Barcelona duket se ka arritur akordin me trajnerin Pep Guardiola për zgjatjen e kontratës së tij. Bëhet fjalë për një kontratë tre-vjeçare, e cila mund të ndërpritet nga të dyja palët në përfundim të çdo sezoni. Lajmi është publikuar nga pothuajse të gjitha mediat sportive spanjolle. Guardiola do të përfitojë nga kontrata e re 6 milionë euro në sezon. Ditët në vijim pritet që të bëhet edhe zyrtarizmi i rinovimit të kontratës së Guardiolës. Ky i fundit është bërë një nga trajnerët më të kërkuar në qarkullim dhe kohët e fundit ishte folur për një interesim të mundshëm të Çelsit dhe Interit për të.