Votoni për të, sepse ky është lideri që do t’ju integrojë në Bashkimin Evropian. Kështu para disa vitesh nga ekranet e televizioneve në Kroaci porosisnin liderët e shumtë evropianë, që populli të votonte për Ivo Sanaderin, liderin e HDZ-së. Nuk ishin të paktë, por një varg i liderëve kryesorë të vendeve kryesore të BE-së. U printe Angela Merkel, pastaj kryeministri i Italisë, Berlusconi, por edhe të vendeve tjera, si kryeministri i Luksemburgut, Juncker, ai i Holandës, Balkenende, kancelari austriak Schusel. Këto epitete të larta që ia dhanë, mbase edhe kanë mundësuur që ai t’i fitojë dy herë zgjedhjet në Kroaci. Ai i siguroi Kroacisë marrjen e statusit të kandidatit për anëtar të BE-së dhe të bëhej anëtare e NATO-s. Nisi edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe bëri që Kroacia të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Por, sot Ivo Sanader ndodhet në paraburgim në Austri, ku u arrestua pas aktpadisë që iu ngrit në vendin e tij për korrupsion, keqpërdorim të detyrës dhe vetëm disa ditë më vonë edhe në Austri dyshohej për shpëlarje parash, shkruan korrespodenti i Kohës Ditore nga Brukseli.
Me akuzën kundër Sanaderit, deri dje të plotfuqishëm, Kroacia po dëshmon se ligji është mbi politikën dhe në këtë mënyrë po dërgon sinjal inkurajues në Bruksel, por shqetësues për disa liderë tjerë në rajonin e Ballkanit.
“Ka plot Sanadera, e madje me duar edhe më të papastra se ai, nëpër Ballkan”, thonë sot në Bruksel. Askujt nuk i vjen keq për Sanaderin, as miqve të tij të dikurshëm. Përkundrazi, ata ndihen të tradhtuar nga ai. Ai keqpërdori miqësinë e tyre dhe ndihmën. Por të gjithë presin se çfarë ndikimi rasti i Sanaderit mund të ketë në pjesën tjetër të rajonit. Sa për Kroacinë, rasti Sanader është kulmi i veprimeve në luftë kundër korrupsionit e jo fillim i kësaj lufte. Para se të akuzohej Sanader, disa ish- bashkëpunëtorë të tij tashmë ishin dënuar. Dy prej tyre ish-ministra në Qeverinë e Sanaderit dhe dhjetëra të tjerë menaxherë kompanish publike. Brukseli e di se Sanader nuk ishte i vetmi lider në rajon që bënte atë që i ngarkohet sot si aktakuzë. Ndoshta ai ishte më pak i kujdesshëm se disa liderë të tjerë e ndoshta shoqëria e Kroacisë megjithatë është më e guximshme dhe më e pjekur se shoqëritë e tjera në Ballkan. Ndoshta Kroacia ka kapacitete më të mëdha sesa vendet tjera apo thjesht ka arritur depolitizimin e plotë të policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit. Por metodat që ka përdorur Sanader janë thjesht një shabllon që shihet gjithandej në Ballkan.
Nuk ka vend në Ballkan, as Shqipëria, as Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia apo Bosnja e Hercegovina, ku nuk ka dyshime se privatizimi, kontrolli i ndërmarrjeve publike përmes emërimit të të afërmve në bordet udhëheqëse, ndikimi në media, kontrolli i tenderëve për ndërtim të rrugëve, aeroporteve apo rinovimi i ndërtesave, është bërë në mënyrën e njëjtë sikur në Kroaci, e madje edhe më zi. Kjo është arsye e mjaftueshme që shumë liderë në vendet tjera të rajonit të djersiten nga rasti Sanader dhe të mos mendojnë se miqësia me politikanë të huaj apo rrahja e krahëve për deklarata publike për integrime në BE e NATO, apo edhe thirrja në merita për realizimin e aspiratave kombëtare, do t’i shpëtojë nga përgjegjësia nëse i kanë përlyer duart.
“KOHA DITORE”
Comments are closed.
Ore europiane. Sal-iu vertet flet anglisht por nuk kupton anglisht. Folini more shqip. Derri do plumb( fjale e urte popullore)
Ne Shqiperi permbytja e sistemit nuk ka ndodhur akoma. Kete e kemi te qarte te gjithe. Jo vetem nga dalia e fotove ne ditet e fundit por nga menyra e centralizuar se si qeveriset keto 20 vite! I gjithe pushteti eshte i perqendruar te nje parti dhe e gjithe partia diktohet nga nje njeri; Sali Berisha!
Keshtu qe mos u genjeje mendja se ne Shqiperine tone te dashur do te ndodhe ajo qe po ndodhen ne Kroaci ose ne Malin e zi! S’ka se si sepse s’ka se kush ta beje nje gje te tille! Ne Shqiperi te gjithe drejtuesit e institucioneve jane vegla dhe satelite te komunistit dhe tradhetarit Sali Berisha!
Aha…. prit, prit! Mbanjini mend fjalet e mija ju lutem! Shume shpejt Sali Berisha do te terhiqet zvarre si busti i Enverit dhe te gjithe manikinet e tij do fshihen ferrave dhe do te kerkojne azil ne Serbi ose kush i ka kembet me te shpejta do iki ne Rusi.
Keta politikanet tane kujtojne se tashme Europa nuk don rremuja me ne Shqiperi! Ashtu eshte. Por Europa e ka kuptuar se ne Shqiperi nuk ka ndodhur akoma ajo rremuja e vertete! Ajo qe ne te gjitha historite e vendeve te botes ben perbysjen e vertete te sistemeve!
Aman more po Ilir kokmadhi qe nuk vrapon dot ku do te meshihet.
Erdhi momenti kambanat po bien per saliun tone kjo tani eshte e qarte!.-Evropa tani e ka te kthjellet mendimin se sala yne qe vetem ”yni” nuk eshte??- ka luajtur rende me mirbesimin dhe abuzimin me pushtetin per 20-vjet .Rasti i braktisjes ne mbeshtetje te tij nga disa parlamentar europian me emer qe deri dje ndoshta me metoda korruptive i kane buzeqeshur tere keto vite sales e kane lene ate ne balte!!Ky eshte nje sinjal dhe reze shprese per te gjithe ne,me ne fund sic duket erdhi fitorja.Nuk i hane me historit e peshtira me ”miqte” se keshtu me kane thene per Edin etj profka te sajuara por qe vetem emra nuk thuhen?? -ne keto histori banditesh me te the e te thash .O Zot kur do vij dita se eshte bere i padurushem per kete popull qe vetem po e tall e perdhos perdit.Shembulli Kroat eshte inkarajus.Memaljoti.
Ska koment Sala ne burg me kompani
nuk eshte e larget dita edhe per trimin nga vucidoli
Nuk eshte e larget dita edhe per trimin nga vucidoli, qe e ka kthyer shqiperine ne prone te tije. Nje fjale e urte popullore thote VONONE POR NUK HARRONE.
Po kush do e denoje? Kur nuk u denua pas 97 per gjithe ato gjynahe qe beri, mendoni se do denohet Tani Sala?! J’ua mori te gjitha parate ne firma piramidale, ju dha armet te vriteshin me njeri-tjetrin, shkaterroi Shqiperine la grate pa burra, femijet pa baballare dhe veshi nenat shqiptare me te zeza. Ky e ka marre denimin e historise. Nje njolle te zeze qe nuk do t’i shlyhet kurre. Ndersa per denimin e drejtesise dyshoj se do e marre ndonjehere ne kete vend ku ka gjithcka pervec drejtesise. E vetmja shprese eshte te dale nje burre nene nje Avni Rustem i dyte. Po ne Shqiperine e sotme ka vend vec per Esatë jo per Avni.
JU EUROPIANE MF JENI ATA QE E MBANI NE KEMBE BENJAMININ TUAJ :BERISHEN.AI DUHET TE KISHTE VAJTUR NE LITAR QE NE 1997.HIPOKRITE DHE BASTARDE JA C’FARE JENI JU.PO TE KENI VULLNETIN E MIRE ZBRISNI DHE NE SHQIPERI DHE NUK DO TE DILNI BOSH O HIPOKRITET E BE.
Iku me duket plaku Mere me gjithe tespihe e tosun bac.Erera burgu fryjne
Sanaderi ishte budall, une jam shume i zgjuar thote Sala se nuk vjedh nje milion, une vjedh 1 miliard e i blej te gjithe.
Uroj ta heqe kemben zvarre. Fatin e tij paste dhe Saliu megjithese me ate theatrine ne krye te prokurorise jam shume skeptik. Shpresoj qe Doris Pack qe aq shume u kujdes per ta rikthyer ne pushtet me se fundi te kuptoje kush eshte ky kameleon dhe mos duket me ne ato ane.