Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman, i tha BBC-së se përderisa të mos provohen akuzat që ngriten në raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, administrata amerikane do të mbështesë çdo qeveri në Kosovë që zgjidhet nga qytetarët e vendit.
Ai tha se SHBA-ja e merr seriozisht raportin e zotit Marty dhe se mbështet rekomandimet e tij që EULEX-i të hetojë çështjet e ngritura.
Zoti Countryman tha se raporti i zotit Marty e dëmton reputacionin e Kosovës por i ka dhënë mbështetje qeverisë së Kosovës që çështjet e ngritura në raport të hetohen, të verifikohen ose të hidhen poshtë sa më shpejt.
Në intervistën me BBC-në, zoti Countryman, i ka cilësuar zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme në vend si më të suksesshmet dhe më të drejtat që Kosova ka zhvilluar, megjithëse tha se janë shënuar edhe probleme serioze në disa qendra.
Zoti Countryman ka folur edhe për dialogun mes Prishtinës e Beogradit dhe rolin e autoriteteve serbe në veriun e Kosovës.
Duke folur për Shqipërinë dhe ngërçin politik që ka përfshirë vendin, zoti Countryman tha se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nëse ajo thotë se është e gatshme të jetë anëtare e BE-së, atëherë nuk mund të pritet ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur problemet të cilat, sipas tij, udhëheqësit politikë nuk kanë patur vullnet t’i zgjidhin.
Me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Thomas Countryman, bisedoi korrespondenti i BBC-së në Prishtinë, Arbër Vllahiu. “SHBA-të janë të përkushtuara që Kosova të bëhet një shtet i pranuar plotësisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe anëtare e të gjitha institucioneve kryesore ndërkombëtare.
Ne besojmë se vendimi i GJND-së këtë vit heq çfarëdo pengese që mund të ketë cilido shtet për ta pranuar pavarësinë e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Kosovës për të bindur shtetet një nga një, se ato duhet të bashkohen në pranimin e Kosovës. Njëkohësisht është e rëndësishme për Kosovën që të vazhdojë me zhvillimin e shpejtë dhe mbresëlënës të institucioneve të saj qeveritare që t’i demonstrojë bashkësisë ndërkombëtare se ajo ka edhe aftësi për vetëqeverisje të fortë, se ka aftësi për një ekonomi të qëndrueshme dhe se ka një të ardhme si anëtare e BE-së.
Dhe mendoj se për sa kohë kjo të demonstrohet në vazhdimësi dhe e ndërtuar në përparimin e jashtëzakonshëm në tre vitet e kaluara, do të jetë më e lehtë për të bindur shtetet e tjera në botë për ta njohur Kosovën,” tha Countryman.
Ka patur raporte për Kosovën gjatë gjithë vitit, por një i fundit i të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka akuzuar udhëheqësit kosovarë për drejtimin e aktiviteteve kriminale. A e dëmton ky raport të ardhmen evropiane të Kosovës?
Fillimisht dua që të theksoj se ne e marrim raportin e zotit Marty seriozisht.
Ai përmban një numër akuzash. Me gjasë, ka dëshmi shtesë dhe dëshmitarë që nuk përmenden në raport dhe që duhet t’iu ofrohen autoriteteve kompetente hetimore, në këtë rast EULEX-it, misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
Ne i mirëpresim deklaratat e qeverisë në Kosovë dhe në Shqipëri, se janë plotësisht të gatshme që të bashkëpunojnë në çfarëdo mënyre me cilëndo punë të bërë nga EULEX-i për të hetuar çfarëdo dëshmie të re që mund të përmbajë raporti.
Sigurisht se e dëmton reputacionin e Kosovës dhe për këtë arsye ne e ndajmë mendimin me qeverinë e Kosovës se kjo çështje duhet të sqarohet, duhet të hetohet dhe ose të verifikohet ose të hidhet poshtë sa më shpejt.
Ka patur kritika në këtë raport edhe për praninë ndërkombëtare në Kosovë se, siç thuhet, nuk është bërë mjaft në hetimin e këtyre akuzave gjatë gjithë këtyre viteve. Si i shihni ju këto akuza ndaj pranisë ndërkombëtare?
Nuk kam ndonjë koment të veçantë rreth kësaj.
Mendoj se aktorët ndërkombëtarë, përgjegjës për këto çështje, UNMIK-u por edhe EULEX-i, kanë thënë së fundi se i kanë hetuar më parë këto akuza dhe kanë ardhur në përfundim se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për ta çuar më tej këtë çështje.
Nëse zoti Marty ka dëshmi shtesë ose dëshmitarë, kjo është një bazë për rihapjen e hetimeve. Por meqë unë nuk kam qasje as në dëshmitë që ka pasur UNMIK-u dhe EULEX-i, ose edhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi e, duke mos pasur qasje as në çfarëdo dëshmie të re që ka zoti Marty, unë nuk mund t’u bashkohem kritikave të atyre grupeve për veprimet e tyre në të kaluarën.
Dhe si do t’i përgjigjeni raportit, meqë zoti Marty po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të hetojë këto çështje?
Rekomandimet që zoti Marty ka bërë janë që EULEX-i të hetojë këtë çështje dhe ne pajtohemi me këtë.
Zoti Countryman, duket sikur SHBA-ja është tërhequr paksa nga Ballkani duke i lënë BE-së që të merret me “oborrin” e saj. Por a do të shohim një përfshirje më këmbëngulëse të SHBA-së në rajon?
Unë nuk pajtohem me ju. Gjithë qëllimi dhe porosia e vizitës së sekretares Clinton në rajon, në tetor, ishte që të demonstronte edhe me fjalë, edhe me simbole, siç ishte hapja e ambasadës sonë të re në Sarajevë, se SHBA-të janë të përkushtuara që të mbetet në Ballkan.
Ne ishim aty gjatë ditëve më të vështira të dhunshme të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe sot ne jemi aty duke punuar me secilin vend të rajonit dhe vazhdojmë të ofrojmë ndihmë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.
E ardhmja e këtyre vendeve është në BE dhe secili shtet i rajonit e ka bërë këtë të qartë. Në fakt programi ynë i ndihmës ka për qëllim të ndihmojë ato që të përmbushin kërkesat për anëtarësim në BE. Kjo është rruga më efektive përpara për zhvillimin e tyre të brendshëm ekonomik dhe politik.
SHBA-ja nuk duhet të jetë këmbëngulëse për hir të të qënit këmbëngulëse. Neve na duhet të kemi një qëllim dhe qëllimi ynë qëndron në zhvillimin ekonomik, politik dhe shoqëror të këtyre vendeve dhe rruga më efektive, të cilën historia e 20 viteve të kaluara na e ka treguar, që të arrihet ky qëllim është që të përcaktohet si objektiv anëtarësimi në BE.
BE-ja është partneri ynë më i ngushtë në çdo gjë që duhet të realizohet në Ballkan dhe kështu do të mbetet.
Kosova ka zhvilluar zgjedhjet e para që pas pavarësimit të vendit. Si do t’i karakterizonit këto zgjedhje të mbajtura pak javë më parë?
Isha në Kosovë në ditën e zgjedhjeve dhe u impresionova me atë që pashë. U impresionova veçanërisht me numrin e madh të vëzhguesve nga shoqëria civile dhe jo nga vetë partitë, të cilët kërkuan që të garantojnë integritetin e zgjedhjeve.
Në përgjithësi këto ishin zgjedhjet më të suksesshme dhe më të drejta që ka zhvilluar Kosova. Por, siç ka vënë në dukje ambasadori ynë, ka patur probleme serioze në disa rajone të caktuara ku zgjedhjet dhe procesi i vëzhgimit u prishën.
Për këtë arsye do të ketë rivotim në disa zona më 9 janar. Detyra kryesore është të përfundohen zgjedhjet e përsëritura në një mënyrë të drejtë dhe transparente dhe që pastaj partitë, sa më shpejt, të arrijnë marrëveshje për një qeveri të re e cila do të merret me disa nga çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Kosova sot.
Por zoti Countryman, veriu i Kosovës nuk ishte pjesë e zgjedhjeve. Serbët lokalë nuk janë përfshirë në institucionet e Kosovës. Ka patur një frikë nga mundësia e ndarjes së Kosovës. A nuk është kjo një brengë për bashkësinë ndërkombëtare dhe në veçanti për SHBA-në?
Sigurisht që është. Ne nuk e dimë se sa serbë deshën që të votojnë në veriun e Kosovës. Ajo që dimë është se dhuna dhe kërcënimi me dhunë nga serbët e tjerë, ka penguar cilindo që të votojë më 12 dhjetor.
Kjo është një situatë e papranueshme dhe një situatë kundër së cilës ne presim që autoritetet në Beograd të flasin më fuqishëm.
Nuk janë shqiptarët e Kosovës dhe as bashkësia ndërkombëtare që kanë penguar serbët e Kosovës të votojnë. Ata janë bashkëqytetarët e tyre serbë.
Por cili është roli i Beogradit zyrtar, kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës. Si e shihni ju atë rol?
Beogradi ofron mbështetje të madhe financiare çdo vit për institucionet paralele në veriun e Kosovës, pa transparencë dhe pa një mundësi që kosovarët dhe bashkësia ndërkombëtare të shohin se si janë shpenzuar këto mjete.
Nuk janë shpenzimet e mjeteve ndaj të cilave ne kemi kundërshtime, por mbështetja për institucionet paralele, përfshirë edhe ato institucione që mbështeten mbi kërcënimet me dhunë për të imponuar vullnetin e tyre mbi qytetarët e veriut të Kosovës.
Sipas nesh, Beogradi duhet të bëjë një ndryshim të kësaj politike.
Duket sikur zgjedhjet në Kosovë dhe disa zhvillime të tjera e kanë shtyrë dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Çfarë më saktësisht prisni nga këto bisedime?
Fillimisht ne presim që edhe Serbia, edhe Kosova të ulen në tryezë e të diskutojnë se si të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.
Të dyja qeveritë kanë përgjegjësi që të arrijnë zgjidhje praktike dhe gjithashtu të arrijnë zgjidhje kreative.
Njëkohësisht, të dyja qeveritë kanë përgjegjësi që të nisin këto bisedime të vështira me besim, pa konferenca ditore të shtypit dhe pa paraqitje publike për përfitime politike. Kjo është ajo që ne duam të shohim nga secila qeveri.
Dhe a do ta mbështesni qeverinë e Kosovës, me kryeministër Hashim Thaçi, pavarësisht akuzave të bëra në raportin e zotit Dick Marty?
Gjithnjë, përderisa akuzat të mos lëvizin drejt demonstrimit të qartë të provave, ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo qeveri që zgjidhet nga qytetarët e Kosovës.
Kam edhe dy pyetje të tjera zoti Countryman. Njëra për Shqipërinë dhe tjetra për Maqedoninë.
Në Shqipëri ka një ngërç politik me qeverinë dhe opozitën që vazhdojnë të jenë të ndara plotësisht. Ka një ndjenjë në këtë vend se bashkësia ndërkombëtare po luan një politikë të tërheqjes. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.
I bëni thirrje politikanëve në këtë shtet që urgjentisht të gjejnë një rrugë zgjidhje?
Kjo është porosia jonë e përditshme për të dyja palët. Nga ngërçi aktual politik ndërmjet dy partive kryesore në Shqipëri nuk pëfitojnë qytetarët e këtij vendi.
Si vend anëtar i NATO-s me aspirata të bëhet anëtare e BE-së, Shqipëria duhet të zhvillojë aftësitë për kompromise ndërmjet partive kryesore dhe aftësitë për të zhvilluar zgjedhje të drejta dhe transparente, flas për zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranverë.
Bashkësia ndërkombëtare nuk po tërhiqet, por Shqipëria nuk është një protektorat. Është anëtare e NATO-s. Ajo thotë se është e gatshme për anëtarësim në BE. Nëse është kështu, nuk mund të pritet ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur problemet të cilat udhëheqësit politikë nuk kanë patur vullnet t’i zgjidhin.
Ata duhet të tregojnë se të gjitha palët janë të afta për të marrë pjesë me përgjegjësi në jetën politike në vend. Fatkeqësisht, ne nuk e kemi parë këtë në muajt e fundit.
Ndërsa Maqedonia vazhdon të ketë probleme me Greqinë që në një mënyrë po e pengon anëtarësimin e vendit në veçanti në NATO, por edhe në BE. Si mund të tejkalohet impasi i krijuar?
Pozitive është se të dy vendet, Greqia dhe Maqedonia, po flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konfidenciale, si dhe me respekt. Dy kryeministrat janë takuar disa herë.
Vetëm përmes një procesi të tillë do të jetë e mundur që të arrihet një kompromis, që pa dyshim do të ketë një lloj çmimi politik për të dy vendet.
Por ky do të jetë një demonstrim i vërtetë i udhëheqjes së dy kryeministrave, të cilët ne i respektojmë shumë dhe që do t’u mundësojë të dyve të arrijnë kontributin afatgjatë dhe historik për qëndrueshmërinë rajonale.
Comments are closed.
Zotni,tju jap nje zgjidhje nga historia jone e para 200 vjeteve:Nje dite prej ditesh,sulltani,padishahu i portes se larte,pasi kuptoi se shqiptaret kurre nuk binin ne nje mendje,i ftoi te gjithe bejleret dhe bajraktaret,ne Manastir,qytetin qe sot i thone BITOLA maqedonsit.Pasi i futi te gjithe brenda ne kalane qe sherbente edhe si gazerme ushtarake.Iu futi nje te vrare te gjithe ,mor te gjithe pa perjashtim.Dhe shpetoi sulltani per nja 200 vjet>Do isha i lumtur qe kjo te ndodhte dhe sot .Sikur te na i mblidhje ,te gjithe pa perjashtim gjithe partite dhe gjithe partickat tona,ne nje stadium ,zotrote, dhe tju fusje dinamitin?Do nba beje nder te madh ..he de
huri, ti thua qe:
“.Do isha i lumtur qe kjo te ndodhte dhe sot .Sikur te na i mblidhje ,te gjithe pa perjashtim gjithe partite dhe gjithe partickat tona,ne nje stadium ,zotrote, dhe tju fusje dinamitin?Do nba beje nder te madh ..he de..”
..kjo qe thua ti duket e veshtire qe te realizohet.. o huri. Do te ishte e mjaftueshme qe te merrte te pakten njerin ..ate me kryesorin qe na ka zene rrugen e demokracise..qe po ben histori qe nga 1990-ta..histori qe po na e nxin jeten..ate te marrin dhe ne te gjithe pastaj do ta kemi krejtesisht ndryshe qe te ndertojme demokracine.
Ala s’e paski kuptuar se pjellat e enverit,Ramizi,Nano,Saliu,Meta,Ruci,Gjinushi,etj bejne sikur u dogjen per te hyre ne BE? As Hollivudi s’ka aktoret e me siperm qe lozin teater me shqiptaret dhe nderkombetaret.Prisni se Tirana politike do ti zgjidhe vete problemet.Prit gomar te mbije bar,thote populli.E duan futjen ne BE,por si ta doje kasta politike e Tiranes jo si e do SHBA dhe BE.A su ketheu kurizin Saliu si Amerikes dhe mareveshjes ne Krokodili? K.Loli
Verjani k..et ne bige zagarit,por mos nderhyni prape si ne 1997 ta shpetoni nga zemerimi i njerzve ,nje gote uji qe ka filluar te derdhet.
Ku dine gje amerikanet mor ,zotni.Ne jemi te paret ne bote,amerika na vjen pas.Ne i bejme punet bash si ne katundin e Sales,a i keni degjuar historite per katundin e Tij?! Jo…Ja Shqiperia qeveriset bash si katundi i Sales.
Po kur keta kafshet e politikes tone si te djathte dhe te majte , nuk kane deshire ta bejne shqiperine pjese te europes se bashkuar , ju zoteri me zor do ta coni, na lini te qet , me keta kafshe qe na ka kap halli, po mjer populli inteligjent , dhe i vuajtur, shqiptar qe eshte 20 vite para politikes qe e udheheq…
Po ti mer Countryman sikur para 1 jave the ke plan per te ndihmu Shqiperine te dal nga kriza , tani thua po e lem Shqiperine ti zgjidh vet problemet.. ahhh s’ke faj ti mer daj, tall trapin dhe ti si kta kopilat e Evropes..
Po mire more shoke komuniste komentues qe gjoja s’ju pelqejne as te majte e as te djathte (nuk kini si e tregoni dashurine per te dashurit e zemres -te majtes, se e dini dhe vete qe ai psikopati-perbindesh qe kane ne krye – Rama, e ka dreqosur aq keq sa i beri te gjithe te behen gazi i botes), ku jeni ju, qe vetem kritikoni? Pse nuk kandidoni, pse nuk zgjidheni ne krye te vendit dhe ta “shpetoni” Shqiperine nga Sali Berisha? Apo, e dini dhe vete qe edhe po te donit, nuk jeni te zotet te arrini as 1% te suksesit qe ka arritur ai ne keto 5 vjet?
Kam nje deklarate te perbashket per te gjithe ju: shoku Huri qe je nje cope injorant komunist qe kuptohet di vetem gjuhen e hurit, shoku K. Loli qe e di veten te zgjuar dhe mundohesh te futesh ne nje kallep ata qe i vune zjarrin Shqiperise me ata qe e shuajten ate zjarr, shoku teknik, qe mender po na shpeton nga frika nga kercenimi yt me ’97, qe le qe nuk perseritet me, por po u perserit te gjejne vrime ku te futen ata miqte e tu komuniste se do behet ajo qe duhej bere ne 1990, te qerohet fara e tyre dhe shoku envol qe ligjeron si gomari pasi ka ngrene dhe s’di c’flet, te gjitheve ju kam per t’ju thene vetem: Duket qe po plasni nga marazi, nga inati qe Shqiperia po ecen perpara dhe qe eshte pikerisht Sali Berisha qe po e ben te mundur kete, dhe keshtu ju pafsha pergjithmone: vendim tim duke perparuar dhe ju bashke me komunistet e tjere duke u nxire nga inati, duke plasur nga marazi, duke nxjerre budallalleqe nga goja…
Enkela moj zemer nqse je vertete Enkele.Po mos u merzit moj shpirte se Saliun nuk ta morrem aty e ke.Ti moj e nderuar duhet ta dish se miku yt ka qene so close to join te shumteve me 1997,po e shpetua te tjeret.Ne fund te fundit si nuk te vjen marre qe rrjeshtohesh me nje te semure psiqik,fare komuniste qe duhet qeruar .Por aman moj xhane po pastaj ku do ta gjesh ti idhullin tend ne qoftese kerkon qe te zhduken te gjithe komunistet.Per hir te interesave te kombit duhen ruajtur ca prej bllokqeneve dhe ca prej tyre qe u kane lepire b…..Sekush vete nxjerr ca fotografi te idhulli tend me familjen e ish…….Bota kane inat ,le te pelcasin:Long life our leader the greatest on albanian soul aferim vicidolit.
Pa tjeter ti Enkela keqen istruktor rinis-komuniste, ruhe prapanicen se do te theren me hanxhar se kec-tropoje, kudo qe te vini aty ne banken e te akuzuarve, mbeso se ekuptuam njeri tjetri, Merua e kuptoj shpejt se Sala umbyt..
enkela se cmut emer esht ky nje zot e di por ti enkela nxito se ka dal mje ilac i mir qe sheron HIV . mir nga posht qe si ke ven , por vuri condom (klluf) gojes te pakten he xhan