Topi: Politikanët të dorëzojnë imunitetin që të luftohet korrupsioni

28 Dhjetor 2010, 18:23Politika TEMA

Zëri i Amerikës: Zoti President! Në fund të vitit është e zakonshme që udhëheqësit kryesorë të shtetit të japin një vlerësim për vitin që sapo kaloi. Viti 2010 ka qenë një vit shumë intensiv për popullin shqiptar, për diplomacinë ndërkombëtare, për vizat apo raportin e Bashkimit Evropian, por edhe qytetarët kanë patur shumë vuajtje të natyrës ekonomike. Janari filloi me një përmbytje, në dhjetor përsëri kemi një përmbytje. Cilat ngjarje të tjera do të vlerësoni ju në këtë hark kohor të këtij viti?

Presidenti Topi: Vërtet, kur bën bilancin në fund të vitit, institucionet dhe njeriu i thjeshtë e ka ndoshta të vështirë të rreshtojë sipas rëndësisë, cilat kanë qenë eventet më të rëndësishme. Por do ta karakterizoja vitin 2010 si një vit mjaft intensiv, qoftë për institucionet shqiptare, qoftë për shoqërinë shqiptare. Dhe në fund të vitit e në prag të festave të Vitit të Ri, besoj që njeriu është i predispozuar që të shkojë tek elementët më pozitivë. Por, me cilësinë e Kryetarit të Shtetit, padyshim nuk mund t’i shmangem pyetjes suaj për të trajtuar edhe ato elementë, të cilët e kanë shoqëruar në mënyrë shqetësuese shoqërinë shqiptare. Pra, do ta karakterizoja si një vit përgjithësisht pozitiv për Shqipërinë, dhe besoj ngjarja më e shënuar është ajo që ka të bëjë me jetën e çdo qytetari, dhe padyshim është ngjarja që lidhet me lëvizjen e lirë të shqiptarëve, që tashmë është bërë realitet. Unë e kam thënë dhe diku tjetër, por besoj që do të jetë pjesë e mesazhit të urimit për Vitin e Ri, që kjo ngjarje do të shënohet pa diskutim me germa të arta në historinë moderne të shtetit shqiptar. Patjetër edhe rruga që kanë ndjekur të gjitha institucionet, përsa i përket sfidës më kryesore që ka të bëjë me integrimin evropian, ka qenë një nga drejtimet kryesore të politikave të shtetit shqiptar. Patjetër që sfidat e përditshme janë ato që kanë të bëjnë me legjislacionin, që ka të bëjë kryesisht me Institucionin e Parlamentit, por nuk mund të lë jashtë kësaj marrëdhënieje kushtetuese dhe Institucionin e Presidentit, i cili i jep jetë në mënyrë definitive një ligji nëpërmjet dekretit të tij, por patjetër, edhe mjaft ngjarje që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të gjithësecilit, qoftë ky i angazhuar në jetën e institucioneve, qoftë në jetën private, qoftë në jetën e biznesit, në investimet që ai ndërmerr gjatë një viti, bashkë me sukseset, por ndoshta dhe me dështimet.

Zëri i Amerikës: Zoti President! Krahas heqjes së vizave tremujore për shqiptarët, pati edhe një opinion të Komisionit Evropian, që e shtyu kandidimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Cila është pritshmëria për vitin 2011 në kontekstin e zgjedhjeve vendore që po afrohen, por edhe rreth zhvillimeve ekonomike dhe standardeve të tjera që ka kërkuar Evropa për Shqipërinë?

Presidenti Topi: Ne të gjithë e kemi konsideruar vlerësimin e Komisionit Evropian, si një vlerësim objektiv, realist, çka do të thotë që jemi të gëzuar për atë që kemi arritur, por natyrisht jemi shumë të angazhuar për të realizuar ato që duhet të arrijmë, qoftë në performancën institucionale që ka të bëjë me institucionet e të gjithë shtetit shqiptar, por edhe me rritjen e nivelit të demokracisë. Dhe besoj është një sfidë e përditshme. Është një sfidë e përditshme, por në vazhdim, sepse për demokracinë luftojnë ende edhe vende, të cilat ne i kemi si pikë referimi. Unë mendoj që viti 2010 sigurisht që pati, sikurse thashë përvec arritjeve, edhe disa probleme. Kështu që 2011-ta duhet patjetër që të na orientojë në korrigjimin e disa momenteve të cilat nuk kanë qenë të këndshme për shqiptarët. Në radhë të parë, mendja të shkon menjëherë tek dialogu politik, që edhe në fund të këtij viti është i mbarsur me dyshime. Unë uroj, pa dashur t’i paraprij atij momenti që ka të bëjë me akordin midis partive politike në Parlament, por gjithmonë me mesazhet që gjithnjë kam dhënë, që komunikimi, dialogu, është jo vetëm virtyt i njerëzve të qytetëruar, por është edhe një element modern i një klase politike moderne! Dhe unë  besoj që çdo tentativë për të arritur dialogun, është e mirëpritur nga të gjithë shqiptarët. Dhe unë uroj që ky dialog të çojë patjetër në një bashkëpunim, sepse vetëm nëpërmjet bashkëpunimit vijnë zgjidhje të rëndësishme, nëpërmjet ndërtimit të një legjislacioni modern, nëpërmjet miratimit të ligjeve që janë të domosdoshme, të dyja palët, mazhorancën e opozitën, për t’u paraprirë shumë evenimenteve të tjera shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me integrimin evropian për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Zëri i Amerikës: Zoti President! Dekreti juaj me datën e zgjedhjeve vendore ka dalë shumë herët, brenda afatit ligjor. Çfarë keni dashur t’i tregoni politikës me atë dekretim brenda afateve ligjore ndërkohë që vetë forcat politike po i shkelin të gjitha afatet ligjore: për reformën zgjedhore, KQZ-në po e pengojnë të përgatisë zgjedhjet? Si e parashikoni këtë pranverë të vitit 2011 ku forcat kryesore të politikës e shohin këtë garë si një sfidë politike dhe jo si një garë për pushtetin vendor?

Presidenti Topi: Sigurisht, të gjitha angazhimet që kanë të bëjnë me Institucionin e Presidentit, ato që janë të përcaktuara si afate rigoroze, që kanë të bëjnë edhe me momentin e dekretimit të zgjedhjeve të pushtetit vendor, kanë qenë detyra parësore të detyrueshme për Presidentin. Asnjëherë nuk e kam paragjykuar vendosjen e një date të zgjedhjeve, lidhur me situatën politike, sepse klima politike përgjithësisht në vitet e tranzicionit kështu ka qenë në Shqipëri. Ka pasur gjithmonë debate, debate të ashpra, dhe ju jeni vetë dëshmitarë që mjaft rishikime të ligjit elektoral kanë ardhur gjithmonë në ditën e fundit të seancës së fundit parlamentare. Tani, së fundmi, kemi pasur një moment që, elementët që kanë të bëjnë me ligjin elektoral janë diskutuar në kohë. Uroj që, nëse do të ndryshojë, të ndryshojë në kohë. Dhe unë besoj që klima politike që u paraprin zgjedhjeve administrative vërtet po merr nota të forta politike. Është e pashmangshme që edhe zgjedhjet e pushtetit vendor të mos kenë nota politike, sepse diskutuam vizione politike për menaxhimin e pushtetit vendor, për administrimin e një pushteti që është më afër qytetarit, por edhe në një kohë kur, sipas Kartës së Autonomisë Lokale, pushteti vendor duhet të marrë më shumë përgjegjësi mbi supe, për t’i shërbyer në radhë të parë atij që është elementi thelbësor i kësaj marrëdhënieje midis pushtetit qendror, pushtetit vendor dhe qytetarit. Besoj që pushteti vendor është më afër qytetarit.

Zëri i Amerikës: Zoti President! Më lejoni që ta ritheksoj në këtë pikë! Sipas opozitës duhet patjetër të hetohen zgjedhjet e kaluara parlamentare. Në rast se nuk ka hetim, sipas tyre, nuk do të ketë një reformë zgjedhore. Nëse nuk ka reformë zgjedhore, vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet vendore. Si do ta komentoni apo si mund të ketë një rrugëdalje nga ky spiral, nga ky rreth vicioz parakushtesh politike?

Presidenti Topi: Së pari, këto janë çështje që u takojnë ekskluzivisht partive politike, ndërsa nuk dëshiroj që të vendos asnjëherë në dyshim zgjedhjet e pushtetit vendor. Ato duhet të zhvillohen në kohë, partitë politike duhet të punojnë në kohë dhe besoj që janë në limitet e fundit kohore për të diskutuar për mënyrën se si do të shkohet në këto zgjedhje, me çfarë ligji do të shkohet, dhe për të krijuar klimën e nevojshme dhe infrastrukturën e nevojshme, që zgjedhjet e radhës, ato të pushtetit vendor të 8 majit të vitit 2011, të zhvillohen në kushte shumë korrekte. Po të kalojmë në mënyrë të vazhdueshme me debate të zgjatura, të cilat praktikisht të bëjnë që të kalojë koha dhe ti të qëndrosh në vend, atëherë do të jemi një ditë shumë afër zgjedhjeve të pushtetit vendor, dhe për këtë pastaj, do të jenë të papërgatitur mjaftueshëm qoftë partitë politike, qoftë dhe qytetarët. Kështu që, thirrja ime si President është që debatet politike kanë vlerë, – e kam thënë dhe vazhdoj ta them, – por pas debateve politike duhet menjëherë një akord, një produkt, në mënyrë që jo vetëm politika, por edhe institucionet e shtetit, edhe ata që janë të depolitizuar, por edhe qytetari i thjeshtë, të jenë të gatshëm për t’u motivuar, për të shkuar në zgjedhjet e pushtetit vendor, që tek e fundit, nuk është pushtet thjesht i partive politike dhe i përfaqësuesve të tyre, por është në radhë të parë, pushteti i qytetarit.

Zëri i Amerikës: Zoti President! Dëshiroj të ndalemi në një pyetje për korrupsionin. Viti 2010 ka qenë spektakolar, ka qenë shumë i veçantë në politikën shqiptare, pasi dy partitë kryesore shkëmbyen një fushatë të jashtëzakonshme akuzash duke denoncuar dokumente respektive për korrupsion respektiv politikanësh, deputetësh apo ministrash dhe ish-ministrash respektivë. Ju drejtoni Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Si e perceptoni si President i Republikës dhe si Kryetar i KLD-së këtë fushatë të madhe ndër-partiake ndër-akuzash për korrupsion? Ku po na çon kjo rrugë?

Presidenti Topi: Unë kam mbajtur një qëndrim konkret në funksion të kohës kur janë zhvilluar këto debate dhe kur këto debate kanë pasur pikun e tyre. Dhe qëndrimi im ka qenë që, gjithçka e hedhur në publik duhet patjetër të depozitohet në institucionet e shtetit të së drejtës, që do të thotë në Prokurori. Dhe pastaj ky institucion do të kalojë, nëse do ta shohë të nevojshme, do të kalojë në gjykatë një çështje të caktuar ose jo. Por në çdo rrethanë, klasa politike, politikanët të cilët përfaqësojnë partitë kryesore në Parlament, duhet patjetër që, me kurajo të shpalosin qëndrimet dhe faktet që kanë, por duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos jenë abuzivistë, në sensin që duhet të hedhin në publik pikërisht atë që qëndron. Dhe natyrisht, etika e komunikimit është shumë e rëndësishme. Por mbi të gjitha vlen depozitimi i këtyre fakteve në Prokurori. Unë, duke u nisur nga këto ngjarje, kam bërë thirrjen e radhës që Prokuroria të jetë në kushte më komode, do të thoja, për të hetuar mbi politikanët. Duhet që të gjithë politikanët të dorëzojnë imunitetin e tyre, gjë që s’e kanë bërë. Ka pasur gjithmonë deklarime, deklarime, por praktikisht asgjë konkrete. Unë edhe njëherë shoh të arsyeshme që, në një vend të vogël sikurse është Shqipëria, ku praktikisht të gjithë e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, duhet patjetër që të jemi të hapur dhe më shumë të jemi konkretë kur themi që duhet të dorëzojmë imunitetin. Imuniteti i dorëzuar nuk është lënie pa mburojë e një institucioni apo politikani, përkundrazi është vendosja  në një pozicion të njëjtë me atë të qytetarit të thjeshtë që të ka dhënë votën, dhe për të bërë të mundur që institucionet, sikurse është Prokuroria, të hetojë në mënyrë të qetë, pa qenë nevoja pastaj për t’u futur në atë lojën e institucioneve, nëse duhet hequr imuniteti i një zyrtari të caktuar ose jo. Pra, gjërat t’i bëjmë më të thjeshta, t’i bëjmë më praktike, t’i bëjmë më ‘komode’, në mënyrë që gjërat të ecin në një terren më natyral.

Zëri i Amerikës: Zoti President! Ju lutem edhe një pyetje të fundit në lidhje me diplomacinë. Në vitin 2010 Shqipëria ndryshoi Ministrin e Jashtëm, megjithatë politika e jashtme e Shqipërisë vazhdon të jetë konstante në raport me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me NATON-n dhe me rajonin. Cila do të ishte ajo risi e diplomacisë shqiptare për vitin 2011? Cili është komenti juaj pra për rrekjet diplomatike të Shqipërisë në rajon, në Ballkan, në Evropë dhe në raport me institucionet euro-atlantike?

Presidenti Topi: Unë dëshiroj që ta veçoj në mënyrë shumë pozitive rolin e diplomacisë shqiptare, e cila vërtetë ka punuar në mënyrë konstante shumë intensive pa u lodhur dhe në linjën e diplomacisë, sigurisht që janë sinkronizuar shumë institucione, por do të thoja që rezultatet e kësaj diplomacie janë të dukshme, dhe jo ajo që thjesht na pëlqen ne të themi, por ajo që ne marrim nga partnerët tanë më të rëndësishëm, ku padyshim roli më i rëndësishëm është ai në rajonin tonë, ku Shqipëria vazhdon të luajë me shumë konstruktivitet rolin e saj moderator. Është rritur ndjeshëm dialogu politik në të gjitha vendet e rajonit. Viti 2011 do ta forcojë më shumë rolin e Shqipërisë dhe besoj që do të ketë kontakte politike, diplomatike, edhe me ato shtete me të cilat ne nuk kemi pasur marrëdhënie. Sepse ky është një këndvështrim, ky është një vizion, jo vetëm i yni, por dhe i partnerëve më të rëndësishëm ndërkombëtarë, që kërkojnë që të gjitha vendet e rajonit ballkanik, nëpërmjet komunikimit, jo vetëm të rrisin dialogun politik, por të shtojnë edhe bashkëpunimin ekonomik midis tyre, sepse të gjitha këto vende janë të projektuara për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Praktikisht kanë vetëm një kënd vështrimi, çështja është tek niveli i emancipimit të klasave politike. Unë besoj që klasa politike shqiptare në nivelin diplomatik vërtet është më e avancuar se sa ajo që ka të bëjë me rritjen e bashkëpunimit dhe vendosjes së bazave të komunikimit për të arritur në zgjidhje të rëndësishme dhe për brenda vendit. Natyrisht, ne kemi pasur rezultate konkrete, por në diplomaci kemi qenë shumë të sinkronizuar. Kjo, mesa duket ka të bëjë edhe me bashkëpunimin dhe me të njëjtat kënde vështrimi me ato të aleatëve tanë strategjikë, të cilët kanë bërë të mundur që Shqipëria të jetë më e dukshme dhe më e suksesshme në diplomaci.

10 komente në “Topi: Politikanët të dorëzojnë imunitetin që të luftohet korrupsioni”

  1. luani says:

    Urte e bute e tigani plot,lere presidencen e shko mer frenat ne dore te partia jote te ka hypur sala tropojani ne qafe e jozefina a nuk ka Tirana njerez te zot asnje nuk kupton se perse eshte prsidenti?

  2. Marku.M says:

    ZGJOHU, ZGJOHU O populle frikacak…Sali serbi te beri femijen prostetut, djalin te burgosi ne bodrumet e grekut, Te solli (kolonel Janollaton) Te nxori eshtrat e teparve, qe luftuan me grekofonet, Te shiti gjithe “CKA” ke serbet ke dajollaret e Shkelzemit, muljona euro mer Sala me Fazllicin per DETIN…CPERISNI Cobenet rumun e bene ate qe dushe bere me Causheskon,,Eshte shume kollaj te mberthejme 3, tre kryqe kryqe Aty ne kali Skenderbeut…

  3. Luan T. says:

    ky nuk eshte president Po ky eshte nje vic i pa lepire, ky mer lejen e Sales dhe kur bene ate-pune, Haaaaa veterineri i maceve..

  4. Ramizi says:

    I nderuar z.Bamir! Do te deshiroja edhe une t’ju uroja gezuar fesata e fund vitit dhe do te doja qe viti 2011 t’ju gjeje ne rolin e Presidentit te Republikes e jo si president i ndonje klubi futbolli.Dilni nga korniza ku jeni futur pasi portrete ky popull ka nje jete qe shikon.ka ardhur koha qe te merri rolin qe Ju takon ne te kundert rini pini e kendoni sa te rroje Sali gjoni.

  5. petrit Kola says:

    Oh sa po cuditet bota me ne!
    Plehu ne krey e ne rime duar kryq,
    Tradhetaret ne krye e ne e ne rime si te shushatur edhe kur na mbytin.
    Kemi frike se humbasim vdekjen e sigurt, oh sa turp, sa turp, sa turp. Te pakten te ikim me dinjitet nga kjo llahtare.

  6. tekniku says:

    President qe kishte kurajon ti thyente hundet Berishes ishte vetem nje:nje pinjoll i familjes Moisiu.Bamiri ehte tirons i bute,nuk e ke per gje.Prandaj presidenti duhet te votohet nga populli duke i dhene me teper fuqi dhe duke zvogeluar ate te kryeministrit.Kjo eshte ballanca reale qe mund te ndryshoje poltiken shqiptare.Pra le te shkojme ne referendum dhe te ndryshojme Kushtetuten qe Saliu e shkel me kembe cdo dite.

  7. Albania says:

    Pershendetje miqte e mij kudo qe ndodheni….Te gjithe ju qe flisni me perbuzje apo zemerim kunder Berishes – doja thejsht te dija nje gje. Deri me sot kush ka qene burre ne Shqiperi qe te kete bere sadopak per vendin tone???Vjen PS-ja ne pushtet zbret PD-ja- vjen PD-ja zbret PS-ja- qe nga vitet 90 e deri me sot e njejta rutine po ndodh- a nuk jeni te strelodhodhur o popull i mire qe shani nje e lini nje tjeter per vite me radhe???? A nuk jeni te sterlodhur nga ky vend kaq i vogel e me qindra parti qe nuk ja u ben syri terr per kete popull qe vuan nga dita ne dite??? Shqiperia fare mire mund te krahasohet me nje fushe futbolli ku socialistet dhe demokratet ja pasojne topin njeri-tjetrit. Ja le te mendojme se e hoqem Berishen e vume nje te PS-se- po a nuk jemi ngopur akoma me keta politikane ne Shqiperi????? E kush ka qene ai burre deri me sot qe ka ardhur ne pushtet e s’ka mbushur xhepin e tij me pare????? I bera nje replike Z. Baze disa dite me pare dhe qellimi i tij ishte te qerrohej Berisha nga pushteti. Vertet me beri shume pershtypje dhe mendova me vete” Ky nje gazetar eshte e mendon te qerrohet Berisha- neser del nje gazetar tjeter e mendon te qerrohet ai/ajo qe do vije pas Berishes!” Po akoma nuk jeni mbushur me pallavrat e genjeshtrat e ketyre politikaneve o njerez te mire???? Personalisht mendoj qe asnje burre nuk mund te quhet politikan i vertete ne Shqiperi- te gjithe jane te zhytur kaq thelle ne detin e korrupsionit dhe karriges sa duhen dekada ma radhe te clirohet ky vend nga gjakpiresat e te marre fryme lirisht. E kishit mundesine per ta bere Shqiperine Mbreteri por e shkelmuat me perrallat e atyre qe donin pushtetin se gjasme mbreti vodhi floririn- dhe nese do te ishte sadopak e vertete atehere duroni gjakpiresat e sotem qe po ju vjedhin cdo dite- epo koka ben koka peson!!!!Me mire nje mbret ta kishim sot apo ndeshje futbolli e boksi mes PD-se e PS-se tere jeten?????? Ju uroj gjithe te mirat e kesaj bote dhe Zoti e ndihmofte Shqiperine!!!

  8. I.B.B. says:

    Z.President! Une me te vertet nuk kuptoj se cfare nenkuptoni me qendrim institucional.?Valle a eshte qendrim institucional qe ju pranuat kariken e presidentit,mbas nje mal me dyshime per menyren se si u votuat? A quhet qendrim institucional kur heshtni per vjedhje qe duken qarte ne rradhet e politikaneve qe i shpetojne drejtesise me artifica? A quhet qendrim institucional t’i mohohet qofte edhe nje njeriu te vetem e drejta per te pare se ku eshte katandisur vota e tij? A eshte qenndrim institucional te mos denoncosh njerezit qe nuk zbatuan investimet per te mbrojtur Shkodren nga permbytjet? Nuk e di a e keni lexuar kushtetuten ,pasi atje une nuk shohe ndonje rresht ku pershkruan rolin e presidentit , dhe i mohon atij rrolin per te denoncuar paudhesite e mesiperme.?Mundohu ti afrohesh Presidentit Moisiu.Trego se ke nje fije respekti per emrin tend qe te ngelesh ne histori.Nuk i lexon komentet e lexuesve ku asnje s’te inkurajon per qendrimin tend ,perkundrazi.

  9. SKENDER BEU says:

    O ZOTI PRESIDENT MJAFT ME FJALE ,DUHEN VEPRA.NXIR NJE DEKRET TE POSACEM DHE THUAJ MOT A MOT: TE GJITHE POLITIKANET,DEPUTETET,MINISTRAT,KRYEMINISTRA,KRYETARE,PARLAMENTI,KRYTARE BASHKISH,GJYKATES DHE PROKURORE QE NGA 1 JANARI I VITIT 2011 NUK GEZOJNE ME TE DREJTEN E IMUNITETIT. PER CDO SHKELJE TE LIGJIT ORGANET HETUSE DHE GJYQESORE VEPROJNE MENJEHERE NE PRPUTHJE ME KODIN PENAL .PER ARESTIMIN E ATYRE QE SHKELIN LIGJIN NGARKOHET NJE TASK FORCE E KOMANDUAR NGA PRESIDENTI NE PERPUTHJE ME TE DREJTEN E TIJ SI KOMANDANT I FORCAVE TE ARMATOSURA DHE VEPROJNE SI NE SITUATE TE JASHTEZAKONSHME PER RUAJTJEN E RENDIT PUBLIK. KY VENDIM HYN NE FUQI MENJEHERE DHE NESE KUNDERSHTOHET NGA KUVENDI KUVENDI SHPALLET I PALIGJSHEM PER INTEREST E LARTA KOMBETARE DHE ORGANIZOHEN ZGJEDHJE TE JASHTEZAKONSHME,POR LIGJI KA FUQI PRAPAVEPRUSE PER 15 VJET.

  10. brace says:

    Lereni presidentin,kaq kopetenca i ka lene sekretari i byrose,se bashku me jozin (dizinjatoren) ai mbas disa muajsh zdo te jete me preidente,ku do te shkoi,prape te sekretari e te dizinjatorja, ku do te haje buke.Presidenti aktual z Bamir Topi duhet te ishte me aktiv,me i guximshem,jo keshtu as pite e as simite.Komunistve e spiujve duhet tju tregonte vendin,mbasi zoti Bamir ka 1 histori me qindra,e mira here me te mire se shume komuniste e e spiuje qe jane partine e komunistit,te pa ndreqshem sh sale.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje