtetje mbar shqiptare te bashkohemi dhe ti zhdukim keta spijun dhe tradhtar te kombit ton.

  4. Petrit Kola says:

    Tuesday, December 21, 2010
    E verteta…?

    Sot shume po bertitet se ballistat, fashistat… po e shkatrojne Shqiperine.
    Une mendoje se ky nuk eshte nje konstatim i vertet.

    Ketu e kemi djalin e drejtoreshes se biblotekes se Komitetit Qendror te PPSH-se
    http://www.gazetatema.net/web/?p=2040

    Ketu kemi sekretarin
    http://3.bp.blogspot.com/_9WNQbWJQIK0/TAvHKwfOk1I/AAAAAAAAAM0/fr848g8r6_I/s1600/tesera-prapa2.jpg

    Une ju lutem juve te jepni nje emer qe e shkatroi Shqiperine pas 1990-tes qe nuk ka lidhje me PPSH-ne ose Sigurimin e Shtetit.

    Ju faleminderit,
    Petrit Kola
    [email protected]

  5. Peneli says:

    Sa shqiptare Berisha i ka cuar ne burg para 1990?

  6. ALIL Plaku says:

    Une ne vitin 1962 lirohem nga burgu,, fillova si pastrus ne spital ne Tiran dikur isha doktor! Ne vitin 1981 me firmen e Sali tropojes perseri ne burgun e Berrelit, Jm 83 vjet pres pres qe me syt e mi ta shikoje Sale ne burge..

  7. ALIL Plaku says:

    TEME E SEMES Alili QENKA GJALLE!! Ore Lili Plaku jame uno nga devolli, pe Bilishti Une Qami Bilishti O Lili mbane mento kure me thoshe o Ballistke, Une te kame kerkuar ne Tiran dhe me thane se ke vdekur, E Dine kushmetha Spartaku Ngjela djalin i vera pojanit dhe i Kicos, aembane mente kur une i thoshe; “O TAKU SA I NGJAN Babes (Memet Sheut)…Ti edine se Vera Pojani ish dashnore Memet Sheut,

  8. Qami Bilishti bilisht says:

    TEME E SEMES Alili QENKA GJALLE!! Ore Lili Plaku jame uno nga devolli, pe Bilishti Une Qami Bilishti O Lili mbane mento kure me thoshe o Ballistke, Une te kame kerkuar ne Tiran dhe me thane se ke vdekur, E Dine kushmetha Spartaku Ngjela djalin i vera pojanit dhe i Kicos, aembane mente kur une i thoshe; “O TAKU SA I NGJAN Babes (Memet Sheut)…Ti edine se Vera Pojani ish dashnore Memet Sheut,

  9. Tirana says:

    Me bahet qefi, qe ka njerz te mir Shqipnija, e plot kurajo si Eugjen Merlika, e falenderoi per kete Denoncim, qe me kete shkrim qe ban i kallxon te tan Qorrave qe sdojn sy me pa, se fatkeqsisht si gjithmon te presekutumt politik, e te tan Shqiptaret mar kudo ku jane, u pren ne Bes prej te pa Besve , si prej Shqiptarve e te Hujve . Ca mund te presim na nga Amerika e Europa, qe punon me ket lloj Qeverijet, e i ka strehu e ju ka dhan edhe Nenshtetesi te tan kriminelave, qe kan la durt me gjakun e shum e shum Sokolave Shqiptar, qe sot nuk ju dihet se ku i kan vorret .Keshtu asht kur vendin ton po e sundojn, edhe nji her te tan ata, qe e paten per 50 vjet,Vetem i Zoti e kekush tjeter e xjerr Gomarin prej Baltet ne te cilen ka ra, e spo din me dal kjo Gomarica Shqiptare, e nuk e di as vet se kur ka me dal nji her e per gjithmon.

  10. R.Pojani says:

    Te perndjekurit kane vetem nje ruge:TI DERGOJNE NJE PETICION ZOTIT OBAMA, ME ANKESAT E TYRE NDAJ QEVERITAREVE TE TRANZICIONIT, qe duke shtyre problemin presin te ndrojne jete
    te gjithe te perndjekurit. Sa me pare ky peticion te kete firmat e te gjithe te perndjekurve dhe ti dergohet PRESIDENTIT ME POSTE TE SIGURT DHE PERGJIGJE, nje tjeter kopje me emigrantet qe shkojne ne SHBA,ndryshe eshte kotesi qe prisni denglat qe thuhen.
    R.Pojani.

  11. gjergj thanasi says:

    . eugjen mos prit ndonje gje me shume nga ministri aktual i drejuesise. Ne shkurt te vitit 1991 i sapo dale nga burgu i spacit po shoqeroja te shkolla e bashkuar gazetarin Blane Harden, me syte e mi e kam pare se si Bujar Nishani tregohej edhe me trim se sampisti Ndue Doda per te mbrojtur figuren e Dulles. Ia kishte kaluar edhe Alfred Pezes te cilit si enverist ekstremist studentet ushtarake te deges kunder ajror i hodhen siper kanatin e deres se bashku me nje tjeter pedagog enverist nga Kukesi.

    1. mentari says:

      Brenda mundesive thuaj arsyen pse caktohet minister nje ish aktivist i tille.Edhe une e kam parasysh ate periudhe.Cfare detyrimi ka Saliu qe e mban ne qeveri.Ndoshta nuk e di.Ku mund te jene takuar ruget e tyre te jetes?

  12. thana says:

    Shkrimi i z. Eugjen me rrenqethi, m’u duk i pabesueshem, por duke ia njohur jeten dhe shkrimet, nuk dyshoj ne vertetesine tronditese te atij vendimi te drejtesise se sotme shqiptare.
    Edhe une mendoj se me shkrime drejtuar zyrtareve shqiptare nuk ndreqet puna. Te tilla shkrime problemore duhen firmosur nga disa prej te perndjekurve dhe duhen derguar tek zyrat e Europes se Bashkuar. Keta zyrtare do t’ua vene ne dukje mosperputhjet e ligjeve shqiptare me ato te Europes demokratike. Pa unifikim ligjor nuk mund te hyjme ne Eupropen e Bashkuar.
    Natyrisht ish komunisteve qe jane ende ne pushtet nuk u intereson hyrja ne Europe, ata duan tymnaje qe te shijne si duan vete, por demokratet me ish te perndjekurit ne krye duhet te luftojne per realizimin e thirrjes: E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA!

  13. Agimi/Tirane/Detroit says:

    Une jam ajo pjese e popullit qe nuk jam denuar nga diktatura..por mendoj se vetem fati ose rastesia me ka shpetuar pa me denuar regjimi..ashtu sic ka denuar njerez te tjere te pafajshem.
    Solidarizohem plotesisht me shkrimin, keni mbeshtetjen time morale te gjithe juve qe solidarizoheni me problemin e ngritur. Kam frike (mos ndodhte keshtu) se ky problem nuk do te gjeje zgjithje nese nuk behet problem i institucioneve nderkombetare. Pse? Sepse, diktatura burgjet i krijoje per te terrorizuar kundershtaret e vet. Nese qellon qe te futi ne burg, regjimi kerkonte prej teje vetem-vetem nenshtrim te plote. Kete gje, egzakt kete gje kerkon edhe regjimi i Sales sot. Nese te fut ne burg, Sala kerkon vetem-vetem nenshtrim te plote .
    Nuk mund qe ti jape pafajsi Sokol Sokolit sepse ky veprim do te kete efektin e nje zgjimi te ndergjegjes , do te u hapen syte dhe ndergjegja edhe te burgosurve te tjere qe jane neper burgje tani ose atyre qe do te futen neser.

    Ky eshte mendimi im personal.
    Asnje besim nuk kam ne moralin njerezor te Sali Berishes.
    Cdo gje e tij eshte hipokrizi.

  14. Atdhetari says:

    Fatkeqesisht Shqiperia vazhdon te lendoje akoma nen thundren kriminale te kelysheve komuniste enverist,por le te shpresojme se shpejt do tu vjeri fundi edhe ketyre monstrave dhe kjo pa tjeter ka per te ndodhur.

  15. PLAKU I VJETER (k.k) says:

    Janollatos,Bollonos,Dulos,Salos me rastin e (krishtlindjen dhe festat e vitit te ri) Ne mezin e Tirane, ate qe bene romaket me ndimen e cifuteve 2000vjet me par me krishtin….Sot duhet bere ne Tiran me keta qe po jupine gjakun shqiptarve, keta tipa jane antishqiptaret,Ai qe bene kete pune per kombin dhe shqiptaret, do te jete persegjalli hero dhe i pa haruare, AI DO TE JETE I FLORINJTE…

  16. Aranit Pojani ,Fier says:

    Bujar Mehmet Oficeri
    Desh na vrau kur ra Enveri
    Kane vene ujkun te ruaj shqerra
    Do prisni vite te tera.
    Do ikin e vijne Nishane
    Ju gje s’keni per te marre.
    Se jane po ata qe ishin
    Vazhdimsi,pasojne Ramizin

  17. Ermal Komini says:

    Z.Merlika,

    Jam plotesisht dakord me ju. Krimet e diktatures komuniste shqipetare kurre nuk do te marrin denimin e merituar sa kohe qe Ju, une, dhe gjithe bashkevuajtesit tone nuk do te kene forcen e pushtetit. Realiteti eshte i trishtuar persa i perket rehabilitimit te velllezerve e motrave tona shqipetare qe vujaten nga barbaret komuniste.
    Ka nje Shoqate te te perndjekurve politike por, ajo eshte manupuluar me qindra here. Gjithe problemi eshte se te perndjekurit politike jane te percare. Keshtu u intereson persekutoreve.Personalisht nuk kam meshire per ish persekutoret komuniste. Ato njerez qe futen ne burg te pafajshem, qe lane jetima mijera femije duke u pushkatuar prinderit, ata meritojne vetem krematoriumin. Vetem atehere shqipetaret do te shpetojne nga padrejtesite. Duhet te bejme sic bene dhe bejne cifutet per Holokaustin. Cifutet nuk kan rreshtur se hulumtuary per krimet e nazisteve ndaj tyre. Jane botuar me mijera libra, prodhuar filma, jane ndertuar muze per viktimat e nazizmit.Te njejten gje duhet te bejme edhe ne z. Merlika. Ne duhet te bashkohemi, te bashkohemi, te bashkohemi.Kur ne te bashkohemi do te shohish se jemi me mijera e mijera te perndjekur. Mijera munde te bejne ndryshime themelore. Po te ishim trajtuar me te vertete me politika rimekembje nga shteti, sot, ne do te ishim nje faktor i rendesishem ne politiken kombetare dhe do te vendosnim ne per fatin e femijeve tane. Nese nje ish i persekutuar sot, bashkepunon me ish persekutoret ai, duhet te sikterroset nga grupi jone. Te perndjekurit duhet te kene nje parti politike me program te qarte te rivendose drejtesine.
    Sa kohe qe ne nuk e kemi bere kete dhe nuk do ta bejme, komunistet do te vazhdojne te gllaberojne pasurite kombetare, do te vazhojne te ngrejne gratacelat, dhe ne do te jemi perseri sherbetoret e tyre. Kjo eshte e tmerrshme. Ato qe jane ne krye te shoqates kane nje borxh moral, dhe barre te rende karshi atyre qe perfaqesojne , e jo te ulen neper kafene e tryeza bashkimesh politike me direkt persekutoret real sic ben Kurt Kola me kompani. Kjo eshte fatkeqesi.
    Te uroj suksese ne luften per rivendosjen e drejtesise.

  18. Ermal Komini says:

    Z. Eugjen Merlika,

    Komunistet ne 1944 pervec ndihmes nga jashte qe paten, qe nga ruset deri tek Miladinet e mugoshet , ato i bashkoj nje qellim i perbashket. I bashkoj qellimi te ndertojne lumturine e mirqenien e tyre duke shfrytezuar shqipetaret me cdo menyre. Dhe nese kishte shqipetare qe nuk bindeshin dihet se cfar u benin. I burgosnin, pushaktonin, persekutonin, u berrnin grate e bukura, pasurite , et, etj. Pra i bashkonte nje qellim i pamoralshem. Dhe ato ja dolen mbane dhe po vashdojne te jene agallaret tane.
    Po neve na bashkon nje ndjenje shume ma e fuqishme se e tyrja,. Neve na bashkon dhimbja e plageve te pasherueshme qe ato na i shkaktuan. Na bashkon urrejtja per persekutoret. Ne kurre nuk munde ti falim persekutoret tane , nese ato nuk dalin para drejtesise e te pranojne per krimet qe kane kryer, te na tregojne varret e baballareve e nenave tona te pushkatuara. Ne kuuuuuurre nuk do ti falim ato persekutore qe nuk kerkojne falje. (kur s’kane kerkuar per 20 vjet zor se e bejne me ate.).
    Pra ne kemi nje te perbashket qe na bashkon fort dhe duhet te bashkohemi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje