Edhe pse u mundua të shfajësohej e të (vet)pastrohej publikisht, ish-ministri i ekonomisë shqiptare Genc Ruli, mashtroi për ato që deklaroi në lidhje me firmën koncensionare të kromit “ACR”, mbasi në dosjen e këtij koncesioni super- skandaloz, ka veprime të tjera të rënda antiligjore, nëpërmjet të cilave janë zhvatur miliona dollar të financave shtetërore. Sa për të mos e lejuar të mashtrojë më publikisht, po i kujtojmë zotit Ruli një fakt tjetër nga koncesioni i kromit, i cili dëshmon qartazi se krimi ekonomik i ish-ministrit Genc Ruli me koncensionet e kromit nuk ka lidhje vetëm me firmën “ACR”, por ka nisur që me koncensionin e firmës “Darfo”, pra që në vitin 2001, kur zoti Ruli ishte këshilltar ekonomik special i qeverisë së asaj kohe. Po i kujtojmë faktin që firma “Darfo”, për vitet 2001-2007, nga veprimtaria koncensionare futi në xhepin e saj 100% të fitimit, pa i dhënë asnjë qindarkë pjesë fitimi palës ortake që është shteti shqiptar dhe që për 3 vite përfaqësohej direkt nga Genc Ruli si ministër Ekonomie. Nën heshtjen miratuese të zotit Ruli, firma “Darfo” përlau nga ekonomia shqiptare 18 milion dollarë prodhim kromi, pa bërë asnjë investim, duke zhvatur 800 mijë ton krom depozitë në natyrë si prodhim të gatshëm, vjedhje për të cilën, “armiku i betuar i korrupsionit,” zoti Ruli, bëri sikur nuk pa e nuk dëgjoi asgjë, por vetëm firmoste vazhdimin e kontratës koncensionare dhe dërgonte telegrame ngushëllimi për 11 familjet e minatorëve që u vranë në Bulqizë, për shkak të mungesës së investimeve prej firmës “Darfo”, për të cilat zoti Ruli nuk tha asnjë fjalë. Po kështu, ministri Ruli, i miratoi firmës “Darfo” një kontratë, sipas të cilës kjo firmë, gjoja në “emër të rehabilitimit të industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të kromit,” duhej të paguante vetëm 50% të çmimit të energjisë elektrike edhe këtë sipas tarifës së konsumatorëve familjarë, e jo sipas tarifës së vendosur për biznesin, duke shkaktuar 37.5 milion lekë të reja humbje për shtetin dhe fitim për firmën. Dhe ky abuzim, sa për kujtesë, është firmosur pa asnjë vendim zyrtar, direkt nga ish-ministri Ruli.
Pasi fitoi miliona dollarë nga kromi pa investuar as blerje lopatash për minatorët, duke qenë se nuk kishte më interes të investonte në minierën e Bulqizës pa bërë investime kapitale, mbasi e shkatërroi plotësisht nëntokën, strukturën e prodhimit nëntokësor, firma “Darfo” i nxori në shitje aksionet, pra koncensionin. Ndërsa ish ministri Ruli, na deklaroi publikisht, se ishte ia që “ia hoqi koncensionet firmës “Darfo” për mangësi në investime”. Ky është një mashtrim i zotit Ruli.
Së pari, sepse koncensionet i heq ose i rishikon, vetëm ai institucion që i miraton, që në rastin konkret është parlamenti shqiptar dhe kjo parashikohet në Ligjin 8791, datë 10.05.2001 për “Dhënien e koncensioneve në Uzinën e Ferrokromit Burrel, Minierës së Bulqizës, Fabrikës së pasurimit Bulqizë, si dhe impiantit të seleksionimit Klos”.
Së dyti, sepse sipas dosjes koncensionare të kësaj firme, rezulton që firmës “Darfo” nuk iu hoq koncensioni nga ministria e ekonomisë, por i nxori vetë në shitje aksionet e saj. Dhe po sipas kontratës së firmosur nga zoti Ruli, nuk kishte 1 por 2 koncesione në lidhje me kromin, të cilat, po me miratimin zyrtar të ish-ministrit Ruli, ia shiti brenda 24 orëve, në vlerat 8 dhe 10 milion euro, një firme fantazmë të quajtur “ACR”. Sipas ligjit shqiptar të koncensioneve dhe sipas kontratës, firma “Darfo” nuk duhej lejuar të shiste koncensionet e as të largohej pa shlyer dëmet e krijuara në industrinë e kromit, ndërsa zoti Ruli, jo vetëm i firmosi largimin, por organizoi edhe darkë lamtumire në “Sheraton” me pronarët dhe drejtuesit e firmës. Këtu qëndron dhe mashtrimi i zotit Ruli me koncensionet që nisi me firmën “Darfo” dhe po vazhdon me firmën ACR, e cila është vetëm një emërtesë fiktive, sepse në fakt pas këtyre inicialeve fshihen ata që ka përzgjedhur dhe po vazhdon bashkëpunimin zoti Ruli për përfitimet personale në nxjerrjen, përpunimin dhe eksportin e kromit por dhe të mineraleve të tjera, mbi koncensionet e të cilave ka hedhur firma si me koncensionin e kromit. Nëse zoti Ruli nuk është i bindur për këtë skemë spekulative e korruptive me emrin fiktiv të firmës “ACR”, po i kujtojmë vetëm një fakt: Sipas lajmit të ATSH (15 dhjetor 2007), në datën 14 dhjetor 2007, nën maskën e nisjes së investimeve të reja, ish-ministri Ruli, ka bërë një takim të “mbyllur” në uzinën e Ferrokromit në Burrel, me kompaninë “Ital-crom” që në fakt është nënkontraktore Konsorciumit Austro-Rus “Decometal & Terwingo”, i cili ka blerë koncensionin e firmës “Darfo”, duke u regjistruar si kompania “Albania-crom” me siglën ACR, pazar antiligjor ky, të cilin ministri Genc Ruli jo vetëm e ka bekuar në mënyrë private, por edhe e ka ligjëruar në kontratë ligjore, duke marrë kështu kompetencat e kuvendit të Shqipërisë dhe duke e mashtruar atë në lidhje me faktin se kush janë blerësit e vërtetë të koncensionit të kromit. Nuk e dimë se çfarë mendon kryeministri Sali Berisha për ish-viktimën e tij, “deputetin e drurit të arrës”, por brenda shprehjes së tij kur PD ishte në opozitë “Hani derra, pini derra”, patjetër që ka pasur parasysh edhe të babëziturin e papërmbajtshëm, ministrin e tij aktual të koncensioneve abuzive, Genc Ruli.
Comments are closed.
Jam katerciperisht mbeshtetes i shkrimit te autorit.Dua te shtoje se borgjezia e sotme shqipetare eshte 99% borgjezi kriminala. Ne nje menyre apo nenje tjeter ato kane vjedhur qe kane vene ato pasuri. Si na u beka nje doganier me 4-5 dyqane vetem me rrogen e shtetit ?!!!!!!!!!!.
Shqiperia do te behet kur te hetohen deri tek leku i fundit pasurite e ketyre makuterve. Une e enderroj ate dite kur korrupsioni te vanitet nga siperfaqja e kombit shqipetare.
Bravo per kontributin qe po i ben shoqerise Z.Lulaj. Dhe kjo eshte detyre e cdo qytetari.
C fare qendrim do mbaje Kllouni i Vicidolit per Rulin?.Mediun per Gerdecin ,Bashen per rugen e Kuksit, Bregun per Prudentinon, Vokshin per hidrocentralet, Topallin per dhenderin i mbrojti publikisht se ka mare pjesen e vet.Nqs dhe Ruli i ka dhene pjese ,atehere kot mundoheni Rulit nuk i hyn gjemb ne kembe
diferenca eshte substanciale me oligarket e medhenj ruse, ata u pasuruan si njerez te paskrupullt dhe shfrytezuan lidhjet me politikanet ruse per te legjitimuar pushtetin ekonomik te zhvatur popullit. Ne Shqiperi eshte e kunderta politika zhvat biznesin dhe e perveteson ate ne funksion te riciklimit te pushetit, kjo eshte me e rrezikshme sepse nuk ka gjasa qe ky pushtet i korriptuar mund te bjere. duhet nje revolucion dhe ti fusim te gjithe ne burg keta politikane qe te vrasin diten dhe te qajne naten
G.Rulin pas hundes se tij patlllixhan ta varin,boll me kasten e kleptove.L.Mara
Ai qe duhet zhdukur eshte Saliu. I cili duke ecur me parimin qe leri te tere te vjedhin se i kam me kollaj pas vehtes time ,ka bere qe mos kete as edhe nje qeveritar apo PD IST te pa koruptuar e hajdut.Dhe per te tjeret qe nuk vjedhin ai i akuzon si hajdute .qe njerezit te thone kur jane te tere hajdute perse ta heqim Saliun se pas tij nje tjeter hajdut do vije .Keshtu ai qe duhet varur per hunde eshte SALIU Si e keqja me e madhe e shqiperise .
Eh,ta dini ju kush eshte ACR.Germo Tare ,germo<se qenin e ngordhur brenda ne kupole do ta gjejsh..
mund te konsultoni per sqarime :www.marine shpk ose:www.albania.de
Shkrime shume te mira dhe i lumte redaksise qe i publikon! POR, ja u publikuan keto krime ekonomike e pastaj?! Cdo dite dalin fakte qe tregojne per krime nga me skandalozet dhe?!! Kush do ti ndjeke? Prokuroria qe eshte e drejtuar nga shoqia e vajzes se Sali Serbit? Kush do ti denoje? Cili gjyqtar do ti denoje?!! Jane te gjithe te vendosur nga Sali Serbi! Keshtu qe perseri ngelet vetem nje rruge! VETEGJYQESI.
Klika komuniste dhe spiunet e sigurimit ja kane borxh Berishes superpasurimin e tyre.
Trajtimi qe i ben PS-ja njeriut te saj, Berishes eshte nje padrejtesi. Isoja e disave eshte cemenduri.
http://vertet.blogspot.com/2010/12/cmenduri.html
Pa mendimin dhe firmen e Sali Berishes brenda ministrive nuk leviz as miza, dhe jo me gjith keto miljona dollare.
Mjaft më me këto “klika komuniste”! Ju po ju vjedhin përditë,po ju ç’veshin,po ju rjepin”demokratët” ,ju akoma flisni për klika komuniste. Ju ka lënë mendja. Komunistët kur e lanë pushtetin ishin pa brekë në bythë, ju akoma komunistët. Shikoni more pushtetarët e sotëm që janë bërë milionerë e mos u merni kot me mullijtë e erës. Klikat komuniste thotë. Hajt “sikter”,as edhe një herë s’keni për të marë vesh se ç’bëhet. Komunizmi në Shqipëri ka 20 vjet që ka ngrënë dhé, ju akoma komunizmi, këtu komunizmi atje. Meruni ,meruni me komunizmin akoma se keni për të zgjdhur hallet e juaja. Ndërkohë që ju mereni me brekët e komunistëve, pushtetarët ju rjepin lëkurën dhe ju bërtisni; ooo komunist i qelbur. Ankohuni për komunistët dhe mbani pushtetarët mafiozë në kuriz. I mbani me shëndet. Dhe pijuni lëngun.
Bulqiza eshte vetem maja e aizbergut qe duket nga larg dhe po ulurin qe nga momenti qe filloj te shfrytezohet nga keta klloun e sharlatane.Pervec qe e kthyen ne nje varr per minatoret po rrezikojne te varrosin dhe rrezervat e kromit dhe pirdhi me nje mut pastaj se eshte e kot qe te thush se ke kaq e aq rezerva te shfrytezueshme kur nuk ke mundesi ti shfrytezosh.
1.Me sa %Cr2O3 eshte bere kontrata me Darfon dhe reinovimi i kesaj te fundit me ACR dhe cdo te behet me rezervat probabel ose shkurt qe ta marrin vesh “poplli” kush jane investimet e ferrokromit per te gjithe kromin qe eshte<25%.Ma merr menja se keto specjalistet e shpellarit nga dragobia i kan patur parasysh dhe thjesht kan fallsifikuar raportet e fizibilitetit se ndryshe mu nuk me del llogaria,dyshtas:pse nuk ka asnje raport qofte vjetor per tonazhin e kromit qe ka vajt ne port te durrsit ose te thote p.sh ta them me delikatese,qe 17 kamjona psh.pjestu per 28 peshore ne durres bejn po themi kaq ton mineral krrom ose ne rastin tjeter kaq ton koncentrrat se jan 2 gjona te ndryshme kto qe ta kuptoj poplli kur themi koncentrat dmth qe kto kompanite e shpellarit nga dragobia i bi qe te ken shfrytezu krom te cilesise ,25% cr203 gje qe per te cilen une kam shume dyshime se e kan bastardu nentoken e bulqizes dhe shkurt muabeti kane marre vetem krom me 40-44% dhe pjesa tjeter qe ta mori vesh poplli dmth pjesa me 3/4 e botes ky muabet ka per te vazhduar.Por a e duan keta ministra apoketa palo investitore” te includohen ne keto ligje??????
Si dirigjent si kompetent njelloj eshte ky Ruli, ndryshe nuk do ishte minister ne shume qeverisje?! Nuk e di, por kam pershtypjen se eshte nje nga ministrat me mafioze te ketij vendi prej vitit 1990? Te me falni nese gabohem, por kjo eshte nje konsiderate qe e mbeshtes vetem ne veprimtarine e tij si administrator i shume sektoreve kryesore te ekonomise, cka do te thote se nuk ka patur asnje permiresim ne imazhin apo ngritjen e ktyre sektoreve te ekonomise shqiptare te cilat ka drejtuar. Thjesht ka dhene disa koncensione HC “Familjes” dhe se bashku me Berishen ka shitur te armiqte shekullore te Shqiperise ekonomin strategjike te vendit…!
Fili shqiptar, flini se kane per t’ju vrare ne gjume Berisha, Janullatos…
Po si ka bere per llogari te Argita kucedres, ose Xen babezise mund ta haje vertet ky Ruli , por p[o e ka paguar rregullisht pjesen tek ata harrojeni s emund ti hyje gjembe ne kembe.Ku gjen sherbetor me te mire se rulin pe rpune te papastra eshte talent
Zoti Ruli nuk eshte injorant ne ekonomi dhe ne Ligjet e vendit te vet,ai duket si nje ,,shenjtor i zbritur nga Qielli,,Megjithate cfare duket ne sensin pozitiv apo negativ nese Drejtesise Shqiptare i ka mbetur ndonje pike force duhet te provoje pafajsine apo fajesine e Zotit Ruli.Eshte turp i madh qe nje shtet anetar i natos dhe ne zemer te Europes me nje kulture jo te pa eksperience ne punet e shtetit ti lejoje vetes qe te mos merren ne ,,ANALIZEN,,e DREJTESISE SHQIPTARE njerezit me Hajdute dhe kriminele qe ka patur Shqiperia.Mbyllja e ,,Faktorit Plus,,te Z.Mero Baze ishte nje ndihme e madhe qe ju dha me dashje apo pa dashje Grupeve dhe individeve me pushtet ekonomik apo politik te PA LIGJSHEM.Le te shpresojme ne riforcimin e drejtesise me kontributin e gjith atyre qe e Duan vendin e vet.
Po kete Rulin e tradhton edh hunda e vet.Duket qe eshte hajdut nga surrati.
ah mor topall ta shohesh nga afer kete fytyre ti. foton e tij un e perdor per te trembur nipin kur sma ze gjumi (fli se erdhi gogoli )
jam sh.dakord po mos e tremb nipin me kete gogol se nuk e ze gjumi naten…..:)
Ruli eshte ura lithese midis hajdutllekut te nanos dhe berishes,eshte lyesi i miqesise te berishes me meten dhe shume fatkeqesi te tjera per kete popull,dinak dhe me shume fytyra eshe modeli tipik i mafjes te pas viteve nete dhjete.
Kushe eshte per arrestimin e Ina Rames?
http://vertet.blogspot.com/2010/11/te-arrestohet-ina-rama.html
Ruli eshte i vetmi qe se ka tradhetuar Saliun ose Saliu ska bere asgje pa rulin te dy kane lidhje te pa zgjitheshme ,po ra Saliu iken Ruli dhe nja 10 persona ose krahet ndihmuese qe kane mbi 18 vjet qe vjedhin parat e popullit ,Rofte Sala.Ruli thote ca per lalen e ca per Salen.