Nga Besar Likmeta, Balkan Insight
Burime brenda zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i thanë “Balkan Insight” se ata do të detyrohen të tërhiqen nga një çështje kundër Bujar Muratit, një ish- zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme dhe pesë të tjerëve, të përfshirë në një prokurim të korruptuar për uniformat e policisë.
Provat për këtë çështje përfshijnë kaseta me regjistrime nga gjashtë të akuzuarit, aktualisht në gjyq, që nuk mund të përdoren më si prova pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Regjistrimet sekrete u urdhëruan nga prokurorët dhe një mandat u lëshua nga Gjykata e Faktit e Tiranës, pas informacioneve që i kaloi prokurorisë Shërbimi Sekret Shqiptar, SHISH, përfshi dhe regjistrimet e vetë SHISH.
Por një vendim i Gjykatës së Lartë i tetorit, i papublikuar deri së fundmi, gjykon se mandati për regjistrimet e bisedave nuk duhet të lëshohet në bazë të regjistrimeve sekrete të SHISH, duke skualifikuar kasetat me regjistrime për gjashtë të akuzuarit, aktualisht në gjyq.
Sipas prokurorëve, interpretimi “radikal” i gjykatës ka kompromentuar një prej çështjeve për korrupsion të nivelit të lartë dhe ka kërcënuar dhe dhjetëra prova të tjera për korrupsion e krim të organizuar, aktualisht nën hetim ose në gjyq.
Prokurorët kanë nisur një hetim ndaj Muratit, që është deklaruar i pafajshëm, pas informacioneve dhe përgjimeve të marra nga SHISH në nëntor të vitit 2009. Ai dyshohet se ka marrë 130 mijë euro ryshfet për një tender për uniformat e policisë.
Pasi morën këtë informacion, prokurorët kërkuan dhe morën nga Gjykata e Faktit në Tiranë një mandat për të përgjuar telefonatat e tre prej të dyshuarve.
Murati shërbente në atë kohë si kreu i prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme. Ai, së bashku me dy zyrtarë të tjerë dhe tre biznesmenë, u arrestuan në bazë të provave të ofruara nga regjistrimet.
Përgjimet e të dyshuarve zbulojnë ata duke diskutuar me detaje se si do të këmbehej për ryshfet tenderi prej 1.5 milionë eurosh për uniformat e policisë.
Megjithatë, paneli i Gjykatës së Lartë, i drejtuar nga gjykatësi Besnik Imeraj, tha se përgjimet janë të pavlefshme dhe gjykata e nivelit më të ulët nuk duhet t’i kishte autorizuar ato.
Sipas vendimi, gjykata argumenton se “përgjimet e bëra nga shërbimet sekrete nuk duhet të konsiderohen si prova për të nisur një hetim”.
Prokurorët kundërshtuan gjerësisht këtë interpretim të ligjit, duke argumentuar se përgjimet dhe informacioni i marrë nga SHISH ka shërbyer si një indikator i aktivitetit kriminal, dhe jo si provë. Por qëndrimi i prokurorëve është mbështetur vetëm nga një minorancë e panelit të gjyqtarëve.
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Medi Bici, kundërshtoi vendimin e panelit duke argumentuar se: “përgjimet janë një mjet për prokurorët për të mbledhur prova (të aktivitetit kriminal), dhe se përgjimet e SHISH, të cilat sipas ligjit nuk janë pranuar si provë, kanë shërbyer vetëm si indikator i aktivitetit kriminal, që ka vënë në lëvizje prokurorët për të kërkuar nga gjykata të lejojë përdorimin e instrumentit për të mbledhur prova, në këtë rast kasetat e përgjimit”.
Vendimi është i fundit në rastet e korrupsionit të profilit të lartë kundër një zyrtari të lartë, që është hedhur poshtë për shkaqe procedurale nga Gjykata e Lartë.
Në vitin 2009 gjykata gjithashtu hodhi poshtë çështjet kundër ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, në lidhje me shpërdorimin e detyrës në ndërtimin e autostradës Shqipëri- Kosovë, dhe hodhi poshtë edhe çështjen kundër Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu në lidhje me rolin e tij tek shpërthimi vdekjeprurës në 15 mars të vitit 2008, në një punishte demontimi municionesh, nga i cili mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën më shumë se 300.
Çështjet kundër Bashës dhe Mediut lidhen me rolin e tyre si ministër i Transporteve dhe i Mbrojtjes respektivisht në qeverinë e mëparshme të kryeministrit Sali Berisha. Të dy kanë mohuar akuzat.
Vendimi i Gjykatës së Lartë ka bërë që disa nga anëtarët e komunitetit ligjor të thonë se ajo ka dalë jashtë kontrollit. Për tu theksuar është deklarata e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka bërë thirrje për një amendament kushtetues për të sjellë gjykatën nën autoritetin dhe mbikëqyrjen e Këshillit.
Të propozuar nga presidenti dhe të votuar nga parlamenti, gjykatësit e Gjykatës së Lartë përzgjidhen në Shqipëri përmes një procedure thellësisht të politizuar, me politikanë që zihen për ata kandidatë që janë më pranë partive të tyre respektive. Nëse një gjykatës miratohet për një mandat 9- vjeçar, ai ose ajo mund të shkarkohen vetëm me një mocion mosbesimi në parlament.
Megjithatë, politikanët janë të kujdesshëm për të mos bërë mocione të tilla, duke u frikësuar se një ditë ata mund të përfundojnë vetë përpara gjykatës.
Comments are closed.
Eshte kulmi dhe kur do prokuroria te punoje,se le gjykata.
Bir Selman i nenes “ke te qaj me pare”, keta qe perposh e siper te gjithe jane te “pa lare”! Oi, Oiiiiiii….., per kete “Shqiperi”!
E cmund te presesh tjeter nga keta gjygjtare,kur kryetari i sapozgjedhur i kushtetueses,u thirr nga kryeministri dhe rrinte para tij sikur te kishte 1 miliard leke borxh
O si nuk kam nje grrusht ti bie malit qenuk bzan…
Opozita e paafte
KU7SH E PYET GJYKATEN E LARTE NE SHQIPERI.MJERISHT ATA JANE NJE TUFE BUFONESH QE VETEM MARRIN RROGEN E SALIUT.KY I FUNDI I I NJORON ATA CDO MINUTE,SIC ESHTE RASTI I PENSIONEVE TE USHTARAKEVE.LE TA IMAGJINOJE DIKUSH C’FARE BEHET NE SE KJO NDODH NE NJE VEND TE VERTETE DEMOKRATIK.PER ZIMBABVEN DHE SHQIPERINE KETO NORMA JANE NDRYSHE.
Ketu nuk eshe problemi se po shpeton nje zyrtare qe ka marre 130000 euro pasi te tjere para tije notuan ne para te perfituara nga tendera miliona eurosh ,bene katastrofa njerezore e deme kolosale dhe nuk u ndeshkuan nga drejtesia pasi e gjeten ilacin per te ,,dehur,,ate .Problemi eshte se zyrtaret e larte po vjedhin duke u bere te ,,pasur,,me parate e krimit dhe duke u bere edhe me te rrezikshem me investimin e tyre perseri ne aktivitete kriminale me pasoja te renda per vendin tone.Ne keto kushte duket sikur njerezit e moderuar qe mund te bejne dicka per forcimin e shtetit ose jane duke punuar ne menyre te padukshme ose jane te pa fuqishem perpara Diktatures demokratike te instaluar fatkeqsisht ne Shqiperi.
Keto jane gjykatat tona!!!Fund e krye te politizuara dhe te korruptuara!!!Arrestohet dhe denohet nje lypes rruge apo nje hajdut xhepash dhe lihet rehat nje BANDIT MILIONASH!!!Drejtesia jone ka nevoje per nje hetim NDERKOMBETAR:TE HETOHEN TE GJITHA SKANDALET KOMBETARE DHE TE KALBEN NE BURG TE GJITHE ATA GJYKATES E PROKURORE QE SHKELIN LIGJET!!!Po,A KEMI LIGJE TE SAKTA???NJE VRIME NE UJE!!!LIGJET DENOJNE FUKARENJTE DHE MBROJNE KRIMINELET!!!Ja,kjo eshte DEMOKRACIA,PER TE CILEN NA PRALLISEN NE FILLIM,GJOJA KUNDER DIKTATURES KOMUNISTE!!HAAAAA!!!PO,A KA DIKTATURE ME TE MDYRE SE KJO E SOTMJA????
Keta nuk jane gjyqtare te larte keta jane vetem disa kriminele me shkolle te larte.Ky eshte nje turp i ri drejtesise.Kane frike per vete nga regjistrimet dhe prandaj kane vendosur ne kete menyre .Turp i madh.
…para pak kohesh s.b i mburri gjykatat tona…e qarte …drejtesia jane ka prekur fundin..
GJYKATA E LARTE DHE GJYKATAT E APELIT JANE INSTITUCIONET ME TE KORUPTUARA NE SHQIPERI
Po pse o njerez nuk e pate ate katunarin qe e zgjodhi Bamir injoranti,kryetar gjykate.Super primitiv nga paraqitja,(rrinte tek Sala si dhi e zgjebosme,pa pike personaliteti ) pa asnje lloj CV,me ec ai ne kembe me ndonje vend te BE,do ta kapi polici dhe do ti kerkoje dokumentat,se duket si rob parahistorik.
sfunksionon asgje ne shqiperi sa te jete maloku primitiv
Eshte nje mjerim i pergjitheshem.Mund te jete i vetmi vend ne bote qe me plot gojen mund te themi:Nuk ka sistem gjyqesor ska drejtesi…! Gjykata e sotme eshte nen urdherat e partise,shume here me teper se ne kohen e Enverit.Tani eshte e mvarur nga partia ,jo vetem per kur “shkelen parimet e partise”si dikur,por edhe kur ka korrupsion ekonomik,gje qe nuk ishte dikur,ne kohen e Enverit,per vjedhje dhe sabotime ekonomike,Spaci ishte nje lendine e bukur me lule!!
Ja pra, kjo eshte Drejesia shqiptare! Dhe ne Nigeri, Somali,apo kudo qofte nuk mund te gjesh gjykates me te korruptuar se ne Gjykaten e Larte te Shqiperise.Kjo te frikson kur mendon se kush na gjykon,se kush jep drejtesi,se kush vendos per fatin e nje krimineli,vjedhesi, kontrabandisti,trafikanti.Ja pra,sa te mbrojtur jemi perballe kesaj bande te veshur me toga te zeza!
Fut dhe Afghanistanin megjithse tani ka ca xhvillime te reja me qindra te shkarkuar dhe ne procese penale per guvernator provincash etj sic lexojme neper gazeta te huaja,mor tek ne dreqi ta haj sa te mallkuar kemi qene?? Korrupsion galopant si asnje vend ne bote more po si nuk u denua njeri te gjithe i pastron prekuroria dhe gjykatat super te korruptuara.Mallkimi i popullit rente mbi te gjithe me ne kry salahudinin kandaharin.Memaljoti
Balkan Insight ESHTE NJE ORGAN(IZEM) I KRIJUAR NGA SHOKU BESAR LIKMETA PER TE PROGNOZUAR VENDIMET E GJYKATAVE,NJE UDHERRFYES SE KUSH DUHET ET SHPALLET FAJTOR E KUSH I PAFAJSHEM. UUUUUUUUUUUUUUUUUURIMEEEEEEEEEEEEEEE!
HAJDE GJYKATE E LARTE HAJDE .AS NJE GJYKATE FSHATI NUK DO BENTE KETE GAFE TE ELEMINONTE PROVAT E REGJISTRUARA ME VENDIM SE KETO JANE TE SHISHIT APO TE NJE ORGANI TJETER.KETA DUHET TE FUTEN TE GJITHE NE BURG SI GJYQTARE SEPSE KETA JANE TE PARET QE NXISIN KRIMIN DHE KORUPSIONIN .PRESIDENTI DUHET TI SHKARKOJE KETA GJYQTARE MIQ TE HAJDUTEVE TE PASURISE KOMBETARE NDRYSHE KOT QE EGSISTON SHTETI DHE THONI JEMI NE KOHEN E SULLTAN GAZEPIT.