Italia është përfshirë nga alarme të ndryshme për bombë në disa ambasada. Mes ambasadave të dyshuara për vendosjen e bombave ka qenë edhe ajo shqiptare.
Sipas mediave italiane, në ambasadën shqiptare në Romë është gjetur një pako e dyshimtë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar specialistët e eksplozivit, të cilët kanë analizuar pakon dhe pasi e kanë hapur atë, kanë gjetur në të vetëm një kalendar.
Po ashtu, alarme false për bombë ka pasur edhe për ambasadat e Finalandës, Danimarkës, Venezuelës dhe Principatës së Monakos, ndërsa alarmi për bombë në ambasadën greke ka qenë i vërtetë.
Comments are closed.
Qendra e shperndarjes se droges…
Kurse Une them se Janari eshte “LITAR NE MEZIN E Tiranes Saliu me Lirien”