Në PS janë katër figura politike, që i kanë rezistuar kohës që nga viti 1991. Në PD ka rezistuar vetëm Berisha. Nga lista e kryesisë së PS është “zhdukur” ish- kryetari, Fatos Nano
Sali Berisha, Namik Dokle, Gramoz Ruci, Ermelinda Meksi, Ethem Ruka. Këta janë politikanët që i kanë rezistuar furtunave të 20 viteve të tranzicionit politik në Shqipëri. Ata nuk janë larguar kurrë nga pozicionet e tyre kyçe në partitë përkatëse.
Në krye të dy partive kryesore politike në vend, PS e PD, këta politikanë kanë ditur t’i rezistojnë betejave politike të zhvilluara më shumë ashpërsi përgjatë tranzicionit shqiptar. Më shumë se sa rivalitet ndërmjet forcave demokratike, politika e 20 viteve është karakterizuar nga konflikti politik, të cilit pak prej politikanëve të viteve ‘90 i kanë rezistuar, pa u përballur me largimin nga postet drejtuese në parti, deri edhe përjashtimet nga partia.
Dy forcat politike, PS dhe PD, kanë histori të ndryshme sa i përket ecurisë që kanë pasur figurat politike kryesore të tyre.
Dy partitë zhvilluan kongreset në verë dhe në vjeshtën e vitit 1991, prej nga ku u zgjodhën forumet drejtuese të dy partive, emrat e të cilëve vinin kryesisht nga PPSH, më pak kjo dukuri vihej re në PD, ku gjithsesi përfshiheshin disa individë me të shkuar jo shumë të afërt me PPSH.
Nga një vështrim i shpejtë i listave të forumeve drejtuese të dy partive në vitit 1991, krahasuar me forumet drejtuese aktuale të këtyre dy partive, vihet re se në PS ka ndryshime në forumet drejtuese kryesore të partisë. Në listën aktuale të forumeve drejtues të PS, mungon edhe kryetari i partisë, Fatos Nano. Por janë disa protagonistë të tjerë të ngjarjeve të vitit 1991 që i kanë rezistuar të gjitha zhvillimeve të vrullshme në PS.
E kundërta ndodh në PD. Nga lista e kryesisë së PD së vitit 1991, është vetëm kryetari. Të tjerët janë larguar nga PD në kohë të ndryshme. Disa prej tyre janë rikthyer në zgjedhjet e vitit 2005, por me një status shumë më të ulët se sa e kishin kur ishin themelues të kësaj partie.
PS, ndryshimet në vitet 1991-2010
Në kongresin e dhjetë të PPSH-së, më 12 qershor 1991, 43 vite pas kongresit të parë të PKSH, kur u ndryshua emri nga PKSH në PPSH, kjo e fundit u riemërua Partia Socialiste e Shqipërisë. Emri i ri i PPSH-së u përcaktua pikërisht në sallën e kongresit të dhjetë të kësaj partie. “S’ka më PPSH, tani jemi një forcë tjetër politike”. Ky ishte edhe akti i themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Kongresi i dhjetë i PPSH-së zgjodhi si kryetar të partisë së re, Fatos Nanon. Ndërsa anëtarë të forumeve drejtuese të kësaj partie, u zgjodhën figura të rëndësishme të PPSH-së, por në nivele të dyta të saj.
Deri në vitin 2003, PS i rezistoi ndarjes, edhe pse pati një luftë të pandërprerë për pushtet brenda kësaj partie. Kryetari Fatos Nano udhëhoqi partinë për 15 vite, që në kongresin 12 qershorit të vitit 1991 deri në shtatorin e vitit 2005, kur dha dorëheqjen si rezultat i humbjes së PS në zgjedhjet e 3 korrikut të këtij viti. Gjatë kësaj kohe Nano fitoi të gjitha betejat politike me kundërshtarët brenda partisë së tij, madje edhe në kohën kur ai ishte në burg, kur ai fliste për demokraci të cunguar brenda partisë dhe për tipare marksiste të saj. Kundërshtari i tij, Ilir Meta, i mbështetur edhe nga figura të rëndësishme të partisë, të cilët kishin marrë peshë pas viti 1991, nuk ia doli të fitonte betejat ndaj Nanos, deri sa shkoi në vendimin për tu larguar nga PS në kongresin e dhjetorit të viti 2003, kur Meta u largua bashkë me një grup deputetësh e anëtarësh të forumeve të larta drejtuese të kësaj partie, për të themeluar një parti të re, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Pas zgjedhjeve të vitit 2005, kur Nano e la partinë, në kongresin e tetorit të këtij viti, u zgjodh në krye të PS Edi Rama. Për pesë vitet që pasuan Edi Rama kreu një reformë të rëndësishme në këtë parti, si pasojë pati largime të tjera nga PS. Në forumet drejtuese të PS janë aktualisht të përfshirë disa të rinj në moshë dhe politikë, por që kanë zënë vendet kyçe të drejtimit të kësaj partie.
Duket qartë se Partia Socialiste ka pësuar ndryshime thelbësore qysh nga viti 1991, gjithnjë sa i përket emrave që përbëjnë forumet drejtuese të kësaj partie. Por janë disa prej tyre që e bëjnë lidhjen midis viti ‘91 dhe 2010.
Kryesia e PS së vitit 1991 ngjan me kryesinë e këtij viti vetëm për shkak se në këtë forum vazhdojnë të qëndrojnë disa prej emrave që i përkasin edhe listës së vitit ‘91, Gramoz Ruçi, Ermelinda Meksi, Namik Dokle, por edhe Ethem Ruka. Këta emra i kanë rezistuar të gjitha betejave politike të 20 viteve tranzicion.
PD, ndryshimet në vitet 1991-2010
Në shtator të vitit 1991, 11 muaj pasi ishte themeluar Partia Demokratike, u zhvillua Kuvendi i parë Kombëtar i kësaj partie. PD ishte drejtuar përgjatë 11 muajve nga tre kryetarë të përkohshëm, Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, që e mbajti këtë post vetëm një natë, si dhe Sali Berisha, i cili u zgjodh në 14 shkurt të vitit ‘91, për tu rizgjedhur në këtë post në Kuvendin Kombëtar të shtatorit të këtij viti.
Sali Berisha u rizgjodh kryetar i PD-së në 29 shtator 1991, me 449 vota përballë kandidaturës së Neritan Cekës me 91 vota dhe të Azem Hajdarit me shtatë vota. Prej këtij momenti, Berisha e ka udhëhequr PD pa u vënë asnjëherë në diskutim drejtimi i partisë prej tij, edhe kur u bë president, megjithëse në postin e kryetarit të PD-së ishte Eduard Selami. Lufta për pushtet brenda PD-së nisi herët. Me të njëjtat përmasa me ato të PS, por me pasoja më të rënda, pasi nga PD u larguan disa here grupe individësh të rëndësishëm të kësaj partie dhe krijuan parti të reja. Përveç atyre që krijuan parti, nga PD janë larguar figura të rëndësishme, të cilët më pas nuk u angazhuan në asnjë forcë politike, siç është Eduard Selami, ish-kryetar i PD-së apo edhe Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i kësaj partie, i cili u angazhua për disa kohë në LZHK (Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar).
Vala e parë e largimeve nga forumet drejtuese të PD-së ishte që në fillimet e kësaj partie në vitin 1991, kur nisën betejat e para për pushtet. Shume prej themeluesve të PD u larguan nga Shqipëria, kryesisht studentët, disa prej tyre emigrantë, disa të tjerë për shkollim. Themeluesit e PD-së, anëtarët e kryesisë së kësaj partie, u larguan të gjithë si rezultat i luftës së brendshme politike, e dominuar nga kryetari i saj, Sali Berisha.
Nga lista e kryesisë së vitit 1991 ka mbetur në PD pa ndërprerje vetëm kryetari i kësaj partie Sali Berisha. Arben Imami e Genc Ruli, të cilët ishin anëtar të kryesisë së PD-së e dalë nga Kuvendi i parë Kombëtar i kësaj partie në shtator të vitit 1991, janë aktualisht anëtarë të kryesisë së PD-së. Por Imami e Ruli kanë munguar në këtë forum për shumë vite, pasi u larguan nga PD qysh në vitin 1993 për tu rikthyer në zgjedhjet e vitit 2005.
Kryesia e Komitetit Drejtues të PSSH, 12 qershor 1991 (15 anëtarë)
1. Fatos Nano kryetar
2. Ismail Lleshi nënkryetar
3. Servet Pëllumbi nënkryetar
4. Spiro Dede nënkryetar
5. Dritëro Agolli anëtar
6. Ermelinda Meksi
7. Ethem Ruka
8. Gramoz Ruci
9. Halil Lalaj
10. Kostaq Duka
11. Namik Dokle
12. Paqësor Zeneli
13. Shaqir Vukaj
14. Shkëlqim Cani
15. Xhevat LLoshi
Kryesia e PS, dhjetor 2010
1. Edi Rama {Kryetar i PSSH}
2. Arben Isaraj {Anëtar i Kryesisë}
3. Arben Malaj {Anëtar i Kryesisë}
4. Ben Blushi {Anëtar i Kryesisë}
5. Erion Braçe {Anëtar i Kryesisë}
6. Ermelinda Meksi {Anëtare e Kryesisë}
7. Eva Allushi {Anëtare e Kryesisë}
8. Gramoz Ruçi {Anëtar i Kryesisë}
9. Ledi Shamku {Anëtare e Kryesisë}
10. Mimoza Hafizi {Anëtare e Kryesisë}
11. Namik Dokle {Anëtar i Kryesisë}
12. Pandeli Majko {Anëtar i Kryesisë}
13. Saemira Pino {Anëtare e Kryesisë}
14. Valentina Leskaj {Anëtare e Kryesisë}
15. Mimi Kodheli {Anëtare e Kryesisë}
16. Lindita Nikolla {Anëtare e Kryesisë}
Kryesia e PS-së, 29 shtator 1991. Kuvendi i parë Kombëtar i PD-së
Aleksandër Meksi
Ali Spahia
Arben Demeti
Arben Imami
Azem Hajdari
Bashkim Kopliku
Blerim Çela
Genc Ruli
Gramoz Pashko
Eduard Selami
Leka Toto
Merita Zaloshnja
Mitro Çela
Neritan Ceka
Pjetër Arbnori
Preç Zogal
Rexhep Uka
Sali Berisha
Ylli Vejsiu
Kryesia aktuale e PD-së
1. Sali Berisha
Kryetar, Kryeministër
2. Ridvan Bode
Sekretar i Përgjithshëm, Ministër i Financave
3. Astrit Patozi
Nënkryetar, Kryetar i Grupit Parlamentar
4. Jozefina Topalli
Nënkryetare, Kryetare e Kuvendit
5. Ilir Rusmali
Anëtar, Kryetar i Komisionit të Ligjeve
6. Sokol Olldashi
Anëtar, Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunicionit
7. Fatos Beja
Anëtar, Deputet
8. Genc Ruli
Anëtar, Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
9. Edi Paloka
Anëtar, Deputet
10. Bujar Nishani
Anëtar, Ministër i Drejtësisë
11. Leonard Demi
Anëtar, Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
12. Edmond Spaho
Anëtar, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave
13. Mimoza Hasekiu
Anëtare
14. Liri Dibra
Anëtare
15. Margarita Qirko
Anëtare
16. Marieta Zaçe (Pronjari)
Anëtare
17. Aldo Bumçi
Anëtar, Kryetar i PD Tiranë, Deputet
18. Lulzim Basha
Anëtar, Ministër i Punëve të Brendshme
19. Majlinda Bregu
Anëtare, Ministre e Integrimit
20. Maksim Cikuli
Anëtar
21. Aleksandër Biberaj
Anëtar
22. Halit Shamata
Anëtar
23. Ilir Bano
Anëtar
24. Jemin Gjana
Anëtar
25. Omer Stringa
Anëtar
26. Albana Vokshi
Anëtar, Deputet
27. Gerti Bogdani
Anëtar, Deputet
Comments are closed.
PD-ja ka mbete n’lluce, po ekeqja asht se po kthen ne balte e lluce gjith shqipnine e shqiptaret. PD-ja keshtu si asht ba duhet shpernda e perzane per dhjet vjet prej logut politik shqiptar. Boll t’ zeza na ka sjelle kjo fare PD-je lluce.
PD-ja ka ruajtur kryetarin. PS-ja e ka RRUAJTUR dhe kryetarin e ka vu kryetar ..garin.
Qeni i bllokut Berisha…
bllok qeni
ndoshta koha per ne te gjithe qe ta lame vertet Berishen veten ne PD ,i plotfuqishem siç enderon!
Koha per te tjeret me u bashkuar per nje Alternative tjeter
pluralizmi Kinez i Berishes triumfoi.
Po ajo eshte e didur ”PUSHKATON” Shqipetaret e vertet, Sepese ne qeverin e emeruare jane spiunet,agjentet, Me nje fjale (halabaket jane qenet e bllokut tipat e Sali-agjentit…COHUNI SHQIPTAR TE SHPETONI SHQIPTARIZMIN DHE popullin e mjere E FRIKACAK..
Sal-iu ne varken e familjes Hoxha. Sal-iu njesoj si E Hoxha. Vetem Enveri mbeti nga themeluesit e PKSH te vitit 1941 vetem Sal-iu mbeti nga themeluesit e 1991 plot 50 vjet me vone. Ju duket kjo nje rastesi? Jo.eshte rjedhoje e te njejtes mendesi e praktike e asaj komuniste. Mos bini pre e propagandes se tij gjoja antikomuniste!
Berisha eshte i plotfuqishmi i UDB-se ne Shqiperi, vret, pret, permbyt, poshteron… dhe ne quravitemi…
Mjere ne ne se nuk veprojme shpejt.
Te gjithe kafshokomunistet si ti e kane mendjen tek rrevolucioni.por..MOS GABONI!
forca qe te jep pushteti sot nuk eshte aspak ndryshe nga ajo e ´97 o zagar i ndyre.
Edhe ne 97-en vrate me shume vetvehten se te tjeret o fatkeq.Shihe mire harten e varrezave te 97-es.
Je i vetmi qe shan vet veten
O SHKRUS, O KOMENTATOR ZGJOHUNI NGA GJUMI SE NESER DO TE JETE VON! Janollaton e solli UDB-ja shefi Sale UDB-ja…Janollatua nuk eshte (shejtan) po ai bashk me agjentin Sali E don shqiperin dhe shqiptaret, ti djege, ti c’varosi dhe te sjelle ne toke e Skenderbeut e te Ismal Qimalit “serb e grek gabel” Janollatos,Dules,Sales,Bollonos e kane pak, TA GRISHE ME THIKEN E DUHANIT…ejani ne Tiranin OSOT O KURE….Po ti Z.Mero C’FARE THUA?
Une ne vitin 1962 lirohem nga burgu,, fillova si pastrus ne spital ne Tiran dikur isha doktor! Ne vitin 1981 me firmen e Sali tropojes perseri ne burgun e Berrelit, Jm 83 vjet pres pres qe me syt e mi ta shikoje Sale ne burge..
Une ni vitin 1963 dola nga burgu Ne vitin 1973 me burgosi Ali Plaku Tirane .Jam 115 vjec.Pres varrimin e aliutdhe te hureve idiote
UNE NUK KAM BERE BURK,POR PRES ME PA DURIM QE SALIU TE KEPUTE QAFEN.ISHALLA SA ME SHPEJT.
EDHE UN JA ME JU Gramos M. ME HANXHARE E DUHANIT…O derzi ore maveri MOSE JE VEDE DORA Gramoz Ruci..
Komunistat ishin e mbeten,ne krye te cdo gare shembull i ndyre ne rastin konkret kemi komunistin fanatike e te ndyre sh sale sekretarin e byrose,nomeglature e dulles e ramiz kriminelit.DHe per 20 vjete arriti te mashtronte e poshtronte shqiptaret,por fundi i tije i turpshem po vjen,Me largimin e fundit te flliqsires komuniste ne rajon,do te shpetoje SHqipria e shqiptaret.Komunistat,spiujte e horat e sali protopapes ne burge,do ju behet sekuestrimi i pasurive e tju merren parate.
O brace,prape me shtetzimet,sekuestrot e kooperativat do vazhdojme
iku koha e bllokmeneve eshte koha e Bllokqeneve
Nese eshte e vartete kjo qe thote z>Alil Plaku,atehere plotsohet profili i vertete i Sali Berishes,qe shte vecse vazhdimesi e spiunlleqeve qe ka bere gjithe jeten e tij ai dhe familja e tij>Ka dhe nje material te plote edhe prokuroria per te hetuar mbi Sali Berishen se kushe shte fytyra e vertete e ketij ” demokrati “qe na e shpifi demokracine si te ishte sistemi me cnjerezor.Kur te ike Saliu atehere ,po qe mund te ndertojme demokracine e vertete,sikurse e kane ndertuar gjithe vendet perendimore>Me Saliun ne kemi vetem nje autokraci ,edhe me te shpifur se autokracite afrikane…
1 shpellar dragobie i futi te gjith albanezet ne sherr deri dhe himnin e flamurit po e ndrron dhe albanezet krrujn koqet me duar ne xhepa dhe beshtyn fara luledjelli pertok…
C’fare behet me ne shqiptaret? A te gjitheve na ka zene gjumi vdekjeprures? Cohuni mor se nuk kemi se c’fare te humbni por vecse vdekjen e sigurt qe na kane rezervuar!
http://www.youtube.com/watch?v=KPq1_LPP5ZM&feature=player_embedded
Janollatos,Bollonos,Dulos,Salos me rastin e (krishtlindjen dhe festat e vitit te ri) Ne mezin e Tirane, ate qe bene romaket me ndimen e cifuteve 2000vjet me par me krishtin….Sot duhet bere ne Tiran me keta qe po jupine gjakun shqiptarve, keta tipa jane antishqiptaret,Ai qe bene kete pune per kombin dhe shqiptaret, do te jete persegjalli hero dhe i pa haruare, AI DO TE JETE I FLORINJTE…
o like je 83 vjec ce do me jeten i vuajtur je un do te mesoi ty ca duhet te besh ke bere dhe shkoll ne burel ti se ke mesuar analfabetin e hakmarjes o like keshtu do behesh edhe ero kombetar do shpetosh gjith kombin ciao like dhe me vjen keq shume qe ke vuajtur
Ky i “riu” i PS eshte bere fotokopja po ngjyra e Berishes.